Libri Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999 (ribotimi i shtatë) dhe filmi dokumentar Luftëtari që ia dha gjymtyrët lirisë së atdheut, kushtuar luftëtarit emblematik dhe invalidit të UÇK-së (tashmë i ndjerë Jahush Shkreta)./
Oslo- 24 shkurt 2018- Në këtë libër Prof. Pllana si asnjëherë më parë, detajisht dhe bindshëm i argumenton krimet monstruoze të Serbisë fashiste të kryera për një periudhë kohore më shumë se një shekull e gjysmë.Libri i Prof. Pllanës trajton në një masë masakrat e Serbisë ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit dhe dëbimin nga trojet e tyre. Pastaj u referohet masakrave të shumta që nga okupimi i Kosovës me 1912 e tutje.
Libri i Nusret Planës, i përkthyer në shumë gjuhë(anglsiht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, maqedonisht, japonisht e suedisht), mundëson njohjen e të vërtetës për barbarizmat e Serbisë mbi shqiptarët në përgjithësi e ata të Kosovës në veçanti, me theks të veçantë e ka trajtuar luftën gjenocidale të viteve 1998/1999. Në të përshkruhen dhe dokumentohen torturimet, dhunimet, djegëjet, vrasjet pa gjyq, deportimet masive, dhe vrasjet masive të popullsisë civile të pafajshme. Ndër të vrarët kishte nxënës, arsimtarë, studentë, bujqë, zejtarë dhe me atë rast nuk kurseheshin as fëmijët, gratë, as pleqtë. Vetëm në periudhën e viteve 1981 – 1999, janë vrarë 1600 fëmijë shqiptarë, nga zero deri në 18 vjeç.
Profesor Dr. Nusret Pllana në fjalimin e tij para të pranishmëve në sallën e mbushur nga të interesuarit e shumtë, u dha mesazhe të qarta edhe bashkëatdhetarëve për rrugëtimin e librit të tij anë e mbanë rruzullit tokësor, dhe ajo që bëri me të inkurajuar publikun dhe vet autorin futja e librit në Parlamentin Evropian në Bruksel, duke ua ‘dhuruar’ librin e tij 751deputetëve dhe 28 anëtarëve të Komisionit Evropian.. në shenjë të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe 10 vjetorit të Pavarësisë sëKosovës.
Falënderoi në këtë rast edhe dy aktivistët shqiptarë në Bruksel, deputetin Amet Gjanaj dhe patriotin Nexhmedin Demiri, për ndihmën e pakursyer dhe vendosmërinë për të realizuar këtë akt patriotik, mu në ditën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës!
Më pastaj u bë shfaqja e filmit dokumentar kushtuar heroit të kombit, Jahush Shkreta, i cili muaj më parë u nda nga jeta pas një sëmundjejë të rëndë. Jahushi kishte humbur edhe njërën këmbë në luftën e fundit në Kosovë dhe profesori arriti të përgatis filmin deri sa ishte gjallë, por ja që Jahushi nuk arriti të shoh realizimin final të këtij filmi!
Ai u nda fizikisht nga kjo botë duke lënë bashkëshorten Teuten dhe tre fëmijët trashëgimtarë: Ardin, Erzen dhe Erdin.
Nje film mjaft emocional por edhe shpresëdhënës se një ditë do të jemi të bashkuar dhe do e dërgojmë në vend amanetin e qindra e mijëra dëshmorëve të kombit tonë, për kauzën e popullit i cili luftoi me shekuj për çlirimin e Kosovës dhe Bashkimin e trojeve shqiptare. Mesazhi i veprave të Profesor Pllanës përmes këtyre veprave publicistike – dokumentare ishte shumë i qartë, mos barazimin e viktimës me kriminelin, që fatkeqësisht është insistim absurd i Evropës, sidomos kohëve të fundit, për çka autori tha se ky është gabim historik dhe i pafalshëm i sajë. Dëbimi i 1 milion shqiptarëve nga trojet e veta, vrasja e më shumë se 14.000 shqiptarëve civilë, dhunimi i më shumë së 20.000 femrave shqiptare nga ushtria dhe policia vrastare serbe, vrasja e 1600 fëmijëve shqiptarë, krejtë këto vetëm në luftën e fundit gjenocidale 1998/1999, zhdukja edhe më tutje, qe 19 vite, i më shumë se 1400 shqiptarëve, janë fakte të bollshme që Serbia fashiste të dënohet për gjenocidin mbi shqiptarët, nga drejtësia ndërkombëtare e Tribunalit të Hagës.Përndryshe, thekson autori, stabilitet as në Ballkan e as në Evropë nuk do të ketë kurrën e kurrës.
Duke e përgëzuar autorin, stafi i Radio Rilindjes i uron suksese në punën e tij të mëtejshme!
24.02.2018, Oslo – Norvegji
Radio Rilindja
Metush Bajrami/ Alush Baliqi/ Rexhep Shehu
Foto:Fehmi Sejdijaj