• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Homazhe në Nju Xhersi tek varri i nacionalistit Mehmet Aga Rashkoci

June 5, 2014 by dgreca

Të shtunën, me 7 Qershor, do të organizohen homazhe nga Konsullata e Kosovës në nderim të nacionalistit Mehmet Aga Rashkoci. Homazhet do të nisin në orën 11 am, në varrezat, që ndodhen në Nju Xhersi, në adresën:
Rosemount Memorial Park
2 reviews
1109 Neck Ln, Elizabeth, NJ 07201
Tel- (973) 824-687

Mehmet Aga Rashkoci lindi në në Rashkoc të Gjakovës me 5 Maj 1906 dhe ndërroi jetë në Nju Jork me 3 korrik 1972. Mehmet Aga, sic e thërrisnin bashkadhetarët tanë shquhej për cilësi burrërore dhe atdhetarizëm. Ai ishte përfaqësues tipik i një familje atdhetare, që Kombin e kishte të shënjtë.
Sic u shpreh Ambasador Bekim Sejdiu, Konsull i përgjishëm i Kosovës në Nju Jork, Mehmet Agë Rashkocit përbën figurën e një atedhetari të paepur të cështjes kombëtare. Mehmet Agë Rashkoci është një prej figurave më të ndritura të veprimtarisë atedhetare të diasporës tonë.
Për të parën herë ky nacionalist u nderua nga komuniteti shqiptar në shtator 2011, ku presidentja e Kosovës shkoi pranë varrit dhe bëri homazhe, duke vlerësuar me këtë rast të gjithë nacionalistët shqiptarë.Ajo u shoqërua atë kohë nga ish ambasadori i Kosovës në Washington, Avni Spahiu, pjestarë të familjes Jahjaga në SHBA, botuesi i Bota Sot në SHBA dhe nip i Mehmet Agës, Dervish Jahjaga me familje dhe vëllezër si dhe veprimtarë të komunitetit: Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Jonuz Ndreu, Musli Mulosmanaj, Sabit Bytyci, Zef Balaj, dr. Hasan Ademaj,Bajram Dreshaj e të tjerë. Këtë veprimtari e ndoqi dhe e pasqyroi Gazeta Dielli dhe Bota Sot.
***
I pyetur nga Gazeta Dielli, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, ambasador Bekim Sejdiu, për qëllimin e organizimit të homazheve, u përgjigj:
Ne si Konsullatë e Përgjithshme e Republikës së Kosovës përkulemi me respekt para figurave të shquara të diasporës shqiptare në SHBA, të cilët nuk jetojnë më, të cilët kanë dhënë kontribut të cmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Duke nderuar këto figura të njohura të diasporës tonë, ne përkujtojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë për përpjekjet titanike të shqiptarëve të Amerikës, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për kombin tonë.
Kësaj here, tha ambasador Sejdiu, ne bëjmë homazhe tek varri i Mehmet Agë Rashkocit – një atedhetari të paepur të cështjes kombëtare. Mehmet Agë Rashkoci është një prej figurave më të ndritura të veprimtarisë atedhetare të diasporës tonë.
Sic e dini,shtoi Konsulli I përgjithshëm, ambassador Sejdiu, ne para disa muajsh nderuam tre vëllezërit Bytyqi-dëshmor të UCK-s.Në të ardhmen do nderojmë me homazhe të tilla edhe personalitete të tjera të njohura të diasporës tonë. Pavarësisht kohërave kur kanë vepruar, vendeve ku kanë jetuar ose pikëpamjeve politike që kanë përqafuar, e përbashkëta e këtyre figurave ka qenë përkushtimi i pashterrur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Jeta, veprimtaria dhe sakrifica e Mehmet Agë Rashkocit dhe shumë atedhetarëve të tjerë në SHBA do mbeten të skalitura në themelet e shtetit të Kosovës.(dalip Greca)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ambasador Bekim Sejdiu, dalip greca, homazhe, i nacionalistit, Mehmet Aga Rashkoci, në Nju Xhersi tek varri

AMBASADORI BEKIM SEJDIU I DORËZOI Z. RRUSTEM GECAJ MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE

June 3, 2014 by dgreca

Manhattan, New York, 2 Qershor 2014- Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork, u organizua të Hënën, me 2 qershor 2014, ceremonia e dorëzimit të Medaljes, akorduar nga presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, biznesmenit dhe veprimtarit të palodhur, z. Rrustem Gecaj. Duke i dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave, me motivacionin “Për veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e Cështjes Kombëtare”, zotit Gecaj, ambasador Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës, përgëzoi z. Gecaj për kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën, para dhe gjatë luftës, si dhe për kontributin që vazhdon të japë sot duke investuar në Kosovë. Ne,- tha, z. Sejdiu, kemi qenë me fat që kemi pasë këtu në SHBA një diasporë të fuqishme, patriote, ndikuse në Ëashington, të përkushtuar dhe të pakursyer për të ndihmuar Kosovën. Edhe kur nuk kishim shtetin e Kosovës, ne i kishim ambasadorët këtu, ishit ju shqiptarët e Amerikës, që nuk kursyet asgjë për t’ia lehtësuar dhimbjet e plagëve Kosovës tonë të robëruar. Në mënyrë të vecantë, ju me z. Harry Bajraktari, dajë e nip, Kosova ua di për nder kontributin, që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni. Kjo medalje e meritave që po ju dorëzojmë sot, është një vlerësim moral, por që tregon se Kosova ju ka në kujtesë dhe e cmon punën tuaj. Ne jemi me fat që kemi Amerikën në krah dhe nuk duhet ta rreshtim punën tonë për ta forcuar këtë miqësi, përfundoi Konsulli i përgjithshëm Bekim Sejdiu.
Biznesmeni dhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Nju Jork, z. Harry Bajraktari, falenderoi presidenten e Kosvës zonjën Atifete Jahjaga për dekorimin që i bëri Rrustemit, duke treguar edhe një herë që nuk e harron kontributin e diasporës. Ky nuk është vetëm një nderim që i bëhet një personi, por vlerësim i komunitetit shqiptar në Amerikë. Ajo c’ka ne kemi dhënë për Kosovën është obligim moral që kanë bijtë për vendlindjen.
Duke marrë dekoratën e akorduar nga presidentja Jahjaga, zoti Rrustem Gecaj tha se ndjehet i vlerësuar nga ky nderim që i ka bërë presidentja e Kosovës, duke e nderuar me Medaljen e Meritave. Kemi bërë sa kemi pasë mundësi për vendin tonë dhe nuk do të ndalemi edhe për të ardhmen. Ky nderim i presidentes na i shton më shumë obligimet ndaj Kosovës tonë, ndaj popullit tonë. Na duhet më shumë punë në Kosovë me qëllim që të hapim sa më shumë vende pune me investimet tona që të lehtësojmë sa të mundim plagët e papunësisë , prej të cilave po vuan paslufte vendi ynë.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe veprimtari veteran i Legalitetit dhe i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA Musli Mulosmanaj, Haxhi Elez Osmanaj, dr. Hasan Ademaj, Xhaferr Gecaj, Avni Gecaj. Zotërinjët Musli Mulosmanaj, Elez Osmanaj dhe zoti Rraci, kanë vlerësuar kontributin për Kosovën që ka dhënë z. Rrustem Gecaj, bashkë me të edhe të z. Harry Bajraktari. Takimi ka vazhduar për më shumë se një orë dhe kishte formën e një kuvendi zhvilluar ndër odat e Kosovës. Janë kujtuar aty veprimtaritë për Kosovën në SHBA, demonstratat në Washington, New York, etj., takimet me politikanët amerikanë, kontributi i shqiptarëve të Amerikës, lufta e UCK-së, gjaku i derdhur për liri, presidenti Rugova, ndërhyrja e NATOS nën drejtimin e Amerikës. Ne, tha z. Harry Bajraktari, jemi ndjerë të lehtësuar, kur kemi parë bombardimet e aeroplanëve të NATO-s dhe pas atij momenti ishim të bindur se liria e Kosovës ishte akti i pakthyeshëm. Gjithcka e kemi bërë me zemët për Kosovën tonë.(d Greca)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ambasador Bekim Sejdiu, harry bajraktari, Presidentja Jahjaga, Rrustem Gecaj

Ligjeratë për Kosovën në Mercy College në New York

April 24, 2014 by dgreca

Ambasadori Bekim Sejdiu : “Rruga e Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen e shteteve sovrane është e pandalshme….”
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK : – Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasadori Bekim Sejdiu, ka mbajtur të martën ligjeratë para profesorve dhe studentëve të Kolegjit Mercy të Nju Yorkut. I cili, është i themeluar në vitin 1950, dhe është një institucion jo-fitimprurës – privat i arsimit të lartë kombëtar Amerikan.
Mercy College ka një program të ashtuquajtur PACT, i cili është parë në llojin e vet dhe tani shërben si një model i njohur në shkallë kombëtare për mentorimin e shumë ngjarjeve ndërkombëtare, përfshirë luftat anemban botës, krizat politike dhe konfliketet globale, duke thirrur të ligjerojnë në audicionet e tij ambasadorët e vendeve më të fuqishme dhe më të mëdha të botës, akredituar në Kombet e Bashkuara.
Njëri prej tyre, megjithse një shteti jo anëtar i OKB-së, shtetit më tëri të botë Kosovës, ishte me ligjeratën e thuktë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York , Ambasadori i Bekim Sjediu. Ambasadori Sejdiu, me anë të kësaj ligjerate shpalosi situatën që nga konteksti historik, e deri tek prioritet e sotme të Republikës së Kosovës.
Kjo lloj ligjerate i stilit “hard talk” në anglisht – tradicionalisht organizohet në Kolegjin Mercy dy herë në vitë dhe kësaj rradhe i përzgjedhuri i saj nga kryesia e Kolegjit ishte Ambasadori Sejdiu, i cili në këtë rast prezantoj situatën e Kosovës në kontekstin global kryesisht nga thjerrëza e të drejtës ndërkombëtare, shtetëndërtimi dhe konsolidimi institucional i Republikës.
Duke folur në këtë ligjeratë para auditorit Ambasadori Sejdiu u shpreh se :”Populli i Kosovës ka vuajtur shumë nën pushtimin e shtetit serb. Ndërhyjra e NATO’s në vitin 1999, për të ndalur gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, ishte luftë për të mbrojtur vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar ombrella Evro-Atlantike. Rruga e Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen e shteteve sovrane është e pandalshme….”
Ambasadori Sejdiu i përshkroi përpjekjet e diplomacisë së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos në afrimin me Kombet e Bashkuara dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ndër të tjera u theksuan prioritetet e Kosovës që nga përmbyllja e njohjeve, anëtarësimi në Organizatat Ndërkombëtare, Evropiane dhe Rajonale.
Ndër të pranishëmit në këtë ligjërat në Mercy College ishin profesor dhe student të cilët këmbyen pyetje dhe mendime me focus të veçant edhe mbi fushën ekonomike dhe sociale në Kosovë.
Moderator i kësaj ligjerate ishte z. Ahmad Kamal, Profesor nga Qendra e Kombeve të Bashkuara për Trajnim dhe Hulumtim-UNITAR. Në fund Ambasadori Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, shfrytëzoi rastin t’i njoftoi të gjithë studentët për mundësin e vijimit të Shkollës Ndërkombëtare Verore të Universitetit të Prishtinës, për të cilin lajm patë shumë interesim ndër të pranishmit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ambasador Bekim Sejdiu, Ligjeratë për Kosovën në Mercy College, ne New York

KONSULLI I PERGJITSHEM I KOSOVES NE WORCESTER

March 9, 2014 by dgreca

*Ambasadori Bekim Sjediu, Konsull i Pergjithshem i Kosoves ne New York, vizitojë qytetin e Usterit në Masaçustes me rastin 7 marsit – Ditës së Mësuesit, si dhe 8 marsit – Ditës së Gruas/

*Kryetari i Bashkisë së qytetit të 180 mijë banorëve Worcester Uster, Massachusetts, zoti Joseph M. Petty  , sipas një tradite nëntëdhjetëvjeçare vjeçare, nderoi me “Çelsin e Qytetit”, për vizitën që i bëri këtij qyteti Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Nju Jork, Ambasadorin Bekim Sejdiu.

Nga Worccester Beqir Sina/

WORCESTER  – MASSACHUSETTS: Shoqata KOMBI priti Ambasadorin , Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës zotin Bekim Sejdiu më 7 Mars 2014 në një vizitë që ai i bëri këtij komuniteti për të dhuruar libra shkollorë për shkollën shqipe të qytetit të  Worcester – Uster Masaachusetts, ku jetojnë një nga komunitetet më hershme shqiptare në Amerikë.

Vizita u zhvillua me rastin e shënimit të 7 marsit – Ditës së Mësuesit, si dhe 8 marsit – Ditës së Gruas, dhe nisi një takim me pedagogët dhe grupin e studentëve shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, që kan ardhur këtu të mësojnë me bursat të Institutin Politeknik Worcester (WPI).

Në vijim të kësaj vizite, duke u dhuruar Abetaren e unisuar si dhe mjete të tjera shkollore për shkollën shqipe në Kishën Otodokse Shqiptare e “Zonjës Shën Marisë”, ai vijojë me vizitën e tij, me takime me personelin drejtues të kësaj kishe, ku ndodhet edhe shkolla më e vjetër shqiptare në Amerikë, dhe funksionon  Grupi i djemëve dhe vajzave të Këngëve dhe Valleve, shqiptare.

Më tej Ambasadori Sjediu, për të nderuar Ditën e Nënave – 8 Marsin  pati një takim me nënat e moshuara shqiptare në shtëpinë e pleqve “Kopshti Illirianve – Illyrians Garden” e cila funksionon pranë kësaj Kishe.

Me këtë rast në mbrëmje, në lokalin me pronar shqiptar “Nova”, u shtrua edhe një darkë nga Shoqata Kombi, ku përfaqësuesit të shtetit të Kosovës në Nju Jork, Konusllit të Përgjithshëm – Ambasadorit Bekim Sjediu, i uroi mirëseardhjen edhe asamblesitja e shtetit të Massachusetts, zonja Mary Keffee, si dhe mikëpritësi dhe organizatori i kësaj vizite kryetari i Shoqatës Kombi, zoti Artur Vrekaj dhe ish kryetari i saj Professor Ilir Maçi.

Në këtë pritje morën pjesë edhe një grup veprimtarësh të komunitetit, zoti Ardian Preçi – Shef Eksekutiv i shoqatës ” Massachusettes Albanian Chamber of Comerce”, si edhe ish Kryebashkiakja shqiptare e këtij qyteti – Këshilltarja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Uster – Worcester, zonja Konstantina Lukes, e cila ka qenë dhe para kryetare bashkie  me origjinë Shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, Kryetari i Bashkisë së qytetit të 180 mijë banorëve Worcester Uster, Massachusetts, zoti Joseph M. Petty  , sipas një tradite nëntëdhjetëvjeçare vjeçare, nderoi me “Çelsin e Qytetit”, për vizitën që i bëri këtij qyteti Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Nju Jork, Ambasadorin Bekim Sejdiu.

Duke lexuar motivacionin e dhënjesë së “Çelsit të Qytetit” Worcester ( Uster), kryetari i Bashkisë, Joseph M. Petty, tha se :” Shkëlqësia Juaj Amabasador Bekim Sejdiu – është kënaqsi për mua që në emër të Kryetarit të Bashkisë së qytetit, të u dhurojë me këtë rast “Çelsin e Qytetit” – Worcester ( Uster), Massachusetts, më 7 Mars 2014, si një nderim për vizitën Tuaj në qytetin tonë.

Qyteti i Worcester ( Uster), tha Petty, është krenar dhe i bekuar që ka në jetën e tij, një nga komunitetet më të mëdha dhe më vital në këtë qytet, siç është komuniteti shqiptarë. Komuniteti shqiptarë është një nga komunitetet më të mëdha në qytetin tonë , ku shqiptarët janë pronar të pasurive të patundëshme dhe bizneseve të tjera.

Dhe për dallim nënvizojë ai komuniteti shqiptarë ka edhe fëmijët në shkollat e këtij qyteti nga më të mirët dhe nga më të suksesshmit.

Më pas ai sqaroi se ky nderim ka nisur prej kur një nga Kryetarët e parë të kësaj bashkie, pikërishtë 90 vjet më parë, në vitin 1924, pati nisur i pari këtë praktikë të dhurimit miqve tanë “Çelsin e Qytetit” Ëorcester. Ai ishte njeriu i cili diznjojë vetë këtë “Çelës të Qytetit”, një praktik zyrtare, kjo, që ne po vazhdojmë të ruajmë traditën e tonë.

Andaj , shtojë kreu i kësaj bashkie unë jam krenar që më është dhënë mundësia si Kryetar i kësaj Bashkie, të ri-përsërisë këtë traditë të bukur të qytetit tonë Ëorcester ( Uster), Massachusetts, në versionin e saj origjinal.

Këtë “Çelës të Qytetit” tonë e kanë marr më parë edhe personalitete të tjera të shquara amerikane dhe të komuniteteve të tjera që kan vizituar këtë qytet, përfundojë kryetari i Bashkisë, Joseph M. Petty

Sipas Regjistrimit tha ish Kryebashkiakja shqiptare e këtij qyteti – Këshilltarja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Uster – Worcester, zonja Konstantina Lukes, e cila ka qenë dhe para kryetare bashkie  me origjinë Shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i shqiptarëve në vitin 2000, ishte rreth 14,000 ( nga një popullsi të përgjithshme prej 170.000 banorë të këtij qyteti ). Pjesa më madhe e atyre shqiptarëve ishin të vendosur në qytetin e Worcester-it dhe rrethinat e tij. Komuniteti shqiptar i Massachusetts është më i madh i një ndfër katër komuniteteve shqiptare të Amerikës (pas atyre të New York , Michiganit dhe Illinoisit ) . Ndërkohë , shtoi ajo Worcester vjen e 10-ta në listën e qarqeve amerikane me përqendrimin më të madh të shqiptarëve.

Sipas të dhënave , emigrantët e parë shqiptarë erdhën në Massachusetts dhe Worcester-it nga fundi i shekullit të 19-të. Ata emigrantë do të gjenin qysh atëhere një strehë të ngrohtë në Kishën Shqiptare që kohët e fundit festoi përvjetorin e saj të 90 .

Sipas zonjës Keffee :” Komuniteti shqiptar i Worcester-it, është një nga grupet më të mëdha etnike të qytetit , dhe ajo vazhdon të rritet . “Ne jemi krenar të them se sot shqiptarët e Worcester, janë pronarët e shtëpive dhe pronarët e bizneseve , ndërsa nxënësit shqiptarë janë studentët nga më të mirët e shkollave dhe në kolegjet Worcester-it dhe universitetet që ata ndjekin ” u shpreh asamblesitja e shtetit të Massachusetts, zonja Mary Keffee.

Kryetari i shoqatës KOMBI , zoti Artur Vrekaj tha se :”Disa aktivitete të komunitetit dhe festimet , janë të tilla si Festivali shqiptar që organizohet çdo dy vjet nga kisha shqiptare , të cilat janë një tregues i fortë se shqiptarët e Worcester, që i kanë mbetur besnikë ndaj kulturës së tyre të bukur dhe traditat shqiptare . Me festat tona kombëtare ne Shoqata Kombi japëm një kontribut të mirë për bashkimin e komunitetit shqiptar dhe ruajtjen e identitetit e tonë, zhvillojmë paradën dhe ngritjen e flamurit” theksoi Vrekaj .

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ambasador Bekim Sejdiu, vizite ne Uster, Wercester

RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBETAR, SFIDA E DIASPORES SHQIPTARE

December 1, 2013 by dgreca

Nga Ambasador Bekim Sejdiu/

Konsull i Pergjithshem i Republikes se Kosoves/*

I ndëruar Dr. Gjon Buçaj-Kryetar i Federates Pan-Shqiptare VATRA;

Të nderuar prijës fetar;

Shumë i nderuar z. Tahir Muhedini deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,  përfaqësues i Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim, partia e vëllezërve çam;

Të ndëruar diplomatë nga Misionit i Shipërisë në OKB;

Të ndëruar përfaqsues të shoqatave, shkollave dhe medieve shqipe në SHBA;

Të dashur vatranë;

Zonja dhe zotërinjë;

Kam një kënaqës të veçantë t’u përcjellë përshëndetjet dhe urimet me të përzëmërta në këtë datë të rëndësishme për të gjithë ne, në emër të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal.

Sonte e ndiej vetën shumë të nderuar. Kjo për dy arsye të rëndësishme:  Së pari, është nder i veçantë për mua, si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe si shqiptar i Kosovës, të jemë folës kryesor në 101 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Arsyeja e dytë pse ndihem posaçërisht i nderuar është sepse këtë nderë ma bënë VATRA-simboli dhe pishtari i veprimtarisë kombëtare, politike dhe kulturore, të diasporës shqiptare në SHBA. Mund ta imagjinoni se si do ndiheshin pishtarët e Vatrës në Boston, një shekull më parë, po t’iu thoshte dikush se një herë dhe një kohë, Konsulli i Përgjithshëm i Shtetit të Kosovës në Nju Jork do mbajë fjalë rasti në 101 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë, në një mbrëmje festive të organizuar nga VATRA. Është vështirë e paramendueshme se do mund të kishte satisfaksion më të madh moral për ta.

Unë ju falenderoj shumë për këtë nderë të madh që i bëni Kosovës dhe mua personalisht.

Zonja dhe zotërinjë të ndëruar;

28 nëntori ka rëndesi të veçantë për ne shqiptarët, që shkon përtej shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë; kjo datë koinçidon me ngritjen e flamurit të Kastriotëve në Kalanë e Krujes; ditëlindjen e njërit prej heronjëve më të mëdhenjë të kombit shqiptarë, Komandantit legjendar Adem Jasharit, si dhe ditën kur për herë të parë është shfaqur publikisht UÇK-ja, në Llaushë të Drenicës.

Momentet e kremteve të mëdha kombëtare, siç është 28 nëntori, janë momentereflektimi. Janë momente kur bëhen matematikat kombëtare, nëse shprehem kushtimisht; ku kalkulohen të arriturat, evidentohen ngecjet dhe trajtohen sfidat.

Siç e dijme ne të gjithë dhe siç mund ta dëshmojë edhe arkiva e çmuar e VATRËS, 101 vjet shteti shqiptar i kanë paraprirë dhe e kanë shoqëruar, shumë vite, dekada dhe shekuj përpjekjesh të kombit shqiptar për mbijetesë, liri dhe dinjitet në trojet tona autoktone. Dhe sot mbase mund te tingelloj si paradoksale, por nëse hedhim një vështrim të thellë historik, e arritura më e madhe e kombit shqiptar mund të konsiderohet  fakti se nuk jemi zhbërë, si komb dhe si entitet politik, nga harta e Ballkanit. Pavaresisht gjymtimeve, pavarësisht plagëve, ne kemi mbetur aty ku kemi qenë përherë. Sigurisht që kjo është e arritur e madhe për një komb që historia shpesh e ka trajtuar pamëshirshëm duke e vënë duarlidhur në udhëkryqe të medha.

Sot 101 vjet më vonë, ne kemi arsye të kremtojmë. Ne sot kemi arsye të kremtojmë, sepse kremtojmë jo vetëm një ditë të madhe por edhe të arritura të mëdha. Nuk është vetëm fakti që ekzistojmë, fizikisht dhe politikisht, tani si dy shtete të pavarura, që na bënë të kremtojmë. Arsyet për festim janë të mëdha: Shqipëria është vend demokratik, anëtar i NATO’s dhe në rrugëtim të sigurtë drejtë anëtarësimit në BE. Kosova është shtet i pavarur në rrugëtim të pakthyeshëm drejt anëtarësimit në strukturat Euro-Atlantike. Shqiptarët në Ballkan flasin në emër të vetin dhe jo që nuk mund të nëpërkëmbën më nga askush, por janë shndërruar në një prej shtyllave kryesore të paqes, stabilitetit dhe politikës së fqinjësisë së mirë në rajon. Shqiptarët kudoqoshin në Ballkan janë bërë përques të fortë të frymës Evro-Atlanike në Ballkan. Shqiptarët po kthehën dhe po zënë vendin e merituar në mileun e qytetërimit Perëndimor, aty ku e kanë patur vendin gjithmonë e nga ku janë shkëputur disa herë në zikzaget e historisë, qoftë nga pushtimet e huaja qoftë nga rreshtimet e gabuara ideologjike dhe gjeopolitike. Shtylla më e forë e lidhjes tonë me familjen Evro-Atlantike është marrëdhënia jonë strategjike me SHBA-të. Sigurisht që diaspora shqiptaro-amerikane është ura më e fortë lidhëse e shqiptarëve të Ballkanit me SHBA-të. Ju duhet të vazhdoni ta luani këtë rol. Këtë munda ta bëni duke mos shkëputur lidhjen me identitetin etnik, si dhe duke forcuar lidhjen me familjen tuaj të re, përkatësisht me kombin zemër-madh amerikan i cili ju ka përqafuar ju, siç i ka përqafuar shqiptarët ndër shekuj.

Zonja dhe zotërinjë të ndëruar;

Ne ditët e sotme ne përballemi me dy sfida të mëdha; Sfida e parë është sfida e zhvillimit. Shqipëria, Kosova dhe trevat tjera ballkanike ku jetojnë shqiptarët kanë nevojë për të përjetuar zhvillim të gjithmbarshëm, me ritme të përshpejtuara. Nëse duhet të shprehëm në mënyrë metaforike, nëse të tjerët duhet të ecin, ne duhet të vrapojmë. Kjo për faktin se, për arsye të ditura, ne kemi trashëguar një nivel të ultë zhvillimi. Flas këtu në radhë të parë për zhvillim ekonomik, por edhe për zhvillim të gjithmbarshëm shoqëror; ku hynë avancimi i vazhdueshem i demokracisë, arsimi, kultura, sporti, arti, etj. Sigurisht, të gjitha këto janë hallka të një procesi.  Pra, ne kemi nevojë të zhvillohemi me ritme të shpejtuara.

Sfida e dytë  dhe në ndërlidhje me të parën, është nevoja e integrimeve. Ne sot jetojmë në një epokë globale me një ndërvarshmëri dhe ndërveprim shumëdimesional që zhvillohet me shpejtësi marramëndëse. Në këtë botë globale, nevoja e integrimit është akute. Integrimet tona janë disa-nevelesh. Së pari, ne na nevojitet integrim më i madh në mes vetë, në lëmin e ekonomisë, në radhë të parë, por edhe të arsimit, klutures dhe domeneve të tjera. Së dyti, ne duhet të jemi të gatshëm për integrime më të thella rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo është e pashmangshme dhe paraqet mundësi  poaq sa edhe sfidë. Ne duhet të jemi të gatshëm për tregun rajonal dhe global të mallarave, ideve, kapitalit dhe punës. Zhvillimi është parakusht për integrim të suksesshëm.

Mëqe jemi në një përvjetor të rëndësishëm dhe mëqe jemi mysafair të VATRËS, po e përmbyll duke iu referuar edhe sfidës së madhe  me të cilën, kujtoj unë,  do përballeni çdo ditë e më tepër ju, diaspora shqiptare në SHBA. Ajo është sfida e ruajtës së lidhjeve me indentitetin etnik, përkatësisht rreziku i asimilimit. Siç mund ta merrni me mend, unë këto ditë kam marrë pjesë në shumë kremtime të 28 nëntorit, të organizuar nga diaspora jonë në Nju Jork dhe rrethinë. Ajo që më ka frymëzuar më së shumti janë programet kulturore, me këng dhe valle të shfaqura nga grupe fëmijës shqiptaro-amerikan. Unë do ju inkurajoja që t’i kushtoni kujdes të vëçantë punës me të rinjët dhe fëmijët. Shkollat shqipe në SHBA janë adresë e rëndësishmë për këtë. Krahas shoqatave, institucioneve fetare shqiptare, medieve, shkollat shqipe janë adresë e rëndësishme e ruajtjes së indetitetit dhe kulturës tonë entike në SHBA. Siç mund të jeni në dijeni, ne si Republikë e Kosovës bëjmë furnizimin e shkollave shqipe me një pjesë të madhe të teksteve mësimore. Porosia ime është që të vazhdoni të mbështesni shkollat shqipe si dhe të hapni shkolla të reja, kudo dhe kurdo që ajo është e mundur. Ky vend simbol i lirisë jo vetëm që mundëson por edhe inkurajon organizime të tilla.  Mbështetja jonë si Republikë e Kosovës nuk do ju mungojë. Urime edhe një herë 28 nëntori dhe festofshim së bashku shumë përvjetor të rëndësishëm.

  • Fjalmi i mbajtur ne darken tradicionale te Vatres dhe Bashkesise shqiptare ne New York, 30 nëntor 2013

 

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ambasador Bekim Sejdiu, fjalimi ne darken e Vatres

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT