Russian ambassador to Turkey killed in Ankara shooting/
Ministria e jashtme ruse e ka konfirmuar se ambasadori i Rusisë në kryeqytetin turk është vrarë gjatë një sulmi që u bë sonte në një galeri arti në Ankara. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova e ka konfirmuar se ambasadori Andrei Kralov ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara me armë zjarri.“Sot në Ankara, si rezultat i një sulmi, ambasadori i Federatës ruse në Turqi, Andrei Gennadyevich Karlov, ka marrë një plagë, prej të cilës ka vdekur”, ka thënë Zakharova.Mediat turke më herët kanë raportuar se ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov është “plagosur rëndë”, si pasojë e një sulmi me armë zjarri.
Faqja e internetit e gazetës, Hurriyet, versioni në anglisht, ka thënë se ambasadori Karlov është plagosur derisa mbante fjalim në një galeri arti në Ankara.Agjencia turke e lajmeve, Anadolu, raporton se personi i armatosur në këtë sulm është “neutralizuar” pa dhënë ndonjë detaj tjetër.Një fotograf i Associated Press, që ka qenë në audiencë në vendin e ngjarjes, ka thënë se sulmuesi i dyshuar kishte veshur kostum, ndërsa ka thirrur “Allahu Akbar” derisa ka shtënë tetë herë.NTV raporton se edhe tre persona të tjerë janë plagosur.Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është informuar për sulmin. Ndërsa në Uashington, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se SHBA-ja e dënon sulmin. Sulmi është dënuar edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara
Russian ambassador to Turkey killed in Ankara shooting
The Russian ambassador to Ankara has been killed in a gun attack at an art gallery in the Turkish capital, the Russian news agency RIA Novosti reported.