Nga Beqir SINA- New York/
NEW YORK : Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, miku i dëshmuar i shqiptarëve, Ambasadori William Walker, i njohur ndryshe nga shqiptarët si Heroi i Reçakut, ku më pas u vendos edhe fati i Kosovës, e një prej ngjarjeve të përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, masakrës kur forcat serbe, vranë 45 civile shqiptarë qytetarë të Kosovës, i cili , këtë ngjarje, me të parë atë në cilësinë e vezhguesit ndërkombëtar, e pati cilësuar pamëdyshje si një “krim kundër njerëzimit”, u gjend, dje në një ditë takimesh të “ngjeshura” me miqt e tij, në komunitetin shqiptar në zonën e Tri-Shteshit, Bronx -New York.
Ai është takuar fillimisht në një takim privat, me veprimtarin e dalluar Jim Xhema, Biznesmen i suksesshëm shqiptaro-amerikan, dhe aktivist i shquar i komunitetit i njohur eshe si filantropist shqiptar në SHBA .
Kurse, mbasdite, Ambasadori Walker, zhvilloi disa takime në Bronx, New York. Ku ndalesën e parë e pati në zyrën e zotit Mark Gjonaj,
Takimin e tij shumë të përzemërt,me asamblesistin e parë shqiptarë në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut, zotin Mark Gjonaj.
Në këtë takim, i cili zgjati 45 minuta, u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet më të fundit në, Kosovë, Maqedoni dhe Lugininën e Preshevës, e Mal të Zi, ndërsa, u folë, nga dy bashkëbiseduesit, edhe në vështrimet e tyre, për rolin dhe kontributin e shqiptarëve të Amerikës, aktivitetin dhe veprimtarinë e komunitetit shqiptarë, në këto momente, për Kosovën, Shqipërinë, dhe trojet shqiptare.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan, zoti Haxhi Dauti, dhe verpimtari i komunitetit Ilir Fundo.
Kurse, në vazhdim të takimeve të tij, në këtë komunitet, një takim të veçantë, Ambasadori Walker, pati në Bronx – New York, aty ku jeton dhe vepron komuniteti shqiptarë më i madh në SHBA, në zyrat e biznesit të pasurive të patundshme, “Bajraktari Management Corp.” me mikun e tij të mëpareshëm, zotin Harry Bajraktari, i cili është veprimtar i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në New York.
Masakra e Reçakut – që më pas do të njihet si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën – që çuan deri tek fushata e 78 ditore e bombardimeve ajërore të NATO-s, ishte në qendër të bisedeva, dhe takimeve të Ambasadorit Walker, edhe në selinë e Vatrës në New York.
Ku ai u takua me një grup vatranësh, kryetarin dy nën kryatrët , arkatarin, dhe anëtarët e kryesisë, dhe grupin e të rinjëve vatranë.
Bashkëbiseduesit, kryetari i Vatrës Dr Gjon Buçaj, dhe Ambasadori William Walker, ndanë, pjesë, gjatë bisedës mjaft të ngrohtë, nga kujtimet e tyre, nga ajo ngjarje, e cila ndryshoi historikisht, edhe rrjedhën e zhvillimeve të më pasme në Kosovë, Masakrën e Reçakut, e cila e bëri mjaft të njohur Ambasadorin William Walker tek shqiptarët e Amerikës.
“Kosova, e lirë dhe e pavarur sot , tha kreu i vatranëve, Dr. Buçaj, mbasi i urojë mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës, së kolosve të Kombit, Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra, e cila ka një kontribut historik, në pavarësinë e Shtetit shqiptarë, siç e quajti ai, duke shtuar më pas se, “me ngjarjen e Reçakut, dhe dekleratën tuaj, disa javë më parë, se të nisnin bombadimet, shënoi edhe atë kthesën e madhe historike për Kosovën, duke “vulosur” kështu, edhe bindjen e bashkë-sisë ndërkombëtare, SHBA, e Natos, që ndërhyrja, ndaj Serbisë, dhe Millosheviqit, ishte e domosdoshme, në atë kohë”, tha kryetari Buçaj.
Po ashtu kryetari i Vatrës, në emër të tij dhe kryesisë, së Vatrës, duke përshëndetur ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë William Walker, dhe falemideruar atë për kontributin e tij dhe lidhjet mjaft të mira me shqiptarët, tha se Reçaku, po ashtu është një rrëfim i pandarë i një miqësie të përjetshme, edhe sot me SHBA-të, dhe një lidhje e fuqishme, e cila vazhdon edhe sot me komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kisha dëgjuar shumë për Vatrën, dhe kontributin e saj në pavarësinë e Shqipërisë, figurat, që e udhëhoqën atë, në periudha të ndryshme, kam ndjekur dhe kam pasur miqësi me shumë vatranë, gjatë këtyre dy dekadave, të fundit, ( ai kujtojë lidhjet e tij për Kosovën gjatë luftës, me ish kryetarin Agim Karagjozi) falë atyre lidhjeve të mija me çêshtjen shqiptare Kosovën, dhe më vjen shumë mirë, që sot po takohem, me të gjithë ju vatranët( një pjes i njoh mirë më parë), këtu në Shtëpinë e Vatrës”, u shpreh në fillim të fjalës së tij miku i madh i shqiptarëve Ambasadori William Walker.
Në fillim të fjalës së tij ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe humanisti i madh, William Walker, do të kujtonte, se pas Masakrës së Reçakut, ai do të bëhej edhe Kumbara i Kosovës, ku simbas zakoneve tradicionale shqiptare, ai ka marrë flokët e 5 fëmijëve shqiptarë, dhe ruan me t’a lidhje duke u familjarizuar me ato familje.
Ai gjithashtu si në takimin me Jim Xhemën, Mark Gjonaj, dhe Harry Bajratarin, dhe tek Vatra, ndau me të gjithë dhe një pjesë të dhimjes së tij, teksa i njohu ata me lajmin e kobshëm, humbjen e madhe – të gruas së tij Lucena “ Lucy “ Martin, dy javë më parë.
“Është, një humbje e madhe për mua, tha ai, ndaj vendosa, t’a ndaj sot në këto takime, me ju miqt e mi, këtë vdekje, e cila më ka sjell një pikëllim të madh. E ndaj këtë dhimbje me një zemër të “varë”, që unë jam duke ju njoftuar, edhe ju miqve të mi shqiptarë, me ndarjen nga jeta , të partnerit tim dhe dashurisë, mikeshës së jetës sime, gruas time, Lucena Martin”, tha Walker i përlotur.
“Lucena – Lucy, tha ai, për ata që e njihnin atë – na la të mërkurën 6 prill 2016, edhe pse kalimi i saj ishte i papritur, dhe në paqe, unë mendojë se duke ndarë me ju këtë humbje dhe dhimbje të madhe për mua, e familjen time, e ndjej këtë moment, edhe si një ngushëllim të vogël, duke e ditur se ajo ndërroi jetë në mënyrë paqësore dhe pa vuajtje, duke shkuar në jetën e amnueshme”.
Më pas Walker, ka diskutar gjerësisht, gjithmonë në shikimin e tij, situatën dhe zhvillimet më të fundit në Kosovë, dhe ka kërkuar me bindje që shqiptarët e Amerikës, të japin kontributin e tyre, për të ndihmuar Kosovën, nën ombrellën e një organizimi të ri, edhe më dinamik, siç e quajti ai, larg atyre ndikimeve partiake, dhe politike në Kosovë.
Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, miku i dëshmuar i shqiptarëve, Ambasadori William Walker, i njohur ndryshe nga shqiptarët si Heroi i Reçakut, është shprehur mjaft i kënaqur nga pritjet, dhe takimet, si dhe bisedat e zhvilluara në Bronx, me, Bajrakatarin , Gjonaj dhe Vatranët, ndërsa, në fund në shenjë respekti, ai u përshëndet me të gjithë, duke bërë edhe fotografi të përbashkëta.
Shqiptarët e Amerikës, sidomos ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, me luftëtar djemt e vajzat shqiptare nga nga Shtetet e Bashkuara, e kan nderuar dhe ruajnë miqësinë me Heroin e Reçakut – Ndërsa, kan pasur lidhje të forta me mikun e tyre të dëshmuar ish-Ambasadorin Uilliam Uokër (William Walker), ish- kryetar i OSBE-së në Misionin e Verfikimit të Kosovës në vitet 1998-1999, vazhdimisht.