-ÇRRËNJOSJA E KOMUNIZMIT DHE E SISTEMIT KORRUPIV NË SHQIPËRI KËRKON ANGAZHIMIN E PATRIOTËVE SHQIPTARO-AMERIKANË-
E nderuar redaksi e gazetës Dielli-
Ju lutem të botoni shqetësimin tim se situata korruptive dhe padrejtësisë, si dhe konfliktet pasuese në këto 30 vjet janë faktori që largon investitorët e huaj privatë dhe po detyron rininë të kërkojë çdo mënyrë për të emigruar jashtë , në çdo shtet ku zbatohet ligji dhe kushtetuta e vendit. Kam bindje të plotë se ndihma më e mire, për ç’rrënjosjen e korrupsionit pushtetar, që ka bllokuar sistemin e drejtësisë është që lobi shqiptaro-amerikan intektualët e njohur patriotë dhe kryetari i Shoqatës Atdhetare panshqiptare Vatra, të sensibilizoni dhe të bëni të qartë me të gjitha rrugët dhe mënyrat në instancat përkatëse në Departamentin Amerikan të Shtetit për situatën e nderë të anti demokracisë ose për demokracinë fallco që është instaluar nga oligarkët e politikës pas vitit 1991 në Shqipëri.
Me shqetësimin tim për mos funksionimin ekstrem të sistemit të drejtësisë me 12.09.2020, unë i kam dërguar me zarf zonjës Yuri Kim, ambasadore e SHBA, ankesën time drejtuar Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të cilën, institucioni nuk më ka kthyer përgjigje prej më shumë se 16 muaj çka është tregues i papërgjegjshmërisë dhe i mos funksionimit të sistemit të drejtësisëPasojat po i vuan i gjithë populli ynë dhe ndihma juaj për zbatimin e parimeve bazë të drejtësisë, duke filluar nga respektimi i të drejtës së pronës dhe Kushtetutës, do të jetë jetike për stabilitetin social, ekonomik dhe të ardhmen e shtetasve që jetojnë në Shqipëri. .. Po këtë letër adresuar Ambasadores së nderuar të SHBA, po e bëj publike në gazetën Dielli. Me besim në patriotizmin dhe angazhimin tonë të përbashkët , demokracia dhe e drejta do të fitojë edhe në Shqipëri , ju falenderoj – Rrapo Hajredin Danushi.
***
Znj. YURI KIM
Ambasadore e Shteteve te Bashkuara te Amerikës -Tiranë
Zonjë e nderuar!
Ju lutem shumë kini mirësinë dhe merrni djeni sa më poshtë vijon:
Me respekt Rrapo Hajredin Danushi
Z. Gentian Ibrahimi
Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tiranë
Unë, shtetasi Rrapo Hajredin Danushi qysh më datë 26 prill 2019, megjithëse kanë kaluar më se 16 muaj kohë që u kam postuar ankimin tim me postë rekomande (me kartelë), së bashku me kallzimin penal përkatës ku paraqitet shumë qartë “Shpërdorimi i detyrës” i kryer me qëllime të paracaktuara nga ana e prokurorit Alfred Sali me detyrë në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor të Vlorës. E megjithë se ka kaluar një kohë plotë një vit e gjysmë, unë nuk kam marrë përgjigje nga ana juaj!?
Z. Gentian!
Kjo çështje është e paraqitur mbi bazën e kallëzimit penal të bërë nga unë kallëzuesi-ankuesi Rrapo Hajredin Danushi i administruar me numrin 3661 për kryerjen e vepreës penale SHKATRRIM PRONE, sipas nenit 150 te KODIT PENAL dhe të PUSHTIMIT TË TOKËS sipas nenit 200 të KODIT PENAL.
Dy vepra këto të kryera në bashkëpunim nga: Sejdi Razip Agaraj, Xhevair Razip Agaraj dhe Yzeir Razip Agaraj, banues në fshatin Kropisht te Bashkisë Selenicë Vlorë.
Për këto veprime penale këta shtetas janë dënuar dhe 2 (dy) herë të tjera me nga 3 (tre) muaj burgim, por ata kanë përfituar nga aplikimi i Amnistisë.
Ndërsa kësaj here pa pikën e turpit venosi pushimin e hetimeve për kallzimin e paraqitur nga ana ime prokurori i quajtur Alfred Sali !?
Vetëm prokuror nuk mund të quhet Alfred Sali, ai është i paaftë profesionalisht dhe mbi të gjitha është i KORRUPTUAR në detyrë dhe si i till ai merr vendimin dhe e pushoj kallëzimin penal të paraqitur nga unë.
Përfundimisht unë i dëmtuari padrejtësisht e kundërshtoj vendimin e pushimit të pa drejtë të prokurorit Alfred Sali në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Vlorës.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata në bazë të neneve 328, 329 dhe 379 e vijues te K.Pr.Penal
VENDOSI
Pranimin e kërkesës
Prishjen e vendimit të pushimit të procedimit penal Nr.3 të vitit 2018 me objekt hetimet e veprimeve penale “Pushtim i Tokës” parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.
Kthimin e akteve të prokurorisë për vazhdimin e hetimeve të këtij procedimi ,hetime të cilat të kryhen brënda 3 (tre) muajve.
Një kopje ti njoftohet Prokuroris së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe kallëzuesit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesa brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit Vlorë nga Prokuroria
Vlorë, më 22.10.2018 Gjyqëtari
(ALBERT SPIRO)
PËR KËTË ARSYE
Gjykata e Apelit Vlorë në mbështetje të nenit 428/1/a/K.Penal
VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit Gjyqësor Penal me Nr.1462 datë 22.10.2018.
U shpall me vlerë, më datë 17.12.2018.
ANTAR ANTAR KRYESUESI
(SOKOL NDRECI) (MARGARITA BUHARI) (SKËNDER DAMINI)
Zoti Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokuroris!
Ju lutem jepni urdhërin përkatës drejtuar Prokuroris të Rrethit të Vlorës të zbatoj vendimin Gjyqësor penal me Nr.1462 datë 22.10.2018 i mbetur ne fuqi dhe të filloj nga procesi rihetimit të cështjes penale !?
Mbetem me bindje se e drejta për hartimin e veprës penale të “shkatrrimit të pronës” dhe të “pushtimit të tokës” do te kryhen konform të drejtave dhe nuk do mund t’i pengojë akoma hetimet për interesat e tija ekonomike pseudo prokurori Alfred Sali!?
Mbetem në pritje të përgjigjes tuaj për zhvillimin e hetimeve përkatse?
Kam bindje te plotë se drejtësia do të fitojë mbi padrejtësinë që aplikon peudo prokurori Alfred Sali!!??
Kallëzuesi:
(Rrapo Hajredin Danushi)
Vlorë, më 12.09.2020