• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMBASADORJA TEUTA SAHATÇIJA, KONSULLE E PËRGJITHSHME E KOSOVËS NË NJU JORK, VIZITOI VATRËN

August 10, 2016 by dgreca

Bronks, NY, e Mërkurë, 10 Gusht 2016- Sot në mesditë ambsadorja Teuta Sahatçija, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, e shoqëruar nga Konsulli Fatmir Zajmi, ishte mysafire në Vatër. Diplomatja e re  u pritë nga Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj i shoqëruar nga zonja  Nikoleta, anëtarët e Kryesisë së Vatrës z. Marjan Cubi i shoqëruar nga zonja Dila, Mithat Gashi, nga anëtari i Këshillit të Vatrës Zef Balja, Zef Përndocaj, Kryetari i të Rinjëve të Vatrës Saimir Dashi, anëtar i Këshillit të Vatrës,  si dhe nga editori i Gazetës Dielli, anëtar i Kryesisë së Vatrës, Dalip Greca. Takimin e ndoqi dhe gazetari i Komunitetit Beqir Sina.

Në fjalën e mirëseardhjes Kryetari Buçaj, tha se ishte kënaqësi dhe privilegj që e priste Konsullen e përgjithshme të Republikës së Kosovës , ambasadoren Teuta Sahatçija në Selinë e Vatrës. Ai tha se Vatra ndjehet mirë që ka marrdhënie të ngushta  me diplomatët e shtetit të Kosovës, të cilët pa përjashtim, ndër vite e kanë vizituar Vatrën dhe kanë bashkëpunuar me të. Më pas dr. Buçaj i njohu mysafirët me ecurinë e veprimtarive të Vatrës, qëndrimet e saj dhe fokusimin në Çështjen Kombëtare. Ai tha se brezi i tanishëm që drejton Vatrën e ka obligim që ta ruaj këtë thesar Kombëtar, dhe të mos ia prishë imazhin historik . Ne, theksoi z. Buçaj, e kemi për detyrë që ta përciellim misionin e Vtarës tek brezi i ri. Është kjo arsyeja që po i kushtojmë kujdes aletrnimit të moshave në radhëte  Vatrës; po ruajmë frymën tradicionale përmes vatranëve të vjetër, dhe po anëtarësojmë edhe të rinj. Sot kemi këtu edhe përfaqësuesion e të rinjëve të Vatrës, z. Saimir Dashi. Për Vatrën, ka rëndësi Çështja Kombëtare. Prandaj u kemi bërë apel dhe partive politike në Shqipëri dhe Kosovë që për çështjet madhore kombëtare dhe ato që kanë të bëjnë me demokracinë,forcimin e saj, të bashkëpunojnë.

Më pas dr. Buçaj trajtoi me detaje bashkëpunimin e Vatrës me Konsullatën e  Kosovës, veçanërisht për shkollat shqipe, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës Kombëtare.

Ambasadorja Teuta Sahatçija , tha se ndjehej e emocionuar në këtë sallë, ku historia e shqiptarëve të Amerikës, të dikton respekt për Vatrën e vatranët dhe për të gjithë shqiptarët e Amerikës. Ju, tha ajo, keni luftuar për një shekull për të mbrojtur Kombin, veçanërisht në vitet ’20 për mbrojtjen e territoreve shqiptare, bëtë për vete Amerikën, që me presidentin Wilson,Klinton. Bush,  dhe vazhduat te kontribuoni po kështu edhe kur ishit të izoluar nga Atdheu, luftuat pa kompromis edhe kur ra komunizmi, siç luftuat edhe për Lirinë e Kosovës. Që këndej nga Amerika erdhën ndihmat, erdhën djemtë luftëtarë,erdhën aeroplanët e NATO-s,  erdhën armë, por sot ne nuk presim nga ju që të na dërgoni armë, por kemi nevojë që së bashku të luftojmë fort, të bashkuar, për të përcjellë imazhin real të Kosovës, jo atë imazh që turbullojnë bombat tymuse dhe gazi, që e turbullojnë pamjen, por për pamjen reale, atë vitale të Kosovës. Së bashku ne duhet t’i kundërvihemi propagandës ofensive denigruse dhe dezinformuse që bën shteti i Serbisë  me aleatët e saj, kundër shtetit më të ri. Është “sukses” i politikës dezinformuse të Serbisë ndalja e njohjeve të reja të shtetit tonë, siç ishte edhe ofensiva agresive kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Përcjellja e imazhit real të Kosovës me arritjet e saj tek kongresmenët, senatorët, tek të gjitha nivelet e politikës dhe ekzekutivit amerikan, nga ato lokale deri në Washington, mbetet detyrë e jona e përbashkët. Duke u ndalë tek suksesi që arriti Majlinda Kelemndi në Lojërat Olimpike Rio 2016, e emocinuar, ambasadorja tha: Majlinda na nderoi duke e ngritur Flamurin e  Kosovës mbi të tjerët, ç’ka tregon se ky vend i vogël, ka me çfarë të krenohet. Po ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë shembullin e Majlindës, ashtu siç duhet të shfrytëzojmë edhe famën e artsiëtve tanë si: Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, apo tenorët e talentuar që pushtojnë sallat moderne të muzikës amerikane e botërore. Ne, tha ambasadorja Sahtçija, duhet ta ngremë imazhin e Kosovës edhe me këtë rast.

Duhet të jemi të bashkuar, porositi ambasadorja. Kundër Kosovës punohet shumë, veçanërisht duke e identifikuar atë me terrorizmin dhe islamin radikal, me ISIS-in. Tendenca për ta barazuar Kosovën me Sirinë për rrezikshmërinë e terrorizmit, është dashakeqase. Duke i amplifikuar rastet e përfshirjes të qytetarëve të Kosovës në shtetin Islamik, dhe duke bërë krahasime me numrin e popullsisë, tentohet të përmbyset imazhi pozitiv dhe demokratik i Kosovës. Nga njëra anë Kosova anatemohet dhe sulmohet nga qarqe të caktuara, nga ana tjetër nuk pranohet anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL! Kjo është e papranushme. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, do ta bënte më të lehët luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Megjithatë, tha ajo, duhet të ndajë me ju lajmin e mirë, se- që nga Shtatori, nuk ka as edhe një rast të përfshirjes të qytetarëve kosovarë në ISIS.

Më pas u diskutua edhe për problemet për të vërtetat e demarkacionit dhe për tymnajën që endet nga segmente ta caktaura radikale, që amplifikojnë të pavërteta.

Gjatë takimit e morën fjalën edhe Konsulli Fatmir Zajmi, anëtari i kryesisë së Vatrës Mithat Gashi, Zef Balaj, Marjan Cubi, Zef Përndocaj,Dalip Greca etj.

Në fund të takimit ambasadorja Teuta Sahatçija shkroi në librin e vizitorëve në VATER :”U ndjeva shumë e emocionuar, e lumtur, që sot pata privilegjin të jemë në zyrat e këtij Institucioni Mbarëkombëtar, që ka dhënë aq shumë për shqiptarët me punën e vet shembullore në ndihmë të Kombit.

Falenderoj z. Buçaj dhe ët gjithë bashkëpunëtorët e tij në këtë takim, të cilët e bënë aq të veçantë  këtë vizitë dhe më mbushën me shpresë për punën që do të bëjmë në të ardhmen, duke u mbështetë edhe tek kaluara e lavdishme.”

Ambasadore Teuta Satçija

Konsulle e Përgjithshmee Republikës së Kosovës në Nju Jork

NY, 10 Gusht 2016.

(Korresp. i Diellit)

Filed Under: Vatra Tagged With: AMBASADORJA TEUTA SAHATÇIJA, KONSULLE E PËRGJITHSHME E KOSOVËS NË NJU JORK, vizitoi Vatren

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT