VARSHAVË, 13 mars /– Gjashtë avionë luftarakë amerikanë, F-16 u ulën sot në bazën ushtarake të Laskut, nga 12 në total që do të dërgojë këtë javë SHBA-ja në Poloni, njoftoi media polake.
SHBA-ja iu përgjigj gjithashtu kërkesës së Varshavës që e shqetësuar nga zhvillimet në Ukrainë, kërkoi vendosjen në Poloni të një njësie të forcave ajrore amerikane të përbërë nga 12 avionë “F-16″, disa avionë transportues dhe 300 ushtarë.
Sipas televizionit publik, gjatë mbrëmjes së djeshme, një avion amerikan transportues, i tipit “Hercules”, u ul në bazën e Laskut për të zbarkuar ushtarë dhe materiale ushtarake.