• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një bust dinjitoz për Charles Telford Erickson: Amerikanin që i kushtoi jetën Shqipërisë

August 26, 2021 by s p

“26 GUSHTI ËSHTË  DITA E LINDJES TIME

Gjëja që kam vlerësuar më shumë në jetë  ka qenë dhe është: MIRËNJOHJA. Pikërisht në shenjë MIRËNJOHJE sivjet arritëm të organizonim punën për vendosjen e bustit të amerikanit Charles Telford Erickson përpara Shkollës Profesionale që mban emrin e tij, në Golem të Kavajës.

E gëzofshin brezat!

Nga  Mal BERISHA

https://27.al/wp-content/uploads/2021/08/s.PNG.jpg

SI U NJOHA ME CHARLES TELFORD ERICKSON?

Nga  Mal BERISHA

Në vitin 1999, në përvjetorin e 90–të, të daljes në dritë të gazetës DIELLI, pata nderin të mbaja një kumtesë përpara anëtarëve të  Federatës Pan–Shqiptare të  Amerikës VATRA,  në New York. Tema ishte e lidhur me kontributin e disa amerikanëve shumë të shquar ndaj çështjes shqiptare. Ndër ata emra kisha veçuar edhe atë të Dr. Charles Telford Erickson. Vepra e tij ishte aq e madhe, aq e larmishme dhe aq e dobishme sa më rrëmbeu pas vetes në një punë kërkimore dhe studimore shumë vjeçare. Ky emër i madh, i harruar qëllimshëm nga diktatura komuniste deri në atë kohë, ishte zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Vepra e tij amerikane, më e dukshmja që jetonte mbi token shqiptare, ishte Shkolla Bujqësore në Golem të Kavajës, të cilën ai e ngriti me shumë mundime dhe e inaguroi më datën 20 Shtator të vitit 1925.

https://27.al/wp-content/uploads/2021/08/d-453x335.jpg
https://27.al/wp-content/uploads/2021/08/dd-448x335.jpg

Në rrjedhë të viteve, asaj i ishte ndërruar emri, i ishte zhdukur historia dhe ishte lënë në një harresë vrastare për mëse pesë dekada.

I tërhequr me pasion rreth jetës së këtij njeriu, iu vura një punë të palodhur e cila u përmbyll me botimin e librit në tre volume: “Charles Telford Erickson – Për Shqipërinë dhe në Shqipëri”.

Libri u përurua me datën 5 Nëntor 2012, në nderim të 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në inagurim mori pjesë Ambasadori Amerikan Alexander Arvizu dhe të gjitha autoritetet shqiptare të kohës.

Për ta bërë sa më të njohur veprën e këtij njeriu u angazhova në një seri promovimesh me audienca nga më të ndryshmet, përgjithësisht heterogjene dhe në salla shumë prestigjioze, brenda dhe jashtë (vendit)–Shqipërise, si në Londër, Gjenevë, Vjenë, New York, Prishtinë…

Degradimi dhe shkatërrimi i objekteve shkollore të

ndërtuara nga amerikanët në  Golem

https://malberisha.com/wp-content/uploads/2021/08/M3.png

Në verën e vitit 2020, edhe pse në kushte pandemie vendosa ta vizitoja për të disatën herë shkollën që mban emrin e tij në Golem. Aty pashë se ishte ngritur një shkollë e re moderne, me financat programit evropian të integrimit IPA. Pashë gjithashtu që konvikti i Erickson–it po rrënohej e bashkë me të trashëgimia amerikane. Për mendimin tim kjo po ndodhte krejt pa arësye.

Thjesht ishte gjetur një sebep:

Tërmeti.

Ndërtesës i kishin shembur çatinë. Muret ishin aq solide sa nuk kishte tërmet që mund t’i rrënonte por ndërtuesit “donin punë”…!

E ngrita zërin sa munda, në gazeta, në television, por askush nga ata që i marrin ato vendime, nuk më dëgjoi. Vizitova edhe Kinemanë e Shkollës, e cila ishte lënë në degradim të qëllimishëm për të gjetur më vonë një shkak për ta rrënuar edhe atë dhe për t’i bërë dikujt favorin e radhës për ndërtim e ndonjë hoteli…!

Kështu pra, po zhdukej dhe po zhduket i pari objekt historik i pranisë amerikane në truallin shqiptar.

Pas vizitës në shkollë, bëra një donacion me një numër të konsiderueshëm librash që kishin të bënin me biografinë e shkollës dhe të themeluesit.

Duke parë prirjen që ekziston për fshirjen nga faqja e dheut e të tëra objekteve historike në vendin tonë, vendosa të bëja gjithçka që të mundja për ta përjetësuar veprën e atij amerikani:

Përjetësimi i veprës së Charles Telford Erickson–it

në një bust prej bronxi

https://27.al/wp-content/uploads/2021/08/c-188x335.jpg
https://27.al/wp-content/uploads/2021/08/cc-218x335.jpg

E bisedova këtë çështje me autoritetet lokale të Kavajës të cilët shfaqën gatishmërinë për ngritjen e bustit të themeluesit të asaj shkolle.

Pasi u sigurova, e takova mikun tim, skulptorin e njohur, Kreshnik Xhiku, me të cilin kishim ngritur edhe bustet e Skënderbeut në Londër dhe në Munxhufuni – Itali. Duke shfrytëzuar galerinë aq të pasur të fotografive që disponoja, skulptori arriti të modelonte në allçi një bust të Erickson–it i cili kishte të tëra tiparet e tij, të theksuara në një portret intelektuali, diplomati, dijetari, njeriu të urtë e misionari me zemër të butë e vepra të mëdha. Kreshniku e punoj atë vepër me shumë dashuri, bazuar në të dhënat biografike që e lidhnin atë me Shqipërinë, me shkollën dhe me jetën shqiptare.

Në jakën e majtë të xhaketës ai skaliti medalionin e bukur që Erickson e kishte marrë nga mbreti Zog, si “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” dhe që e mbajti me vete deri sa vdiq. Ajo medalje sot gjëndet në murin e Kishës Shqiptare të Shën Gjergjit, në Boston.

Pas kësaj na duhej që busti të derdhej në bronx. Kështu ndodhi. U gjet edhe fonderia. Me një veprim shumë bujar na ndihmoi nipi i vetë heroit të bustit, babai i të cilit kishte jetuar katër vjet në Tiranë dhe Elbasan (1908-1912), Paul Erickson Jr., nga shteti Oregon, në ShBA ku ai jeton. Ai e kishte vizituar shkollën në vitin 2012, kur ajo mori emrin e gjyshit të tij. Bashke me të ishte edhe motra, Mary Morris dhe djali i tezez, Donald, i biri i Grace Johnson – Erickson, e cila kishte jetuar në Elbasan foshnjërinë e saj.

https://malberisha.com/wp-content/uploads/2021/08/M5-800x458.png

Paul Erickson Jr., nipi u Ch.T. Erickson i cili ndihmoi financiarisht për ngritjen e bustit. Foto: Studio Calgano Media, Oregon

Fondi i siguruar prej tyre dhe të afërmve të tyre, bëri që busti të realizohej si një vepër e denjë artistike, e skalitur bukur e me mjeshtri, e derdhur në një masë solide metali dhe i vendosur në piedestalin prej mermeri të zgjedhur e shumë cilësor.

Busti i Charles Telford Erickson – it sot qëndron krenar përpara asaj shkolle. Nxënësit e sotëm dhe shumë breza të mëparshëm, nga ata që jetojnë, ose fëmijët e tyre tanimë, kanë një vend ku të shfaqin nderimin e tyre për themeluesin e shkollës, të vendosin një tufë me lule dhe të ndjehen krenarë për atë shkollë. Ata janë krenarë pasi janë edukuar ose edukohen në të parën shkollë amerikane në Shqipëri dhe të vetmen e cila nuk e ka ndërprerë veprimtarinë e saj që prej 96 vjetësh, pavarësisht rrebesheve të historisë, pavarësisht ndërrimit të rregjimeve dhe pushteteve dhe emrave të vetë shkollës.

Ngritja e bustit të Charles Telford Erickson–it, është një vepër që nderon jo vetëm themeluesin e asaj shkolle por edhe tërë ata amerikanë që dhanë mësim aty, tërë ata mësues dhe nxënës që dhanë mësim dhe morën mësim aty. Po ashtu nderon ata që kontribuan për ndërtimin e asaj shkolle midis të cilëve gjënden emra njerëzish nga më të thjeshtët deri tek një emër i madh i Historisë së Amerikës:

Herbert Hoover– Presidenti i 31– të i ShBA– së.

Ai dhuroi në fondin fillestar të shkollës 10.000 dollarë nga llogaria e vet personale, në kushte anonimiteti.

Uroj që kjo shkollë të ketë jetëgjatësinë e metalit në të cilin është derdhur busti si dhe të ketë edhe vëmendjen e Ambasadës së sotme Amerikane siç e pati kur ajo u themelua në vitet ’20 – ’30 të shekullit të kaluar.

Kjo gjë nuk do të bëhej dot pa mjeshtrinë e skulptorit Kreshnik Xhiku dhe kontributin e nipërve dhe mbesave të vetë Erickson – it, emrat e të cilëve janë të skalitur në faqen anësore të piedestalit.

Jam shumë i lumtur, që ne të gjithë së bashku ia arritëm që atë bust ta ketë në oborr Shkolla Profesionale “Charles Telford Erickson” në Golem të Kavajës.

MAL BERISHA

https://malberisha.com/wp-content/uploads/2021/08/M8.jpg

Me skulptorin Kreshnik Xhiku ne studio tek busti i realizuar ne allci.

https://malberisha.com/wp-content/uploads/2021/08/M6.jpg
https://malberisha.com/wp-content/uploads/2021/08/M7-800x450.jpg
https://malberisha.com/wp-content/uploads/2021/08/M9.jpg

Lista e kontributorëve në realizmin e bustit të Ch.T. Erickson

Filed Under: Featured Tagged With: Amerikanin që i kushtoi jetën Shqipërisë, Charles Telford Erickson building in Golem, Mal Berisha

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT