Nga Gëzim Llojdia/
1.Libri me poezi : “Ditari i së dielës” i poetit të mirënjohur,avokat Sami Velcani,është një zë i veçantë plot muzikalitet,rimë dhe ritëm. Autori ka një vizion të vetin mbi realitetin. Poeti në poezinë e tij shpalos besimin se duhet gjithmonë të përballet me sakrifica të ndryshme me durim dhe urtësi. Herë- herë poeti magjepset dhe përbetohet pas idealeve të mëdha të cilave u thur vargje madhore. Pjesët poetike na paraqesin pjesëza të vetvetes ,pjesë nga shpirti dhe trupi i tij. Ja një copëz poezi e shkëputur nga libri:
Mjegullat majat i përpiu
Si përpinë një dashuri
Shkëmb i shpirtit vetëtiu
U tret me mjegullën pa kufi…
Kijrimin e këtij autori e shikojmë hera=herës në mundësi të reja në rimimin e vargut shpesh herë poezinë në dy rrafshe:në përsiatjet për idenë e ekzistencës në çastet e dëshpërimit personal dhe në prirjen e figurshmërisë së qartë e të hapur për tu bërë deri në fund i lexueshëm dhe i kuptueshëm
2.Te vëllimi me poezi:“Ditari i së dielës” cfarë mund të gjejej lexuesi?Shumkë dilema shqetësuese fshihen nëpër vargje,shuymë cështje dhe kategori vihen para pikëpyetjeve ose të paktën shumë cështje të ekzistencës mbeten të hapura…Duke marrë në analizë pjesë nga një poezi e këtij libri shqyrtojmë:
Me një vajzë shkoja për stika
S’na shqitej nga duart rrëshira
I fërkoja duart e saj
Ajo me të miat
I fërkoja me ditët
Pa e ditur
Se ishin më të mirat.
Vargjet shpalosen përmes epiteteve me ngarkesë emocionale që përjashtohen dhe para plotësohen mes vetes duke qëndruar pranë e pranë. Këtu përdoret me mjeshtëri rima,ritmi dhe fjalët vijnë bukur dhe këndshëm.
Rrëshkas mes kujtimesh i shpenguar
Tani nuk ka me fre t’më mbajë lumturinë,
Jam zog që në qiell nis udhën pa pushuar
Dhe shkojë në parajsë të takojë Perëndinë…
Ka diçka naimjane besoj këto vargje të skalitura mjeshtërisht e bukurisht nga dora e një mjeshtri të penës.
3.Lirikat e këtij poeti mund të emërtohen dhe si refleksive meqë bashkë-frymojnë nuancat e ekzistencës si: jeta,vdekja,shpresa,tragjizmi, malli,pikëllimi.
Fuqia tërheqëse e vëmendjes e ndjek këmba-këmbës poetin nëpër botë,ajo është një magji e gjithë pushtetshme. Dihet që fati është përcaktim sovran,që nuk të ndërron dhe as nuk e ndërron dot,që nuk ta falin e as fal dot.
Ëndërroj pa fund
Kredhur në vetmi
Vjeshta gjethet shkund
Për sytë etu gri…
Poezia është karakteristikë për figuracionin e veçantë,vihen re figura që hapin horizonte të paanshme,të pafundme.
Poezia me temën e dashurisë merr tone dhe ngjyra të veçanta,para së gjithash nga cilësia e të menduarit. Psh si ngjyra e gjetheve në vjeshtë dhe buhisja e lulërive në pranverë.
Vet realiteti i ngarkuar me tension e çekuilibrime shpirtërore e morale,reflektohet në tërësinë e botës krijuese të poetit dhe në krejt vëllimin në veçanti. Nga kjo perspektivë le të marrin furtunën dashurinë. Tingëllon si jehonë kujtimi si një e kaluar e perënduar që të braktis apo e braktis. Tingëllon po ashtu sidomos fraza lirike poetit si një fat ekzistencial nga i cili nuk ke si ikën. Një kujtim dashurie kështu natyrshëm shndërrohet në mendim,në urti,ngrihet në shkallë të rezonancës filozofike e ngarkuar me shijen e melankolisë apo me jehona të largëta elegjike. Duke i rezistuar prirjes emocionale në llogari të njohjes ,vetë njohjes si një ligjshmëri ekzistenciale,dashuria në stacionin e fundit shfaqet si proces që lëviz brenda një rrethi. Përmbushjet kuptimore të këtij udhëtimi pafund shpesh të sjellin një shije të mistershme,qiellore.
Netët na dhunojnë në fytyrë
Njësoj si dje si sot,qëkur s’mbahet mend
Ikja jonë
Paska peshë të rëndë.
Herë herë në poezi mbizotëron fryma elagjike dhimbja pushton shpirtin e poetit si stuhi e pashmangshme. Cikli i jetës në realizim, e sipër nuk kursen as njerëzit e tij më të dashur të cilët ai i ka në zemër gjithmonë edhe kur ata nuk ndodhen më fizikisht pran poetit. Vdekja rrëmben shpirtra në paqen e përjetshme.
Ike e me vete more dimrat
Mua më le të gjithë zjarrin
Shpesh e kujtoj ditën e ikjes
Se baballarët kur ikin
Për bijtë lënë pas vetëm mallin.
4.Me veprën e tij poetike autorit i duket sikur fillon një projekt të ri poetik që përmes një vizioni global depërton thellë në realitetin e përditshëm. Është një poezi e frymëzuar nga reflekse ekzistenciale të aktualitetit shqiptar.
Unë jam bir i një ëndërr të virgjër.
Me hienat modernë s’bëjë kompromis
Ndaj nga qiejt e mi kërkoj përgjigje
Dhe grinë e reve e mbaj si një filiz mbi kurriz.
5.Poeti Sami Velcani përpos botimeve të tjera është një poet i cili me frymëzimin e tij sjell një aromë të këndshme fjalësh dhe meditimesh.