• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përse grekët ekstremistë hoqën tabelat shqip-greqisht më 10 Maj?

May 11, 2019 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

Ekstremistët grekë kishin paralajmëruar se me rastin e 6 mujorit të vrasjes së kriminelit nga Bularati Kostandinos Kacifas do bëni akte kombëtare që do tju tregojnë shqiptarëve se gjaku i Kacifës nuk shkojë kot. Më 11 Maj, të shtunën në Bularat, në kishën e Shën Athanasit, u mblidhën grekët që mbështesin idenë irredentiste të Kacifës për aneksimin e Jugut të Shqipërisë dhe u çorrën për hakmarrje e luftë.

            Ish-deputeti dhe ish-zv/ministri i ekonomisë dhe punës Andonis Bezas, pikërisht më 10 Maj promovojë librin e tij kundër çamëve dhe Çështjes Çame. Librin Andonis Bezas ia kushtonte aktit kriminal të Kostandin Kacifës. Ndërsa më 12 maj, Mitropoliti i Konicës Andreas, në kufirin greko-shqiptar do mbajë një meshë për aktin e Kacifës, si dhe do  mallkojë çamët dhe Çështjen Çame. (Çamët dhe Çështja Çame janë hala në sytë e Greqisë, u është bërë kancerë grekëve, vuajnë shumë kur shohin aktivitet për Çamërinë). Vendosja me aq nxitim i tabelave greko-shqiptare të prodhuara në Greqi nga kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidhas Kristos ishte me prapavija politike të urdhëruara nga Athina sepse gjërat dolën qartë vetëm pas dy ditëve. Leonidhas Kristos duke mos bërë asgjë për banorët e Finiqit që vuajnë nga mungesa e ujit, rrugëve dhe kujdesia shëndetësore, gjeti strehë tek akti antikushtetues e provokativë duke mohur gjuhën shqipe. (Leonidhas Kristos do jetë kandidat i pavarur për bashkinë e Finiqit përballë kryetarit të partisë së pakicës greke MEGA, Kiço Kristos)

E kuptoni deri ku arrin mentaliteti i sëmurë i deputetëve dhe ministrave të Greqisë?

Siçshihet janë strukturat shtetërore dhe partitë politike në Greqi që nxisin urrejtje etnike dhe fetare midis pakicës greke dhe shqiptarëve etnik.

            Por shteti shqiptar çfarë bënë? Strukturat e Shqipërisë merren me vetveten, me karrierat politike individuale, duke nxjerrë sytë e njeri-tjetrit dhe nuk shohin jugun e Shqipërisë që Greqia ka hedhur betonin e katit të parë.

            Aktet të tjera provokativë do të ndodhin këtë periudhë në jugun e Shqipërisë nga strukturat e Greqisë sepse sa herë që mbahen zgjedhjet atje, për humbjen e njërës palë, fajin e ka Shqipëria dhe shqiptarët.

            E gjitha fushata e trefishtë të zgjedhjeve për eurodeputet, prefektë dhe kryetar bashkie do të përqendrohet tek britmat naziste për çlirimin e motrës së vogël greke Veriu i Epirit. (Nuk e dimë cila është motra e madhe e grekëve sepse këtë të voglën e mësuam).

            Por grekët dhe Greqia duhet të kenë diçka parasysh sepse mbi kryet e tyre qëndron hanxhari i Turqisë që është gati. Pa folur për luftën e brendshme e kishës e cila pritet të shpërthejë shumë shpejtë, duke patur parasysh se në Greqi funksionojnë shumë kisha ilegale të kalendarëve të ndryshme si dhe shkurtimin e fondeve shtetërore që BE ka vendosur si kusht qeverisë Tsiprase.

 Problemet e brendshme Greqia dhe grekët nuk mund ti fshehin me britma dhe kërcënime ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por duke menduar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet afatgjatë të rajonit.

Filed Under: Komente Tagged With: Arben llalla- Heqja e Tabelave- Shqip-Greqisht

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT