• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Greqia, një kryesuese e keqe e BE me fqinjët e saj

January 2, 2014 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

Në fillim të Janarit, Greqia mori drejtimit e BE për gjashtëmujorin e parë të vitit. Këtë post të lartë politik të BE, ajo do ta shfrytëzojë më shumë për interesat e saj personale se sa për tu dhënë shanse vendeve që janë fqinje me të si Shqipërisë për të marë statusin kandidat për në BE dhe ftesën për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë.

Greqia do të filloj fqinjëve të saj tu bëj presione në emër të BE, ku ndër të tjera pritet ti kërkoj Shqipërisë respektimin e të drejtave të ortodoksëve shqiptar, me theks ndërtimin e kishës ortodokse në pallatin e kulturës në qytetin e Përmetit. Në Mars, Greqia do ti kërkojë Shqipërisë plotësimin e kushteve për të drejtat e njeriut, me theks të drejtat autonome të minoritetit grek që jeton në disa fshatra në jugun shqiptar. Akuza me togfjalëshin që politikanët grek do ti bëjnë Shqipërisë do jetë e njëjta këtu e 100 vite me radhë “Është shtuar dhuna e shqiptarëve kundër minoriteti kombëtar grek në Epirin e Veriut dhe kërkohet ndërhyrja e ushtrisë dhe policisë greke”.

Këto dy kushte që Greqia do i bëj presion Shqipërisë për të marrë në Qershor statusin si kandidate për në BE, janë pa interes madhor të saj, por do të jenë pararojë për të kërkuar hapur zbatimin e Marrëveshjes për kufirin në detin Jon, për përvetësimin e pjesës shqiptare në të cilën janë gjetur rezerva nafte dhe gazi që llogariten në rreth 300 miliard euro. Pa zbatimin e kësaj Marrëveshje të firmosur më 2009 nga qeveria Berisha dhe që e rrëzojë Gjykata Kushtetuese, Shqipëria në Qershor nuk do të mundi të marë statusin e shumë pritur si kandidate për tu anëtarësuar në BE. Presionet për zbatimin e kësaj Marrëveshje që Greqia do të ushtrojë ndaj Shqipërisë do të jenë të ashpra për faktin sepse në Maj atje pritet të zhvillohen zgjedhjet vendore dhe zgjedhjet për deputet në Kuvendin e Bashkimit Evropian. Dhe sa herë që mbahen zgjedhjet në Greqi, partitë e djathta greke si Demokracia e Re dhe Agimi i Artë përdorin në fjalorin e tyre gjatë fushatës fjalë fyese ndaj shqiptarët dhe pretendimet territoriale për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Prandaj ka pak shanse që Shqipëria të marë statusin e kandidatit për në BE në Qershor të 2014, dhe mendoj që politikanët tanë të pozitës dhe opozitës për këtë çështje të ulin tonet e zërit midis veti sepse nuk është faji i shqiptarëve për statusit, por i fqinjit të saj Greqisë e cila i ngrenë kurthe Shqipërisë në rrugën paqësore që ndjek.

Nuk do jetë vetëm Shqipëria që Greqia në emër të kryesuese së BE do i bëj presione për interesat e veta të ngushta, por ajo do të kushtëzojë edhe Republikën e Maqedonisë jo vetëm për ndryshimin e emrit për tu anëtarësuar në NATO, por ndryshimin e Kushtetutës, identitetit dhe simbolet kombëtare e shtetërore. Prandaj politika e ngrirë që më 2008 do të vazhdojë ta ndjek Maqedoninë edhe në 2014.

Me pak fjalë gjashtëmujori i parë i vitit nuk do të sjelli asgjë të re për Shqipërinë dhe Maqedoninë në politikën Evropiane, nuk do të ketë ftesë për marrjen e statusit si kandidate për në BE, për Shqipërinë dhe nuk do të ketë ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Bllokimi i këtyre dy vendeve bëhet për faj të kushteve primitive që kryesuesja e BE i ka venë dy fqinjëve të saj, dhe është e natyrshme që Greqia në sytë e popujve që janë fqinjë me të, të shikohet si një vend dashakeqës, një fqinjë që dëshiron tu diktojë politikat e haraçit fqinjëve që nuk i ka zgjedhur vetë, por që ishin, janë dhe do të jetë aty ku ndodhen për jetë.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: arben llalla, Greqia, me fqinjet, nje drejtuse e keqe e BE

Zyrtarizohet gjuha greke në Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare

December 26, 2013 by dgreca

Ne Foto: Automjeti i kishes shqiptare ne gjuhen/

Shkruan: Arben LLALLA/

Në shkrimet e mia të fundit kam denoncuar me fakte për aktivitetin antishqiptar të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Gerasimos Janullatos i cili po greqizon kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Unë po sjell sot foton e automjetit të kishës ortodokse shqiptare e cila mban gjuhën greke si gjuhë të parë zyrtare, por edhe në gjuhën shqipe fjala shqipe ORTODOKSE është greqizuar në ORTHODHOKSE. Siç shihet kisha jonë e themeluar nga Fan Noli tashmë është gjunjëzuar në Shqipëri, kjo fal tolerancës së politikanëve shqiptar sahanlëpirës. Në gazetën BOTA SOT është botuar një shkrim ku denoncohet mbajtja e meshës në Tiranë në gjuhën greke dhe jo në gjuhën shqipe ku ndër të tjera thuhet: “Por sot ne zemer te Tiranes ne diten e Krishlindjeve kryepeshkopi grek Jonullatos mbajti meshen ne gjuhen greke, ku te pranishem ishin edhe zyrtare te larte mes tyre dhe kryeministri Rama. Te gjitha mediat e anashkaluan perdorimin e nje gjuhe tjeter gjate meshes, gjithashtu sot ortodokset shqiptare treguan dhe nje here se parapelqejne nenshtrimin dhe heshtjen kur Jonullatos mban meshen ne gjuhen Greke ne zemer te Tiranes!”

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: arben llalla, Gjuha greke, ne kishen orthodokse

Anastas Janullatos vazhdon misionin e Kozma Etolos për greqizmin e jugut të Shqipërisë

December 22, 2013 by dgreca

“Më 1999 Janullatos shoqëroj ekstremistin grek Babis Karathanos dhe Karamalisin në Livadhja të Sarandës për tu treguar se ku do të ndërtohej kisha e Shën Kozma Etolos”/

Ne Foto: Janullatos me prefektin e Thesprotias Vasili Gjogjakas,Kisha Kozmait, Mursio-Sarande/

Shkruan: Arben LLALLA/

Ardhja në krye të kishës ortodokse shqiptare të Anastas Janullatos është kundërshtuar ashpër nga patriotët shqiptar duke nuhatur rrezikun e asimilimit të shqiptarëve ortodoks nga misioni i tij. Por me kalimin e viteve Janullatos siguroj përkrahjen e drejtuesve të lartë të partive shqiptare në detyrën që kishte marrë përsipër. Në sytë e politikanëve shqiptar Janullatos hiqet si njeri humane dhe njerëzore, por ka shumë të dhëna që kryepeshkopi z.Anastas Janullatos me origjinë nga Preveza e Çamërisë ndër vite vazhdon misionin e priftit Kozma Etolos (1714-1779) për greqizmin e jugut të Shqipërisë duke ndërtuar edhe shumë kisha për nder të Shën Kozma Etolos si mirënjohje për punën e këtij prifti për asimilimin e shqiptarëve në shek.XVIII.

Në Janar të 1999, Kryepeshkop Anastas Janullatos shoqëroj kryetarin e Lëvizjes të Autonomisë së Vorio Epirit, ekstremistin Babis Karathanos, dhe Kosta Karamalisin, në atë kohë kryetar i partisë greke Demokracia e Re në Livadhja të Sarandës për tu treguar se ku do të ndërtohej kisha e Shën Kozmait. Pas disa vitesh ashtu siç kishte premtuar Janullatosi, përfundoj me suksese kisha e Shën Kozmait në Livadhja.

Në Gusht të vitit 2009, Anastas Janullatos shoqëroj për në fshatin Mursio të Komunës së Xarrës që i përket rrethit të Sarandës, prefektin e Prefekturës së Thesprotias Vasili Gjogjakas për ti treguar kishën e re të Shën Kozma Etolos. Të dy përsonalitetet bënë edhe një lutje në këtë kishë për shpirtin e Shën Kozmait. Por kisha me emrin e Shën Kozma Etolos janë ndërtuar në Aliko, Vrisera, Himarë, Çarçovë etj. Këto kulte me emrin e njeriu që punojë për greqizimin e shqiptarëve nuk janë të rastësishme, por gurë themeli për të shkruar historinë greke se Greqia shtrihet deri aty ku shkeli këmba e Kozma Etolosit.

Me financat që ka siguruar kryepeshkopi z.Anastas Janullatos flitet se ka ndërtuar rreth 150 kisha të reja në të tërë Shqipërinë, një numër i madh nëse shihet koha e shkurtër e ndërtimit të tyre dhe kur dihet që në vitet 1990 Shqipëria kishte gjithsej rreth 160 kisha ortodokse. Disa të dhëna jo zyrtare flasin se në tërë Shqipërinë numri i priftërinjve ortodoks nuk i kalon 150 predikues, pra sot ka më shumë kisha dhe manastire se sa priftërinj që duhet të shërbejnë në këto kulte fetare.

Interesantë është fakti se kishat që janë ndërtuar pas viteve 1990 u jepet pamje në arkitekturë si model të kishave greke, duke i ndryshuar karakteristikat të arkitekturës shqiptare sepse kishat ortodokse shqiptare dallohen nga ato greke dhe sllave në llojin e ndërtimit. Një rast të tillë kemi kishën qendrore në Korçë e cila u ndërtua si model i kishës greke dhe nuk ngjan fare në arkitekturë me kishën origjinale që ka ekzistuar në atë vend. Këto ndryshime u janë bërë shumë kishave shqiptare gjatë rindërtimit të tyre duke humbur karakteristikat e tyre shqiptare.

Kush është Kozma Etolos

Kozma Etolos (Κοσμάς Αιτωλός) lindi më 1714 në rajonin e Etolisë në fshatin Mega Dendron, afër qytetit Thermo, u dorëzua murg në malin Athos ku edhe kreu shkollën Teologjike. Pasi mbaroj shkollën fetare filloj misionin për asimilimin e shqiptarëve ortodoks që njihen me emrin arvanitas, më tej e vazhdoj detyrën në Çamëri e deri në Krujë duke hapur shkolla në gjuhën greke. Ai ka hapur rreth 200 shkolla greke duke asimiluar shqiptarët, bullgarët dhe vllehët. Kozma Etolos u arrestua në një fshat të Beratit nga turqit dhe u var më 24 Gusht 1779.

Ishte ideja e Kozma Etolosit që dita e pazarit në Greqi të mos jetë dita e diel ashtu siç e kanë vendosur hebrenjtë, por të jetë dita e shtunë me qëllim që njerëzit të dielën të shkojnë në kishë për tu lutur. Ai u shpall Shënjtor në Prill të 1961 nga Patriakala e Stambollit.

Shën Kozmai për grekët është babai i përhapjes së greqizimit për asimilimin e shqiptarëve (arvanitasve) në Greqinë e sotme dhe për asimilimin e shqiptarëve në Shqipëri. Këtë na e dëshmojnë shumë dokumente historike, njëri në to është edhe libri i shkrimtarit grek, Thoma Paskidhus.

Studiuesi i nderuar, prof. Sherif Delvina, në një studim të tij për figurën antishqiptare të Shën Kozmait shkruan se ai përhapi gjuhën greke nga Suli i Çamërisë e deri në Krujë. Shën Kozmai u thoshte shqiptarëve: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t‘i porosis të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”. (Predikimi i shtatë, drejtuar shqiptarëve të Epirit).

Në një dokument tjetër për greqizimin e shqiptare të bërë nga propaganda e Shën Kozmait, mësojmë për asimilin e fshtarave shqiptar Frashtan dhe Lugari në Dropull. Frashtani dhe Lugari banohet nga shqiptarë ortodoksë dhe kur kaloi andej Shën Kozmai, deklaroi që këto fshatra duhen të greqizohen. Për greqizimin e fshatrave Frashtan dhe Lugar në Dropull kemi edhe dokumentet historike të kohës së mbretit Ahmet Zogut, kur fshatarët e Frashtanit edhe të Lugarit i shkruanin mbretit të shqiptarëve, Zogut: Ahmet Zog, o madhëri. Kjo punë qish bëri vaki, të mësojmë grekçen në skoli (shkollë)? Frashtani dhe Lugari s’kanë punë me Greqinë se janë me Shqipërinë. Duam gjuhën që flet ti dhe flamurin kuqezi, duam shkollë si në Muzinë, si fshatrat që kemi fqinjë, Labova me Lunxhërinë. Dhe gjithë bregdeti ynë.

Ahmet Zogu, u përgjigjet fshatarëve të Frashtanit dhe të Lugarit: “Vllazën të gjakut dhe të gjuhës! Duke përgëzuar për dëshirat tuaja të zjarrta, ju uroj t’i gëzoni shkollat shqipe”.

Këto janë vetëm disa vështrime historike për propagandën e Shën Kozmait për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Por sot, misionin e Shën Kozmait e vazhdon Kryepeshkopi i Shqipërisë z.Anastas Gerasimos Janaullatos.

Filed Under: Analiza Tagged With: Anastas janullatos, arben llalla, greqizimi i Jugut, Kozma Etolos, misionin vazhdon

LOJA E RREZIKSHME E VASIL BOLLANOS PËR ANEKSIMIN E JUGUT TË SHQIPËRISË

December 14, 2013 by dgreca

Ne Foto: Vasil Bollano duke shpalosur Flamurin e Vorio-Epirit ne Himare/

Nga Arben LLALLA/

 Ditët të fundit po flitet se kryetari i OMONIA-s dhe ish-kryetar i bashkisë së Himarës Vasil Bollano të zgjidhet me votat e këshilltarëve shqiptar të Qarkut të Vlorës kryetar i këtij qarku. Shqetësuese janë zërat se nëse zgjidhet Bollano a do të ketë incidente në këtë qark sepse Vasil Bollano njihet si provokator që ka shkaktuar nxitje të urrejtjes etnike midis popullit shqiptar dhe atij grek. Vasil Bollano nuk është thjeshtë një emër, as një kryetar i një shoqatave etnike të grekëve në Shqipëri, por ai është një njeri që përgatit kurthe kundër çdo gjëje shqiptare. Nëse vërtetë Vasil Bollano zgjidhet me votat e shqiptarëve të Vlorës jam i bindur se ai do sjelli shumë provokime ndaj kombit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve që do drejtoj këtë këshill. Prandaj për politikanët shqiptar që kanë vendosur të zgjidhin ekstremistin Vasil Bollano me votat e vlonjateve në krye të këtij qarku po sjellim disa të dhëna nga aktivitetet antishqiptare ndër vite të Vasil Bollanos kur drejtonte bashkinë e Himarës. Nuk ka qenë rastësi që Vasil Bollano vetëm 15 ditë përpara që Shqipëria të marri statusin kandidat për anëtarësim në BE të deklarojë publikisht se në Shqipëri jetojnë të regjistruar nga OMONIA rreth 300.000 grek.

Ngritjen në karrierën politike Vasil Bollano e filloj duke bërë aktivitete antishqiptare, duke deklaruar se jugu shqiptar banohet nga 300.000 grek dhe duhet të shpallet Autonomia e Jugut të Shqipërisë. Vasil Bollano udhëtoj nëpër disa shtete për të krijuar lidhje me ekstremistët greke, me një greqishtje të çalë Bollano deklaronte se do shpallë Autonominë në Himarë, por populli i Himarës e dënoj më 2011 me votën e lirë duke e nxierr në pension.

Gjatë vitit 2008 Vasil Bollano bëri disa takime me Babis Harallambos, një politikan grek që i përket grupacioneve ekstremiste, Harallambis drejton që nga viti 1981 shoqatës e Autonomisë së Vorio Epirit dhe organizon aktivitete për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Bollano ka qenë njeri nga mbështetësit e fortë të shoqatës ekstremiste të minoritarëve grek Rinia e Vorio Epriti që e drejtonte Theofan Kaliviotis, ish-këshilltar në qeverinë Berisha 2009-2013.

Më 26 shkurt 2011, Vasil Bollano zhvilloj një vizitë në prefekturën e Thesalisë duke bërë disa takime me qëllim për të propaganduar Autonominë e Vorio Epirit. Ai në mbrëmje beri një takim me anëtarë të shoqatës autonomia e vorio epirit “PIRRO”, ku mbi kryet e Bollanos qëndronte flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit.

Pjesëmarrja e Vasil Bollanos në aktivitetin antishqiptar ishte një veprim i hapur antikushtetues dhe një injorim që i bëhet Republikës së Shqipërisë për vetë faktin se Bollano ishte në atë kohë kryetar i bashkisë së Himarës.

Gjatë aktivitetit Vasil Bollano mbajti edhe një fjalim patriotik për çështjen e Vorio Epirit.

Kur është dashur të dënohej nga Gjykatat e Shqipërisë për korrupsion Vasil Bollano, ai nxirrte gjithnjë nga portofoli i tij një foto që e ka bërë më 2009 me zëvendëspresidentin amerikan Xhon Bajden. Me këtë foto i bënte presion edhe Berishës si mik i Bajdenit, por e vërteta e asaj foto është krejt ndryshe. Më 4 Nëntor 2009 kisha ortodokse në SHBA shtroj një darkë ku të ftuar kanë qenë mbi 2.000 persona, midis tyre Bollano dhe Bajdeni, me këtë rast Bollano i shtrëngon dorën z.Bajden dhe dikush me telefon i bëri një foto mikroskopike që Vasil Bollano do ta shfrytëzonte ndër vite për presione primitive me politikanët injorantë. Sot po të pyesim zëvendëspresidentit z.Xhon Bajden nëse i kujtohet Vasil Bollano i Himarës, ai do të përgjigjej se për herë të parë dëgjon për qytetin e Himarës, ndërsa njerëz me emra Vasilas ka dëgjuar, por Bollano nuk ka dëgjuar kurrë.

Në përfundim pyetja ime për ata që do ta votojnë Vasil Bollanon dhe do ti dhurojnë një postë të lartë shtetëror është

Nëse Vasil Bollano zgjidhet kryetar i qarkut të Vlorës a do ta shpalli e Autonominë e Vorio Epirit më 17 Shkurt 2014 me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së saj nga ushtria dhe policia e Mbretërisë Greke? Kush na garanton se një gjë e tillë nuk do të ndodhi në Shqipëri, kur e dimë se kemi një shtet me struktura të brishta të zbulim dhe kundërzbulim kombëtar? Kur shumica e deputetëve shqiptar punojnë vetëm për xhepat e tyre duke shitur edhe ndonjë pjesë të Shqipërisë të tkurrur në shekujt e kaluar.

 Vasil Bollano, shefi për “Vorio Epirin”

 Vasil Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që punojnë dhe luftojnë për Autonomisë së Vorio Epirit. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtarë i Bordit drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”. Zyrat e kontaktit të shefit Bollano për “Vorio Epirit” janë në Sarandë, rruga nr.3 , tel. 003558522522, email v-ipiros@panipirotiki.eu

Gjithnjë shefi i “Vorio Epirit” Vasilis Bollanos kur e ka parë veten e tij se do përballet me ligjin për shkeljet në bashkinë e Himarës dhe mund të përfundojë në burg për korrupsion mafioz ai ka vrapuar në Amerikë, Australi dhe Gjermani për të kërkuar mbrojtje nga Lobi grek. I akuzuar disa herë për përvetësim të pronave, korrupsion, shkeljen e Kushtetutës së Shqipëri Bollano ka ditur të përfitojë nga darkat dhe koktejet që organizohen nga Lobi greko-amerikan për t’ju mundësuar ndonjë fotografi me personalitete botërore deri tek zëvendëspresidenti amerikan Joen Biden. Për këtë takim me sekonda të shoqëruar edhe me një foto Vasil Bollano shfrytëzoj një mbrëmje të organizuar nga Patriakana e Stambollit më 4 nëntor 2009, për nder të Patriarkut Egumenik Bartolomeios.

Gazetari grek provokon State Department SHBA për “Vorio Epirin”

Një nga personalitetet që e ka mbështetur Bollanon në Amerikë ka qenë gazetari grek tashmë i ndjerë Llambros Papandoniu i cili punonte gazetar i Greqisë pranë zyrës së informacionit të Departamentit Shtetëror Amerikan (State Department) si qindra gazetar të vendeve të botës pranë këtij departamenti. Gazetari Llambro Papandoniu gjithnjë me pyetjet e tij ka provokuar përfaqësuesit të shtypit State Department rreth “Vorio Epirit,” Vasil Bollanon dhe pavarësisë së Kosovës.

Më 28 shator 2007, Brifingun ditor të Departamentit të SHBA gazetari grek parashtron pyetje ndihmësit të zëdhënësit z.Tom Casey mbi Shqipërinë.

LlambroPapandoniu pyet: Gjykatat në Shqipëri vazhdojnë tu japin tokat dhe pronat e pakicës greke shqiptarëve. Sot ka pasur shumë protesta në qytetin grek të Himarës. Z.Casey, meqë qeveria shqiptare nisi një fushatë të re kundër grekëve në Epirin e Veriut. A keni ndonjë koment në kornizat e të drejtave të njeriut, për të cilën SHBA është shumë e interesuar?

CASEY përgjigjet: Z.Lambros, nuk jam i njoftuar me incidentin specifik të cilit i referoheni. Por do të kisha thënë gjithsesi, çfarëdo veprimi që ndërmerr qeveria e Shqipërisë apo ndonjë qeveri tjetër, pritja jonë do të ishte që ato veprime të ndiqen në bazë të ligjeve të atij shteti, të ndjekin normat dhe procedurat e vendosura dhe sigurisht që të jenë në pajtim me kushtetutën. Nuk e kam lexuar Kushtetutën e Shqipërisë kohëve të fundit. Por me sa më kujtohet ajo ofron një garanci të përgjithshme dhe të mirë për të drejtat themelore të njeriut.

Në 18 Dhjetor 2007, përsëri gazetari grek Papandoniu provokon zëvendësin e zëdhënësit të Departamentit SHBA z.Tom Casey me pyetje mbi Himarën dhe pakicën greke.

Lambros Papantoniou pyetje: Z.Casey, cila është politika e SHBA rreth pakicës greke në “Epirin e Veriut” në Shqipëri, meqë ditëve të fundit i tërë rajoni i Himarës është nën sulmet e turmave shqiptare, që kanë shkatërruar 35 kisha greke dhe kanë terrorizuar grekët?

Casey përgjgijet: Z.Llambros, nuk kam kurrgjë të re t’u ofroj për sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me integritetin territorial të secilit vend në rajon.

Sigurisht, besoj se është me rëndësi të gjitha shtetet e Ballkanit të kujdesen për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe lirive fetare. Është ky një parim i përgjithshëm të cilit i aderojmë dhe e promovojmë. Nuk kam diçka specifike lidhur me këto incidente individuale.

Më 19 mars 2009, përsëri Llambro Papandoniu parashtron pyetje provokuese zëdhënësit të Departamentit z.Robert Woord mbi burgosjen e Vasil Bollanos.

Llambros pyet: Z.Wood, prefekti i Himarës në “Epirin e veriut”, Vasilis Bolanos është nën sulme të vazhdueshme nga ana e qeverisë shqiptare të Sali Berishës. Pa ndonjë arsye z.Bollanos do të burgosen qartazi për arsye politike. E di që sekretarja Hillary Clinton ka mendime të ndryshme sa i përket gjyqësisë shqiptare. Edhe njëherë do ti kërkojë menjëherë qeverisë të SHBA të ndalojë këtë plan politik jopopullor të Shqipërisë?

Z.Wood përgjigjet: Nuk kam dijeni për këtë çështje z.Llambros. Më vjen keq.

Llambros pyet: Por a mund ti përgjigjeni kësaj pyetjeje? Meqë është e rëndësishme.

Z.Wood përgjigje: Nuk jam i sigurt që është pyetje. Cila është pyetja?

Llambros pyet: Pyetja është që prefekti i Himarës do të shkojë në burg për çështje politike. Kërkoj ndërhyrjen tuaj për të ndaluar këtë lëvizje.

Z.Wood përgjigjet: Nuk do ti përgjigjem kësaj pyetjeje. Ju nuk parashtruat pyetje. Ju bëtë kërkesë.

Llambros pyet: Jo, pyetja është se ai veç më do të shkojë në burg për çështje politike.

Z.Wood përgjigjet: A më pyesni apo më tregoni çka të bëj? Nuk jam plotësisht i sigurt.

Llambros pyet: Pyetja është që ai do të shkojë në burg për çështje politike. Kjo bëhet me gjykim. Dhe unë do të kisha dash ju të ndërhyni.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, loja e rrezikshme, Vasil Bollano

Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

December 4, 2013 by dgreca

Replikë me fakte me Dhimtraq Shonin/

Ne Foto: Gjenerata e Oficerave rezervë kur ka qenë edhe Anastas Janullatosi (1952-1953)/

Nga Arben LLALLA/

Shumë pak është shkruar për biografinë e vërtetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas Janullatosit. Mediet në Shqipëri ose e kanë frik hirësinë e tij z.Janullatosin ose ju vjen keq për të sjellë fakte rreth të shkruar së tij të vërtetë, biografisë për të cilën dikush duhet ta thotë të vërtetën, atë të vërtetë që të gjithën ne kemi nevojë ta dimë për drejtuesin më të lartë të kishës së pavarur të Shqipërisë.

Nga kërkimet e mia gjeta se Anastas Janullatosi rrjedh nga një familje me rrënjë shqiptare, babai i tij Gerasimos është me origjinë nga ishulli Qefalonia, që është populluar nga viti 1502 me leje të Senatit të Venedikut nga shqiptarët. Gerasimos Janullatos ka lindur në Lefkada, por për shumë vite ai jetoj dhe punoj familjarisht në Prevezë ku u martuar me Roksani Malltezin. Familja e nënës së Janullatosit janë nga Preveza e Çamërisë nga fisi i Malltezëve. Ishte daja, akademiku Kostandin Malltezi (1869-1951) që i dha përkrahje Anastas Janullatosit të vazhdonte shkollën e lartë për Teologji pasi mbarojë gjimnazin.

Gerasimo Janullatos ka qenë tregtar dhe mori pjesë në luftërat ballkanike dhe u kthye pas përfundimit të tyre me gradën kapiten në Prevezë. Gjatë viteve 1920-1923, Gerasimos Janullatos humbi të gjithë pasurinë e tij dhe shkoj bashkë me familjen për të punuar në Pirea.

Anastas Janullatosi nuk e filloj jetën e tij si njeri i përkushtuar për përhapjen e kristianizmit qysh në fëmijëri apo në manastir, ashtu siç ka ndodhur me shumë titullar të kristianizmit, por e nisi karrierën fetare pasi mbaroj universitetin dhe filloj punë si profesor i teologjisë dhe historisë në shkollat fetare ortodokse.

Emri i pagëzimit prindëror i tij është Tasos, ndërsa kur u bë peshkop pas viteve 1970 mori emrin fetar Peshkop Andrusis Anastas Janullatos.

Në vitin 1947 mbaroj gjimnazin dhe më 1952 shkollën e lartë për teologji.

Më 1952-1954, shkojë ushtar në shkollën për oficerë rezervë në Siru, DEA, duke u bërë më tej edhe udhëheqës-komandant i grupit. Gjatë periudhës së vazhdimit të shkollës Anastas Janullatosi ishte shok gjenerate me deputetin dhe ish-ministrin e jashtëm të Greqisë Petro Moliviatin të partisë Demokracia e Re të Miçotaqit, Karamalisit që sot e drejton Andoni Samaras. Janullatosi dhe Moliviatis kanë qenë studentë me rezultate dhe inteligjentë të lartë në këtë shkollë. Gjatë një interviste në vitin 2011 Anastas Janullatosi ka deklaruar se në shkollë ka mësuar taktikat ushtarake për tu zbatuar në terrenin e Shqipërisë.

Shkolla ushtarake që ndoqi Janullatosi është themeluar më 1887 me vendim të mbreti të Greqisë Georgjios. Të njëjtën shkollë e ka mbaruar në vitin 1941 Kostandin Miçotaqi, dhe kur ishte kryeministër i Greqisë Miçotaqi erdhi në krye të kishës Autoqefale shqiptare Anastas Janullatosi.

Në vitin 1960, Anastas Janullatos u shurukua Dhjak dhe më 1964 fitoj titullin Arqimadrit dhe në vitin 1972 Peshkop me emrin Andrusis Anastas Janullatos.

Gjatë periudhës së juntës ushtarake në Greqi 1967-1974, Anastas Janullatos ka qenë njeri i afërt me kryepeshkopin e Greqisë Jeronimo Koçonit, arvanitas edhe ky si shumë figura të ndritura të Greqisë Moderne. Misionet fetare jashtë Greqisë të prof.Anastas Janullatos gjatë viteve 1967-1974 janë financuar nga Pavlos Çipras i cili ishte nga Arta e Çamërisë. Çipras ka mbështetur fuqishëm ekonomikisht Kryepeshkopin Jeronimos Koçonis. Pavlo Çipra është babai i kryetarit të partisë së majtë greke Synanizmos Aleksi Çipras me rrënjë nga Arta.

Anastas Janullatos ka mbështetur që në fillim protestat e studentëve të Politekniut, ai bashkë me disa profesor të shkollës Teologjike kanë qenë jashtë dyerve të Politekniut duke mbështetur fort protestuesit dhe dërguar fshehtas ushqime dhe ilaçe.

Më 1976, në Pirea u mbajtën zgjedhjet për Mitropolit të kësaj qyteze dhe Anastas Janullatos humbi me 10 vota diferencë kundrejt fituesit Rogon Kallinikos i cili u zgjodh Mitropolit i Pireas.

Për shumë vite Anastas Jnaullatos nuk e fitoj kurrë titullin me vota Mitropolit. Gjatë periudhës 1974-1998, kur në krye të Kishës Autoqefale greke ishte Serafinis, Janullatosi trajtohej si njeri i përbuzur dhe i dënuar prej Kryepeshkopit të Greqisë Serafinit pasi peshkop Andrusis Anastas Janullatos kishte qenë i përkëdheluri i ish-kryepeshkopit Jeronimo Koçonit.

Postin për të riorganizuar kishën Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos e ka të dhuruar nga Patriarku i Sinodit të Shenjtë të Fanarit në Stramboll z.Bartolomesos.

Vallë rastësi është që Anastas Janullatosi erdhi në krye të kishës Autoqefale të Shqipërisë gjatë periudhës që kryeministër i Greqisë ishte Kostandin Miçotaqi? Rastësi është që hirësia e tij ka mbaruar shkollën për oficer rezervë, atë shkollë që e kanë mbaruar shumë figura të larta të politikës greke si ish-Kryeministri Aleksandër Korizi, ish-kryeministri dhe ministër i jashtëm Georgjios Rallis, ish-kryeministri Kostandinos Georgakopulos, ish-kryeministri Miçotaqi, ish-ministri Panajoti Papaliguras, ish-ministër i jashtëm Petro Moliviatis, ish-ministri i jashtëm Janos Kranidhiotis, Mitropoliti i Selanikut Anthimos, Mitropoliti i Ileas Germanu, Mitropoliti i Nikeas Georgjios, Mitropoliti Kou dhe Nisiru etj.? Ndoshta! Por është më e pëlqyeshme të shkruhet biografia e vërtetë e kryepeshkopit Anastas Janullatosi tani që është gjallë se sa të thuhen kur ai të vdesë.

Vërej: Nëse hirësia e tij z.Anastas Janullatosit ka dyshime në këto të dhëna që i paraqes lexuesve pa ndonjë prapavijë politike, atëherë unë si historian e ftoj të vërtetojë të kundërtën që këto sa kam shkruar janë gënjeshtra dhe unë deklaroj se do të heq dorë njëherë e përgjithmonë nga jeta publicistike dhe e dorëzoj diplomën time të historisë sepse historiani i vërtetë nuk bënë asnjë marrëveshje në dëm të historisë reale. Para fakteve edhe vetë ZOTI përkulet.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Anastas janullatos, arben llalla, ja kush eshte, me Dhimitraq Shoni, Replike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT