• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Skënderbeu, arbëreshët dhe ne

September 18, 2017 by dgreca

1 agim Kola 2

Nga Agim Kola/New Yok

Rreth viteve 2000-2003 po kryeja Masterin në Edukim Muzikor. Si pjesë e programit mësimor ishte edhe praktika pedagogjike për rreth 3 muaj. U caktova në Edgemont Junior/Senior High School në Scarsdale, New York, që bënte pjesë në 50 shkollat më të mira në ShBA. Këtë e vërtetoi edhe banda frymore e shkollës, me një nivel profesjonal sikur të kishin mbaruar shkollë muzike, e jo sikur të ishin nxënës të zakonshëm gjimnazi. Atje takova edhe një nga mësuesit e tunxhit, në prag të pensionit, që e kishte mbiemrin Matrimogno. Sapo e mori vesh që isha shqiptar më tha në anglisht: unë jam arbëresh, nuk di të flas shqip, por babai kur ishte gjallë më pati porositur të mbaja mend dy fjalë: “Gegë and Bukë”. Nuk e dinte kuptimin e këtyre fjalëve, dhe unë, shumë i emocjonur ja përktheva me një frymë.

2 scanderbeg

Kjo praktikë në këtë shkollë u bë shkak që disa vite më vonë të banonim në këtë vend. Mbas transferimit shkova te zyrat e regjistrimit të seksjonit të arësimit ku u prita nga një mesogrua me mbiemër DeVito. Më priti me shumë dashamirësi dhe kur e mori vesh nga ishim, për habinë time më foli shqip: unë jam arbëreshe dhe flas pak shqip. Nëna flet shumë mirë, po unë pak,…di të numëroj-dhe filloi-një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë. Unë u mahnita se sa mirë i shqiptonte fjalët dhe sa mirë i kishte mbajtur mend tërë këta vite. Vazhduam bashkëbisedimin në anglisht dhe u ndamë si miq.

Në një kohë që kombet tjera absorbohen në dy-tre breza në Amerikë e vende të tjera, Arbëreshët ruajnë më dinjitet gjuhën, kulturën, veshjet, zakonet, traditat dhe fenë e tyre, si në Itali, ashtu edhe në vende të tjera si ShBA, Brazil, Kili, Argjentinë, Meksikë, Venezuela, Uruguai, Kanada, etj. Kjo dashuri e rrallë për mëmëdheun, që erdhi si pasojë e dëbimit të tyre nga okupacjoni osman, u kultivua brez mbas brezi. Edhe pse janë qytetarë Italjanë, në shpirt e identitet mbajnë origjinalitetin Arbëror.  Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngeli udhëheqësi i tyre, edhe pas vdekjes, si simbol i bashkimit dhe i qëndresës kombëtare, ashtu siç thotë edhe Naimi i madh:

S’kishin ata thash’ e theme

Të këqija e të rreme

Donin gjithë mëmëdhenë

Dhe kombin e Skënderbenë.

Janë tre gjëra që nuk i ndryshon dot, nënën, babain dhe vendlindjen. Këta tre faktorë përbëjnë DNA-në fiziologjike dhe shpirtërore të njeriut. Të tjerat gjëra në jetë mund të ndryshojnë, përkatësia politike, fetare, shoqërore etj., por jo tre faktorët më lart. Këtu duhet të fillojë dhe mbarojë debati me ata që vjellin vrer për Skënderbeun e Shenjtëreshën Nënën Terezë. Këtu duhet të ndahet shapi me sheqerin, nqs do vesh fenë mbi atdhenë, të është korruptuar DNA. Çajupi thotë:

Mëmëdhe quhet toka
ku më ka rënur koka,
ku më ka dashur mëm’ e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë,
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qenë
dhe varret që kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime,
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur ku kam qarë,
ku rroj me gaz e me shpresë,
ku kam dëshirë të vdesë.

Por paradokset s’kanë të mbaruar për kombin tonë. Në ditët e sotme, kur Skënderbeu na nderon me prezencën e tij jo vetëm në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Dibër, por edhe në Itali, Angli, Francë, Danimarkë, Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë e ShBA, nderohen gjithashtu edhe armiqtë e Skënderbeut, me të cilët ai luftoi dhe fitoi betejat. Në asnjë vend tjetër të botës nuk nderohet edhe luftëtari edhe armiku i tij, por në viset shqiptare kjo ka arësyet e veta. Në Prishtinë kemi Xhaminë e Sulltan Mehmetit II, me të cilin Skënderbeunë luftoi në 1450. Në Ulqin e Ohër janë xhamitë e Ali Pashës me të cilin Skënderbeu luftoi më, në Shkup gjendet xhamia e Mustafa Pashës dhe xhamia e Isak Beut, kundër të cilëve Skënderbeu luftoi dhe fitoi përkatësisht më 1448 dhe 1457. Në Prizren është xhamia e Mehmed Pashës dhe e Sinan Pashës, me të cilët Skënderbeu luftoi dhe fitoi. Në Preshevë kemi xhaminë e Ibrahim Pashës me të cilin Skënderbeu luftoi e fitoi në 1453. Në Pejë gjejmë xhaminë e Hasan Beut, ushtrinë e të cilit Skënderbeu e mundi në betejën e Ohrit.

Shkrimtari, historjani dhe filozofi i famshëm i rilindjes franceze Volteri e admiroi dhe e nderoi Skënderbeun duke shkruar për të në veprat e tija. Gjithashtu, tre opera janë shkruar për Skënderbeun, njëra prej tyre nga kompozitori i madh Antonio Vivaldi. Papa e deklaroi “Captain General of the Holy Sea, për luftën kundër otomanëve, duke i dhënë titullin “Athleta Christi”. Në librat e historisë së Europës Skënderbeu konsiderohet “figurë udhëheqëse e shekullit XV”. Skënderbeu ishte tmerri i otomanëve për 25 vjet me rradhë, kjo duket edhe nga shprehja e famshme e Sulltanit mbasi vdiq Skënderbeu: Tani që të pafetë humbën shpatën dhe mburojën e tyre, kush mund t’i mbrojë ata nga zemërimi im? James Wolf, komandanti i forcave ushtarake britanike në Quebec, Canada thotë për Skënderbeun që ai shkëlqen mbi të gjithë drejtuesit ushtarakë, të vjetër e modernë, në mënyrën e drejtimit të një ushtrie të vogël. Me 26 Tetor 2005, Kongresi i ShBA-së lëshoi një rezolucjon në nder të 600 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, udhëheqës shteti, diplomat dhe gjeni ushtarak në rrolin e tij si mbrojtës i Europës Perëndimore nga okupacjonit otoman.

Fqinjët tanë, kanë përdorur të gjitha mënyrat e metodat për ta shfarosur kombin tonë. Kur e panë që s’e morën dot me luftë Kosovën, menduan që të përdorin hilen e vjetër, kalin e Trojës, financimin e fondamentalizmit arab në një shtet të ri, të dobët dhe që manipulohej lehtë. Dhe kur macja fle, minjtë hedhin valle-thotë një shprehje e vjetër. Kosovarët harruan shpejt se kush i çliroi nga dhuna serbe. Pashko Vasa, si të jetonte në ditët tona thotë:

Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè, ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!

Por ku tjetër konsiston lufta ideologjike për asgjësimin e kombit shqiptar?

Asgjësimi i simboleve kombëtarë, heronjve kombëtarë, historisë, kulturës e gjuhës me anën e shpifjeve, shtrembërimit të historisë, përdorimin e mediave në favorin e tyre, ashtu siç bëhet edhe propaganda e ISIS. Kur padituria sundon vendin, bëhet shumë i lehtë manipulimi i fakteve, ose “shpëlarja e truve”. Pseudo-historianët e pseudo-patriotët kanë dalë si kërpurdhat mbas shiut, që nën flamurin e lirisë së fjalës, janë duke u përpjekur për të shkatërruar dita-ditës e në mënyrë sistematike çdo ‘gur’ të historisë, që nga Iliria e deri në ditët e sotme. Mjeda thotë për këta:

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak’ e shkrime
çka natyra vet’ përpoq.

Sot më shumë se kurrë duhet të inkurajojmë historjanët, kërkuesit, akademikët, politikanët, gjuhëtarët e të gjithë intelektualët e tjerë që të mprehin penat e tyre dhe të sqarojnë publikun për historinë tonë të lashtë e të lavdishme, jo me mburrje boshe, por me fakte. Sepse jemi një nga vendet, gjuhët dhe popujt më të vjetër të botës dhe i takojmë Europës gjeografikisht dhe historikisht.

Më shumë informacjon për prezencën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut nëpër botë:

Angli, corner of Inverness Terrace & Porchester Gardens, London.

Francë, Place Skanderbeg, Pont-de Flandre, Paris.

Danimarkë, ku vula e tij ruhet në Muzeun Kombëtar.

Gjermani, punime në dru nga Jost Amman, Frankfurt: Kthimi i Skënderbeut në Krujë, Fitorja e Skënderbeut në betejën e Torviollit, rrethimi i parë i Krujës, beteja e dytë e Oranikut, beteja e Orhrit, rrethimi i dytë i Krujës, Skënderbeu i drejtohet popullit, dhe Vdekja e Skënderbeut. Austri, ku ruhet përkrenarja dhe shpata e heroit në muzeun Kunthistorisches, 1010 Wien.

Itali, Piazza Scanderbeg, Rome, Galeria Uffizi, Florence,

Zvicër William Rappard Park, Geneva

Belgjikë, monumenti në sheshin Prévost-Delaunay, Brussels.

Hungari, parku qëndror në Budapest.

Maqedoni, monument në Shkup e Dibër

ShBA, Kisha shqiptare e Shën Palit, Rochester Hills, Michigan

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Agim Kola, arbëreshët dhe ne, Skenderbeu

Artikujt e fundit

  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT