• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PAK ARISTOTEL

May 22, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Emri i tij është i pavdekshëm. Në lashtësi, maqedonasit, grekët dhe ilirët e quanin të vetin, por të mëdhenjtë i përkasin gjithë botës. Aristoteli ishte një nga filozofët më të famshëm që bota ka njohur ndonjëherë. Pjesa më e madhe e punës mbi filozofinë perëndimore është vepër e tre të mëdhenjve: Sokrat, Aristotel, Platon.Aristoteli lindi diku rreth vitit 384 pes. Qyteti i tij i lindjes ishte Stagira ose Siderokafsia, që do të thotë furrë shkrirjeje ose Shkritore, në Greqinë veriore.Babai i tij ishte Nikomaku. Nëna e tij ishte Phaestis. Nikomaku ishte një mjek oborri për Amyntas II – Mbret i Maqedonisë. Nikomaku (Niko i Madhi) vdiq kur Aristoteli ishte i ri. Nuk dihet shumë për Phaestis (Shtëpiake). Besohet se edhe ajo vdiq kur Aristoteli ishte i ri.Pas vdekjes së Nikomakut, Proxenus – burri i motrës së Aristotelit, Arimneste (njeri që mban mend shumë) – u bë kujdestari i Aristotelit. Kur Aristoteli mbushi moshën 17 vjeç, Proxenus e dërgoi në Athinë, për të ndjekur arsimin e lartë. Aristoteli u regjistrua në Akademinë e Platonit dhe shumë shpejt u njoh si student i jashtëzakonshëm.Aristoteli kishte marrëdhënie të ngushta me Platonin dhe ishte një nga nxënësit e tij më të preferuar. Besohej se pas Platonit, Aristoteli do të bëhej drejtori i Akademisë. Pas vdekjes së Platonit në 347 pes, Aristoteli nuk e trashëgoi pozicionin e drejtorit sepse nuk mundi të pajtohej me disa nga traktatet filozofike të Platonit.Aristoteli shkoi i ftuar në oborrin e Hermias – një mik i Aristotelit – ku qëndroi për 3 vjet, dhe u martua me mbesën e Hermias, Pythias. Aristoteli lindi një vajzë me Pythias. Emri i vajzës ishte gjithashtu Pythias. Sipas mitologjisë, Pythia, ishte mënyra a rruga me anë të së cilës perënditë komunikonin me njeriun – orakulli i Delphic ishte gjithnjë një grua që komunikonte me Apollonin (Pallas) për të marrë shpjegimin e ëndrrave ose përgjigjen e pyetjeve që bënin vizitorët. Në 338 pes, Aristoteli u kthye në vendlindjen e tij në Maqedoni. Atje ai filloi mësimin e djalit të mbretit Phillip II. Ai djalë që ishte vetëm 13 vjeç, do të rritej për t’u bërë një njeri që bota e njeh si Aleksandrin e Madh.Në 335 pes Aleksandri u bë mbret dhe pushtoi Athinën. Kjo bëri që Aristoteli të kthehej në Athinë. Në atë kohë, Akademia e Platonit vazhdonte të ishte akoma një nga institucionet kryesore të Athinës.Aristoteli kërkoi leje nga Aleksandri dhe hapi shkollën e tij të njohur si Liceu, ku kaloi pjesën më të madhe të kohës. Ai mësoi studentë dhe vetë bëri shumë punë kërkimore dhe shkruajti gjithçka rreth tyre. Nxënësit e tij detyroheshin të ecnin rreth tij, pasi ai e kishte këtë zakon të shëtiste nëpër kampusin e Liceut ndërsa fliste e jepte mësime. Kjo është arsyeja pse nxënësit u njohën si Peripatetics ose ‘njerëz që udhëtojnë’. Studentët e Liceut ishin angazhuar në kërkime në një gamë të gjerë temash që përfshijnë matematikën, shkencën, artet, filozofinë. Ata shkruanin të gjitha ato që gjenin në dorëshkrime dhe në proces, shkolla u bë një nga bibliotekat e para të mëdha të botës antike.Pythias, gruaja e Aristotelit, vdiq në të njëjtin vit që u hap Liceu. Menjëherë pas vdekjes së saj, Aristoteli u fejua në një lidhje romantike me një grua të quajtur Herpyllis. Herpyllis ishte nga Stagira – qyteti i lindjes i Aristotelit.Historianët besojnë se Herpyllis ishte një skllave dhënë Aristotelit nga oborri i Maqedonisë. Sidoqoftë më vonë, Aristoteli e liroi Herpyllin dhe përfundimisht u martua me të.Herpylli dhe Aristoteli së bashku patën fëmijë. Djali i tyre Nikomakus (i quajtur pas babait të Aristotelit) vdiq në një betejë kur ishte akoma i ri.Besohet se për të nderuar të birin, Aristoteli e quajti veprën e tij më të famshme filozofike Etika e Nikomakut.Në vitin 323 pes Aleksandri i Madh vdiq papritmas, qeveria që ishte pro maqedonase u rrëzua. Kishte ndjenjë anti-Maqedonase në të gjithë rrethin e Athinës dhe Aristoteli kishte frikë se do të ndiqej penalisht. Mendohet se në Athinë, Aristoteli kishte shërbyer një agjent i fshehtë i Aleksandrit të Madh. Kështu, ai iku dhe u vendos në ishullin Euboea, ku qëndroi derisa vdiq.Aristoteli besonte se universi ishte i përjetshëm, pafillim e pafund.Ai ishte shumë i interesuar për zoologji, studioi me kujdes kafshët dhe i klasifikoi në dy grupe – me gjak të kuq dhe jo të kuq. Në kontekstin e sotëm kjo ndarje korrespondon me vertebrorët dhe jovertebrorët.Aristoteli gjithashtu ishte magjepsur nga biologjia detare. Ai madje disektoi kafshët detare dhe studioi tiparet anatomike të tyre. Vëzhgimet që ai bëri për jetën detare janë vërtetuat si të sakta.Aristoteli ishte i interesuar edhe për shkencat e tokës. Traktati i tij i quajtur “Meteorology” (studim mbi matjen e ajrit ose atmosferës) jep një pasqyrë të njohurive të tij. Ai identifikoi ciklet e ujit dhe madje diskutoi rreth ngjarjeve astrologjike dhe katastrofave natyrore.Qëllimi kryesor i filozofisë së Aristotelit ishte vazhdimi i një procesi të arsyetimit. Ai vëzhgoi gjërat bazuar në karakteristikat e tyre, veprimet e tyre dhe gjendjen në të cilën ndodhen.Sipas tij, disa gjëra kur krijohen, çojnë në diçka tjetër për shkak të domosdoshmërisë. Ky proces arsyetimi u cilësua më vonë si syllogjizēm.Pas rënies së civilizimit antik grek, shkrimtarët muslimanë ruajtën disa nga veprat e Aristotelit. Aristoteli, filozofia e të cilit ndikoi shumë në fetë e krishtera dhe islamike, vdiq në vitin 322 pes., 62 vjeç.

Filed Under: ESSE Tagged With: Aristotel, Astrit Lulushi

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT