• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARIZONA-Dr. Rifat Latifi nderohet për vullnetarizëm

October 20, 2015 by dgreca

Doktor Rifat Latifi, kirurg nga Arizona, nderohet për Shërbimin mjekësor të njerëzve në nevojë. Ky është motivacioni i çmimit Pfizer Surgical Humanitarian, që mjeku shqiptario – amerikan mori këto ditë nga Kolegjit Amerikan i Kirurgëve.
Gjatë një ceremonie në Çikago, Dr. Latifi u nderua për kontributin në ngritjen e telemjekësisë në zonat rurale të SHBA-së dhe në vendet e dala nga konfliktet apo fatkeqësitë.
Ky është një çmim ndërkombëtar për vullnetarizëm që u jepet kirurgëve të cilët kanë i kushtuar një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tyre ofrimit të kujdesit kirurgjik pa pritur ndonjë përfitim financiar.
Dr. Latifi filloi vullnetarizmin e tij që kur ishte student në shkollën mjekësore dhe gjatë periudhës së praktikës kirurgjikale, kur u përgjigjej pyetjeve të dëgjuesve në gjuhën shqipe në radio Zëri i Amerikës, në fillim të viteve 1990.
Pas një dekade të luftës në vitet 1990 që shkatërroi shëndetin dhe infrastrukturën arsimore në Kosovë, Dr. Latifi dhe ekipi i tij ngriti një qendër telemjekësie që përfshinte infrastrukturën teknike, një bibliotekë elektronike, dhe programe të edukimit virtual. Qendra të tjera, pastaj, ai krijoi në Shqipëri dhe Afrikë, dhe tani quhen International Virtual E-Hospital (IVeH).
Sistemi spitalor, me seli në Hope, Idaho dhe një tjetër në Brazil, i është përkushtuar rindërtimit të sistemeve të kujdesit shëndetësor në zonat e thella a të varfëra. Dr. Latifi, i cili shërben si president i organizatës, ka punuar me kolegët për të zhvilluar një model të njohur si Inicimi-Build-Operim (IBOT) për të siguruar qëndrueshmërinë e programit. Modeli përfshin ndërtimin dhe forcimin e burimeve të sistemit, vendosjen e pajisjeve, dhe zhvillimin e mundësive të arsimit dhe trajnimit.
Që nga janari i vitit 2003, 62 universitete, qendrat mjekësore, dhe organizatat shëndetësore nga më shumë se 20 vende kanë transmetuar qindra aktivitete edukative dhe leksione përmes IVeH.
Dr. Latifi ka marrë grante për përpjekjet e tij në telemjekësi nga Agjencia Evropiane për Rindërtim, Departamenti amerikan i Shtetit, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), qeveria e Sllovenisë, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kohet e fundit, doktor Latifi mori gjithashtu një çmim nga USAID-i për ndihmën në Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri në reformimin e shërbimeve të traumave dhe urgjencës. Me ekspertizën e tij, Dr. Latifi vazhdon të këshillojë ministritë e Shëndetësisë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Dr. Latifi gjithashtu krijoi programin e parë të llojit të telemjekësisë në Arizona, i quajtur programin e teleprezencës (satt). Megjithatë, programi është duke kaluar nëpër ndryshime të reja dhe nuk është aktualisht aktiv.
Krahas dokor Latifit, të nderuar me Çmimin Pfizer Surgical Humanitarian ishin edhe 3 kirurgë të tjerë; Susan M. Briggs nga Boston, Masaçusets; Shilpa Shree Murthy nga East Lansing, Miçigan; dhe Dan Poenaru nga Montreal, Quebec, Kanada.
Kolegji Amerikan i Kirurgëve, që ndai çmimet, është një organizatë shkencore e themelua në vitin 1913 për të rritur standardet e praktikës kirurgjikale dhe për të përmirësuar cilësinë e kujdesit për pacientët. Kolegji ka më shumë se 80.000 anëtarë dhe është organizata më e madhe e kirurgëve në botë.
Për më shumë informacion, vizitoni www.facs.org

Filed Under: Komunitet Tagged With: ARIZONA-Dr. Rifat Latifi nderohet, për vullnetarizëm

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT