Nenkryetari ekzekutiv i Kishillit Atlantik me qender ne Uashington qe merret me analiza, Domon Wilson, tha se Rusia asht duke u perpjekun te shtoje ndikimin e saj, dhe te mos lejoje disa qeveri qe te anojne ndaj vendeve Perendimore. Ai shtoi se”Per kete qellim Moska po perdor si mjete; korrupsionin, krimin e organizur, dhe mjete qe pengojne zhvillimin e vendeve ne fjale.”/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/Uashington- Analistet paralajmerojne se perpjekjet per nji grusht -shteti qe u ba nga agjentetn ruse ne Mal te Zi vitin qe kaloi e qe deshtoi mund te pereseritet ne ndonje vend tjeter dhe se Uashingtoni duhet te baje ma shume perpjekje per te mbrojtun ato vende te Europes qe mund te kercnohen nga nji gja e tille.
Analistet folen per kete ceshtje gjate nji mbledhje qe pati Komisioni i Senatit te Shteteve te Bashkueme qe merret me ceshtjet ushtarake, i cili po shqyrton gjendjen ne Ballkan.
Perpjekja per grusht shtetin e nalt-permendun nuk ishte e para e ketij lloi , as nuk do te jete e fundit e perpjekjeve Ruse kunder vendeve qe anojne ndaj Perendimit qe te zgjedhin lirisht vendet me te cilat duen te bashkepunojne.
Nenkryetari ekzekutiv i Kishillit Atlantik me qender ne Uashington qe merret me analiza Domon Wilson tha se Rusia asht tuej u perpjekun te shtoje ndikimin e saj, dhe te mos lejoje disa qeveri te mos anojne ndaj vendeve Perendimore. Ai shtoi se”Per kete qellim Moska po perdor si mjet korrupsionin, krimin e organizue, dhe mjete qe pengojne zhvillimin e vendeve ne fjale.” Ai shtoi se per t’iu kundervu ketij veprimi asht e nevojshme qe vendeve ne fjale tiu jepen mundesite te perparojne, sepse kjo shton aftesine e tyne, sidomos atyne te Europes
Lindore, qe te ndihmohen kunder perpjekjeve Ruse.
Ambasadori i Malit te Zi ne Shtetet e Bashkueme Nebosja Kuludjerovic u tha senatoreve se gjygji qe po vazhdon kunder disa prej atyne qe organizuen grusht-shtetin asht ne vazhdim e siper, dhe se kryprokurori i ka cilsue dishmite si “absolutisht te pa kundershtueme.” Ai shtoi se
dy Ruse, qe besohet te jene agjente te Sherbim it te Fshehte Ushtarak Rus, si edhe disa politikane e police Malazeze moren pjese ne organizimin e grusht-shtetit. Ai shtoi se ndihmes atashehu ushtarak Rus asht deue nga Mali i Zi. Ambasadori Malaze tha se; “Po te kishte
dale me sukses plani per grusht-shtetin, kjo gja do te kishte shkaktue nji krize shume serioze dhe nji rremuje shume te rrezikeshme.
Per para pak kohe Mali i Zi u ba vend antar I NATO’s, gja qe u kundershtue ne men yre shume te fort nga ana e Rusise.