Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka mbërritur të Shtunën në New York.Kreu i Shtetit do të marrë pjesë në veprimtarinë “Clinton Global Initiative 2013” Nisma Globale Klinton 2013, që do të zhvillohet në Nju Jork, në datat 23-26 shtator 2013. Presidenti Nishani është i ftuar në këtë veprimtari nga ish-Presidenti i SHBA-së Bill Klinton
Vizita në SHBA e Kreut të Shtetit përfshin edhe disa takime të rëndësishme me organizma dhe përfaqësues të shtetit amerikan si dhe me ata të komunitetit shqiptar në Boston, Detroit dhe Nju Jork. Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Bujar Nishani po ndalet edhe në Massachusetts, ku do të takohet me shqiptaro-amerikanët që banojnë në Boston e rrethina. Të dielën, në 1:30 të drekës, Presidenti do të ndalojë në Rerstorantin “Alba”, një nga tre ndalesat e tij në zonën e Bostonit, përpara se të niset për në Detroit, Michigan. Dy të tjerat do të jenë Katedralja e Shën Gjergjit dhe varret e Nolit dhe të Konicës. Lajmi i ardhjes së presidentit të një shteti e ka vendosur restorantin shqiptar në qendër të vëmendjes së medias lokale. Ndërsa në New York, sidomos në periudhën e shtatorit, qyteti është i mbushur me udhëheqës shtetesh, prania e politikanëve të huaj është më e rrallë tjetërkund në SHBA. Kjo përfshin edhe një qytet të madh e të rëndësishëm si Bostoni. Gazeta “The Patriot Ledger” në një artikull të botuar me këtë rast vë në dukje se me Nishanin, bëhen katër vizita kryeministrash dhe presidentësh në pesë vite që bëhen në restorantin Alba.Nw New York, presidenti Bujar Nishani ka planifikuar edhe një takim me Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra, organizata më e vjetër e shqiptarëve në botë. Në Vatër presidenti do të jetë me 24 shtator.
…