Nga Astrit Lulushi/
Njeriu shkruan a vepron i shtyrë nga instinkti, sepse ngjarjet përjetohen edhe nga të tjerë, por instinket i shtyjnë të bëjnë diçka tjetër. Instinktit i mungon arsyeja. Arsyeja, thotë shkrimtari Ernesto Sabato, është mjet i shpikur nga shoqëria për të frenuar anëtarët e saj për t’i kontrolluar më mirë ata. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, ndjenja, dhe jo arsyeja, është forca që e shtyn njeriun të veprojë. Arsyeja është si speranca që anijen e mban në det, pa e lënë të lundrojë.
Por, nga ana tjetër, shoqëria mbështetet në diskutimin publik si një nga mjetet e domosdoshme për të arritur zgjidhje korrekte për problemet e saj. Historia mëson se përshtatja e marrëdhënieve nëpërmjet arsyes është e mundur vetëm kur ekziston liria për të folur. Kur njerëzit mund të komunikojnë lirisht mendimet dhe hallet e tyre – të vërteta ose të imagjinuara – pasionet e tyre bien, si baruti që humbet fuqinë kur shpërndahet dhe jo kur mbahet në fuçi. Të ndrydhur nga tmerret, pasionet sjellin të paimagjinueshmen, dhe në një moment papritur shpërthejnë dhe shkatërrojnë gjithçka. Le të jetë arsyeja të kundërshtohet me arsyen dhe argumenti me argument, dhe çdo qeveri do të jetë më e mirë, më e sigurt. Fjala është vetë qytetërimi. Fjala, madje edhe fjala më kundërthënëse, ruan kontaktin – është heshtja që izolon, thotë Thomas Mann.