• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Artistët shqiptarë në Amerikë, i bashkohen organizatës Rrënjët Shqiptare në Protestë

November 15, 2013 by dgreca

Sot, Nju Jork, nga ora 5 e mbasdites me kohën lokale deri në orën 7 të mbrëmjes me lejen e policisë së qytetit, NYPD, është paraparë të mbahet n një protestë kundër asgjesimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri/

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY – “Të bashkohemi të gjithë për t’i thënë JO!” është motivi që u bënë thirrje artistëve shqiptarë në Shtete e Bashkuara, që të mblidhen sot në Sheshin e njohur Times Square në zemër të  Nju Jorkt.

Artistët shqiptarë, në Amerikë kan shfrytëzuar natën e fundit festivalit të II-të, AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar), për t’ju bashkëngjitur thirrjes së organizatës Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare, e cila ka vendosur sot mbas dite të mbajë një protestë për të kundërshtuar njerëzisht nismat ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim përdorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë për asgjësimin e armëve kimike të konfiskuara nga Republika Arabe e Sirisë në bazë të një marrëveshjeje ruso-amerikane.

Ariot Myrtaj njëri prej organizatorëve kryesorë të festivalit të II-të, AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar), gjatë cerominisë së mbylljes së këtij festivali mbrëmë në teatrin shqiptarë “The Producers Club” u bëri thirrje kolegëve të tij duke thënë: ” Se pa ngjyrime politike, ne duhet ti bashkohemi thirrjeve të prindërve, vëllezërve dhe motarve tanë në Shqipëri që janë ngritur kundra armëve kimike, duke e parë se problemi i shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri është çështje kombëtare dhe na përket ne të gjithëve si shqiptarë. Mbasi dihet se pasojat e saj mund të jenë shumë të mëdha dhe mund të shkojnë përtej kufijëve shtetërorë.”

 

Rrënjët Shqiptare: Thuajini JO! armëve kimike nga Siria!

 

 

Në vargun e protestave të asgjesimit të armëve kimike në Shqipëri, këto ditë është përfshirë dhe Organizata Albanian Roots- Rrënjët Shqiptare, me bazë në Nju Jork, e cila është një organizatë jo qeveritare, e përbërë nga të rinjët shqiptarë në Amerikë, sudentë e stdudente që janë studiojnë ose janë diplomuar në shkollat e larta Amerikane. Kjo  është një orgnizatë e themeluar nga djem dhe vajza të reja shqiptare në New York, me qëllim ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore kombëtare dhe promivimin e imazhit të Shqipërisë në mbarë arenën ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e tyre për protestë.

Në dekleratë theksohet se :” Duke marrë shkasë nga ngjarja e fundit më të cilën po përballet vendi ynë mbi shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, Unë Marko Kepi, si kryetar i kësaj organizate, në përgjigje të shumë mesazheve dhe telefonatave të shumë të rinjëve e të rejave shqiptare në diasporë, por bazuar edhe në indinjimin që ne si organizatë patriotike ndjejmë në lidhje më një cështje kaq serioze, e cila vë në diskutim sigurinë e bashkëatdhetarëve tanë, ndjej përgjegjësinë t`i bëj thirrje qeverisë shqiptare t`i thotë “JO” një propozimi të tillë.

Deklerata sqaron se Shqipëria është një shtet i vogël me një sipërfaqe 27,398 m2 dhe renditet një ndër shtetet më të varfra në Europë, e cila njihet kryesisht për klimën dhe turizmin e bukur që ofron dhe jo për fabrika e teknoligji të modernizuar për shkatërrimin e armëve kimike.

Ndërkohë, thuhet në dekleratë se :”Organizata Albanian Roots-Rrënjët Shqiptar, në mbështetje të të gjithë qytetarëve shqiptar i bën thirrje edhe njeherë qeverisë shqiptare të tërhiqet nga negociatat për një vendim që nesër do t’i rëndojë mbi shpatulla e njerëzve të popullit tone, fëmijëve dhe gjeneratave tona të ardhme. Ne duam një Shqipëri të pastër, të gjelbër dhe një vend të sigurt. Ne Rrënjët Shqiptare mbi të gjitha duam Shqipërinë. Ftoj të gjithe shqiptarët kudo që janë t’i bashkohen solidaritetit tone në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet në respekt të jetës dhe vendit tone, Shqipërisë!”

Demostrata të tillla ka pasur dje edhe në Washington ku protestuesit kan thënë se :” Ne vendosshmërisht kundërshtojmë çdo iniciativë e cila mëton ta përdorë territorin shqiptar si laborator ku eksperimentohet me armë të shkatërrimit në masë.”

Gazetës, tonë, i tha njëri prej protestuesve me telefon se :” Kërkojmë nga autoritetet shtetërore në Tiranë të reagojnë në emër të shtetit dhe të veprojnë vetëm në interes të sovranit të Republikës së Shqipërisë.Ne reagojmë kundër politikës butake e mercenare të Kryeministrit Rama, si dhe kundër presioneve ndërkombëtare mbi Shtetin Shqiptar.  Kërkojmë nga qeveria “Rama” që vendosshmërisht të shfaqin maturi politike dhe njerëzore, dhe të konsiderojnë pasojat serioze që sjellin eksperimentet e tilla të rrezikshme.”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: artistet shqiptare, Beqir Sina, i bashkohen Rrenjeve shqiptare, kunder armeve kimike, proteste

Sukses i artistëve shqiptarë në Filarmoninë e Këlnit

May 28, 2013 by dgreca

 Të dielën e 26 Majit 2013 në sallën e Filarmonisë së Këlnit, orkestra simfonike amatore dha një koncert me rastin e 125 vjetorit të themelimit të saj. Dirigjent ishte artisti shqiptar Desar Suljemani.

  Nga Mimoza Cika Kelemndi DW/

125 vjet më parë, pikërisht në vitin 1888 në Këln të Gjermanisë do të themelohej një orkestër simfonike me muzikantë amatorë, duke u bërë kështu orkestra më e vjetër e këtij qyteti. Prej fillimit të shekullit të 19-të krahas veprave simfonike do të interpretoheshin edhe koncerte me solistë, me synim të veçantë, promovimin e talenteve të reja. Duke pasur parasysh qytetin e Këlnit, si një qytet shumë i lidhur me artin dhe muzikën, artistët amatorë ishin më të vetëdijshëm për të përcjellë tek publiku edhe koncerte të një formati të ndryshëm nga të tjerët. Edhe pse “diletantë”, ata asnjëherë nuk e nënvleftësuan rolin e tyre.

Prej themelimit vazhdimisht kjo shoqatë orkestrantësh ka pasur si anëtarë shumë personalitete të njohura nga arti, shoqëria apo politika gjermane. Por rruga e muzikantëve amatorë në këtë orkestër ka qenë e gjatë dhe jo e lehtë: Shumë instrumentistë siguronin bukën e gojës si mësues privatë muzike, disa të tjerë si mësues muzike nëpër shkolla. Disa arritën të realizonin ëndrrën e tyre të madhe për t’u bërë muzikantë profesionistë. Ndërsa shumë zgjodhën një profesion krejt tjetër në jetë. Ata u bënë mjekë, kimistë, inxhinierë, juristë, infermierë, mësues, redaktorë, teknikë, profesorë në universitete apo botues. Megjithatë, 125 vjet janë një tregues i dashurisë së madhe që ata kanë për muzikën, pavarësisht nga profesioni që ata ushtrojnë.

Dirigjenti i parë dhe po ashtu iniciatori për themelimin e kësaj orkestre në vitin 1888 ishte Alexander Rive. Më pas janë një sërë dirigjentë të cilët kanë drejtuar këtë orkestër me vite e dekada të tërë deri sa në 2012 këtë fat do ta kishte një shqiptar, artisti tashmë i njohur Desar Sulejmani. Presidentja e kësaj shoqate orkestruesish Lene Lutz kujton kur u bë zgjedhja e tij:“Shumë shpejt na u bë e qartë se dirigjent do të ishte Desari duke pasur parasysh konkurentët e tjerë. Pra me paraqitjen e tij shumë prej nesh ishin të mendimit se ai do të ishte në krye të orkestrës sonë. Ne zhvilluam votimin për kandidatët favoritë dhe në përfundim doli se me shumicë unanime fitues ishte Desari. Sot them me bindjen e plotë se nuk kemi bërë zgjedhje të gabuar. Ai është vërtet shumë i talentuar, shumë praktik, me shumë energji. Desari ka një pasion të madh për muzikën dhe ne ndjehemi shumë mirë me të si drejtues i orkestrës.”

Prej qershorit të 2012,dirigjenti shqiptar Desar Sulejmani është pasardhësi i Oliver Leo Schmidt-it i cili e udhëhoqi për 14 vite këtë orkestër duke e mbyllur karrierën e tij me koncertin e fundit më 26.11.2011. Por këtë fat Desari e sheh edhe si përgjegjësi apo edhe si sfidë për qytetin e Këlnit të cilin ai e adhuron.

„Ajo që më shtyu të konkurroj si dirigjent i kësaj orkestre ishte mbi të gjitha qyteti i Këlnit duke e parë si qëllim në vetvete. Mendova që Këlni do të ishte për mua edhe një dritare më e madhe qoftë si dirigjent, por qoftë edhe si artist në përgjithësi. Pra fati më krijoi mundësinë që unë ta shfrytëzoja menjëherë këtë konkurim dhe u ndjeva shumë krenar kur mora lajmin që kisha fituar. Por sigurisht unë ndjej edhe përgjegjsinë e madhe për këtë vend sepse një orkestër e tillë me një jetë kaq të gjatë artistike, 125 vjet, do të thotë që përveç të qenurit dirigjent, do të thotë edhe përgjegjësi organizative përpos asaj artistike. Sepse një orkestër e tillë me rreth 70 veta, të cilët jo vetëm që vijnë rregullisht në prova dhe organizojnë koncerte të tilla siç ishte ky në Filarmoninë e Këlnit dhe organizime të tjera, kërkon edhe displinë organizative”.

Orkestra ka interpetuar vepra që nga koha e Barokut deri tek ato modernet klasike apo vepra të muzikës bashkëkohore. Në koncertin e së dielës (26.05.) mes veprave si Elgar, Brahms apo Mendelssohn Bartholdy që u intepretuan me rastin e 125 vjetorit të themelimit të kësaj orkestre, ishte edhe vepra e kompozitorit shqiptar Gerti Druga “Rapsodi shqiptare”, një suprizë tjetër kjo për publikun gjerman.

„Jam totalisht i emocionuar dhe në rradhë të parë falenderoj Desarin, i cili na dha këtë mundësi për të promovuar para publikut gjerman një vepër shqiptare e sigurisht që unë ndjehem i priviligjuar që u zgjodha në këtë rast. Eshtë një vlerësim i madh për mua si i ri por për të gjithë artistët e rinj që kanë këto shanse dhe kjo i dedikohet pikërisht kësaj orkestre e cila ka vite që e ka bërë këtë si traditë të sajën. Në fakt vepra ime është thellësisht shqiptare; sepse unë në kompozimet e mia dua të flas shqip prandaj edhe kompozimi im titullohet „Rapsodi shqiptare“ dhe në rastin e këtij koncerti e konsiderova këtë vepër si një sfidë të vetes sime“, thotë për Deutsche Welle, Gerti i emocionuar .

Dhe këtë test, dy shqiptarët Desari dhe Gerti e kaluan shumë mirë duke marrë duartrokitje të gjata dhe ovacione. Ishte një e papritur edhe për vetë orkestrantët që siç thotë violinina e parë, Susanna Schael ishtë një përvojë e shkëlqyeshme me të dy djemtë artistë nga Shqipëria.

„Ka qenë një përvojë e shkëlqyer me dirigjentin por edhe me muzikën shqiptare e cila është shumë interesante për ne si gjermanë pasi ka një përzierje mes asaj popullores dhe modernes, por gjatë interpretimit e ndjen edhe romantiken e saj që ka brënda. Eshtë fat i madh që ne kemi një dirigjent të tillë pasi unë e njoh Desarin më herët dhe kemi bashkëpunuar shumë. Unë kam qenë edhe në Tiranë dhe jam mahnitur nga talentet që ka Shqipëria në fushën e muzikës. Pra është vërtet një përvojë e mrekullueshme dhe jam shumë e gëzuar me rapsodinë që intepretuam në këtë koncert jubilar. Muzika shqiptare ka shumë energji, por dhe shumë dashuri”.

Pranë kam Melani Köhler, mjeke, e cila pas koncertit me emocion i afrohet mikrofonit: “Shumë shumë bukur, s’kisha dëgjuar kurrë muzikë shqip dhe u mrekullova si nga vepra shqiptare ashtu dhe nga dirigjenti. Ishte i mrekullueshëm, plot energji dhe pasion. Shumë bukur!”

Edhe vetë kompozitori Druga u habit nga suksesi që pati vepra e tij: ” Ritmet tona janë pak të vështira, në përgjithësi ritmet e përziera nuk janë të lehta edhe për tu interpretuar nga instrumentistët, por në momentin kur kjo vepër përthithet mirë nga orkestra atëherë edhe publiku e ka më të lehtë për ta përçuar, për ta përcjellë. Çuditërisht kjo në koncert u arrit në mënyrë të shkëlqyer, ndaj jam dhe shumë i lumtur. Shpresoj që kjo përvojë të më ndihmojë që të kemi mundësi edhe për një përvojë tjetër në të ardhmen si kjo”.

Por emocionet më të mëdha i ka dirigjenti i orkestrës i cili shpalosi para publikut gjerman një figurë të kompletuar prefesionale. Duartrokitjet e shumta dhe të gjata ishin dëshmi e një respekti të veçantë për artistin shkodran, Desar Sulejmani që prej vitesh punon me pasion dhe dashuri për të dëshmuar jo vetëm talentin e tij por edhe vendin e tij, Shqipërinë nga ku ai mori mësimet e para në piano.

U larguam nga salla e Filarmonisë së Këlnit me shpresë së së shpejti do të kemi të tjera aktivitete nën drejtimin e dirigjentit tonë Sulejmani, por dhe një bashkëpunim më të ngushtë gjermano-shqiptar në këtë fushë. Këtë na e premtoi vetë Desari pas koncertit: „Për të ardhmen mendoj se do të ketë një sërë aktivitetesh jo vetëm me kompozitorë shqiptarë por edhe me të tjerë talente të rinj. Gjithashtu do të ketë bashkëpunim edhe me instrumentistët shqiptarë të cilët unë shpesh i sjell këtu në Gjermani dhe ku ata kanë mundësi të promovojnë talentin e tyre. Një plan jo shumë i largët është që me këtë orkestër të shkojmë edhe në Shqipëri për një tur koncertesh”.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: artistet shqiptare, Gjermani, ne Keln, sukse

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT