Nga Asllan Bushati/Ka plot argumenta, madje me bollëk edhe thashetheme e teori konspirative, se si e pse Kosova erdhi në këto zgjedhje te parakohshme. Por pa u marrë shumë me to, e për të krijuar një pamje më të qartë të situatës në të cilën po gatuhen këto zgjedhje, na duhet të kujtojmë shkarazi disa moment para këtyre zgjedhjeve.
Hashim Thaci Kryeministër e më pas President dhe PDK-ja e tij, erdhën në pushtet me pretendime të mëdha, por më shumë se pretendimet (gojët e liga thonë ) se atyre ju shtuan trojet, dyqanet, shtëpitë e parat e xhepit.
Për të arritur këto “ bëma”, PDK-së fillimisht ju desh si patericë edhe Isa Mustafa me LDK-në. Por qasja programore e distancuar midis këtyre partive dhe mentaliteti veprues e drejtues që ato bartnin sejcila, bëri të mundur divorcin. Në këtë rast (të divorcit), LDK-ja nuk përfitoi asgjë, përvecse “ndotjes” me të qënit në pushtet, megjithse Isa Mustafa në shumicën e kohës u tregu një Kryeministër dhe ekonomist me vision, por jo me vendosmërinë e duhur të një burrshteti.
Në situatën e krijuar PDK-ja, pa zbritur nga “kali i pushtetit”, thirri si mbështetëse AAK-në e Ramush Haradinajt duke marrë kështu emrin “shtetarët e krahut të luftës”. Ky bashkim i ri, solli si rezultat “harresën nga AAK-ja të kartës së kufirit me Malin e Zi” e cila kishte qenë flamuri i atdhetarizmës së saj për një kohë të gjatë. Por ky “atdhetarizëm” dukshëm nuk ishte i njejtë me opsionin amerikan , sepse këta të fundit, kishin bërë me dije se mos ndryshimi i kufijve është formulë edhe për kufijt me Serbinë. Ky qëndrim amerikan, (ka thashetheme) u formësu se ata në prapa skenën e debateve për kufirin Kosovë- Mali i Zi, shihnin shtysën e veprimtarisë subversive të segmenteve serbe.
Koalicioni i krahut të luftës, shpejt u ballafaqu me shumë problem serioze të brendëshme e të jashme, të reja e të bartura . Kulmi u arrit kur Kosova nuk u pranu në organizmat e interpolit botror megjithse prapa kishte mbështetjen amerikane e të vendeve kryesor perëndimore.
Mos pranimi i Kosovës në Interpol, u vlersu si një sulm i hapur i Serbisë (në bashkpunim me miqt e saj ndërkombëtar) për pengimin e integrimit të mëtutjeshëm të Kosovës në të gjithë organizmat ndërkombëtar. Kësaj situate Qeveria e Kosovës vendosi ti përgjigjej me masa të rrepta. Si hap i parë u mendu ndërprerja e bisedimeve dhe si hap i dytë (imediat) u parapa ndëshkimi i saj ekonomik.
Për këtë të fundit Pacolli thotë se Enver Hoxhaj i PDK-së (duke deklaruar se ka marrë sygjerim e amerikanëve ) i propozoi Kryeministrit Haradinaj dhe atij, ngitjen njëqind përqind të taksës për mallrat serbe e boshnjake që hynin në Kosovë. Duke e menduar të mirqenë e pa asnjë dyshim propozimin amerikan, Qeveria e Kosovës u hodh në veprim të menjëhershëm për realizimin e planit të kundërvënies.
Por kjo masë e Qeverisë së Kosovës e befasoi SHBA-në dhe BE-në të cilat po mundoheshin ta zgjidhnin sa më shpejt e më butë konfliktin njëzet vecar në këtë pjesë të Europës. Atyre ju desh të rishikonin hapat e hedhur dhe të merreshin më me kujdes me këtë problem për të cilin kishin investuar shumë mund, veprimtari luftarake,djersë e mjete monetare. Nga kjo kthesë e papritur e ngjarjeve ka disa pikpyetje të cilat do ti shtrojme më poshtë:
A ishte me të vërtetë një sygjerim amerikan ngritja nga Kosova e taksës për mallrat e ardhur nga Serbia e Basnje-Hercegovina? Në se ishte amerikan,ishte zyrtare apo sugjerim individual i ndonjë personi të vecantë. Në se është kjo e fundit (persona të vecantë) a mos sygjerimi ishte gatuar më parë në guzhinat serbe e ruse dhe u servir si amerikan por që në fakt është pjesë e padukshe e lobimeve kundër shqiptare këtu në SHBA?
Për këto pikpyetje duhet të flasin hapur: Thaci, Haradinaj, Veseli, Hoxhaj, Pacolli etj. Por nuk është e rëndësishme vetëm sipërfaqja, pra kush e inicioi. Më e rëndësishme është të zbulohet se kjo ishte një sygjerim i gabuar apo një kurth i paramenduar dhe i ngritur me qëllim kundër Kosovës. Pjesë e kesaj llogjike është edhe pyetja se: a ishte me të vërtetë e suksesëshme ngritja e taksës apo u ndërruan ambalazhet në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut dhe mallrat serbe erdhën në Kosovë si më pare?
Serbia vazhdon të qaravitet tek ndërkombëtarët për “dëmin e madh” ekonomik që i shkaktoi Qeveria e Kosovës. Pyetja shtrohet: kjo është një e vërtetë apo një mashtrim i madh? Serbia nga një gjenocidiste e agresore dhe e mundur ushtarakisht në Kosovë po përpiqet ti vendos raportet me kokë poshtë duke e prezantuar vehten si viktimë e pafajëshe e veprimtarisë së “dhunëshme” të Kosovës. Pjesë e kësaj loje të flliqur ishte edhe thirrja e Kryeministrit Ramush Haradinaj si i pandehur në Gjykatën Speciale të Hagës, gjë e cila provokoi dorheqjen e tij dhe këto zgjedhje të parakohëshme. E thënë me fjalë më të thjeshta, këto zgjedhje në Kosovë janë pjesë e platformës serbe, meqenëse ajo dështoi me planin e ndryshimit të kufijve.
Ka deklarata e hamendësime se një grup njerzish të përzgjedhur nga Serbia (politikanë e të sherbimeve të fshehta ) ishin mbledhur para disa ditësh në një takim special në një qytet rumun. Ata kanë diskutuar për dështimin e marrveshjes së arrituar nën rrogozë më parë me aktorët: Vucic-Thaci- Rama . Por kanë vendosën që të sulmohet me të gjitha mjetet (legale e ilegale) brenda fushatës zgjedhore cdo kandidat për kryeministër që nuk ka në axhendën e tij shkëmbimin e teritoreve. Sulmi (sipas tyre) do të bëhet edhe duke gërmuar në moralin e personave të listuar dhe të punës e veprimtarisë së familjarve të tyre, duke përzierë të qëna e të bëra me të paqëna e të pabëra.
Kjo gjurulldi e llumhane serbe, e ka vështirsuar pamshërinë e përmbajtjen e deklaratave të të nominuarve për kryeministër sepse nuk dihet se deri ku ka ndotje e deri ku ka konkurencë.
Kështu Haradinaj duke parë rrezikshmërinë e Albin Kurtit si kandidat potencial thotë:”Albin Kurti është mashtrues që nuk mund ti besohet. Qasja e Vetvendosjes është komuniste”. Kurse Albin Kurti e godet Haradinajn si i pa principtë duke deklaruar se :”E kaloi demarkacionin vetëm për një karrige”. Kadri Veseli u bën thirrje zgjedhësve ti bashkohen PDK-së për një luftë të rreptë e të papajtueshme kundër korrupsionit, sikur korrupsioni galopant në Kosovë është i mbartur nga ndonjë planet tjetër dhe nuk ka të bëjë me të dhe partinë e tij e cila prej disa vitesh është në pushtet. Këtë e motivon me faktin se brenda partisë së tij është bërë e po bëhet katarsis për këdo që i del emri si i thirrur nga gjykata. Partitë e tjera thotë ai, nuk e kan bërë një katarsis të tillë. Vjosa Osmani ( më e votuara e parlamentit të shpërndarë) i fton zgjedhesit të ndjekin LDK-në për të realizuar një “Clirim të dytë”, duke deklaruar se nuk do të ketë një koalicion me PDK-në. Në të njejtën kohë i thotë VV-së se në se dëshiron koalicion paszgjedhor me ne, ka disa shtyla të paprekëshme si:”zhvillimi e punësimi, arsimi, shëndetsia, familja partneritet strategjitk me SHBA e BE, duke nënvizuar se SHBA-ja nuk ka kërkuar e nuk do të kërkojë shkëmbim teritoresh midis Kosovës e Serbisë”. Albulena Haxhiu e VV-së duke e parë me zili në një dyplanësh si femër dhe si më e nomonuara për kryeministre Vjosa Osmanin thotë se :”Osmani ka qenë një deputete e zakonëshme dhe nuk ka bërë asgjë për të drejtat e grave në Kuvend”.
Ky vështrim i shkurtër I historisë së afërt të Kosovës dhe kjo pamje parazgjedhore na mundson të arrijmë në disa përfundime:
Zgjedhësi kosovar është i lodhur me politikanët e paditur, të pa emancipuar, servilë të ndërkombtarëve, të korruptuar, gënjeshtar, pa integritet moral e atdhetar, batakcinj që interesat personale, familjare e neopotiste i kanë mbi ata të Kosovës. Ky tip politikani lypset të goditet me votën popullore e të largohet nga skena politike pa as më të voglin hezitim.
Shanset që LDK-ja të radhitet në vendin e parë janë të shumta dhe Vjosa Osmani të nomoinohet si Kryeministre. Ajo përbën shpresë për shumë të rinj, intelektualë, emigrant dhe miq ndërkombëtar të Kosovës. Shpresojmë të mos zhgënjehemi.
VV-ja dhe Albin Kurti nuk janë provuar në sferat e larta qeverisëse dhe kjo i favorizon edhe ato, por në zgjedhjet vendore janë “baltosur” si të tjerët. Kurse nga të qenit të majtë në pikpamjet politike, konsiderohen “solucion i ngopur”.
AAK-ja dhe Ramush Haradinaj janë nën trysninë e vetdorheqjes dhe të ndërkombtarëve, por ata mund të luajnë një rol plotësues pozitiv paszgjedhor.
Urojmë dhe shpresojmë më të mirën për Kosovën, nga këto zgjedhje të provokuara nga Serbia.