• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MESAZH PËR KOMUNITETIN NË QUEENS E RRETHINA: SIILINI FËMIJËT TUAJ NË SHKOLLËN SHQIPE ”KUQ E ZI”

July 26, 2016 by dgreca

* Për këtë vit do të hapim edhe një klasë të re për shkollën kuq e zi në Astoria-Queens, NY/

* Kërkojmë ndihmën e komunitetit!/

Nga Kristaq Papa/

Të nderuar miq, bashkombas,banorë të Queensit, e veçanrisht të Astorias e rrethinave të saj! Ju njoftoj se fëmijët e Mësonjtores “Kuq e Zi” i mbyllën me sukses mësimet e këtij viti shkollor dhe një pjesë e tyre tani janë me pushime në Shqipëri me gjithë prindërit e tyre. I përgëzoj të gjithë ata që kontribuan. Për vitin e ardhshëm shkollor ne i kemi të gjitha mundësitë për të hapur një klasë të re me fëmijë të moshës 6 deri ne 10 vjeç. Duke falenderuar gjithë prindërit e nxënësve e në veçanti Kryetarin e Bordit të Prindërve Z Altin Bundo,miqtë e shkollës: gazetarin Dalip Greca,Editor Gazetës”Dielli”, gazetë e Federatës Panshqiptare të Amerikësi “Vatra”,Dr Skënder Myrtezani ,Kryetar i degës së Vatrës në Queens, zonjën Nazo Veliu-sekretaren e Vatrës, TV Kultura Shqiptare me pronar Z. Adem Belliu për ndihmën në vazhdimësi që kanë dhënë në konkretizimin me sukses të kësaj nisme atdhetare. Në mënyrë të veçantë falenderojmë, edhe ne emër të prindërve ,z. Kristaq Foto, biznesmen atdhetar, në mjediset e biznesit të të cilit funksionon shkolla. Me anë të këtij mesazhi kërkojmë që të informojmë prindërit për këtë mundësi të re që u krijohet për fëmijët e tyre, që ata të mësojnë të flasin e të shkruajnë, të lexojnë gjuhën e bukur shqipe. Pikërisht informimi është vështirësia më e madhe që ne po ndeshim realisht në punën tonë gjatë dy viteve që funksionon shkolla Shqipe. Pradaj u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që banojnë në Queens ,gjithë biznesmenëve e intelektualëve, që kanë mundësi  të komunikojnë me bashkëkombasit që të na ndihmojnë duke e kumtuar me gjithë mjetet e mundësitë këtë njoftim. Afrojini fëmijët tuaj dhe të miqëve tuaj pranë shkollës shqipe!Ne duam që të çelim edhe një klasë tjetërër këtë vit shkollor që vjen me fëmijë shqiptarë që duan të mësojnë gjuhën e vendi të tyre.Ju lutem na ndihmoni!

Rregjistrimi do të vazhdoje deri në datën 25 Gusht 2016 ! Për më shumë  informacion ,kontaktoni në tel nr 1-917 832 2376 . Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe ndihmën tuaj !

***

Po shkepusim nga arkivi i Diellit shkrimin ne celjen e shkolles shqipe ne Astoria, me 7 Mars 2015

NË FESTËN E MËSUESIT U HAP E PARA SHKOLLË SHQIPE NË ASTORIA, NY

7 Mars 2015, Astoria, New York/

Sot në ditën e Festës Kombëtare të Mësuesit, në Astoria- Queens, New York, u cel e para shkollë shqipe në historinë 150 vjecare të komunitetit shqiptar të Amerikës. Shkolla shqipe janë hapë, mbyllë, e rihapë, në shumë shtete e qytete të Amerikës, përgjatë një shekulli. Përmendim shkollat në Boston, që më 1911, shkollat e New York-ut, Chikagos, Ohios, Detroitit, por në Astoria, një zonë e dominuar nga komuniteti grek, nuk ka pasë shkollë shqipe.
Një grup shqiptarësh që jetojnë në Astoria, Nju Jork, me në krye Kristaq Papën, ndihmuar nga Kristaq Foto, që lëshoi mjedisin për klasën e parë pranë Kafesë”Kuq e Zi” , dhe një grup aktivistësh shqiptar, që dhanë mbështetjen e duhur, zgjodhën Festën e Mësuesit për ta celë shkollën shqipe.
Së bashku me Adem Belliun, pronarin e TV Kultura Shqiptare, dhe Veiz Belliun, shkuam nga Bronxi në Astoria, që në mëngjes për t’u bërë pjesë e gëzimit të fëmijëve, mësuesëve, prindërve , por dhe ish mësuesëve, që festojnë së bashku këtë festë, atë të Mësuesit dhe hapjen e shkollës shqipe.
Dhoma e vënë në dispozicion për klasën e parë të shkollës shqipe është zbukuruar me flamujë shqiptarë dhe amerikan; në një kënd janë portretet fotografike të Nene Terezes, smail Qemalit, Isa Boletinit, Nolit, Konicës, portrete të artistëve, sic është ai Vace e Zelës etj. Një bibliotekë modestë me libra shqip është në dispozicion të shqiptarëve.
Në këtë festë organizatorët kanë ftuar edhe ish mësues të shkollës shqipe, që tashmë jetojnë në këtë zonë.
Festën e ka hapur inisiatori kësaj lëvizjeje arsimore, Kristaq Papa. 7 Marsi, tha ai,është një festë Kombëtare. Kjo ditë, ka hyrë në Historinë tonë Kombëtare, për shkak të Mësonjëtores së parë në Gjuhën Shqipe të Korçës, që është shkolla e parë në gjuhën shqipe. Ashtu si patrioti Diamanti Terpo, ofroi shtëpinë e tij në Korcë për shkollën shqipe me 7 Mars 1887, sot me 7 Mars 2015, familja e Kristaq Fotos, po na dhuron këtë mjedis për të hapur shkollën shqipe, me qëllim që fëmijët e lindur në Amerikë, të mësojnë gjuhën e bukur të prindërve të tyre, gjuhës së bukur shqipe.
Larg pompoziteteve, ceremonia është e thjeshtë, por është e ngarkuar me emocione. Kristaq Papa ka marrë pranë për ta drejtuar së bashku festën Keti Foto, e bija e Entela e Kristaq Fotos, mbesa e gjyshërve Milika dhe Illo, e cila e ka mësuar gjuhën shqipe falë kontributit familjar, ku flitet ship. Mësuesit që janë në sallë emocionohen kur fëmijët e vegjël, që do të jenë nxënës të kësaj shkolle, u dhurojnë nga një trëndafil. Mësuesit Milika Foto, Leonidha Xuhani, Bujar Bejkollari, Natasha Muzaka, Kujtime Bejkollari, Vita Bano, apo dhe ish mësuesit Kristaq Papa, Veiz Belliu, Adem Belliu si dhe autori i këtyre radhëve ndjehen të respektuar tek marrin lulet dhe përqafimet e fëmijëve. Milika Foto, thotë para kamerave, se pas shumë vitesh në emigracion, për të parën herë po provon emocione sikur të ishet para nxënësve të saj. Bujar Bejkollari, mësues nga Përmeti ndjehet i gëzuar në këtë mjedis festiv dhe i sjell ndërmend vitet e mësuesisë. Ai falenderoj Kristaq Papën për nismën dhe Familjen Foto për dhurimine mjedisit për shkollën shqipe. Mirë do të ishte, propozon ai, që gjithë ky grup veprimatrësh të cështjes Kombëtare, të krijonin një nëndegë të Vatrës, e cila ka dhënë kontributin e vet modest me mbështetjen që i ka dhënë kësaj nisme, qoftë me librat shkollore, por edhe me bibliotekën modeste të dhuruar kësaj qendre shqiptare.
Mark Qehaja nga Tropoja, ka sjellë dy fëmijët e vet, Lizën dhe Denisin. Ai flet i emocionuar në ceremoninë e celjes së shkollës, dhe ofron të gjithë ndihmën e tij që kjo shkollë të ketë të ardhme. Besian Krasniqi, një ndër mbështetësit e kësaj nisme, nuk u ofrohet kamerave, por ndjehet mirë për gjithcka ndodh në këtë mjedis komëbtar. Kristaq Foto, pronar i kafenesë “Kuq e zi”, tregohet modest në dhurimin e këtij mjedisi për shkollën shqipe, por ai uron që kjo klasë- shkollë , nesër të ketë një mjedis më komod dhe të kthehet në një akademi shqipatrësh në një zonë që kurrë nuk ka patur, jo shkollë shqipe, por asnjë institucion fetar a kulturor, ndërkohë që komunitetet e tjerë, vecanërisht komuniteti grek, kanë me dhjetëra shkolla e kisha, ku ruhet gjuha dhe traditat kombëtare.
Fëmijët ndjehen të gëzuar, edhe pse disa nga ata, që nuk kuptojnë shqip, duken paksa të hutuar në ditën e parë, por gjithësesi i gëzohen festës. Nxënësja Liza Qehaja flet mirë shqip dhe mbanë veshur bluzë e shall me simbole kombëtare. Denisi, i vëllai, edhe pse është i pasigurtë në shqipen e tij, gëzohet hapjes së shkollës shqipe; Reon Krasniqi, është i gëzuar, edhe për faktin se babai i tij, Besian Krasniqi, ishte një ndër mbështetsit aktiv të hapjes së shkollës. Ernei Tollja, Naile Tollja, Christian Bombaj, Eleni Sikollo, Odeta dhe Kamela Papaj, Donald Rapaj, Donil Beqo, Eda, Elsa dhe Joana Kulla sot nisin së bashku rrugën e bukur të mësimit të gjuhës shqipe dhe do ta ruajnë në kujtesë si një ndër ditët më të gëzuara. Inxhinier Ilmi Mance, ka ardhur nga Bronxi, po ashtu Jorgji Muzaka, eshte bere pjesë e festës, studiuesi Illo Foto, ndjehet i gëzuar që i biri, Krstaqi, ka dhuruar këtë mjedis për shkollë, Entela, është një ndër organizatoret e festës. Familja pronare e kësaj kafeneje ka dhuruar ëmbëlsira për fëmijët.
Televizioni Kultura Shqiptare e ka filmuar ceremonine festive.
Le t’u urojmë mësuesve dhe nxënësve të shkollës së parë shqipe në Astoria:Gëzuar Ditën e parë të Shkollës Shqipe!
Mësuesëve kudo që janë Gëzuar Festën e Mësuesit!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Astoria-Queens, Kristaq papa, Kuq e zi, Shkolla shqipe

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT