
Nga Astrit Lulushi/
Mes kafshëve, vetëm njeriu është i aftë të ndjejë kënaqësi kur shikon një grindje, një zënkë, një luftë pa marrë pjesë në rrezik; nuk ka gjë më të ëmbël për ‘të sesa të mbajë pozita të larta, të sigurta, por jo nga frika, të fortifikuara, ndërsa të mençurit enden jashtë, ai kënaqet kur shikon se si humbasin në kërkim për udhën e jetës, apo kur sheh garën e intelektit, rivalitetin, natë e ditë, duke u përpjekur të tejkalojnë përpjekjet për të hyrë brenda mureve në luftë deri në majën e pushtetit.
Në çfarë errësire dhe në çfarë rreziqesh kalon kjo periudhë e jetës, duke mos zgjedhur të kuptohet se natyra dëshiron më pak se kjo; dhimbjen ta ndajë nga trupi dhe mendja, që njeriu të gëzojë pa pasur nevojë të mendojë edhe për frikën. Por njeriu që sheh nga muret e fortifikuara vetëm kënaqet, qesh e duartroket vuajtjet e mundimin e tyre.