
Nga Astrit Lulushi/
Kushdo që vallzon duhet të jetë shumë i dehur ose i çmendur, thoshte Ciceroni. Vallëzimi, përveç në lidhje me disa ceremoni, konsiderohej degradues nga romakët që nga periudha më e hershme. Mes romakëve, profesionet më të ndershme ishin bujqësia dhe lufta; kjo e fundit u mundësonte atyre që ta pushtonin tokën me shpatë, dhe bujqësia i mësonte që ta nënshtronin atë për qëllimet e tyre – punim, mbjellje e mbarështimit.
Tregtia shihej me përbuzje dhe u lihej plebejve; patrikët e konsideronin veten të punësuar në mënyrë të përshtatshme vetëm kur hynin në luftë a ushtri, ose bujqësi e blegtori, “pecus”, gjedhët, që rrjedh nga pecunia, nga rrjedhin fjalët bagëti, para e pronë. Me përdorimin e patkuajve – këmbët e kuajve – lindi profesioni i fabrit ose i farkës a farkëtarit.
Karrigia Kurule thuhet se ishte importuar, me artikuj të tjerë të mobiljeve shtetërore, nga Etruria. Karrigia Kurule i ngjan asaj otomane, por me këmbët prej fildishit në formën e këmbëve të elefantit toskanin, çka merret si provë për origjinën e saj etruske. Ka të tjerë që thonë se karrigia Kurule është përdorur shumë kohë para romakëve nga faraonët e Egjiptit të lashtë. Sidoqoftë, në Karrigen Kurule ulej vetëm perandori ose kryetari, dhe nga “Kurule” rrjedh “Karrigia ku ulet kryetari”.