• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LAJM I HESHTUR

May 9, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi /
Në pjesën e pyllit tragjik, aty ku rrallimi i pemëve ka sjellë ndriçimin dhe i ka liruar vendin barit të shëndetshëm dhe luleve, gjendja duket e heshtur; njerëzit nuk janë të gatshëm në çdo rast për të rrëfyer a dëgjuar se çfarë ka ndodhur në të kaluarën; as të shkolluarit e asaj kohe që janë më të arsyeshëm dhe i shohin me humor marrëzitë e tjetrit, nuk e vënë re mirësinë që përfitojnē nga kjo heshtje, dhe që ka mbytur zgjuarsinë e tyre. Përfitimi në çdo gjë nëpërmjet mashtrimit në gjithëçka, është motoja e lukunisë së zbritur nga e kaluara e zbardhur me borë. Mes tyre, shkrimtarët ndryshojnë; ata kanë mendje më të madhe dhe argumentojnë me aq besim sikur të lexonin pjesë nga ungjilli; citojnë qindra shembuj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk i afrohet çështjes; grumbullojnë gjykime, vepra, raporte e paragrafe që në vetvete të ndihen të lehtësuar e të shfajsuar; skllavërinë më të madhe e shohin si të imagjinueshme, si figurë letrare, ose se vetëm ka ekzistuar në kohët romake, jo në periudhën e diktaturës së zhveshur “proletare”; gjithnjë duke llogaritur se lutja më e mirë pakëson më shumë dhimbjet. Këtyre, si të ngjashëm, mund t’u shtohen ish-propagandistët dhe sofistë, që flasin po aq shumë si papagalli, për të heshtur “lajmin e rremë” ose thashethemet ose lajmin e paautorizuar, por jo të heshtin zhurmën që del nga një kullë me pirgje tullash më të larta se ato të rrëmujës; edhe pse zhurma e tyre e papranueshme nuk është faji i saj i vetëm.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

Dy-fytyrë

May 8, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Qëllimi dhe mjeti, lojtari dhe loja, njeriu dhe jeta, të gjitha përbëhen nga ndërthurja, dhe kanë nevojë për një arbitër për t’i pajtuar. Njeriu përpiqet të sheshojë kontradiktat, dhe kjo sjell absurditet në të menduarin dhe fjalën, sepse shpesh i duhet të thotë të kundërtën e asaj që mendon. Asnjë fjali nuk mban gjithë të vërtetën. Mënyra e vetme me të cilën njeriu mund të jetë i drejtë, është duke përqafuar gënjeshtrën; Fjala është më e mirë se heshtja; heshtja është më e mirë se të folurit; Këto janë, dhe nuk janë, në të njëjtën kohë; dhe të ngjashme. Gjithë universi ka vetëm një gjë, pamjen dy-fytyrëshe, krijues-krijesë, çështje-mendje, e drejtë-e gabuar, për çdo propozim mund të argumentohet për t’u pranuar ose hedhur poshtë, për t’u pohuar ose mohuar. Prandaj, çdo njeri është një pjesë, dhe natyra i jep një mendje, që e bën të justifikojë individualitetin e tij. Natyra është e pamasë; edhe njeriu është gjithashtu i gjithë botës, universalist, dhe, pasi Toka, ndërsa rrotullohet në boshtin e vet, rrotullohet gjithashtu rreth diellit. Kështu ndodh me natyrën e politikanit që për Diell ka postin; pa qenë i pushtetshëm dhe i pasur, ai përpiqet përtej mundësisë së një reformatori, radikali a revolucionari të mirëfilltë, premtimet i derdhen lumë, dhe turma e mban në supe a e ndjek pas me brohoritje; dhe kur merr pushtetin ai mbyllet në kullën e tij, harron fjalën e dhënë, dhe mbron me fanatizëm pjesën tjetër të ditëve në diell. Nëse e pyesin se si do të vepronte po t’a fillonte jetën përsëri, do të thoshte, se do të ishte i mallkuar, por të njëjtën gjë do të bënte.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

Cilësia mjafton

May 6, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Ç’rëndësi ka nëse shumë kohë shpenzojmë duke planifikuar jetën tonë, duke bindur veten për atë që duam të bëjmë, ose çfarë duhet të bëjmë? Ka raste kur njeriu nuk sheh se çfarë synon të bëjë dhe çdo gjë për ‘të përmbyset, largpamësia mungon jo vetëm përpara por edhe për të parë pas, kur kokën e kthen me synimin për t’u ruajtur për sesa për t’u njohur me të shkuarën. E kaluara përmban çdo lloj mësimi, por fatkeqsisht për shumë kohë ka qëndruar si libër i mbyllur.Cili ka qenë viti më i keq në historinë njerëzore? Duket pyetje e madhe, por përgjigjia është e thjeshtë – Rreth 70-mijë vjet më parë, në malet Sumatra shpërtheu një vullkan, 2 milionë herë më i fuqishëm se sa bomba atomike që shkatërroi Hiroshimën në vitin 1945. Raca njerëzore u shfaros pothuajse plotësisht. Mbetën vetëm 10.000 njerëz. Të mbijetuarit? Paraardhësit tanë. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë të gjithë kaq shumë të afërt gjenetikisht. Historianët gjithmonë i paraqesin ngjarjet njerëzore si përparim të vazhdueshëm. Bujqësia, kultura, shkenca, teknologjia, perandoritë, diktaturat, të drejtat e njeriut … Por, a janë njerëzit sot më të lumtur sesa në ditët kur jetonin në grupe mbledhësish e gjahtarësh? Atëherë ata nuk jetonin gjatë, jeta ishte e shkurtër; por sot shumë njerëz vdesin nga vetëvrasja sesa vriten. Njerëzit bëjnë jetë të mjerueshme, më të gjatë. Në fund kthehesh në fillim duke mbërritur në përfundimin se pyetja me vend do të ishte ‘si…?’, jo ‘sa…?’- asgjë tjetër nuk ka rëndësi, cilësia mjafton.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Cilësia mjafton

TALENT

May 5, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Qytetërimi është pranë kulmit, mendojnë disa, kur të tjerë thonë se ende ndodhet në këmbët e malit, si ylli i mëngjesit, që del kur diellit i duhet ende kohë për të filluar ditën. Kjo tregon se sa i manipulueshëm është karakteri i disave, të cilët me sy mbyllur ndjekin pushtetin, e ligjshëm ose jo, që një opozitë gjithësesi kërkon t’a rrëzojë.Çdo mendim që hidhet në botë, ndryshon botën. Por politikanët ndiejnë vetëm praninë e fitimit, të cilin e kanë ndarë, sa për vete e sa për shefin, përpara se të hyjë në kasafortë.Konkurenca dhe sukseset janë aq të pakta, si gjethe fiku, me të cilën politikani i turpëruar përpiqet të fshehë lakuriqësinë e tij. Homazhe a nderime bëhen në çdo rast, fushë e aspekt. Shumë e dinë se nuk i meritojnē ato, dhe janë të paduruar për të treguar një talent sado të vogël si zëvendësues të vlerës. Çdo njëri ka një talent që mund t’a bëjë disi të dobishëm, ose të këndshëm, ose të frikshëm, ose zbavitës, ose fitimprurës, dhe e shfaq atë si një ndjesë ndaj të tjerëve për shkeljen mbi ‘ta a shkëputjen prej tyre. Por kjo nuk e kënaq. Mund të hedhësh pluhur në sytë e të tjerëve, por shikimin e vetes nuk e përmirëson dot. Kur kalon para të tjerëve je i vetëdijshëm dhe një dridhje e lehtë emocioni e frikë të kaplon. Talenti është një lloj ekspansioni dhe njeriu është i detyruar të reflektojë në momentin e shkëlqimit me një lloj poshtërimi. Shumica e personave të suksesshëm, veçanërisht në politikë, dalin në publik me një farë droje të heshtur. Secili duket sikur thotë, ‘nuk jam ky që shihni’. Ky është kompensimi ndaj vetvetes për dobësinë, ftohtësinë dhe pabesinë ndaj të tjerëve. Si lloj kafshësh të pyllit, që nuk kanë asgjë tjetër përveç një bisht për ngjitje ose zvarritje. Nëse një politikan mund të hynte në marrëdhënie të ndershme me njerëzit dhe ta bënte jetën më të qetë përreth tyre, nga dinjiteti dhe ëmbëlsia e sjelljes së tij, ose të shmangte favorizimet e shefit, apo takimet e fotot e lakmuara aq të kota dhe pompoze? Por me siguri asnjëri prej tyre nuk do të ishte aq sharlatan sa të përballonte të ishte i sinqertë në këtë përgjigje.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Talent

Punë të shkuara

May 3, 2020 by dgreca

Shkruan: Astrit Lulushi/Jeta është imazh i ndarë në sekonda dhe ne përpiqemi t’a kapim. Ku e gjejmë veten? Zgjohemi dhe e gjejmë veten e shumë të tjera pa pamje. Gjumi zgjon gjithë jetën për sytë tanë, ndërsa natën rri pezull nëpër degët e ëndrrës. Të gjitha gjërat notojnë dhe shkëlqejnë, jeta nuk duket aq e mërzitshme. Ngjashëm si fantazmë, rrëshqasim nëpër natyrë dhe nuk e njohim më vendin kur kalojmë përsëri. Megjithëse kemi shëndet dhe arsye, prapë nuk kemi një shpirtit të tepërt për të krijuar një gjë të re ndryshe. Kemi mjaft për të jetuar, por jo një qindarkë për të dhënë ose për të shtuar. Jemi si mulli me ujë të shterur. Ndonjëri prej nesh e dinte se çfarë po bënte, ose ku po shkonte, atëherë kur mendonte se dinte më mirë. Ne nuk e dimë sot nëse jemi të zënë apo të papunë, nëse dimë më shumë a më pak. Në kohërat kur na thonin se nuk punonim, më pas zbuluam se shumë kemi arritur, shumë gjëra sot, me ne filluan. Të gjitha ditët duken kaq të padobishme sepse ato kalojnë, dhe kjo është mrekullia. Ku ose kur kemi marrë ndonjë gjë nga ato që quhen mençuri e virtyt? Kurrë nuk përfituam prej tyre, duhet të kenë qenë ngatërruar në ndonjë rrjetë diku tjetër.
Atëherë, cili është lajmi? Sikur të mos kishim qenë, sa individë do të kishte sot shoqëria? Sa veprime? Sa mendime?

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Pune te shkuara

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT