• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sot dhe dikur

April 22, 2020 by dgreca

NGA ASTRIT LULUSHI/ Në kohën e tanishme, çdo gjë artizanale preferohet sepse është dëshmi e inteligjencës, shijes dhe individualitetit. Shteti, megjithatë, nuk ndalet së reklamuari mirësitë dhe sipërmarrjet e veta, me të cilat zgjeron kontrollin, shantazhin dhe shton sundimin. Sa i përket bamirësisë, kur kujtohet koha e shkuar dhe i gjithë zemërimi, qeveria bëhet më e zgjuar, për t’u shtirur më lehtë se pamja e saj ka ndryshuar.
Gjërat ishin aq të njëjta atëherë, megjithëse dukshëm të ndryshme, kur shumica u kthye tek të keqmenduarit. Dhe ashtu si ishët dilnin kundër, kështu edhe “tradhtarët i vijës” dënoheshin si në kohë Inkuizicioni. Duke hequr dorë nga thjeshtësia, ata morën lavdi nga përdorimi i politikës së momentit dhe të bërtiturat i bënë modë, sepse emri i mirë për ‘ta kishte rëndësi, por nuk e kuptonin se shpreheshin në përputhje me kategorinë e tyre mendore.
Duhej të ishin ata që nisnin devijime të tilla, që gjërat të dukeshin të reja, pavarësisht nëse ishin të tilla ose jo. Në art, si në shoqëri e politikë, emrat e rinj janë të domosdoshëm (në shumë aspekte ata, në mendësi, janë vërtet të vjetër). Kështu nga mosha në moshë një lloj realizmi i ri social rilind si reagim ndaj atij që ishte admiruar dikur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Art e Natyrë

April 20, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Arti që ndahet nga natyra është imagjinatë, pa realitet, i sipërfaqshëm, si përrua herë i thatë, herë me ujë të cekët, i trishtë, i thatë, aspak tërheqës. Kur artisti nuk e sheh natyrën të jetë e bukur, ai krijon për hir të vetes; mendon se të tjerët janë pa shije, të shurdhër, ndërsa vetë i pakonkurueshëm, duke refuzuar jetën si prozaike dhe krijon një vdekje të cilën e quan poetike. Ai përbuz punët e lodhshme të ditës dhe fluturon drejt zjarreve të rrepta që djegin, por mendon se ndriçojnë errësirën; ha e pi, dhe më pas nxjerr idealin. Ai përcjell mendime dytësore dhe mbështetet në imagjinatë, në kundërshtim me natyrën; si në kohë lufte, kur njeriu ndëshkohet a dënohet pa gjyq nga polici. A nuk do të ishte më mirë që në tryezë të vihej me ideal, të shtrohej më parë idea, dhe pastaj të ngrënat e të pirat, ashtu sikurse bukuria të kthehet në art të dobishëm, dhe dallimi midis arteve të bukura dhe atyre të dobishme të zhdukej? Nëse historia do të tregohej e vërtetë, nëse jeta do të shpenzohej ndershmërisht e fisnikërisht, a nuk do të ishte më e lehtë ose e mundur që kufiri midis artit dhe natyrës të shkulej? Në natyrë, gjithçka është e dobishme, gjithçka është e bukur, sepse është e gjallë, lëvizëse, riprodhuese. Një realitet quhet i mirë sepse është i drejtë, në balancë, në harmoni, dhe jo si në peshore, ku qeveria rëndon dhe populli, në anën tjetër, është gur pavlerë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Art, Astrit Lulushi, Natyre

NDALIM VIRUSI

April 18, 2020 by dgreca

Ndalim virusiAstrit Lulushi
Ka ndonjë, të cilit nuk i pëlqen mënyra se si tjetri është a duket, i ri, meso apo plak; madje i cakton edhe orarin se kur duhet të dalë për të shëtitur. Sot edhe një qen a mace nuk mund t’a trajtosh a shkelmosh në këtë mënyrë. Mos vallë ai ka sistem imun, apo ka çelsat e virusit dhe e komandon atë? Sepse kështu duket, dhe faji pastaj i bie teorive konspirative, të tilla do tē ketë, nëse mungon informacioni. Si mund t’i thuhet tjetrit nëse e ka mirë apo keq, gabim apo drejtë? Çdo njeri e gjen vetë vendin ku jeton, alternativa tjetër quhet diktat a robëri. Njeriu ka disa parime; kur i krijon vetë, ecën sipas tyre, i ndjek ato dhe mund t’i ndryshojë, të vetat janë; kur parimet i merr nga të tjerët, ecën mbi ‘to, i shkel vrazhdë me këmbë, pa ndjesi, si ai që kalon në udhën e hapur nga të tjerët. Por ka edhe nga ata, të cilët fshihen nën parime, që herë mbufaten herë shfryhen, kjo varet nga rehatia që ndjejnë ose nga hija që merr eprori i tyre. Zëri i tyre bëhet rrufe kur dikush ia shkel parimet, jo rrufe që flet, por rrufe e shkruar në fletë të bardhë, e cila nxirros faqet dhe njerëzit, si dikur decibaot’ në Shqipërinē komuniste a në Kinën e Maos. E keqja është se njeriu asnjëherë nuk thotë atë që mendon. Liria është nocion që fshihet thellë në mendje, të cilën po nuk e trazove nuk lëviz e jo më të dalë në sipërfaqe. Sa i qetë ndjehet konformisti. Me kalimin e kohës, ai bëhet parazit që jeton duke u fshehur e ushqyer brenda tjetrit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

Virus në çdo gjë

April 16, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

Çdo gjë përhapet, është në ajër. Njerëzit që e kapin atë, ndryshojnë veten dhe të tjerët. E vërteta është se të gjithë jemi të aftë për çdo gjë, të mirë a të keqe. Nuk duam të besojmë se është e vërtetë, por është. Nëse doni të mos prekeni nga të ftohurit ose gripi, si do të bënit? Do të qëndronit larg njerëzve me ftohje dhe rrufë.
Njeriu i mikluar në një rreth shtypës do të marrë medoemos zakonet e shtypësit. Nëse dëshironi humbjen e peshës, bëni të njëjtën gjë: kaloni kohë me njerëz që kanë humbur peshë. Është shumë më efektive sesa të përpiqesh ta bësh vetë, veçanërisht nëse askush rreth teje nuk e ka këtë sëmundje “Më thuaj se me cilin rri, të them se kush je”.
Nëse dëshironi që ekipi juaj të “kapë” rezultate cilësore, lëreni të stërvitet me ekipe që vazhdimisht prodhojnë cilësi. Kur doni të krijoni një zakon, mendoni se kush e ka, ndërveproni dhe “kapni” zakonin e tyre, sepse është shumë më vështirë që një zakon ta fillosh nga e para.
Shkenca zbulon se njeriu i transmeton zakonet si sëmundjet, ose shërimet.
Lënia e duhanit dhe humbja e peshës përhapen përmes rrjeteve si sëmundjet. Shumë ndryshime të tjera të sjelljes funksionojnë në mënyrë të ngjashme.
Nëse udhëhiqni, ju ndryshoni sjelljen tuaj dhe të të tjerëve, për mirë a keq.
Me fjalë të tjera, njeriu është qenie shoqërore dhe i përgjigjet sugjerimeve sociale. Përpjekja për të ndryshuar sjelljen vetëm përmes forcës së vullnetit, rrallëherë funksionon në plan afatgjatë. Vullneti jep. Sjellja e re ngjit, bëhet e natyrëshme.
Mendoni për sjelljet që keni tani. Ndoshta disa zakone që ju pëlqejnë janë marrë nga miqtë dhe bashkëmoshatarët, dhe pastaj ua kaluat të tjerëve. Ndërveproni me njerëzit me sjellje që dëshironi dhe mbani larg njerëzit me zakone që nuk dëshironi, dërgojini në karantinë, si dikur Cezari dërgonte gjeneralët e tij në Sarandë, pasi ktheheshin nga luftrat në vende të largëta ku mund të kishin marrë ndonjë virus. Ata pushonin në Sarandë, lloj eufemizëm për Karantinë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Koronavirus

“Cili vend është ky?

April 15, 2020 by dgreca


Nga Astrit Lulushi/

Një vend, ndodhur në shekuj në kufi midis dy perandorive, arrinë të bëhet vetëm një gjysmë-shtet me vështirësi identiteti me shprehje kulturash të ndryshme, njëra tërhequr nga perëndimi e tjetra nga lindja, dhe ku veset gjallojnë.
“Nata e Dymbëdhjetë”, titull bazuar në një udhëtim në disa vende gjatë periudhës Mesjetare për të shënuar fundin e 12 Ditëve të Krishtëlindjes (25 Dhjetori – 5 Janar). Dita e fundit e kësaj stine festive, e njohur thjesht si Nata e Dymbëdhjetë, ishte një shkëputje nga rutinat e përditshme, me të pira e të ngrëna pa masë, larg rregullave dhe status quosë shoqërore; kur fshatarët bëheshin zotër, pronarët, shërbëtorë dhe e gjithë bota në përgjithësi kthehej përmbys, përkohësisht, siç duket çdo ide e re në lindje.
Pjesa teatrale, e shkruar nga William Shakespeare, ishte planifikuar të interpretohej Natën e Dymbëdhjetë. Performanca e saj e parë e regjistruar ishte në vitin 1602.
Personazhi kryesor, Viola, maskon veten që të mashtrojë më tej veten në shoqërinë e Dukë Orsinos.
Studiuesit mund të flasin shumë për shfaqjen, por ajo që e bën të rëndësishme lojën e Shekspirit, nuk janë personazhet, por vendi ku zhvillohet pjesa më e madhe e saj. Viola dhe vëllai i saj, Sebastian, po udhëtonin me anije në det kur i zuri një stuhi e fuqishme. Anija mundi të ankorohej në breg, por vëllai i Violës për fat të keq nuk mund të gjendej. ‘Cili vend, miq, është ky?” – pyet Viola. Kapiteni i përgjigjet: “Kjo është Iliria, zonjë”.
Kur William Shakespeare shkroi Natën e Dymbëdhjetë, shumica e bregdetit Adriatik kontrollohej nga Republika e Venecias, një nga shumë principata të fuqishme italiane. Ishin vitet e fundit, ndërsa osmanët pritej ta pushtonin këtë territor. Njësoj, edhe periudha Elizabetiane në Angli po mbyllej.
Para kësaj, iliria ndahej mes disa mbretërive dhe territori i saj shpesh ndërronte pronësi. Në kohërat e lashta, rajoni ishte pushtuar nga Romakët. Para hyrjes së romakëve, peizazhi ishte një mori fisesh të ndryshme të pavarura dhe konfederata fisnore, disa më të fuqishme se të tjerët. Vetë Evropa Jug-Lindore është një zonë interesante tranzicioni, ku duket se gjërat nuk janë tërësisht evropiane dhe nuk janë plotësisht aziatike. Ndoshta kjo kishte të bënte me faktin se rajoni dikur kishte qenë pjesë e Perandorisë Romake, e cila shtrihej nga Spanja në Siri. Sidoqoftë, gjatë shekullit V, perandoria u nda në gjysmat perëndimore dhe lindore. Kryeqyteti i Perandorisë Perëndimore Romake ndryshoi shpesh për shkak të presionit të pushtimeve barbare dhe luftërave civile, por kryeqyteti i Perandorisë Romake Lindore ishte gjithnjë Konstandinapoli, Qyteti i Konstandinit, një tjetër figurë e shquar me prejardhje ilire. Që nga ajo kohë, Evropa Lindore mbeti një zonë si tampon midis perëndimit klasik romak dhe lindjes ekzotike Persiane. Gjatë fundit të shekullit V, kur Perandoria Romake u shemb përfundimisht, dallimi midis lindjes dhe perëndimit u bë gjithnjë e më i dukshëm. Perandoria e Lindjes u quajt Bizant pasi shtrihej ‘Midis’ Perandorisē Romake në perëndim dhe Perandorisë Persiane në lindje. Perandoria Perëndimore mbeti e ngurtësuar në shumë mbretëri të vogla, shumica me origjinë gjermane, ndërsa Perandoria Lindore, vazhdoi edhe 1 mijë vite, deri në pushtimin osman, duke mbetur edhe sot në mendësinë e shumë njerëzve.


Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT