• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KU HUMBËN GJITHË BURRAT?!…

July 28, 2016 by dgreca

Nga Robert MARTIKO/

KU HUMBËN GJITHË BURRAT?!…/

At Pjeter MESHKALLA S.J./

(FOSHNJA HYJNORE  DHE  TRE  MAGËT MODERNË)’

Dedikuar një individi të jashtëzakonshëm si At  Pjetër Meshkalla S.J.*, i cili hyri në burg me vullnet, për tu shërbyer shpirtërisht  të burgosurve politikë shqiptarë./ Publikohet me rastin e 28 Korrikut, pervjetorit te vdekjes/

Nuk ndodh përherë,/

prej një mali të lartë,/

në të argjentin  lum të rrëmbyeshëm,

shkëmbinj të mëdhenj të rrokullisen,

gjigantë…

reflekset e tyre të praruara

në shkumë të humbasin, pa ankim,

si aromë lulesh jetëshkurtëra,

venitur në agim.

 

Jo përherë rastisim kala në hon

e cila,

përmbi anekdotat e kohës,

lartësimin lejon.

Një fisnik me çelës në dorë,

të kërkojë aty qelinë e lirisë

dhe çuditërisht,

burgun të lëvdojë,

këtë lulëkuqe të zjarrtë,

të përjetësisë…

 

Kur shkëmbinjtë kridhen

në të lumit baltovinë,

themele të forta bëhen,

për urën me hark në luginë.

Nuk mund ti dallojë dot

syri i pamësuar i udhëtarit,

por as edhe një armatë e tërë,

intelektualë në betejë a fushim,

kudo në botë,

që kurrë ndër mend u shkojnë

të pashfaqurat gjëra,

të fshehta, të heshtura, të pazbuluara…

(Siç ndodh me ujët nëntokë që tretet,

humbet pa lënë gjurmë, në degëzime pa kthim.

Apo, lart në qiell, heshtjen duke zgjedhur si

himn të vetëdëgjuar, të shpirtit nderim.)

 

Në Kështjellën e Tmerrit,

mos kujtoni se Drakula i Kuq

net çmendurie s’kalon:

Karl Marks!…

Zhan-Pol Sartr!..

Frederik Niçe!…

nga tre Magë të zgjedhur gjigantë modernë,

ndihmën e tyre kërkon.

 

Kryeprinc i pari,

Luçiferr i zi shkëlqimtar:

Krimi, Urrejtje e Vrazhdësie,

në Tokat Lindore

një lloj Kserksi i marrë

Kapital loser,

dështak, budalla…

i fundit,

ndonëse Mbinjeriun në botë ka trumbetuar,

ende riosh kur kupton

që jo vetëm kriminelë,

snobë mendjelehtë,

por edhe veten e vet:

si Grande Übermensch

ka mashtruar.

 

I dyti filozof, në Café de Flore,

thirrje njerëzve u bën,

për ndërgjegje,

veç modelin hyjnor asgjëson,

ashtu i prerë e arrogant,

në ekzistencializëm të ëmbël,

à la carte.

Teksa trima të tërbuar,

jakobinë me flatra në Tetor,

mijëra Çe Gevara,

në Gjyqet e Moskës,

të Lubjankës  dhoma torture,

pa zhurmë ndahen më dysh,

si trungje të kalbur në hon,

bumerang utopia e tyre,

ringjallja e përmbytur në gjak,

banderolat e përmbysura,

i vagullti iluzion…

Ca më shumë,

në të lartën piramidë,

Stalinit i dorëzohen pa kushte,

gjithfarë knjazësh me nofka çelik,

zhytur në luks, bujë, krim, panik,

si dhe qindra miliona robër pa gojë,

popuj të mjeruar brohoritës të gjorë,

të mbytur në poshtëri,

varfëri cigane, gjenocid,

vdekje kolektive,

uri….

 

Nën të Kuqen Diktaturë,

nënshtrohen

edhe të Zhan-Polit kryemodele,

Herkulë, Jazonë, Tezej,

Ajaksë, Agamemnonë,

Hektorë, Akilej…

marshallë e gjeneralë,

thembër përgjakur delikatë,

që besën e mikut harrojnë

të gjithë, pa përjashtim,

spiunojnë njëri tjetrin

në darën e xhelatit mbërthyer,

pa shpëtim.

 

Vetëm shpirti i Foshnjës,

i pastër, i butë, i padëmshëm,

i vendosur,

për të mos tradhtuar askënd,

në vetëmohim,

i papërkulur, i thjeshtë,

i ndershëm,

trim.

 

Filozofë  gjenialë,

Magë Modernë,

pantofla të ngrohta push butë,

përgjysmë të mbushura me hi,

tjetër është galaktika-ushqim

për shpirtin e mbijetuar,

Absolut,

burrë legjendar

(spartan apo viking)

dhe Foshnjë Hyjnore,

bashkuar në Një,

tretur në hyjnoren mister,

të panjohurën,

të dyshuarën,

të përfolurën nga Ju,

përjetësi…

 

Një Gentleman i vërtetë,

lord i zjarrtë,

me ndërgjegjen e vet Hyjni,

(jo kornemuza të Elizabeth Queen!,

as Fransua Hollande freluquet,

avaleur de Légion d’Honneur,

gjithfarë princash në pupla asturianë,

të tipit Zhorzh Klemansó:

“ dyzetë vrima b…… akademikë”,

heronj të çastit, bashkuar në kope,

që mbijetojnë e kthehen në hafijé)

urë mes dy botësh përpiqet të ngrejë

rron e vdes me një të përhershëm,

të ndershëm shqetësim…

shpërthyes kalash bëhet

Shpirti i Foshnjës.

në Kohë…

hedh në erë

gurët e krimit

vitet skëterrë të burgut shekullor,

pa mbarim,

së bashku me monotoninë…

 

Derën e qelisë së vet

Pjetri ynë zemërmadh,

kujdeset të mbyllë me kujdes,

shqiponjë e artë me krahë çeliku,

shpirt lumëruar,

që në tortura, miza i janë dukur

hetuesit Cerberë

dhe aty askënd ka tradhtuar,

krimin lë jashtë,

së bashku me inkuizitorë,

gjithfarë trombetjerë Tutankhamunësh

artistë, akademikë, gazetarë,

à la Gorki, Majakovski & Company,

romancierë e poetë bashkëfajtorë,

që Stalinit me shpinë të thyer i thurën lavdi,

lepuj të trembur në savanën tartare

seriozë në poza qesharake,

edhe sot e kësaj dite,

kiç,

hijerëndë si varre të bukur në kalbëzim,

nga jashtë të lyer me gëlqere të bardhë,

brenda me krimba të shëndetshëm topolakë,

brumbuj të tharë e merimanga tinëzare,

myk,

gjithfarë fundërrinash me tituj,

kolombina e arlekinë,

spiunë të të gjitha kohëve,

gjoja të rilindur,

turistë të përdhosur deri në vetëverbim,

me Kalin Trojan në zemër,

gjakun e sëmurë,

në restart…

si gjithë jo-vertebrorët e tjerë,

dhelparakët meskinë në farefis,

miqtë e ngushtë, mendjelehtë,

me fare pak besë e cipë.

 

Përfytyrohet lehtë Gardiani i Madh,

edhe mes petalesh trëndafili,

rënë pa frymë,

dërrmuar,

keq e mos më keq ndjehet

(mendërisht)

me qindra çelësa shtriganësh,

përfytyrime zhonglerësh perversë

gjalma qesharake,

pushkë të përgjakura,

berra të therura kurban,

shokë të shtrenjtë revolucioni,

kocka të nxira në dorë,

në emër të Hekatës,

pa pikë mëshire,

shndërruar në theror.

 

Jo pak herë guri filozofik,

përngjan me atë të Sizifit,

të baltosur në terr.

refuzojmë një Djall,

dy hapa më tej,

për tu ndeshur

me një tjetër Mefistofel.

Deri sa vjen monopati,

epigramë e errët hieroglifësh,

një pllakat shkëmbor në hon,

që, për besë!

nuk dihet ku çon…

 

Edhe pas Uraganit në Lindje,

me emrin fare pak të njohur:

Tmerr Perfekt,

këmbëzbathur, kokulur në shi,

myku në zemër përhapet,

për Njeriun e Ri Lindor,

gënjeshtra mbijeton,

e përforcuar,

deri sa vdes,

(brez pas brezi, fëmijët me të ushqen)…

në vend që, dritë duke hedhur në zemër të malit,

në të Platonit Shpellë,

të pafytyrën egërsi, verbëri, idiotësi,

pjesëmarrje mendjelehtë,

në keqbërësen kope njerëzore,

me guximin, që nuk mund të gjesh dot në terr,

të paktën, në kohë paqe,

njëherë e mirë,

të vërvitësh

në Ferr…

 

Në erë stuhish tropikale,

kandili i mjerë,

përpiqet vetveten të ndriçojë,

ca më pak të zgjuarit e përhershëm barbarë,

jetën e vërtetë duke bërë të lindë në vetmi,

për të mos përsëritur,

stërgjyshoren klithmë të egër,

përjetësisht të mbijetuar në tmerr,

e vjetërsi…

 

  1. Robert Martiko

 

*At Pjetër Meshkalla, ishte mik i ngushtë i tim ati, Dino Martiko, në burgun e tij të parë, në Shqipëri. Ishin dy individë të brumosur prej të njëjtash ideale humane dhe mbi të gjitha, të pajisur me një frymë të pathyeshme, heroike: për të mos tradhtuar asnjë nga miqtë e tyre, në hetuesitë e tmerrshme, inkuizitore, pa avokatë, të asaj kohe. Një ditë, im atë e dëgjoi At Pjetrin të thoshte: “Ne iu përngjajmë gurëve të parë që, kur ndërtohen themelet e një ure, humbasim pa ambicie, për të rënë në sy.”

Në pranverën e vitit 1967, At Pjetër Meshkalla, provokoi me ndërgjegje të plotë burgun e tij të dytë, nëpërmjet një letre drejtuar ish kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehut. Në Shqipëri porsa kishin filluar shkatërrimet në masë të objekteve të kultit fetar. Kryeministri, edhe pse me pamje hijerëndë, në të vërtetë një rob i frikësuar keqas, një lloj buratini i dorëzuar pa kushte në duart e diktatorit famëkeq, Enver Hoxha, shënoi në fund të letrës: “Të demaskohet dhe të futet në burg!” -Në këtë mënyrë, dëshira e (imzot, JO se nuk ishte Ipeshkev) At Pjetër Meshkallës, për t’iu shërbyer të burgosurve, të keqtrajtuar në burgjet komuniste, u bë realitet. Deri ditën që u largua nga jeta, mjaft njerëz të përvuajtur e pa shpresë në jetë, gjenin ngushëllim të fjala e këtij individi, aq të rrallë në shoqërinë njerëzore. Të njëjtin veprim analog kreu edhe im atë, në vitin 1947, kur i propozuan të bëhej agjent i kuq në Perëndim. Ndonëse mund të pranonte ofertën për të dalë nga Ferri, zgjodhi më mirë të sakrifikonte veten dhe familjen e tij.

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Ate Meshkalla, KU HUMBËN GJITHË BURRAT?!..., Robert Martiko

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT