Nga Aurel Dasareti, USA/
Unë kam diçka që për arsye të veçanta taktike, nuk dua të ndajë me të tjerët. Jo sepse kam bërë diçka të paligjshme, ose të kem diçka për të fshehur, por thjesht sepse dua që unë dhe familja ime të mbetemi rehat.
Disa pronarë të portaleve të internetit, për shkak të konfliktit të interesave nuk u konvenon t`i botojnë letrat e mia. “Na mungon fotografia jote,”- i arsyetojnë censurimet. Në vend që interesin Kombëtar ta vendojnë para interesave private, përkatësisë ideologjike, fetare. Ndërkaq botojnë shkarravina të disa radikalëve islamik etj që kundërshtojnë shqiptarizmin. Sa më i thellë është niveli në të cilin mbështetet përgjigja ime ndaj sjelljes së tyre, aq më tepër është i rëndësishëm për kuptimin thelbësor të reagimit tim. Jo thjeshtë për të kuptuar motivimet e saj, por për ta hetuar atë në çdo hollësi. Ajo që shkakton reagimin tim nuk është zhgënjimi në vetvete dhe vetiu, por pengimi i lirisë së fjalës, standardet e dyfishta apo mohimi të lidhura me rrethanat. Megjithatë, është karakteri i personit, në radhë të parë, ai që përcakton se çfarë mund ta zhgënjej atë, dhe në vend të dytë fuqia e kundërveprimit të tij ndaj zhgënjimit.
***
Nëse ndonjë i panjohur, të pyetën a mund të tregosh pak se kush je ti, çfarë do të thuash? Kush jeni ju? Çfarë është identiteti juaj?
Shumë prej nesh do të dëshironin të përmendin emrin, gjininë, vendin ku jetojmë, me çka merremi (profesionin) ose çka studiojmë, interesat tona, ndoshta me ke jetojmë dhe jo më pak cilësitë personale që ne besojmë se janë tipike për ne. Si e shihni ju veten dhe si ju mendoni se të tjerët ju shohin.
I gjithë ky informacion për ju, ajo që ne e quajmë identitetin tuaj, ju e keni grumbulluar nëpër të kaluarën tuaj.
Por, dikush më pak e dikush më shumë ka përkufizime në ndarjen e të dhënave personale me tjerët.
***
Çfarë është informacion personal?
Përkufizimi i të dhënave personale dhe të dhënave të ndjeshme personale:
• informacion personal është një pjesë e informacionit apo të vlerësimit që mund të lidhet me ju si një individ.
• të dhënat personale të ndjeshme mund të jenë informacion në lidhje me origjinën racore ose etnike, apo bindjet politike, filozofike ose fetare, profesionin…
Mbrojtja personale është një e drejtë themelore.
Rreth mbrojtjes së të dhënave personale:
Mbrojtja e të dhënave personale do të thotë se ekziston një kufi për sa afër teje duash të afrosh tjerët. E drejta e jetës private ka një vlerë që është e vështirë të matet. Shumë prej nesh e shohin vlerën vetëm kur të dhënat tona personale janë në rrugë të gabuar dhe ne e përjetojmë se integriteti ynë kërcënohet.
Informacioni personal është informacion dhe vlerësime që mund të lidhen me ju si një individ, të tilla si emrin, adresën, numrin e telefonit, adresën e-mail, numrin e regjistrimit të makinave, foto dhe datën e lindjes.
***
Pseudonim:
“Emër fals ” është një emër fiktiv, përdoret si një alias nga një person – si një alternativë për emrin e tij të saktë.
Termi është përdorur dhe përdoret në lidhje me një autor i cili nuk dëshiron të përdorë emrin e tij kur boton. Pseudonimet janë në përdorim gjithashtu nga aktorë, atletë, muzikantë etj. Për muzikantët mund të ketë disa arsye, por ndoshta më së shumti për kryesisht se emri i artistit duhet të jetë interesant ose i përfshirë në koncept; ose për të fshehur përkatësinë etnike duke zgjedhur një emër më të ngjashëm me anglishten.
Pseudonim përdoret veçanërisht në lidhje me ushtarakët profesionist, luftëtarët të cilët morën (marrin) një pseudonim për të fshehur emrin e vërtetë për shkak të pjesëmarrjes direkt në konfliktet e armatosura, beteja dhe luftëra në gjithë rruzullin tokësor. Kjo sepse nuk duan që familja dhe të afërmit e tyre të identifikohen, dëmtohen…
Përveç tjerash, pseudonimi përdoret për arsye se autori nuk dëshiron që lexuesit të bëjnë lidhje në mes të tekstit dhe biografisë ose jetës private të tij, ashtu që teksti të flas për vetveten. Autorë të ndryshëm, duke përdorur pseudonime përpiqen për të mbrojtur jetën private të tyre ose të familjes, miqve. Kjo mbrojtje mund të jetë me gjysmë-zemre, nën presionin e familjes.
Disa njerëz me profesion të ndryshëm prej gazetarit, jetojnë një jetë sekrete shkrimtari dhe nuk duan që punëdhënësit e tyre të dinë për të.
Pseudonim mund të përdoret edhe për shkak se autori ka frikë. Shpesh herë është shumë e rrezikshme për të kritikuar regjimet totalitare veçanërisht për ata që gjeografikisht nuk ndodhen larg atij regjimi, ose vetë ndodhen larg tij por kanë farefis ose miq atje.
Dhe, mund të jetë e rrezikshëm për të folur në lidhje me fenë dhe teksteve të shenjta. Për shembull kur autori e di se përmbajtja do të duket provokuese për shumë individ ose grupe ekstreme.
Gjithashtu, botuesit mund të përdorin pseudonimet, për të fshehur identitetin e tyre dhe për të shmangur censurën dhe të ndiqen penalisht.
Në disa raste të veçanta, te personat e veçantë, pseudonimet “janë të lidhur” me emrin artistik të magjistarit. Është e rëndësishme për ta bërë veten pak “të huaj” dhe të shquar, të dallohet nga tjerët…
Mund të ketë arsye të thella filozofike dhe ekzistenciale pse një autor zgjedh përdorimin e pseudonimeve.
Nëse dikush shkruan për tragjedi, lot dhe zgjedhje të dhimbshme nën emrin tij të plotë, ajo shkon në dëm të substanciales së leximit.
Ne duhet të besojmë thellësisht mbi atë që ndodh, sepse vështirë diçka e rëndësishme në botë të jetë e sigurt. Themeli ynë i vetëm është bindja jonë, vullneti ynë dhe shpresa jonë.
Pseudonimi te dikush është për të krijuar një distancë në mes të autorit dhe të lexuesi që i jep lexuesit mundësinë për të gjetur të vërtetën e vet.
Pseudonimet ose anonimiteti mund të bëjë të mundur për të ruajtur objektivitetin edhe pse tema është ekzistenciale. Unë për shembull nuk dua që dikush t`i komenton pozitivisht artikujt e mi vetëm pse njihemi personalisht dhe i di saktësisht të dhënat e mia personale (CV-në time), e di se a ka apo nuk ka leverdi (privilegje) të më përkrahe.
Shpesh spekulohet, supozohet se kush fshihet pas një pseudonimi. Disa dëshmi rrethanore, sidomos stili i shkrimit, e bëjnë më shumë ose më pak të mundshme të zbulohet se personi duhet t’i përkasë një profesioni të caktuar, banon në një vend të caktuar, etj. Këto gjëra mund të shihen lehtë nga intelektualët e zgjuar.
***
Urrejtja patetike ndaj shqiptarëve fle në qoshet e thella të mendjes së pushtuesve të trojeve tona etnike dhe zgjohet e shpërthen në kohë vështirësish, turbullirash, trazirash e rrëmujash.
Shumica e politikanëve tanë tradhtuan, bashkëpunojnë me armikun në vend që të kryejnë detyrën për të cilën paguhen. Unë nuk mund të shtirem se nuk jam i zemëruar në Perëndinë pse ka lejuar të lindin këta legenë.
Shqiptarët e shtypur dhe naiv besojnë kot që bashkëngjitja e një të drejte në letër nga pushtetarët mafioz, do të thotë se ajo bëhet realitet. Detyra e mediumeve të mirëfillta është t`i informojnë drejtë, të demaskojnë mashtruesit, duke filluar nga denoncimi i pasurisë marramendëse joligjore të këtyre krijesave qoftëlarg, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – të kontribuojnë në ngritjen e akuzave dhe ndjekjes penale; ndihmoj ngritjen e shtetit ligjor.
Media dhe politikanët (në shtetet demokratike) mund të paktën të bien dakord në një gjë: Bota nuk është siç ka qenë. Bëhet fjalë për bashkëveprim në mes politikës dhe mediave – ndërveprimin midis shtypit të lirë dhe vendimmarrjes demokratike.
***
Ksamil (Saranda) 06 Gusht 2014
Me miqtë e mi të lindur në Amerikë, Australi dhe Kanada veç 2 javë gjendemi në vendin e zemrave tona. Për të tretin vjet me radhë vizitojmë s`bashku atdheun e gjyshërve tanë. Kemi zgjedhur bjeshkën për vend qëndrimi a banimi të përkohshëm, në çadra; vend “pushimi” që më tepër i përngjanë një Kampi ushtarak. Larg qendrave të banuara. Ne jemi edhe koleg dhe bashkëluftëtarë që mbrojmë interesa të njëjta Kombëtare…Stërvitemi. Ditë e natë. Ngjitemi pa pushim në bjeshkët madhështore dhe zhytemi në ujërat e kaltra të Ksamilit…Ne, bijtë e Shqipërisë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ke zënë një vend të madh në zemrën time, ke mbetur ëndrra e familjes s`ime. Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, po më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në Tokën Tënde të Shenjtë, kur vera e lënë vendin.
Dhimbja e ndarjes nuk është asgjë në krahasim me gëzimin e takimit të ardhshëm.
Ne kemi kujtimet tona, Shqipëri
Ato kurrë nuk do të vdesin
Tani është koha të ndahemi
Zemrat tona me ty mbesin.
DOKTRINA E FITORES
Nga Aurel Dasareti/,USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)/
Pa një lider të mirëfilltë me një mandat të qartë politik Shqipëria do të vazhdojë të lundrojë pa kapiten në detin e vet, dhe me një timon mezi të mjaftueshëm. Kjo sepse qeveritarët i kemi aq të lig sa që dëshirojnë krimin e fundit, të kryejnë vepra penale edhe pasi të vdesin.
Fuqia e fshehur
Roli i medias në shoqëri – Nga këndvështrimi im, detyrat themelore të mediave i kam të përmbledhura në katër pika:
• Funksioni i informacioneve
Mediat duhet të sigurojnë informacionin e nevojshëm në mënyrë që njerëzit mund të vendosin për çështjet e shoqërisë. Mediat duhet gjithashtu të sigurojnë informacion nga publiku për politikanët, shërbyesit civil dhe personat në pozita të larta.
• Funksioni komentues
Nga pikëpamjet e saja ideologjike mediat duhet të komentojnë dhe analizojnë rrethanat shoqërore.
• Funksioni i monitorimit
Mediat duhet të vëzhgojnë dhe të kontrollojnë ata që kanë ndikim në shoqëri.
• Funksioni i komunikimit të grupeve
Mediat duhet të promovojnë komunikimin brenda dhe ndërmjet grupeve politike, grupeve akademike dhe ideale të shoqërisë.
Këto detyra janë të mbërthyera, por pasi vitet e fundit raporti i pushtetit ka ndryshuar mediat kanë pësuar një zhvillim shumë të shpejtë. Ata kanë qenë subjekt i profesionalizmit, por tani edhe i shmangies së katalogëve. Gazetaria është bërë më e orientuar në personalitete dhe kufijtë në mes të raportimit të lajmeve/temave serioze dhe argëtimit janë shuar.
***
Gazeta partiake: I referohet një gazete që në një shkallë të ndryshme mbështetë një parti politike.
Ka shkallë të ndryshme të lidhjeve partiake. Një gazetë në pronësi të një partie politike është quajtur shpesh një “Organ i partisë”. Një “gazetë partiake” është e lidhur ngushtë me një parti, ndërsa një “gazetë me lidhje partiake” është në pronësi të pavarur, por ndanë pikëpamjet e partisë.
Kjo do të thotë se shumë prej gazetave të sotme botërore kanë qenë më parë në pronësi të partive ose mbështesin një parti të veçantë.
***
Ushtrimi i politikës në trevat shqiptare është një thirrje e jetës, burim i të ardhurave, jetohet nga ajo, ndërkaq arkitektura e ushtrimit të politikës në Perëndim nuk është njëkohësisht edhe punë prej së cilës jetohet, prandaj shqipfolësit me çdo kusht i mbrojnë karriget. Pasi qëndrojnë me shekuj në pushtet fitojnë monopol mbi shtetin.
Shqiptarët janë një komb naiv. Prandaj, veçanërisht para zgjedhjeve bien viktimë e retorikës së politikanëve të paskrupull (të pandërgjegjshëm), të hajdutëve që vijnë dhe horrave që shkojnë.
Mediat e pavarura duhet t`u ndihmojnë në gjetjen e dritës në një univers rrëmujë.
Para një zgjedhje të gjitha partitë e lëmojnë retorikën, misioni është që të bëhen më tërheqëse për votuesit.
Mediat domosdoshmërish të kontribuojnë në drejtimin e jo deformimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk guxojnë (si deri tani) të përcaktojnë fituesin apo humbësin e zgjedhjeve – është ajo çështje e votuesve. Përndryshe, mbeten në nivelin e martesave me blerësi të disa vendeve afrikane-aziatike, martesat ku prindërit dhe familja e përcakton zgjedhjen e bashkëshortit për fëmijët e tyre. Si rrjedhojë, në shumë raste zgjidhen bashkëshortët brenda familjes së tyre, për shembull një kushëri apo kushërirë. Kjo praktikë rrit rrezikun e sëmundjeve familjare dhe deformime.
Veçanërisht në shumicën e portaleve të internetit, por shpesh edhe në botimin e shtypur, radio, TV etj politikën kombëtare na e qëndisin “Analistët” mediokër. Njerëz me aftësi të kufizuara, që nuk shquhen për ndonjë zotësi ose për ndonjë cilësi të veçantë.
Analistët e mirëfilltë: Autori shprehën me fjalët e tij skalitëse urrejtjen për okupatorin dhe tradhtarët, shpjegon realisht trimëritë e bijve më të mirë të kombit që gjatë historisë luftuan dhe u sakrifikuan për atdhe. Heroizmi i legjendave tona, guximi dhe shpirtmadhësia e tyre janë shembuj të gjallë me karakter moral dhe edukativ; vetëm me anë shembujsh konkrete mund të zgjojmë dhe riedukojmë njerëzit tonë të pashkolluar dhe manipuluar më mirë se me çdo arsyetim logjik. Me një ironi therëse tallën njerëzit e liq, regjimet prapanike kolonialiste që shtypin popullin tonë duke jetuar në kurriz të tyre. Ujqit hanë delet e pambrojtura, qentë shfarosin pulat, luanët me britmat e tyre u shtien datën nënshtetasve besnikë të xhunglës. Në të treguar të anëve negative të karakterit jonjerëzor të atyre që ishin ose janë fajtorët kryesor të tragjedisë shqiptare, edukojmë në lexuesin: nderim ndaj punës, ndjenjat shoqërore, besnikërinë ndaj miqësisë së vërtetë, thjeshtësinë, mirësinë, bujarinë, përgjegjësinë dhe atdhedashurinë.
Patriotizmi i shëndetshëm
Një patriot i vërtetë është ai që merr gjobë parkimi por gëzohet që sistemi funksionon, mendoj unë.
Pa një lider të mirëfilltë me një mandat të qartë politik Shqipëria do të vazhdojë të lundrojë pa kapiten në detin e vet, dhe me një timon mezi të mjaftueshëm.
Kur them “Shqipëri” mendoj për gjitha trojet brenda dhe jashtë murit të arbrit; edhe ato që i janë nënshtruar kolonizimit pra.
Unë dua që të gjithë të ndjehen të komunitetit dhe përkatësisë në shoqëri. Një shoqëri e bazuar në solidaritet është një parakusht për një financim të përbashkët të politikës së mirëqenies, kriminalitetit të ulët dhe një treg pune funksional.
Duhet të luftojmë për kushte më të mira për më nevojtarët dhe të varfrit, gjithashtu të bëhemi një garant për zhvillimin e mëtejshëm të shtetit social.
Një komb modern demokratik ka nevojë për patriotë që e dinë se një komb i gjallë u takon atyre që e krijojnë atë dhe që në mënyrë efektive marrin pjesë në zhvillimin e tij.
Vetëm qytetarët e sigurt dhe të kënaqur gjejnë zgjidhje të mira për Kombin dhe Atdheun. Kur një komb ka një aparat funksional shtetëror demokratik në themelin e vet, ka më shumë për të fituar nga popullsia. Një shoqëri e hapur, me një dialog të mirë dhe inteligjent ndërmjet veti, promovon zgjidhjet më të mira për të ardhmen.
Forcat që kanë marrë përsipër politikën dhe fuqinë e medias në Shqipëri synojnë të shkrijnë dhe zhdukin traditat dhe normat tona kombëtare, për të krijuar një botë të karakterizuar nga konsumatorë global – kozmopolitë të pa identitet.
Parimet demokratike: Duhet të jenë të bazuara në vlerat jetësore shqiptare, të hartuara në Kushtetutën shqiptare, në kulturën – traditën shqiptare dhe të drejtat e njeriut.
Demokratët e mirëfilltë domosdoshmërish do të ruajnë të drejtat e siguruara në Kushtetutë:
të drejtat e pronësisë
sipërmarrjes së lirë
lirisë individuale
lirinë e besimit
lirinë e fjalës
mbrojtjes në jetën private.
Qeverisja e vendit: Domosdoshmërish të bazohet në Ligjshmëri, të ndërthuret me Kushtetutën, sepse Kushtetuta është themeli i demokracisë së Shqipërisë.
“Kombet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, dhe ato të voglit si prostitutë”, – më thoshte gjyshi im.
Rrëfimin e gjyshit e vërteton edhe krimi i “madhështorëve”gangsterë: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia në procesin e copëtimit dhe ndarjes së trojeve shqiptare, nga Kongresi i Berlinit (1878) deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), dhe dhënien e tyre prostitutave të vogla – fqinjëve tanë gjakatarë.
Një qeveritar duhet të respektohet nga popullata por edhe t`ia kenë frikën. Sot askush nuk ndjen diçka nga këto dy elemente.
Tregimet dramatike shpesh kanë role të qarta horrash, ashtu siç kanë edhe heronj të qartë. Ku mund të kishte një hero pa një horr kundër të cilit do të luftonte?
Heronjtë e fortë kërkojnë horra (kriminelë) të fortë. Fatkeqësisht për heroin shpesh krimineli është më interesant, ajo që na magjeps neve më tepër.
A është kjo për shkak se heroi në shumicën e rasteve është shumë i thjeshtë dhe me të vërtetë mjaft i mërzitshëm?
Për të bërë heroin më interesant, tregimtari mund ta shndërroj atë në një kundër-hero.
Disa janë të lindur si horra, ndërsa të tjerët janë bërë më vonë për shkak të rrethanave të caktuara, si për shembull: të fëmijërisë së vështirë, padrejtësisë, gjenetikës së trungut familjar, një aksidenti në tru, etj
– Kush janë horrat më të mëdhenj të sotëm?
– Qeveritarët servil, them unë.
SERVIL: Njeri pa karakter që u përulet e u bën lajka më të fuqishmëve për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake; puthador, shpirtrob, shpirtskllav.
Dhe, qeveritarët i kemi aq të lig sa që dëshirojnë krimin e fundit, të kryejnë vepra penale edhe pasi të vdesin.
Na mashtrojnë shumë dhe shpesh. Sipas tyre, fajin për dështimet e sotme të tyre i paskan edhe sistemet dhe qeveritarët e moçëm, veçanërisht ata që kanë vdekur dhe që nuk mund të ngrenë kundërshtime.
Asnjëherë nuk i pranojnë mashtrimet, dështimet dhe krimet. Të ndihmuar nga disa media dhe “analistë” mediokër, servil, dështimet i shndërrojnë në lavdërime.
Vetëlavdërimet e dikujt duhet për t`i dëgjuar – por me një dozë skepticizmi kur ajo vjen në letër me shkëlqim.
Shumica prej tyre janë analfabet të devotshëm që kanë trashëguar poste politike nga prindërit, farefisi ose miqtë e interesit. Kur babai yt është Perëndia, është lehtë të jesh një shenjtor. Janë ata vetëm copa të vogla në lojërat e mëdha të ruletit rus.
***
”Ruleti rus”, është një lojë potencialisht vdekjeprurëse e fatit në të cilën lojtari tërheq këmbëzën e revolverit që ia vënë vetes në kokë, cilindri i të cilit është i ngarkuar vetëm me një plumb të vetëm e jo me gjashtë. Shanset e mbijetesës zakonisht janë 1-6.
Kështu është kur lozet me një revolver, por jo edhe me një pistoletë me kornizë…
Sikur gjithë lojtarët tjerë të këtij soji, edhe qeveritarët shqipfolës vuajnë nga depresioni. Të shpresojmë se një ditë do të ngatërrojnë armët, gabimisht do të rrokin pistoletën në vend të revolverit…
Nga kureshtja i pyes:
A jeni në depresion për shkak të lojës, ose jeni duke luajtur për shkak se jeni në depresion?
Vëllezërit e fushëbetejës
Shqiptar, shmangu prej konfliktit sa më tepër që të mundesh! Por, nëse të detyrojnë, atëherë lufto si një burrë.
Nga Aurel Dasareti*/
Unë nuk kam hyrë në politikë, por flas për politikën. Unë dua që çështja të jetë e njohur në vend që unë të jem i njohur.
Ariu i Karpateve nuk është duke fjetur: Para disa ditësh mijëra ushtarë shënuan Ditën e Fitores ruse të Luftës së Dytë Botërore në Sheshin e Kuq, Moskë. Putin tregon muskujt. Paradë ushtarake më e madhe që prej Luftës së Ftohtë. Pjesë e qartë në rrugën e Vladimir Putinit drejt qëllimit për rivendosjen e Rusisë si një fuqi e madhe.
Jo rastësisht. Kohët e fundit patriotizmi në Rusi është i madh. Demonstrimi i fundit është një pjesë e rëndësishme e propagandës së luftës së Putinit, dhe një mënyrë e qartë për të treguar muskujt.
Kjo është pjesë e një plani më të gjerë…
– Shumë punë mbetet, por ne do të arrijmë të kalojmë nëpër të gjitha vështirësitë, sepse ne jemi të bashkuar. Dhe, kjo do të thotë se ne jemi edhe më të fortë, – u tha Putini masave që ndoqën paradën.
Ne duhet të kujdesemi që të mos mendojmë se rusët janë “qesharak”. Me sa duket ata e kanë mbajtur nivelin e mbrojtjes së të tyre më mirë se sa Evropa Perëndimore…
Ndërkaq, edhe shqiptarët kozmopolitë do të zhvillojnë paradën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, 17 Maj. Megjithatë, në paradën e shqiptarëve, nuk do të marshojnë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me tanke e raketa, por homoseksualët – me biçikleta.
***
Psikologët në të gjithë botën janë duke punuar drejtpërdrejt me njerëz të cilët kanë qenë viktima të luftës dhe abuzimet e të drejtave të njeriut, ish- ushtarëve, fëmijë, gratë që janë përdhunuar si pjesë e luftës, dhe me grupe të cilët janë të detyruar të largohen nga pragu shtëpiak dhe të jetojnë në pasiguri. Më me kompetencë se të tjerët, ata mund të flasin në lidhje me marrëdhëniet midis ndihmës psikologjike, masa ndëshkuese kundër atyre që janë përgjegjës, dëmshpërblimit të viktimave dhe rindërtimin e institucioneve që mbrojnë drejtësinë dhe shëndetin.
Veteranët e luftës pa strehë mbi krye
Pas luftërave të Ushtrive Çlirimtare Shqiptare (1998-2001) në Kosovë, Kosova Lindore dhe FYROM, shumë nga veteranët e luftës vuajnë me probleme të shëndetit mendor si rezultat i pjesëmarrjes së tyre në luftime kundër armiqve sllavo-ortodoks.
Unë di për shumë të tillë. Vuajnë nga Çrregullime të Stresit Post Traumatik.
Heronjtë e harruar: Ata kanë marrë pjesë në operacionet e ndryshme luftarake me Flamurin Shqiptar në uniformë. Shumë prej tyre kanë rrezikuar jetën për Atdhe dhe e shkatërruan më tej jetën e tyre pas përfundimit të luftërave. Papunësia, mungesa e ndihmave sociale, mungesa e shërbimeve shëndetësore, mungesa e një strehe mbi krye për veten dhe familjen, janë këto problemet kryesore të pjesës më të madhe të veteranëve. Kjo situatë ka ndikuar shumë që stili jetësor dhe shëndeti i tyre fizik dhe psikik të dobësohet për çdo ditë më tepër.
Përjetimet në beteja, rikujtimi i situatave dramatike të pakëndshme nga koha e luftës, shpesh kthehet në pagjumësi dhe një përdorim të lartë të alkoolit. Nga mjerimi i gjithanshëm, ngushëllimet i kërkuan në abuzimin e alkoolit, të lëndëve narkotike…
Janë të margjinalizuar në shoqëri.
Shumë prej tyre nuk janë në gjendje për të lexuar as gazetat, të dëgjojnë radion apo të shikojnë lajmet në TV.
Qeveria e Kosovës, partitë shqiptare në FYROM dhe Kosovës Lindore domosdoshmërish të nisin një plan për të siguruar një fond për çështjen, dhe zbatimin e masave, ashtu që veteranët (shumë prej tyre invalid të luftës) të ngrihen në një pozitë më të mirë. Shoqëria shqiptare e ka obligim të trajtojë me respekt heronjtë e harruar, vëllezërit e mi të fushëbetejës.
Veteranët kanë kontribuar me gjak për të siguruar paqen dhe lirinë, janë krenaria e kombit.
Nuk do t`i zhgënjejmë heronjtë e luftërave çlirimtare.
Ne gjithmonë do të kujdesemi për këtë të vërtetë të shenjtë, e cila nuk zbehet dhe ne nuk do të lejojmë që heronjtë të përbuzen, diskriminohen, tradhtohen apo harrohen; ata që nuk u kujdesën për veten e tyre por u sakrifikuan për të siguruar lirinë dhe paqen në Atdhe dhe botë.
***
Po, ti mund të kuptosh
Ushtarët nuk kanë një monopol në historinë e asaj se çfarë është lufta, i rrëfehem gruas time.
Unë kurrë nuk mund të imagjinojë atë përmes të cilës ke kaluar, më thotë ajo.
***
Tani disa rreshta (nga Ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit” … Ndokund në Evropë, Gusht 1995). Kjo sa për ilustrim, për ata që nuk kanë qenë pjesëmarrës në luftëra, t`i kuptojnë pak më mirë veteranët.
Bari i verdhë-gjelbër mund të jetë 2-3 metra i lartë. Frynë erë e butë. Në këtë qilim kodrinash janë transporti me ushqim, veshje, medicinë dhe armë, municion…
Shumica prej nesh kanë peshë të rëndë në shpinë. Ecim përpara të uritur dhe rraskapitur. Bari i ashpër ndeshet me fytyrat tona. Era është e fortë. Do të ishte shumë e kotë sikur të përpiqemi ta largojmë atë nga fytyrat. Me kohën mësohemi ta durojmë, ka shumë gjëra tjera për të cilat duhet të kujdesemi.
Shkelim edhe mbi pengesa drurësh dhe gurësh, kjo kërkon vigjilencë të vazhdueshme të mos pengohemi dhe rrëzohemi. Nuk është e mundur për të parë më shumë se një ose dy ushtarë përpara. Bari është si një mur.
Nga lart duhet të jetë një pamje e mahnitshme, kjo kolonë luftëtarësh në formën e gjarprit që marshon përpara. Por detyra jonë është shumë sekrete, askush nuk duhet të na shoh ndonjëherë nga ajri, edhe pse ka shumë që përpiqen.
Pandërprerë duken në qiell aeroplanë zbulimi, aeroplan bombardues dhe sulmues. Para se ata të kenë një shans për të na zbuluar, shtrihemi afër njëri-tjetrit në barin e dendur. Bimësia në këtë vend na jep një mbrojtje të mirë kundër agresorit.
Nga koha në kohë ne duhet të kalojmë nëpër zonat e hapura. Atëherë tërë kolona e batalionit prej 473 ushtarësh ndahet në grupe më të vogla. Natën vendimtare për aksion kaluam lumin. Ne kemi ardhur me vonesë, në mesnatë, dhe batica është tashmë në rritje. Më tepër se gjashtë orë jemi të shtrirë duke pritur momentin e volitshëm që të mundemi me kujdes të depërtojmë në territorin e pushtuar nga armiku…
Ushtarët nikoqir i shtrojnë batanijet dhe shtrihen aty për të ra në gjumë. Ata nuk shtrihen kudo, por në një unazë rreth nesh, vëllezërve të mi të fushëbetejës, 14 luftëtarë të ardhur nga përtej oqeaneve. Zgjati do kohë derisa unë dhe miqtë e mi e kuptojmë se luftëtarët vendas na respektojnë dhe kujdesen më shumë për ne sesa për vetveten. Zgjohem pas disa orë gjumi dhe mendja ime pikërisht fillon të bredh mbi armikun që është i pozicionuar vetëm pak kilometra nga ne dhe betejës që afrohet…
Batalioni rreshtohet. Jepet “Urdhri luftarak për aksion”, u them:
“Luftëtarë, vishni gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit. Sepse ne nuk luftojmë kundër gjakut dhe mishit. Por kundër okupatorëve, terroristëve, principatave dhe pushteteve, kundër sunduesve barbar të këtij terri. Nuk do të kursejmë fëlliqësirat. Toleranca bëhet një krim kur zbatohet kundër së keqes. Është dhuna e organizuar në krye ajo që krijon dhunën individuale në bisht. Fituesi ka të drejtë, sepse ai shkruan ligjet.”…
Një ushtar përpiqet të dezerton vetëm disa minuta para fillimit të përleshjes. I afrohem. Është i moshës time, 18 vjeçar, beteja e parë e tij. Dridhet. Më vjen keq. I pëshpëriti: “Shmangu prej betejës sa më tepër që të mundesh! Por, nëse të detyrojnë, atëherë lufto si një burrë.” Dhe, luftoi si burrë…
***
Veprimet e dhunshme janë punë e një ushtarit, suksesi apo mossuksesi i atyre veprimeve përcakton aftësinë e dikujt në këtë profesion. Nuk mund të ekzistojë asnjë çlirimin kombëtar para se forcat nacionaliste të ndërhyjnë për dhunën çlirimtare. Nuk ka popuj në botë të cilët kanë qenë viktima të forcave të pushtimit të huaj, që pa gjakderdhjen e tyre kanë arritur çlirimin dhe siguruar fitoren përfundimtare për çështjen e tyre – një pavarësi të vërtetë kombëtare.
Mjerisht, në luftërat e drejta çlirimtare ka gjithmonë vrapues që e shohin mundësinë e fitimit të shpejtë financiar në bashkëpunim me armikun. Por, shumica përfundon si ky vrasës i moshuar:
Sherri për një vrasës plak: Përmes më shumë se pesëdhjetë vjet, Ruud e ka kryer punën e tij si një vrasës i paguar në një mënyrë të përsosur dhe të lehtë. Megjithatë, një ditë ajo shkon keq. Viktima është vrarë vetëm disa minuta para se të arrijë Ruud, dhe kur ai dëgjon sirenat që afrohen, e kupton se dikush e ka joshur atë në një kurth. Papritmas ai nuk është më gjuetari, por ai të cilin e ndjekin…
Kjo nuk është një qasje që ne duam. Por ne jemi të gatshëm për të përmbushur sfidën.
* Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Hajdutët që vijnë dhe horrat që shkojnë
Nga Aurel Dasareti,USA*/
Privatizimi i pakontrolluar në trojet shqiptare, ka krijuar një oligarki dhe jo një demokraci, çoi në një shoqëri të karakterizuar nga korrupsioni dhe abuzim të pushtetit./
Heronjtë ose kriminelët? /
Është bërë vështirë për të dalluar të liqtë nga heronjtë në internet. Në filmat e vjetër kauboj ka qenë e lehtë për të parë se kush ishin njerëzit e mirë dhe cilët ishin të këqijtë. Ata me kapele të bardha ishin heronj, ata me të zezë ishin të liq. Por në internet të gjitha kapelat janë të përhimët. Sidomos të politikanëve. Njerëz të cilët me dekada e shohin veten mbi ligjin. Për shkak se ata e shihnin veten si të jashtëzakonshëm.
Partitë duheshe të jenë të shqetësuara për zbatimin e politikës, në vend se t`i denigrojnë kundërshtarët politikë. U mungon atdhedashuria, përgjegjësia dhe dija.
Pse votuesit i pranojnë udhëheqësit e këqij?
Ka politikanë të mirë dhe të këqij. Cila mund të jetë arsyeja që votuesit t`i pranojnë të këqijtë?
Hulumtimet tregojnë pse politikanët e këqij mbijetojnë. Ka politikanë të këqij, ata që nuk lexojnë dokumentet në mënyrë të kujdesshme, të cilët pozitën si i zgjedhur nga popullata e marrin me qetësi, jo me seriozitet, dhe të cilët, në qoftë se lind mundësia, marrin më shumë kompensim se sa lejojnë rregullat. Shumica prej tyre bëhen politikanë në radhë të parë për të pasuruar veten e tyre.
Ne e dimë se në disa vende politikanët kanë marrë (në mënyrë të paligjshme) turre me mallra të ngrira dhe rimbursime mbretërore të shpenzimeve. Udhëheqësit e zgjedhur (votuar), përmes grabitjes dinake të atdheut të tyre, kanë ndërtuar llogari të yndyrshme bankare në vende të ashtuquajtura “parajsat e taksave”. Njeriu nuk ka nevojë të shkojë në Afrikë për të gjetur shembuj. Historia shqiptare e këtyre 25 viteve “demokratike” mjafton.
Asnjë garanci kundër politikanëve të këqij
Për fat të keq demokracia nuk është një garanci se sundimtarët e këqij do të shqelmohen nga pushteti që posedojnë. Për votuesit është e vështirë të dinë nëse një kandidat i provuar është i “mirë” ose “i keq.” Sundimtarët aktual fshehin aktivitetet si hije, respektivisht si një hapësirë e errët a me fare pak dritë pas një trupi, i cili nuk lë të kalojnë nëpër të rrezet e diellit ose të një burimi.
Sistemi zgjedhor mund të bëjë të vështirë për të përjashtuar lehtë individ të politikës. Ne duheshe të shpresojmë që udhëheqja e partisë përkatëse mban rendin në radhët e veta, të zbulojnë dhe largojnë maskarenjtë, por problemi qëndron aty se veçanërisht ky lloj profesioni është stërmbushur me “Rrotë k…” dhe bash udhëheqësit partiak shqipfolës janë maskarenjtë më të mëdhenj.
Përgjegjësitë e paqarta janë gjithashtu një problem shumës serioz. Është e vështirë për të vënë përgjegjësinë në fajtorin kryesor për rezultatet e dobëta ose pisllëqet në një sistem ku – “të gjithë” kanë përgjegjësi. Në raste rezultatesh pozitive secili lavdëron veten, në raste negative secili fshihet pas secilit.
Kush janë me të vërtetë përgjegjës për sendet e këqija që ndodhin brenda dhe jashtë murit të arbrit? Shumë studime tregojnë se në raste të lehta votuesit falin shpejt kur përgjegjësia është e qartë, ose harrojnë shpejt. Gjashtë muaj pas zbulimeve, popullariteti arrin në nivele normale.
Votuesit e pavarur kanë më pak tolerancë për paaftësitë e politikanëve
Ne shohim se politikanët e korruptuar rizgjidhen edhe kur votuesit nuk kanë harruar dobësitë apo pisllëqet e tyre. Nëse zgjedhësit (votuesit) janë simpatizues fanatik të një partie ose politikani dhe nëse kontradiktat politike ndërmjet partive antikombëtare janë të forta, atëherë shumica e votuesve llogarisin se është në interesin e tyre (privat) për rizgjedhjen e sundimtarit të paaftë ose të korruptuar, sepse kjo e pengon “armikun” për të marrë pozitën.
Pushtet-mbajtësit janë më të pasigurt, kur kontradiktat janë të vogla. Kështu që, është një lajm i mirë kur te votuesit vërejmë dallime të reduktuara politike dhe më pak besnikëri partiake.
Zgjedhësit e rëndomtë (normal) kanë më pak tolerancë ndaj paaftësisë, përtacisë dhe korrupsionit në mesin e udhëheqësve të saj. Disa studime kanë treguar se demokracitë e fragmentuara etnikisht dhe nga pikëpamja gjuhësore kanë më shumë korrupsion politik, rritje më të ngadalshme ekonomike dhe jetëgjatësinë më të shkurtër të jetës.
Por politikanët e korruptuar rizgjidhen edhe në vendet me kontradikta të vogla. Italia, Greqia janë shembuj të mirë. Çka e shkakton këtë?
Një botë me politikanë të mirë dhe të këqij
Supozoni se ne jetojmë në një botë me politikanët e të dyja llojeve, të mirët dhe të këqijtë. Të këqijtë duan për të pasuruar veten e tyre – dhe ata janë të interesuar për rizgjedhje. Një pushtetar i keq ka mund të zgjedhë për të absorbuar sa më shumë pasuri joligjore gjatë periudhës aktuale, ose për të shtuar diçka me shpresën për tu rizgjedhur. Votuesit mund të tregojnë tolerancë zero ndaj korrupsionit – ose mund të jenë të kënaqur me hedhjen e atyre nga pushteti nëse korrupsioni bëhet shumë i madh.
Të shkarkohen politikanët e këqij
Shkarkimi nga posti i pushtetarëve të këqij në udhëkryqin e parë është një zgjedhje e përsosur. Mbajtja në pushtet e njerëzve të mbrapshtë që e ruajnë qetësinë në shpresën për të qenë i ri-zgjedhur, për votuesit do të thotë të përqendrohen në stimuj. Politikanët e këqij duhet të inkurajohen që të veprojnë në një mënyrë më pak të turpshme. Votuesit duhet tu japin prioritet stimujve dhe përzgjedhjeve. Zgjedhja e përkryer shkatërron motivet e politikanit të keq për të treguar ndonjë mirësjellje.
Në qoftë se votuesit i japin prioritet seleksionimit, atëherë toleranca e tyre ndaj sundimtarëve të këqij është zero. Kur votuesit janë të padurueshëm dhe klasa politike ka një përqindje të vogël politikanësh të këqij, votuesit dalin fitues nëse shkarkojnë nga detyra të korruptuarit – sa më shpejt pas zbulimit të tyre.
Nëse u jepet prioritet (përparësi) stimujve atëherë votuesit do të rivendosin krerët e këqij – me kusht se ata janë mesatarisht të korruptuar. Zgjidhen më të mirët prej më të këqijve pra. Kjo u jep votuesve më tepër mirëqenie në qoftë se ka një përqindje të lartë kandidatësh të korruptuar, dhe votuesit do të shohin rezultate të shpejta.
Ndodhën shpesh që votuesit zgjedhin (punësojnë) një politikan i cili është i korruptuar aq sa ai i mëparshmi, kjo sa për të shkarkuar pushtetarët aktual. Hajdutët vijnë – horrat shkojnë. Më i miri bëhet armiku i së mirës. Problemet mbeten, vetëm që njerëzit ndryshojnë.
Por, derisa ekzistojnë ëndrrat, ka shpresë, me kusht që të zgjohemi menjëherë. Pse të frikohemi nga karkalec, ne gjithsesi do të vdesim një ditë?! Fundi-fundit do të jenë tradhtarët-hajdutët që do të përjetojnë një rrahje, jo ne. Ne nuk duam të rrëmbejmë por edhe nuk lejojmë të na rrëmbejnë. Fati i një grupi njerëzish nuk mund të ndërtohet në tragjedinë e grupit tjetër.
Jeta ime ka qenë një ëndërr me shumë ngritje dhe disa ulje. Personalisht, unë nuk do të devijojë nga rruga për të sakrifikuar të mirët, ndërsa armiqtë e Shqipërisë natyrale dhe liderët e korruptuar në politikë, polici dhe ligjësi jetojnë më tej.
Buburrecat, që paguhen për të qeverisur shtetin dhe për të avancuar çështjen kombëtare në të gjitha aspektet, janë vetë shpërdorues të detyrës zyrtare; të zhytur në tradhti, korrupsion, pjesëmarrës në ndërmarrje të përbashkët kriminale. Dhe, çdo natë do të lutesha për shpirtin e tyre sikur ta dija se këta horra do të goditeshin nga një sulm në zemër (infarkt kardiak) ose diçka të ngjashme.
*Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
A është gabim të duash vendin dhe kombin tënd?!
Opinion nga Aurel Dasareti, USA/
Ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake)/ dasaretiaurel@yahooo.com.au/
Ata që duan të heqin dorë nga liritë thelbësore për të blerë një siguri të vogël të përkohshme nuk e meritojnë as lirinë dhe as sigurinë.
Të dy kemi qenë pjesëmarrjes aktiv të betejave të tmerrshme (vitet 1994-1995), por në formacione luftarake kundërshtare. Jemi takuar një herë gjatë një armëpushimit të përkohshëm(1995). Çuditej pse kam ardhur prej përtej oqeaneve deri aty ku nuk hanë pula gur, edhe atë për të luftuar për të huajt. I tregova se ushtrohem për betejat që do të zhvillohen më vonë në Kosovë…Para disa vitesh u takuam sërish në një kryeqytet evropian. Më sugjeroi të mos kontribuoj për çështjen shqiptare pasi unë as që jetoj në Evropë. I thash: “Ti shumë mirë e din se unë nuk kam më frikë prej asgjëje e askujt. Kur njeriu me mijëra herë ka qenë aq afër vdekjes, frika zhduket. Dhe, mos e provo edhe njëherë të provokosh shqiptarët ta duan ose të mos e duan kombin dhe vendin e vet, përndryshe, nëse diçka ndodh me ty, unë do të buzëqeshi gjithë rrugës për në funeral.”
A është gabim të duash vendin dhe kombin tënd? A është më e drejtë të jesh neutral ose të urren vendin tënd? Çfarë do të zgjidhje dhe cilat janë mendimet tuaja për këtë?
Ky është një problem i madh social vetëm në Shqipëri dhe gjithë botën shqiptare, se nuk ka mjaft njerëz që e duan vendin e tyre, as njerëzit e tyre.
Kur do të përpiqemi ne për të ndaluar shkatërrimin e vazhdueshëm të vendit tonë? Pasi të braktisim vendin, asimilohemi dhe tjetërsohemi tërësisht?! Le të shpresojmë se turpi dhe tradhtia jonë ndaj Vendit dhe Kombit përfundon një herë dhe përgjithmonë .
Unë mendoj se ne në përgjithësi jemi shumë krenarë dhe patriotikë kur vjen puna për të qenë shqiptarë. Nuk vërehet se shqiptarët mendojnë dy herë para se të dalin rrugëve dhe të valëvitin flamurin – por, at të Greqisë, Arabisë, Serbisë, Turqisë e jo aq shumë të vetin.
Në bazë të shkrimit tim, duket sikur ajo është një e dhënë, e natyrshme, që të gjithë ne duhet të jemi shumë krenar që jemi shqiptarë.
Kjo është çështje personale nëse dikush është krenar për vlerat që kemi. Dhe cilat vlera dhe sjellje ua tregojmë pjesës tjetër të botës.
Personalisht, ka gjëra që më bëjnë krenar si dhe gjëra të tjera që më bëjnë të turpërohem pse jam shqiptar. Por kjo vetëm do të thotë se ne duhet të mësojmë për të dalluar impulset e mira nga të këqijat.
Identiteti kolektiv të cilit të gjithë ne i takojmë, është diçka tjetër se identiteti personal. Ti sipas qejfit mund të ndryshosh kuptimin dhe mendimet tuaja, por unë nuk pajtohem që shteti në mënyrë aktive ndryshon mendimet e veta sipas qejfit të të huajve dashakeqës, këndvështrimeve të veta ideologjike. Këto njohje i kam përvetësuar nga hulumtimet e mia shumëvjeçare…
Shkenca është kurora e lavdisë së mendjes, por ajo mbështetet në parimin e gabueshmërisë. Kjo sepse sikur teoritë shkencore do të mishëronin të vërtetën absolute, përfundimtare, atëherë ato teori nuk do të kishte nevojë t`i verifikojmë praktikisht ndërkaq përparimi shkencor do të ndalej në vend. Shkenca ka një kriter të besueshëm në dispozicion – faktet. Ekonomia, artet, filozofia, politika nuk disponon me një proces kritik të verifikimit të këtij niveli. Po të shohim faktet, vërejmë se shoqëritë e hapura (demokratike) zakonisht janë të lidhura me begatinë dhe përparimin. Megjithatë, shoqëria e hapur vuan nga një e metë fatale.
Njerëzit që jetojnë në shoqëri të hapura nuk e pranojnë konceptin e saj si një ideal për të cilin domosdoshmërish ia vlen të luftosh. Parashtrohet pyetja pse ndodhë kështu. Shoqëria e hapur u ofron liri për të zgjedhur. Nëse kjo liri mohohet, duhet të luftosh për të; por nëse e ke, atëherë nuk mjafton – sërish duhet zgjedhur. Vende të ndryshme kanë parti të ndryshme demokratike programet e të cilave dallojnë prandaj demokratët gjithmonë luftojnë mes veti, kurse idhtarët e shoqërisë së mbyllur (moniste) mbeten të disiplinuar dhe bashkuar. Sa kohë që shoqëria e hapur pranohet si vlerë e përbashkët, demokratët mund të luftojnë mes veti dhe prapë t`u bëjnë ballë armiqve të shoqërisë së hapët. Problemi është se shoqëria e hapur është armiku më i keq i vetvetes, sepse shoqëria e hapur nuk pranohet si vlerë e përbashkët.
Tragjikomedia e shoqërisë “demokratike” të shqiptarëve qëndron në faktin se politikanët shqipfolës as që e kuptojnë se ç`është e as që u konvenon demokracia. Derisa partitë demokratike të vendeve Perëndimore luftojnë njëra tjetrën (me fakte) por edhe e përmbajnë njëra-tjetrën kur nuk ka çështje për të kritikuar, duke luftuar kështu s`bashku për atdheun e tyre të përbashkët – “demokratët” tonë luftojnë për pushtet e jo për shtet. Dhe, që të arrijnë te ose ta mbajnë pushtetin janë në gjendje me e shkatërruar gjithë shtetin.
Sa më shumë individë të jenë të aftë të vërejnë me sy kritik dhe qetësi skenën dramatike shqiptare, aq më i vogël do të jetë rreziku i çmendurive të mëdha kolektive, dhe në radhë të parë, i luftës vëllavrasëse. Kur forcat e përçarjes dhe të urrejtjes kërcënojnë të fundosin krejt sistemin shoqëror, atëherë sahanlëpirësit, të korruptuarit, mafiozët dhe tradhtarët bëhen tepër të rrezikshëm – janë ata që digjen nga dëshira për t`i shërbyer armikut të jashtëm si agjentët e saj të ikjes së rinisë në perëndim, shtypjes, shfrytëzimit, diskriminimit, mashtrimit, manipulimit, persekutimeve politike, terrorizimit, mjerimit të popullsisë.
Për të ndryshuar diçka me të vërtetë domosdoshmërish të përballemi me të se çfarë ishte me të vërtetë ajo.
Shqiptari është i paparashikueshëm, i befasishëm, i papritur. Vetëdija kombëtare e tyre nuk është e ngritur në nivel të duhur si te fqinjët dhe pjesës tjetër të popujve evropianë. Si rrjedhojë, nuk kemi prirje shtet-formuese.
Mesazhi kryesor shqiptarëve është për të goditur korrupsionin publik, gjithashtu në aparatin qeveritar.
Kur popullata nuk dëshiron më të qeveriset në të njëjtën mënyrë si më parë dhe ato që menaxhojnë nuk mund të kontrollojnë situatën si më parë, atëherë ndodh një situatë revolucionare.
Sot arsyeja politike nuk është më pronë e pushtetit politik. Në mënyrë që katastrofat të parandalohen, duhet të shpërthejë një valë inteligjence dhe intuite nga qarqet jozyrtare. Zgjidhja për shoqërinë tonë do të ishte në qoftë se ne bëhemi më të zgjuar, më të mençur në dallimin në mes të neutrales, interesave të përbashkëta publike, aparatit shtetëror dhe të shprehjes së lirë të individit.
Ka privilegje të veçanta dhe diskriminime në institucionet e përbashkëta publike, që ne jemi të detyruar për të hequr, jo mendimet.
Ndërkaq, feja do të bëhet më pak stimul për betejën dhe luftën mbi definicionin e së drejtës – në qoftë se ne vendosim se ajo që është e përbashkët, shtetërore, publike, të mos i përkas një besimi të caktuar, praktikisht të respektojmë qëndrimet e programeve politike të Rilindësve për ndarjen e Kishës nga shteti dhe të shkollës nga feja.Në debatet tona duhet të përpiqemi për të bërë dallime mes shoqërisë dhe shtetit, midis një jete aktive, një jete të lirë fetare (rrugëve, shesheve, kishave/xhamive) – dhe institucioneve të përbashkëta publike.
- « Previous Page
- 1
- …
- 7
- 8
- 9