• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMERIKA PERFORCON FSK ME AUTOMJETE”HAMVI”

July 17, 2018 by dgreca

-Forcohet partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përmbushjen e ndërveprueshmërisë në mes të Forcave Ushtarake Amerikane, NATO-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës/

1 fsk mjete usht1 Polifoto FSK1 hardinaj mysafiri2 Pajisje FSK 21 ambasad flet2 dy mautomjet.jpg

 -Nënkryetari i kompanisë “AM General”,  Lawrance Platt, falënderoi Qeverinë e Kosovës dhe FSK-në për besueshmërinë për furnizimin me automjetet, ashtu siç ka bërë Ushtria Amerikane dhe shumë shtete të NATO-s/

 –Kryeministri Haradinaj: FSK shembulli më i mirë i ecjes së përbashkët të Kosovës me ShBA dhe NATO-n /

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 17 Korrik 2018/Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në një ceremoni rasti, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie nënshkruan sot aktin final të kontratës për furnizim me automjete shumë funksionale ushtarake me lëvizshmëri të lartë (HMMWV). Kontrata është e Qeverisë së Republikës së Kosovës me kompaninë amerikane “AM General” për furnizim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi se  Forca e Sigurisë së Kosovës është një trupë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe është shembulli më i mirë i ecjes së përbashkët të Kosovës me SHBA-të dhe NATO-n.“Sot, ne po bëhemi dëshmitarë të një ngjarjeje të madhe për popullin e Kosovës. Forca jonë e sigurisë po modernizohet me teknikë ushtarake shumë funksionale ‘Hamvi’ Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se kjo forcë po ngritet sipas standardeve të NATO-s’’, tha kryeministri Haradinaj.Ai theksoi se, SHBA-ja, NATO, KFOR-i dhe Bondstilli janë sinonime të qetësisë e sigurisë në Kosovë, dhe se populli i Kosovës është ndër popujt më pro amerikanë dhe i qëndron besnik miqësisë së përhershme me SHBA-të.

 Në fund të fjalës kryeministri i Haradinaj tha: “Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes. Tranzicioni i FSK-së do të bëhet në koordinim të plotë dhe me mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë. Kosova nga një vend që absorbon siguri po kthehet në një vend që prodhon dhe ofron siguri dhe është e gatshme të marrë pjesë në misione paqeruajtëse, kudo që aleatët tanë e shohin të nevojshme”.Ndërsa, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha tha: “Sot, është një ditë e veçantë për mua, Ministrinë dhe FSK-në. Mjetet taktike ‘Hamvi’ do të jenë në shërbim të FSK-së, dhe ky akt i nënshkrimit është e një rëndësie të veçantë që i kontribuon thellimit të bashkëpunimit me SHBA-të, avancimit të FSK-së, si dhe rrit shkallën e ndërveprueshmërisë me shtetet e NATO-s”.Ministri Berisha falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pakursyer në vazhdimësi e sidomos në kuadër të trajnimeve, edukimit apo edhe pajisjeve përmes Zyrës për Bashkëpunim Ushtarak (ODC) dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, ndërsa theksoi se ky bashkëpunim do të vijojë edhe më tej në të ardhmen.

Ambasadori amerikan Greg Delawie tha se, sot po kremtojmë nënshkrimin e kontratës për furnizim ndërmjet FSK-së dhe kompanisë  ‘AM General’ dhe se i vjen mirë që Forca e Sigurisë së Kosovës e ka përzgjedhur Hamv-në si automjetin e ardhshëm të saj.“Kjo kontratë i dërgon shenjë të qartë botës se Kosova mëton ta qojë deri në fund integrimin Euro-Atlantik në të gjitha mënyrat. Kjo blerje do ta forcojë partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojë në përmbushjen e ndërveprueshmërisë në mes të Forcave Ushtarake Amerikane, NATO-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, jemi të ngazëllyer që jemi pjesë e kësaj ere të re të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe presim me padurim ta shohim dërgesën e parë të Hamvi-ve gjatë këtij viti’, theksoi ambasadori amerikan Delawie.

 Kurse, nënkryetari i kompanisë “AM General”,  Lawrance Platt, falënderoi Qeverinë e Kosovës dhe FSK-në për besueshmërinë për furnizimin me automjete të Kompanisë, ashtu siç ka bërë Ushtria Amerikane dhe shumë shtete të NATO-s.Në ceremoninë e organizuar nga Qeveria e Kosovës të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shkelzen Sylaj, komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, gjeneral major Gëzim Hazrolli, nën-presidenti Ekzekutiv i kompanisë “AM Generals”, Lawrance Platt, komandant i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci, komandant i Kampit Bondsteell, kolonel Nick Ducich, gjeneralë të FSK-së, ministra, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Kosovë, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

***

Filed Under: Kronike Tagged With: amerika, automjete, Behlul Jashari, per FSK

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT