• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Konferenca Ipeshkvnore publikon axhendën e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri

September 16, 2014 by dgreca

Nga Klajd Musabelliu/
TIRANË, 16 Shtator / Konferenca Ipeshkvnore publikoi sot edhe axhendën ditore të datës 21 shtator 201, datë kjo në të cilën Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë. Sipas komunikatës për shtyp, dita e ardhjes së Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, më 21 shtator, do të shoqërohet me një program të ngarkuar, por në të njëjtën kohë, të shtjelluar dhe të organizuar në çdo detaj. Sipas itinerarit të lëvizjeve të Papës, do të spostohet edhe vëmendja dhe përqendrimi i të interesuarve.
Programi i detajuar i kësaj vizite:
Ora 7:30 Nisja me avion nga Aeroporti i Romës, Fiumicino, për në Tiranë
Ora 9:00 Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës, dhe pritja zyrtare nga Kryeministri i Shqipërisë, dhe disa përfaqësues të Kishës Katolike.
Ora 9:30 Ceremonia e mirëseardhjes në oborrin e Presidencës, vizitë kortezie Presidentit të Republikës.
Ora 10:00 Takim me autoritetet në Sallën e Pritjes së Presidencës – Fjalim i Atit të Shenjtë.
Ora 11:00 Mesha e Shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”. Predikimi i Atit të Shenjtë, Lutja e Engjëllit të Tënzot dhe fjalët e Atit të Shenjtë.
Orën 11:00, Papa Françesku, do të kremtojë Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”. Do të bashkëkremtojnë me Atin e Shenjtë 2 kardinalë, 18 ipeshkëvij, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë. Në meshë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë besimtarët dhe dashamirësit që kanë dëshirë të jenë pranë Atit të Shenjtë. Në hapësirën para altarit, do të vendosen një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Françesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite. Në lidhje me mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje, janë marrë të gjitha masat e duhura nga institucionet shtetërore në bashkëpunim me Kishën Katolike. Këshillohet që hyrja dhe vendosja e pjesëmarrësve në shesh të kryhet sa më herët, për të shmangur konfuzionin dhe për të respektuar udhëzimet e organeve të sigurisë, para mbërritjes së Atit të Shenjtë. b. Ministria e Shëndetësisë do të vërë në dispozicion disa ambulanca dhe ekipe mjekësore, që do të ndodhen në sheshin pas stadiumit “Qemal Stafa”. c. Për të asistuar pjesëmarrësit do të jenë në shesh një numër i madh vullnetarësh të Kishës Katolike dhe të Shtetit Shqiptar, si edhe do të vendosen disa tenda për të shpërndarë ujë. e. Vendet e caktuara për parkim janë: – Automjetet që vijnë nga Veriu do të parkohen në krah të rrugës së ish-Fushës së Aviacionit. – Automjetet që vijnë nga Jugu do të parkohen në sheshin “Garibaldi” dhe në stadiumin “Selman Stërmasi”. – Automjetet që vijnë nga Juglindja do të parkohen në rrugën “Gjeneral Nikols”.
Ora 13:30 Takim dhe drekë me Ipeshkëvijtë shqiptar, dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike.
Në mjediset e Nunciaturës Apostolike, Ati i Shenjtë do të takojë Ministrin e Brendshëm Z. Sajmir Tahiri me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.
Ora 16:00 Takim me krerët e besimeve të tjera, dhe komuniteteve të krishtera në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” . Ati i Shenjtë duke vlerësuar bashkëjetesën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti musliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.
Ora 17:00 Kremtimi i lutjes së “Mbrëmësores” me Meshtarët, rregulltarët, rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës . Në këtë takim do të marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri. Përveç lutjes së Mbrëmësores, gjatë këtij takimi do të ketë edhe dy dëshmi nga një meshtar dhe një motër që i kanë mbijetuar periudhës së egër të komunizmit.
Ora 18:30 Takim me fëmijët e qëndrës “Betania” dhe me një përfaqësi personash të qendrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri në Qendrën Betania. Qendra “Betania” në Bubq do të jetë ndalesa e fundit e Atit të Shenjtë para nisjes drejt aeroportit të Rinasit. Në këtë qendër janë të strehuar aktualisht rreth 70 fëmijë, ndër të cilët shumica janë jetimë, ka fëmijë të braktisur dhe me probleme të shumta sociale. Pjesë e këtij takimi do të jenë përfaqësues nga qendra të shumta Caritas nga mbarë Shqipëria, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre bamirëse në zona të ndryshme.
Ora 19:45 Ceremonia e largimit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.
Ora 20:00 Nisja me avion nga Tirana drejt Aeroportit të Roma Ciampino-s.
Ora 21.30 Mbërritja në Aeroportin e Roma Ciampino-s.
Me vendim të Bashkisë së Tiranës, gjatë gjithë ditës së diel, 21 shtator, e gjithë hapësira brenda unazës së mesme të Tiranës do të kthehet në rrugë pedonale, pra do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në pjesët kryesore të qytetit. Transmetimi i momenteve të ndryshme do jetë drejtëpërdrejt me regji qendrore. Gazetarët dhe mediat e akredituara, në ditët në vijim, do të kenë një takim me përgjegjësit e shtypit në Pallatin e Kongreseve, ku do të jetë edhe qendra e shtypit dhe nga ku do të marrin të gjitha detajet teknike të transmetimit dhe të mundësisë për të lëvizur atë ditë.

AKTIVITETET ARTISTIKE

Tiranë, 11 Shtator / ATSH – / Aktivitetet artistike në kuadrin e vizitës së Papa Françesku, në datën 21 shtator në Shqipëri, zyrtarisht do të fillojë në datën 16 shtator 2014.
Në kuadrin e kësaj vizite historike, nga e cila Papa ka nënvizuar shembullin e bashkëjetesës fetare mes myslimanëve dhe të krishterëve në vëndin tonë, përforcimin në besim të Kishës në Shqipëri, si dhe të dëshmojë inkurajimin dhe dashurinë e tij ndaj një vendi që ka vuajtur gjatë pasojat e një ideologjie të së kaluarës, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me institucionet e kulturës do të organizojnë një sërë eventesh kulturore dhe artistike.
Në një konferencë për shtyp, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe zëvëndësministri, Zef Çuni publikon sot detaje të reja lidhur me kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të kësaj vizitë historike.
Ministrja Kumbaro, njëherazi Kryetare e Komisionit Shtetëror për përgatitjen e vizitës së Papës në Shqipëri ritheksoi përsëri dimensionin shpirtëror të kësaj vizite ku ajo e përkufizoi si “një ngjarje të një rëndësie të madhe historike për Shqipërinë e rajonin tonë, siç është vizita e parë në Evropë e Papa Françeskut”.
Kumbaro theksoi se “do të merren të gjitha masa për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza” dhe qendrës historike, në Pallatin e Kongreseve si dhe Muzeut Historik Kombëtar, dhe se punimet do të mbarojnë në kohën e duhur” .
Ajo sqaroi edhe se punimet në Shesh po bëhen në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
Disa nga detajet e zbuluara gjatë konferencës për shtyp ishin, koncerti me lexime dhe recitime të materialeve poetike nga autorë me profil religjioz, organizuar nga TKOB dhe TK i titulluar “Waiting for the Pope”, koncert ky i cili do të komunikojë me publikun në disa qytete të Shqipërisë si Katedralja “Shën Luçia” Durrës, Katedralja “Shën Pali” Tiranë, Katedralja “Shën Shtjefnit” Shkodër.
Gjithashtu do të hapet ekspozita e piktorit Lin Delija “Historia e tij është takimi i Artit me Kishën” në GKA, Vox Baroque,një mbrëmje poetike me poezi të De Radës dhe me muzikë arbëreshe në TKE “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, disa shfaqjesh dokumentarësh me temë besimin fetar nga AQSHF- ja, programe filmash të përzgjedhur nga Doku Fest si shfaqja e produksioneve të tri filmave religjiozë.
Ekspozita “Katolicizëm dhe kulturë”, organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipër, e cila synon të hedhë dritë mbi një nga faktorët më të rëndësishëm të ngjizjes europianiste të kulturës sonë kombëtare, kontributi i personaliteteve dhe i formantes kulturore katolike brendashkruar asaj kombëtare,si dhe risjellja nè vëmëndje të publikut shqiptar e figurës së Abat Preng Doçit, rilindasit të madh, misionarit të dijes dhe kulturës kombëtare, ku Ministria e Kulturës do të organizojë në qytetin e Rubikut një tryezë të rrumbullakët./
(Kortezi-ATSH)

Filed Under: Kronike Tagged With: axhenda e Papes, Klajd Musabelliu

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT