• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mijëra besmitarë katolikë shqiptarë në SHBA festuan Krishtlindjet

December 26, 2016 by dgreca

Nata e Shejtë e Festës së Krishtlindjes në Kishën Zoja e Shkodrës në New York/
   15698136_660185190827037_8568731517721055427_n 1-dom-pjetri2-mesha3-mesha5-dyshe
 Nga Beqir SINA/NEW YORK : Në të gjitha kishat katolike shqiptare në Amerikë dhe Kanada, është mbajtur mbrëmë në mesnatë Mesha solemne e Krishtlindjeve, dhe Mesha e së dielës, të cilat i udhëhoqën meshtarët e tyre, në Kishën Zoja Pajtore, Kishën e Shën Palit, Detroit, Kisha Katolike Shqiptare në Toronto -, dhe në Kishën Zoja e Shkodrës në New York .Më shumë se nji mijë besmitarë, u mbodhën mbrëmë sipas një video stream të trasmetuar në rrjetin social Facebook, ishin në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, për Christmas Eve Mass. Kisha ishte mbushur përplot me besimtarë aq sa ehde nuk kishte vend nga besmitarët të cilët erdhën për të festuar Meshën në natën e shenjtë.
“Krishtlindja, tha famullitari Dom Pjetër Popaj, është një ditë për të festuar lindjen e Jezusit, kështu që është shumë e rëndësishme për të marrë pjesë në këtë Meshës, sidomos për shkak se ajo është e tillë e shjetë, në një kohë të bukur të vitit të jemi së bashku këtu të presim në prehrin tonë lindjen e Krishtit”.
Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, me famullinë e saj me gëzim të madh gjatë gjithë ditës, dje edhe sot ka hapur dyert e Festës së Krishtlindjes, duke i ftuar të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë, që t’i bashkëngjiten në gëzimin e festës së Lindjes e Jezu Krishtit, hyrjen e Zotit në historinë e njerëzimit, një nga festat më të mëdha të kishës Katolike në mbarë njerëzimin.
Të shtunën, më  24 dhjetor 2016  u kremtua së pari procesioni ora në Vigjilja e Krishtlindjes . Një ceremoni, kjo, e cila u shoqërua me pritja solemne nga famullitari shembullor, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2016. Afër mesante më pastaj u mbajt Mesha e Madhe, e cila nisi me një Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York.Mesha solemne e Krishtlindjes në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, të cilën e udhëhoqi Meshatri Dom Pjetër Popaj – u ndoq nga më shumë se 1500 besimtarë katolikë shqiptarë, të cilët kremtuan së bashku gëzimin e Lindjes së Jezu Krishtit, hyrjen e Zotit në historinë e njerëzimit – Gloria in exelsis Deo!Ndërkohë, që sot e diele, 25 dhjetor 2016 – Dita e Krishtlindjes, nisë në ora 11:00: me Meshë në Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, mëpastaj festa ka vazhduar me gostit dhe vizitat e familjarve me tryezat e mbushura përplot me ushqime dhe me plot urime : Gëzuar e për shumë vjet Krishtlendjen .
 Radio Vatikani kujtojë sot se :” Gjatë kësaj kohe të Ardhjes e të Krishtlindjes, Shën Tereza e Kalkutës, Ganxhe Bojaxhiu na thërret që më jetën tonë konkrete, pra reale të gëzojmë Mesazhin e Shpresës, Dashurisë, dhe Paqes mbi tokë, të përgatisim zemrën dhe të presim Jezusin që vjen (që janë të gjithë njerëzit që na rrethojnë), më një zemër të ngrohtë, e këtë ngrohtësi të shpërndajmë më të gjithë të pranishmit e jetës sonë”. Më pas ajo tha se kur ne dëshirojmë të kremtojmë Krishtlindjen, ndoshta nuk kemi menduar që duhet ushqyer të uriturit dhe ti veshim të zhveshurit, duke pakësuar kështu ego-n për posedimin vetjak, të mirëpresim të padëshiruarit, të falim fajtoret dhe ti duam armiqtë tanë, për të rritur forcën e të qenurit njeri i lirë, dhe t’u bëjmë të tjerëve atë çka dëshirojmë të na bëjnë ata neve. Kështu mund të lëmë gjithherë fryte mbi tokë.Gjatë kohës së mrekullueshme të Krishtlindjes mund të shohim me sytë e një fëmije, sepse fëmijët më së miri e përjetojnë mrekullinë e dashurisë, fëmijët gëzojnë të gjithë atë që festa ofron dhe e jetojnë në plotësi tërë kohen. Kështu, Shën Nënë Tereza na fton të gjithëve, për të jetuar dhe uruar lavdinë e kësaj feste të mrekullueshme, që është Lindja e Jezu Krishtit.

Filed Under: Featured Tagged With: B Sina, besimatret Katolik, Dom pjeter Ppaj, Krishtlindjet, SHBA, Zonja e Shkodres

Kroatët e dogjen flamurin serb ne Itali

November 17, 2014 by dgreca

MILANO IT: Megjithse tifozët kroat mbrëmë dogjën flamurin Serb, loja vazhdoi .Gjithcka, ne fillim shkoi mirë në ndeshjen e futbollit Itali-Kroaci, por nuk arriti dot të përfundojë pa probleme, pasi tifozëria Kroate në minutën e 75 të lojës hodhi në fushën e Gjelbërt fishekzjarre dhe shashka, dhe në stadium gazetat ka fiksuar edhe një moment kur tifozët kroat i vunë flakën flamurit të Serbisë. Albitri hollandez për shkak të këtyre skenave detyrohet të ndërpresë lojën për pak kohë, por i rifillojë atë.
Simbas një faqe interneti në rrjetin social facebook (www.facebook.com/LajmeGlobal) thuhet se flakët dhe trazirat duket se nuk do t’i ndahen Shqipërisë, por as Italisë kur ka të bëjë me ballkanas. Edhe pse këtë herë Kombëtarja e Xhani De Biazit kishte udhëtuar në Milano, në “San Siro”, për të parë si tifoze takimin mes “axurrëve”, rivalëve të saj të ardhshëm, dhe Kroacisë, mes “tre” kombëtareve në fushë futen tifozët kroatë, të cilët risollën në kujtesë me tymues e flakadanë ngjarjet e 14 tetorit në Beograd, që shumë pak prej nesh do t’i harrojnë shpejt.
Por, simbas saj edhe për italianët, trazirat e Xhenovas së vitit 2010, me kryeultrasin serb Ivan Bogdanov që digjte flamurin shqiptar, u ringjall në moment… Ndonëse në këtë rast, në tribunat e “San Siro”-s ishte flamuri serb ai që u dogj, nga kroatët… Edhe këtë herë, ndeshja u ndërpre, por vetëm për 10 minuta, teksa ultrasit ballkanas të mbërritur në Itali vërsulën të gjithë arsenalin e tyre të fishekzjarrëve në fushë, duke e bërë të rrezikshëm dhe të papraktikueshëm terrenin. Dhe natyrisht që jo pak nga kuqezinjtë tanë do të kenë buzëqeshur me buzën e shtrembëruar këtë herë, duke rikujtuar, ndonëse në një zonë shumë të sigurt të stadiumit, ato momente aspak të bukura dhe delikate për një komb të tërë, të përjetuara si personazhe kryesorë në stadiumin “Partizan”.
Madje, edhe të gjithë komentatorët, gazetarët e moderatorët që analizuan dje sfidën e Italisë nuk mbetën pa rikujtuar trazirat e Beogradit dhe frikën se edhe sfida e djeshme mes Italisë dhe Kroacisë mund të kishte pasur të njëjtin fund, ndonëse pas 10 minutash ndërprerjeje gjithçka rifilloi dhe përfundoi me një barazim 1-1, këtë herë pa dhunë, pa përplasje, pa kore raciste, por me pak frikë po…/B S/INA/

Filed Under: Sport Tagged With: B Sina, flamurin serb, Kroatët e dogjen, ne itali

Edhe Valon Behramit, si Gatusos, Beckham dhe John Terryt ia vjedhin veturën

February 12, 2014 by dgreca

Edhe më parë, në territorin shqiptar ishin gjetur edhe mjetet e vjedhura të futbollistëve Gattuso e Beckham dhe më e fundit ishte ajo që i ishte vjedhur John Terryt, kapiten i ekipit të Chelsea, klubit të Premier League/

 Nga BEQIR SINA, New York/

NAPOLI –  ITALI : Portali i shqiptarëve të zvicrës Albiinfo shkruan sot se :” Mesfushorit zviceran, Valon Behrami, i është vjedhur makina. Futbollisti i Napolit, e ka bërë vet publik lajmin në rrjetin social Twitter. Aty ai ka  shprehur pakënaqësinë e tij, por mediat italiane kanë njoftuar se vetura e tipit Smart ishte marrë me qira nga Behrami.”Sipas saj  “Smarti” i Behramit, u “avullua” nga parkingu, derisa ai me gruan e tij ishin në shopping. Behrami ishte dukshëm i shqetësuar për shkak se dy vjet më parë në Napoli i ishte vjedhur dhe një orë, duke e parë si pjesë e një serie grabitjesh të lidhura me futbollistin e Napolit,

E djaloshi nga Mitrovica ka shkruar në Twitter: se “një herë orën, tash edhe veturën. Me të vërtetë jam nervoz” transmeton Albinfo.

Në rrjetet sociale po shkruhet se “Makina e vjedhur futbollisitit shqiptarë me pashaportë zvicerane është vjedhur nga Shqiptarët, por për arsye të hetimeve policia italiane, nuk po jep detajet e vejdhjes deri sa të kap hajdutët” .

Ky lloj tipi autoveture është i vogël dhe dy-vendësh është nga llojet e automjeteve që harxhojnë pak gaz dhe shumë të manovrueshem për në punë dhe janë të lehtë për të parkur. Qasja në kabinën është shumë e lehtë, dhe vendet janë të rehatshme. Ajo kushton nga 20 mijë deri në 30 mijë Euro

Edhe më parë, në territorin shqiptar ishin gjetur edhe mjetet e vjedhura të futbollistëve Gattuso e Beckham dhe më e fundit ishte ajo që i ishte vjedhur John Terryt, kapiten i ekipit të Chelsea, klubit të Premier League
Vitin e kaluar ishte policia e shetit shqiptarë që njoftoi se kishin konfiskuar në Tiranë makinën e tipit “Range Rover”, që i ishte vjedhur John Terry, kapiten i ekipit të Chelsea, klubit të Premier League. Mjeti luksoz i Terryt, që ishte vjedhur në vitin 2008, ishte gjetur i parkuar në një nga rrugicat e zonës së ish-Bllokut, pasi disa banorë të zonës, të shqetësuar se mjeti nuk kishte lëvizur prej disa ditësh, kishin lajmëruar policinë. E pas verifikimeve kishte rezultuar se ajo me të vërtet ishte makina e mbrojtësit anglez.

Policia, e shtetit shqiptar pati deklaruar  se” nuk e dinte ekzaktësisht se kur mund të kishte hyrë në Shqipëri, mjeti i pajisur me GPS. Gjithashtu, policia pati thënë se targa ka qenë  po ajo e lojtarit të Chelsea, LT 55 EUO.

Policia deklaroi se “Ajo që dihej ishte me siguri se makina kishte mundur të mbërrijë në Shqipëri, përmes një emigranti shqiptar, që banon në Angli dhe që është me origjinë nga Burreli, por poliicia s’mundi të thoj atëhere  nëse ai ka qenë vjedhësi i “Range Roverit”. Megjithëse, policia kishte nisur hetimet për të gjetur autorin e vjedhjes, ndërkohë që pas verifikimeve Policia e shetit shqiptarë thuhet se automjetin ia dorëzojë  policisë britanike.

Po kjo nuk është hear e parë që mjeti i një futbollisti evropian gjendet brenda kufijve Shqipërisë. Të njëjtin fat të grabitjes nga shqiptarët pësuan edhe dy fotbollist të tjerë. Në shkurt të 2009, po ashtu u gjet në Shqipëri “Range Rover” që në 2006-n i ishte vjedhur lojtarit të Milanit, Gennaro Gattuso. Makinës, që iu kap një të riu shqiptar, i ishte ndryshuar numri i shasisë dhe targa.

Kurse në vitin 2005, autoritetet maqedonase pikasën në kufirin me Shqipërinë, në Qafë Thanë një makinë të vjedhur në Madrid, që i përkiste futbollistit anglez David Beckham

 

Filed Under: Kronike Tagged With: B Sina, Berhamit, i vjedhin Veturen

Detroit- Shqiptarja dëbohet bashkë me 3 fëmijët amerikanë

December 3, 2013 by dgreca

Autoritetet në Detroit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur që të dëbojnë 40-vjeçaren shqiptare, Çile Preçetaj, e cila figuron pa dokumente, pasi humbi gjyqin si azilkërkuese.Preçetaj, nënë e tre fëmijëve, duhet të lërë sot së bashku me fëmijët, në orën 10:30 të paradites, shtetin e Detroit, pas një urdhri të nxjerrë nga autoritetet e këtij vendi.Lajmin për dëbim, 40-vjeçarja shqiptare e ka marrë të hënën në mëngjes, dhe ka vetëm 24 orë kohë në dispozicion që të mbledhë valixhet dhe të niset për në Shqipëri.“Në eksperiencën time, nuk kam parë kurrë që të dëbohet një nënë me fëmijë. Asnjë nuk arrin ta besojë se kjo gjë do të ndodhë realisht”, -është shprehur avokati ligjor i shqiptares, Andrew Johnson, i cili duhet të shpëtojë në një kohë rekord klienten e tij nga dëbimi.Ndërsa bashkëshorti i saj, me origjinë nga ish republika jugosllave, Pjetero (Pete) Gojcevic, ka thënë se po pret që të ndodhë ndonjë mrekulli që gruaja dhe fëmijët e tij të mos dëbohen nga Detroit-i, raporton “Detroit Free Press”.

Historia e shqiptares, u largua nga “kthetrat” e të fejuarit

40-vjeçarja shqiptare, Çile Preçetaj, ka lindur në vitin 1972 në Shqipëri. Në vitin 2000 ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që t’i shpëtonte kështu abuzimit të të fejuarit të saj, nga i cili kishte frikë se mos e rrëmbente dhe e shiste për prostitucion. Pas arratisjes nga Shqipëria, Preçetaj së bashku me disa shoqe të tjera, nëpërmjet Kanadasë, hyri ilegalisht në SHBA. Menjëherë pas arritjes në “tokën e premtuar”, ajo iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe kërkoi strehim. Gjatë kohës që ajo jetonte në SHBA në mënyrë ilegale, Preçetaj u martua me një jugosllav, i cili ishte zhvendosur në SHBA 40 vjet më parë. Ajo ka tre fëmijë dhe që të tre kanë nënshtetësi amerikane.Pavarësisht kërkesës së saj për strehim, një gjyqtar që merrej me çështjet e emigracionit, e rrëzoi kërkesën e 40-vjeçares për strehim, duke argumentuar se asaj i mungonte besueshmëria dhe dyshohej se ajo ishte e përfshirë krime dhe prostitucion.Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”. Kështu në vitin 2008 gjykata e rrëzoi përfundimisht kërkesën e shqiptares për azil.Ndërkohë 40-vjeçarja shqiptare vazhdoi të jetonte në SHBA, dhe gjatë kësaj kohe ishte e detyruar që të paraqitej tek autoritetet e Detroit një herë në muaj. Ajo e dinte që do të vinte një ditë kur duhej të largohej, por nuk e dinte se cila do të ishte ajo ditë që do të sillte dëbimin e saj nga SHBA-të dhe ndarjen nga bashkëshorti.Të hënën Preçetaj mori urdhrin që brenda 24 orëve duhej të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sot pritet që ajo të kthehet në Shqipëri, për të jetuar me prindërit e saj të moshuar në një fshat në veri të vendit, bashkë me tre fëmijët e saj, por larg bashkëshortit.Burri i saj, Gojcevic thotë se është i habitur për këtë vendim të qeverisë amerikane, pasi presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

“Lërini fëmijët të jetojnë dhe të rriten në një vend të cilin e njohin”, -i ka bërë apel qeverisë Gojcevic. /B.S/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: B Sina, Cile Preceta, debohet nga Amerika

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT