• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JO ZOTERI-BALLISTËT NUK LUFTUAN KUNDËR HEBRENJËVE, POR I SHPETUAN

October 18, 2017 by dgreca

DREJTORI i BDI-së GABON RËNDË KUR DEKLARON SE BALLISTËT LUFTUAN  KUNDËR  EBRENJËVE/                                                                                                                                                                                                                                                  

(Reagim ndaj deklaratës së drejtorit te Institutit të Bitpazarit Skender Asani,dhënë me rastin e festës 11 Tetor)/

Shkruan: Dr.sc. Ilmi Veliu- drejtor i Muzeut të Kërçovës/

1 Ilimi Veliu

I nderuari drejtor, shqiptarët që ishën me organizatën e Ballit Kombëtarë dhe të ndihmuar nga Musolini e Hitleri, luftonin komunizmin sllavorus dhe asnjëherë në asnjë moment nuk kan pasur ndonjë përballje apo konflikt me ebrenjtë (Izraelitët). Si që eshtë vërtetuar me dokumente e fakte të shumta, të gjithë shqiptarët,anëembanë tokave shqiptare, ju kan dalur në ndihmë ebrenjëve dhe  asnjë nga ata në asnjë rast nuk eshtë dorzuar tek gjermanët,që ata pastaj ti deportonin drejt kampeve Auchvic,Treblinka,etj.

Që për masën e gjerë shqiptare të jam më i kjartë, do të fillojmë nga e para. Kur ushtria osmane më 1371 te Marica dhe më 1389 në Fushëkosovë, luftuan kundër mbretërisë famëkeqe serbe të Car Dushanit, shqiptarët  e ngratë, që kishin hiekur të zitë e ullirit nën Car Dushanin dhe kodin e tij famëkeq, u gëzuan disi dhe u qeshi fytyra, duke menduar e shpresuar se pushtuesi që po vinte nga Anadolli do të ishte pakës më i butë dhe më liberal se sa që ishte Serbia e Dushanit dhe Kral Millutinit.

Pas shkatërrimit të perandorisë së Anadollit dhe tërhiekjes së pushtetit osman nga Ballkani, shqiptarët të mbetur në mesin e shteteve slave të Ballkanit,që bënin plane për ti zhdukur shqiptarët, ata i këthyen sytë drejt mbretërisë Austrohungareze, duke shpresuar se vetëm ajo fuqi evropjane do ti shpëtonte nga Serbia, Bullgaria e Mali Zi, të cilat shtete kishin formuar njëfarë ,,Lidhje Ballkanike,, e që në plan të pare kishin zhdukjen e farës  shqiptare nga Ballkani.

Edhe gjatë Luftës së I Botërore 1914-1918, shqiptarët ishën në anën e Austrohungarisë, sepse edhe mbreti i Gjermanisë në atë kohë kishte thenë se emri Shqipëri eshtë emër i ndonjë mali në Ballkan dhe se popull shqiptarë asnjëherë nuk ka eksistuar dhe as sot  nuk eksiston.

Pas Luftës së I Botërore, pasi u shkatërrua Austrohungaria dhe me ndihmën e Anglisë e Francës, shtete evropjane, e që ishën të detyruara nga Rusia ti përkrahnin sllavët e Ballkanit, u vendos që më shumë se gjysma e trojeve arbërore të mbeteshin të pushtuara nga Greqia, Serbia e Mali i Zi. Këta shtete slave ballkanike gjithmonë ndihmoheshin dhe përkraheshin nga ,,nëna Rusi,, kurse shqiptarët e ngratë, populli më i vjetër i Ballkanit dhe Evropës, ishin jetimë dhe nuk kishin as nënë e as baba për tu dalur zot.

Me fillimin e Luftës II Botërore, Hitleri e Musolini e sulmuan dhe e shkatërruan hasmin më të madh të shqiptarëve, mbretërinë serbe të kralit serb-Petar, e cila mbretëri, numër të madh të shqiptarëve i kishte vrarë e numër të madh i kishte shpallur si turq dhe i  kishte përzënë drejt Anadollit. Shqiptarët e ngratë drejtuan sytë drejt qiellit dhe pytën me zë të lartë se kundër kujtë luftonin Hitleri e Musolini ????   Dhe kur kuptuan se ata e kishin  shkatërruar hasmin shekullorë të shqiptarëve – mbretërinë serbe, shqiptarët thanë se do të jenë në anën gjermane dhe se me ndihmën e tyre do të arrinin ti bashkonin të gjitha trojet arbërore dhe ta formonin Shqipërinë Etnike që e kishin endërruar ndër shekuj.

Pikërisht në këtë kohë edhe sllavomaqedonët që Sërbia i  llogariste si serbë të jugut dhe territorin e tyre e kishte quajtur ,,Juzhna Serbija,, iu bashkuan ushtrisë bullgare me planin qe edhe territori i tyre, Maqedonia e sotme lindore ti bashkohej Bullgarisë dhe te krijohej Bullgaria e Madhe.

Kur Sërbia me Titon e Rankoviqin i kuptuan planet shqiptare e sllavomaqedonase, se planifikonin që njera pale ti bashkohej Shqipërisë dhe tjetra Bullgarisë, të përkrahur edhe nga Rusia nënë, dërguan në Maqedoni e Shqipëri tre agjentët e specializuar serbë që do të punonin kundra interesave shqiptare e maqedono-bullgare dhe ne dobi te interesave serbe.

Agjentët sekret të emruar edhe me emra shqiptarësh ishin Dushan Mugosha, Milladin Popoviq dhe  Vukmanoviq tempo. Këta shpallën themelimin e Partisë Komuniste edhe në Shqipëri e në Maqedoni, dhe gjatë gjithë luftës mbetën në Shqipëri duke i përqarë shqiptarët dhe bindur që ata të vrisnin njëri-tjetrin.

Shqiptarët e gjorë, që sot në të gjitha trojet shqiptare i kan mbi njëmijë parti, në atë kohë,të ndihmuar edhe nga agjentët serbë, të përçarë e të coptuar, kishin formuar dhjetë parti apo organizata politike.

1.Partija Komuniste,

2.Partia e Ballit Kombëtar

3.Partia e Ballit Agrarë

4.Partia Zogiste

5.Legaliteti (poashtu zogiste)

6.Lidhja e Prizrenit

7.Lidhja e Dytë e Prizrenit

8.Partia  EN-DE-SHe (Nacional demokrat Shqiptare)

9.Partia Nacionaliste Shqiptare (poashtu balliste)

10.Partia për Bashkimin e Trojeve Shqiptare.

Sipas dëshmive që na ka lënë agjenti anglez, e që ka vepruar në Shqipëri në atë kohë, me emrin Higeralld, tregon se Anglia po edhe shtetet tjera evropjane që i frikoheshin komunizmit rus, tentuan ti bindënin shqiptarët dhe shumë herë u propozuan dhe i lutën që të bashkoheshin e merreshin vesht për formimin dhe shpalljen e një shteti demokratik parlamentar, me një qeveri të përbashkët demokratike e që do të ishte shtet demokratik, si që mbeti Greqia dhe jo shtet komunist nën komanden Jugosllavo-ruse.

Por shqiptarët si shqiptarë, krerët e të cilëve u takuan disa here me rradhë dhe në asnjë moment  asnjëra parti apo organizatë nuk lëshoi pe e që të merreshin vesht dhe të bashkoheshin për shpalljen e një shteti shqiptarë me një qeveri parlamentare demokratike. Kaloi një kohë e gjatë dhe partitë apo organizatat shqiptare nuk mundën te pajtoheshin e të merreshin vesht se cili do të udhëhiqte me shtetin e përbashkët shqiptarë që do të krijohej. Kur e pane kët situate anglezët mbetën pa fjalë dhe ngritën duartë, duke ju thënë shqiptarëve ,,thefshi qafën,,. Shqiptarëve qe kishin qenë në partite tjera e që kishin qenë kundër Partisë Komuniste, anglezët u propozuan qe të iknin për në Greqi dhe ata pastaj atje do tu ndihmonin qe të shkonin ne cilin shtet te Evropes te donin. Më vonë këtë premtim Anglia edhe e plotësoi.

Të gjithë ata  shqiptarë antikomunistë që ishin kundër komunizmit e që ikën për në Greqi, patën fatin që në fillim të strehoheshin në Greqi, pastaj në Turqi e Itali dhe më vonë të strehoheshin edhe në shtetet tjera evropjane, po edhe  në Amerikë.

Në vitin 1979 pata fatin të shkoj në Amerikë dhe atje të takoj numër të madh shqiptarësh antikomunistë që në atë kohë kishin ikur për në Greqi dhe pastaj kishin dalur në Amerikë. Disa nga ata më quanin ,,titist,, e disa më quanin ,,enverist,,. Edhe atje,në atë kohë ata nuk ishën të një mendimi dhe nuk ishin të bashkuar në një organizatë politike por në më shumë prej tyre, dhe mbanin lidhje me te njejtat organizata shqiptare antikomuniste që gjindeshin e vepronin edhe në Evropë.

Shqiptarët në të gjitha trojet, historikisht mundemi ti ndajmë në dy grupe politike apo ideologjike; grupi i pare ishin komunistët e Titos dhe të Enverit dhe grupi i dytë-Antikomunistët të ndarë në grupime dhe organizata të ndryshme politike, si që i përmendeëm më lartë.

Në të kaluarën, shumë historianë shqiptarë, të ndikuar nga komunizmi, gjatë shkrimeve që kan berë, nuk janë nisuar nga e kaluara e dhimbëshme shqiptare dhe tradhëtitë e kërcnimet që shqiptarët i kan pasur nga fqinjët e tyre slavo-rus, por vazhdimishtë, partitë dhe organizatat antikomuniste shqiptare i kan quajtur  si nazifashiste  dhe kollaboracioniste.

Mendimi im eshtë se, historianët shqiptarë, gjatë shkrimeve dhe botimeve të librave historike, janë të detyruar ta pranojnë faktin se  populli shqiptar dhe partitë e organizatat e tyre antisllave e atikomuniste, për ta luftuar komunizmin ruso-serb, ishin të detyruar të kërkonin ndihmën e dikujt, dhe ata nuk do të mund të kërkonin ndihmë nga grekët e bullgarët që poashtu ishin antishqiptarë dhe në anën e Rusisë komuniste.

Ka pasur antikomunistë edhe në Serbi e Kroaci por edhe ata mbetën në pakicë dhe u vranë e zhdukën nga komunistët.

Pra ne shqiptarët në përgjithësi e sidomos historianët nga të gjitha trojet shqiptare,  nuk guxojmë ti quajmë kolaboracionistë e fashistë shqiptarët dhe organizatat e tyre antikomuniste që gjatë periudhës 1940-45,me ndihmën e Duqes e Hitlerit, arritën ti bashkonin te gjtha trojet shqiptare në një shtet dhe te shpallnin Shqipërinë etnike të bashkuar, e cila asnjëherë nuk kishte qenë e tillë dhe nuk mundi te behej deri me sot.

Gjatë Luftës së II Botërore, kur Gjermania e shkatërroi mbretërinë serbe dhe i shpëtoi shqiptarët nga këthetrat e radikalëve serbë, shqiptarët e mirëpritën dhe i thanë  mirë se erdhe Hitlerit. Pra  shqiptarët e mjerë dhe jetima, të rrethuar nga sllavët në të katër anët, në fillim gati se 90% ishin antikomunistë dhe nuk kishin rrugëdalje tjetër pos që të kërkonin dhe ta mirëpritnin ndihmën nga Duqja e Hitleri.

Shqiptarët antikomunistë nuk pranuan të bashkëpunonin dhe të kërkonin ndihmë nga gjermanët për interesa të nazifashizmit por bashkëpunuan dhe kërkuan ndihmë nga ata  për interesat e veta kombëtare.

Shqiptarët antikomunistë, edhepse bashkëpunonin me gjermanë e italianë dhe merrnin ndihma në armatime e municione, ata asnjëherë në asnjë moment nuk e dorzuan asnjë ebrej, por i pranuan dhe i fshehën në shtëpitë e tyre,deri në fund të luftës dhe ne nuk mundemi e as guxojmë të pohojmë,si që pohonte drejtori Skender Asani  se ballistat iu kundërvuan dhe i  dëmtuan ebrenjëtë. Këtë fakt e kan pranuar dhe vërtetuar edhe vetë ebrenjëtë me deklaratat dhe shkkrimet e tyre të shumta.

Edhe gjatë luftës së fundit të vitit 1998, Kosovën e shpëtoi ushtria evropjano-amerikane e Natos. Edhe sot e këtë ditë amerikanët e mbajnë gjallë dhe e mbrojnë Kosovën nga Serbia e Mali i Zi.  Serbët me plotë të drejtë  munden ti quaj kolaboracionistë kosovarët dhe ushtarët e UÇK, qe e mirëpritën dhe iu bashkuan armatës amerikane, por ne historianët shqiptarë po dhe shqiptarët tjerë që gjinden në trojet shqiptare jashta Kosovës, në bazë të fakteve dhe argumenteve që kimi, jemi të detyruar dhe nuk kimi teori tjetër përveq se amerikanët ti quajmë heronjë dhe shpëtimtarë të Kosovës.

Do ta përsëris edhe njëherë se ne historianët shqiptarë të ditëve tona, duke i analizuar dhe kuptuar rrethanat në të cilat janë gjetur shqiptarët në kohën e Duqes dhe Hitlerit, pastaj 55 vjetë më vonë, në kohën e Klintonit dhe të Merkellit, nuk mundemi dhe nuk guxojmë ti quajmë nazifashistë e  kollaboracionistë  as shqiptarët që bashkëpununan dhe kërkuan ndihmë nga Hitleri e Duqe e  as shqiptarët  që bashkëpunuan dhe  kerkuan ndihmë nga Klinton e Merkell.

Kupto dhe mbaje mend zotëri drejtor,ballistët,zogistët,endeshe-istët kan luftuar kundër komunistëve ruso-jugosllav dhe jo kundër ebrenjëve. Eshtë mirë ta pranosh gabimin dhe të  kërkosh falje nga Balli Kombëtarë, Balli Agrarë, Legaliteti, NDSH-ja,etj…….

Filed Under: Analiza Tagged With: Ballistet, Drejtori i BDI, Hebrenjte, Ilmi Veliu

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT