– ”Perdet” e hekurta do të qëndrojnë të ulura në bankat greke sot, dita e parë e dekretimit nga Greqia të kontrollit të kapitalit në prag të gropës financiare, ndërkohë që bursat botërore përgatiten për një të hënë të zezë, të friksuar nga një infektim i mundshëm nga kriza.Nga Tokio në Hong Kong, bursat aziatike ishin në ulje të ndjeshme, ku Hong Kongu ulej me 3,63 për qind.
Në Evropë analistët presin një rënie të fortë me rreth 5 për qind, përveç se në Greqi ku bursa do të mbetet e pandryshuar.
Qeveria greke e Aleksis Ciprasit vendosi të dielën të mbyllë sektorin financiar për ta ruajtur nga një rënie e frotë, ndërkohë që bankomatët janë gati bosh.
Tërheqja e parave nga bankomatët deri më 6 korrik do të jetë deri në 60 euro në ditë, sipas një vendimi të kontrollit të kapitalit të botuar në Fletoren Zyrtare greke në mbrëmjen e së dielës.
Teksti i nënshkruar nga presidenti i Republikës, Prokopis Pavlopoulos dhe nga Cipras, tregon karakterin shumë urgjent për të mbrojtuar sistemin financiar grek dhe ekonominë greke për shkak të mungesës së likuiditetit që vjen nga vendimi i eurogrupit më 27 qershor mbi refuzimin e vazhdimit të marrëveshjes së huasë për Greqinë.
Bankat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 korrik, ndërkohë që referendumi i programuar nga qeveria greke mbi degociatat me kreditorët e vendit do të zhvillohet të dielën më 5 korrik.
Këto negociata dështuan të shtunën, duke e futur krejtësisht Evropën në dyshime dhe duke mbajtur Greqinë pranë daljes nga eurozona(Kortezi:ATSH-AFP/)