Problematika e romëve të Ballkanit Perëndimor, e njëjtë;të gjithë bashkë ia dalim mbanë/
Nga Arben Kosturi*/
Problematika e romëve është e njëjtë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndaj duke qenë të gjithë bashkë mund t’ia dalim mbanë në gjetjen e zgjidhjeve të drejta dhe efikase. Ky ishte konkluzioni i dalë nga konferenca e 6 shoqatave rome nga 6 vende të ndryshme, zhvilluar në qytetin e Korçës. Ndaj, nisur nga ky këndvështrim, në bashkëpunm me shoqatat e këtij rajoni, do të bëjmë të mundur zhvillimin e kapaciteteve të OJQ-ve rome dhe ndërmarrjen e nismave cilësore për shfrytëzimin sa më efikas të fondve të BE-së. Të gjitha këto kërkojnë rritjen e aftësive tona për t’iu përgjigjur reformave të Bashkimit Europian. Për këtë arsye u desh oganizimi i kësaj konference “Roaming për ngritjen e kapaciteteve të organizatave rome për financimin nga BE-ja dhe ndërtimin e partneritetit”, bashkëfinancuar nga programi Erasmus dhe BE-ja.
Dalja nga situata
Pra, nga shoqatat tona rome kërkohet gjetja e rrugvë për dalejn sa më shpejt nga situta ku ndodhemi, e cila nuk është në nvelin e kërkesave të kohës. Ekipi i projektit ka e vërejtur se Organizatat e Shoqërisë Civile Rome në Ballkanin Perëndimor nuk kanë njohuri të mjaftueshme për fondet e disponueshme të BE-së që mund t’u ndihmojnë atyre të trajtojnë sfidat lokale, kombëtare dhe rajonale me të cilat ballafaqohet popullata e këtyre vendeve. Për më tepër, ata nuk posedojnë kapacitetin e kërkuar për të aplikuar dhe menaxhuar fonde të tilla. Komisioni Evropian dhe numri i organizatave të tjera ndërqeveritare dhe ndërkombëtare shpesh shprehin shqetësimin e tyre mbi disavantazhet dhe kushtet e vështira të jetesës së popullatës rome, por OJQ-të rome si partnerët më me përvojë dhe më të nevojshëm nuk nisin partneritete strategjike, nuk aplikojnë për fonde të BE-së dhe nuk i shfrytëzojnë fondet që janë në dispozicion. Kjo ishte dhe një nga arsyet, që unë si drejtor ekzekutiv i shoqatës rome “Disutni Albania” Korçë, bëra çmos që konferenca të mbahej në Shqipëri, për t’’ju treguar që ne dimë të bashkëpunojmë, të menaxhojmë, të prezantojmë problemet tona, të kërkojmë ndihmë dhe të ofrojmë gjithçka mundemi. Konferenca kishte si qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përcaktimin e mënyrave të bashkëpunimit.
Synohet
Duke pasur këtë organizim si pikënisje, ekipi i projektit ka projektuar projektin “Roaming – Ngritja e kapaciteteve të organizatave rome për financimin nga BE-ja dhe ndërtimin e partneritetit” për të krijuar një strukturë lehtësuese për shoqërinë civile (pro) rome për të marrë pjesë aktive në politikën lokale dhe kombëtare dhe procesin e vendimmarrjes dhe vendosjen e një dialogu konstruktiv dhe sistematik me autoritetet dhe OJQ-të rome për të ndikuar në politikat mbi integrimin e romëve, përfshirjen sociale, mos-diskriminimin, dialogun ndëretnik, zhvillimin socio-ekonomik dhe të drejtat e qytetarëve. Grupet kryesore të synuara të “Roaming” ishin OJQ-të aktive në rrjetin “Roma SIMURGH” – një platformë shumë e kualifikuar joformale, e krijuar për të fuqizuar OJQ-të rome dhe për të avokuar për rritjen e mundësive të punësimit, për të promovuar mjete inovative për luftë gjithëpërfshirëse kundër anti-ciganizmit, për të sfiduar konceptet e udhëheqjes brenda komunitetit rom dhe për të diskutuar haptazi për migracionet e romëve në Evropë. Përfitues të këtij projekti ishin organizatat e shoqërisë civile rome nga Ballkani Perëndimor që zhvilluan kapacitetet e nevojshme gjatë gjithë këtij procesi.
Varfër dhe papunësi te romët
Gjithashtu gjatë konferencës doli në pah se romët ballafaqohen me barriera të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në qasjen në shërbimet publike, që rrjedhin nga kriteret e përshtatshmërisë që ata nuk mund t’i binden, mungesës së informacionit ose të kuptuarit të procedurave administrative, si dhe stigmës dhe qëndrimit të shpeshtë diskriminues nga popullata shumicë. Përjashtimi afatgjatë ka ndikuar në kushtet e tyre të jetesës, trajtimin nga popullata shumicë dhe marrëdhëniet me institucionet qeveritare. Studimet tregojnë se niveli i varfërisë në mesin e romëve është dy herë më i lartë se popullsia shumicë, ndërsa shkalla e papunësisë është tre herë më e lartë se mesatarja. Romët në Shqipëri njihen si një minoritet etnik-gjuhësor. Burimet zyrtare thonë se në Shqipëri ka rreth 1,300 romë, megjithatë burime të tjera vlerësojnë se ka deri në 120,000 Regjistrimet zyrtare në Shqipëri i njohin romët. Komunitetet rome gjenden në të gjithë vendin, kryesisht në Shqipërinë qendrore dhe juglindore. Shqipëria iu bashkua Dekadës së Përfshirjes së Romëve në vitin 2008; Në kuadër të kësaj kornize qeveria miratoi një Plan Kombëtar të Veprimit i cili përqendrohet në arsim, punësim dhe mbrojtje sociale, strehim dhe infrastrukturë, shëndet, infrastrukturën sociale dhe mundësitë e barabarta dhe trashëgiminë kulturore.
Ende larg standardeve evropiane
Ende romët në Shqipëri jetojnë në kushte të këqija në vendbanime, pa lidhje me infrastrukturën bazë, si uji, shërbimet elektrike dhe publike. Ka pasur raste të dëbimeve me forcë dhe rasteve në të cilat autoritetet shqiptare kanë diskriminuar romët në ofrimin e shërbimeve sociale, pagesave të mirëqenies sociale, ofrimit të infrastrukturës komunale dhe kujdesit shëndetësor.
Në përputhje me Ligjin për Arsimin në Shqipëri shkollimi është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët mbi moshën gjashtë vjeçare. Për fat të keq, shumë fëmijë romë braktisin shkollën para se të përfundojnë tetë vitet e shkollimit të detyrueshëm. Vlerësimet jozyrtare tregojnë se frekuentimi i shkollave të mesme të romëve në Shqipëri është shumë i ulët, ndërsa 72% e fëmijëve shqiptarë ndjekin shkollën e mesme. Nuk ka bursa për të mbështetur arsimin e romëve në Shqipëri. Sipas një studimi të UNDP-së, rreth 52% e romëve nuk kanë arsim, 18% kanë vijuar vetëm disa vjet të shkollës fillore dhe vetëm 14% kanë arritur të përfundojnë shkollën fillore; vetëm 3% e të anketuarve romë kishin mbaruar shkollën e mesme dhe vetëm 4% ishin diplomuar në kolegj ose universitet. Gratë rome në përgjithësi kanë nivel më të ulët të arsimimit sesa meshkujt: 56% nuk kanë arsim, ndërsa 11% braktisin shkollën fillore. Prindërit romë kanë trajtim diskriminues nga mësuesit dhe studentët e tjerë dhe distanca të mëdha ndërmjet shtëpive dhe shkollave të tyre shihet si arsye shtesë për shkallën e ulët të shkollimit.
Fëmijët romë
Për shkak të varfërisë, shumë fëmijë romë duhet të punojnë për të kontribuar në të ardhurat e familjeve. Rreth 15% e fëmijëve romë të anketuar duhej të braktisnin shkollimin për të punuar.
Familjet rome kanë vështirësi në qasjen në kujdesin shëndetësor adekuat. Shumë fëmijë në familjet e mëdha rome vuajnë nga kequshqyerja, e cila ndikon në shëndetin e tyre të përgjithshëm dhe aftësinë për të studiuar. Shumë romë në Shqipëri nuk arrijnë të punësohen për shkak të kualifikimeve të ulëta arsimore dhe diskriminimit. Shumica e romëve mbijetojnë nga puna e rastësishme informale në bujqësi, shërbim publik dhe ndërtim me paga shumë të ulëta. Të ardhurat mesatare mujore për një familje rome janë 68 euro ndërsa në mesin e familjeve jo-rome që jetojnë në të njëjtin afërsi është 174.50 euro. Nuk ka zyrtarë të zgjedhur romë në nivel kombëtar ose lokal në Shqipëri. Megjithëse ata marrin pjesë në zgjedhje, votuesit romë përbëjnë një pjesë shumë të vogël të elektoratit. Partitë politike në përgjithësi inkurajojnë dhe mobilizojnë romët për të votuar gjatë fushatës dhe procesit të zgjedhjeve, por shpesh neglizhojnë shqetësimet e tyre pas zgjedhjes. Për të gjitha këto romët e Ballkanit Perëndimor do të bëhen të gjithë bashkë, për tia dalë mbanë
*Arben Kosturi, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Disutni Albania” në Korccë.
* E dergoi per Diellin:Vepror Hasani