• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY QEVERITË SHQIPËRI KOSOVË- BASHKË PA KUFI NË NJË RAJON PA KUFI

October 2, 2020 by dgreca

Kryeministri Hoti: Së bashku drejt integrimeve euroatlantike-

Tiranë, 2 tetor 2020- Me moton “Bashkë pa kufi në një rajon pa kufij”, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, kanë zhvilluar në Tiranë mbledhjen e gjashtë të përbashkët, në të cilën janë nënshkruar marrëveshje, protokolle dhe memorandume nga ministritë përkatëse, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Kryeministri Hoti dhe kabineti qeveritar janë pritur me ceremoni shtetërore nën intonimin e himneve shtetërore dhe nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë.

Në fillim të mbledhjes së përbashkët, e cila u hap me fjalët e kryeministrave Edi Rama dhe Avdullah Hoti, u theksua nevoja e arritjes së marrëveshjeve të reja dhe intensifikimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura me herët, të cilat do të jenë në funksion të lehtësimimeve të ndryshme për bizneset e të dy vendeve.


Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Avdullah Hoti e falënderoi kryeministrin Rama për mikpritjen vëllazërore, si gjithmonë, si dhe dy ekipet tona në përgatitjen e kësaj mbledhjeje të përbashkët, duke thënë se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive tona, të cilat tanimë janë bërë normale, të natyrshme janë të rëndësishme për vendet tona, qytetarët tanë, ekonomitë tona, kulturën tonë të përbashkët.

“Jemi mbledhur më parë në mbledhje të tilla dhe besoj se sot me këto marrëveshje hymë në një fazë të re të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror, bashkëpunimi në të gjitha fushat pa përjashtim. Këto marrëveshje, memorandume, protokolle dhe kalendar të përbashkët, të gjitha këto të koncentruara në lehtësimin e jetës së qytetarëve, lehtësimin e funksionimit të bizneseve në të dy shtetet tona, tregon përkushtimin që kemi dhe vendosmërinë e dy Qeverive tona për të ecur përpara në rrethanat e reja”, tha kryeministri Hoti.


Më tej kryeministri Hoti vlerësoi se bashkëpunimi dhe implementimi i marrëveshjes për krijimin e Fondit të Përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës, apo marrëveshjes për mobilitetin në punë, bashkëpunimi në raste të fatkeqësive natyrore dhe të tjera, marrëveshjes për bashkëprodhim të filmit, bashkëpunimi për krijimin e Korridorit Digjital 5G, bashkëpunimi në fushën e transportit hekurudhor, bashkëpunimi për platformën e përbashkët digjitale, të arsimit paraunversitar, bashkëpunimi i thellë mes dy ministrive të kulturës, bashkëpunimi i dy ministrive të shëndetësore për t’u përballur me pandemi me COVID-19, bashkëpunimi në fushën e sigurisë, ekonomisë, kalendari i përbashkët kulturor, e plotë marrëveshje të tjera, tregojnë përfundimisht përkushtimin, vendosmërinë dhe përcaktimin tonë për të adresuar dhe zgjidhur shumë nga problemet që i preokupojnë qytetarët, bizneset dhe ekonomitë tona gjatë gjithë kësaj kohe.   


Kryeministri Hoti, duke folur edhe për politikën e jashtme dhe diplomacinë, tha se së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe gjithë resorët pa përjashtim, kemi punuar shumë për të rivendosur marrëdhëniet tona me partnerët tanë të natyrshëm strategjik që i kemi pasur gjithmonë, me BE-në, vendet kyçe të BE-së dhe me SHBA-të.

“Na është dashur të marrim vendime jopopuliste, por tepër të nevojshme për të dhënë sinjalin e duhur si qeveri se duhet të shihemi si kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjer dhe punojmë së bashku drejtë arritjes së objektivave përfundimtare që është një regjion i qetë, stabil, me një marrëveshje përfundimtare me fqinjin tonë verior dhe ku i gjithë regjioni së bashku do të lëvizim drejt integrimeve euroatlantike ”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se mbetemi vendi i vetëm pa liberalizim të vizave dhe po punojmë që sa më shpejt ta kemi liberalizimin.


Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hyrje të mbledhjes potencoi fushat e rëndësishme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht atë ekonomik, arsim, shëndetësi, diplomaci, energji, të ndërlidhjes digjitale dhe fusha të tjera të rëndësishme në funksion të rritjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.                     


Kryeministri Rama tha se takimet ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluar gjithmonë në frymën e një bashkëpunimi të ngushtë vëllazëror dhe ndërveprimi të vazhdueshëm politik dhe diplomatik janë  një mundësi e mirë qoftë për të bërë një bilanc të hapave të hedhur qoftë për të hedhur piketat për hapat e mëtejmë.

Po ashtu, kryeministri Rama ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke theksuar se “mosliberalizimi i vizave është turp për BE-në, trup i pashlyeshëm dhe i pajustifikueshëm”.

Pas përfundimit të mbledhjes, në një ceremoni solemne, nga ministrat përkatës të dy qeverive u nënshkruan 4 marrëveshje, 3 protokolle, 5 memorandume dhe Kalendari i përbashkët kulturor vjetor.

Marrëveshjet, protokollet, memorandumet dhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara ndërmjet ministrive përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, janë si më poshtë:

1.  Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës së Republikës së Kosovës mbi bashkëpunimin në fushën e Transportit Hekurudhor;

2.  Marrëveshje ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës për vlerësimin e krijimit të Fondit të Përbashkët në Mbështetje të Luginës së Preshevës;

3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim dhe Ndihmë të Ndërsjellë në Raste Fatkeqësish Natyrore dhe Fatkeqësive të Tjera;

4. Protokoll për Ndryshim dhe Shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë;

5.  Protokoll Ndryshues i Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë Lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal;

6.  Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë dhe  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës për Mobilitetin në Punë;

7.  Memorandum Bashkëpunimi për Krijimin e Korridorit Digjital 5G, dhe Lehtësimin e Lëvizjes në të Ardhmen ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit të Republikës së Kosovës;

8.  Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për themelimin e Ligës së përbashkët të basketbollit, ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës;

9.  Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës për Platformën e Përbashkët Digjitale të Arsimit Para universitar;

10.  Kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Republikës së Kosovës;

11.  Marrëveshje për bashkëprodhim të filmit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës;

12. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës;  

13. Protokoll shtesë i Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, në përballje me COVID-19;

Filed Under: Featured Tagged With: bashke pa kufi, dy qeverite

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT