• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Flota e SHBA do bashkëpunojë me aleatët për sigurimin e hapësirave të tyre aero-detare

April 18, 2016 by dgreca

Përktheu për  gazetën “Dielli”, Kapiten i Rangut të III-të Artan Malo*/

Ne nuk do të heqim dorë nga hapësira në Balltik, ne nuk kemi frikë, tha në bordin e anijes,  Komandanti  i destrojerit amerikan USS“Donald Cook”, pas fluturimit të dy avionëve sulmues rus në Detin Balltik. Në vijim Komandant Charles Hampton, i shqetësuar nga dy avionët sulmues rusë në detin Balltik, theksoi se Marina Amerikane nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e hapësirës aero-detare të aleatëve në deti Balltik nga forcat ruse. Këto deklarata Ai i bëri në portin e Klaipedas, ku është bregëzuar Destrojeri amerikan USS“Donald Cook”. Reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me ngjarjen, nuk ka të bëjë me frikën, por me sigurinë dhe sjelljen profesionale ndërmjet forcave ushtarake ndërkombëtare në hapësirën aero-detare ndërkombëtare. Flota e SHBA do vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë aleatët e saj, dhe nuk do të heqë dorë për mbrojtjen e haësirës aero-detare në detin Balltik, vuri në dukje Komandant Charles Hampton, gjatë konferenës për shtyp. Gjithashtu Komandant Hampton sqaroi se, sic e keni parë në media, fluturimi ishte shumë i ulët, i shpejtë dhe i papajtueshëm  me operacionet normale të ushtrive ndërkombëtare në ujërat ndërkombëtare dhe në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Kjo sjellje e avionëve rusë është e papajtueshme me sjelljen normale ndërmjet dy marinave në kohë paqe, sqaroi Komandanti i destrojerit USS“Donald Cook”. I pyetur për shqetësimin dhe zhurmën e avionëve rusë, të cilën analistët ushtarakë e përshkruajnë këtë ngjarje si “Strafing run”, {tip pikiate sic e njohim ne}, Komandant Hampton tha se avionët ishin shumë afër anijes. Sigurisht që destrojeri USS“Donald Cook” është multifunksional, për të kryer shumë misione luftarake. Itinerari i tij ishte i saktë, sipas skenarëve që ne përgatisim  për trajnimin e ekuipazhit  Anija ka parametrat e duhur operacionalë për të zbuluar objekte të tilla disa qindra milje larg. Kështu ne i ndoqëm avionët 100 milje larg dhe gjykuam e vlerësuam situatën shpejt. Në këtë rast kundërshtimi i SHBA-ve nuk ka të bëjë me frikën, por me sjellje të sigurt e profesionale, sipas legjislacionit ndërkombëtar. Destrojeri USS“Donald Cook” është i projektuar e ndërtuar teknologjikisht për këtë lloj kërcënimi, vijoi Komandant Hampton, gjithashtu dhe ekuipazhi i kësaj anije është tepër i aftë për këto raste. Në fund Komandanti i Destrojerit USS“Donald Cook” u shpreh se ekuipazhi i destrojerit është i kënaqur që ndodhet në Lituani dhe falenderoi popullin lituanez për mikpritjen e tyre të ngrohtë.

Sqarojmë lexuesit se Destrojeri “Donald Cook”, ka vizituar dy herë vendin tonë vitet e fundit.

 

*Nga Konferenca për shtyp e komandantit të destrojerit USS “Donald Cook”, mbajtur në Portin Lituanez të Klaipedas, data 14 prill 2016 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Artan Malo, bashkepunim me aleatet, Flota Detare SHBA

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT