Përktheu për gazetën “Dielli”, Kapiten i Rangut të III-të Artan Malo*/
Ne nuk do të heqim dorë nga hapësira në Balltik, ne nuk kemi frikë, tha në bordin e anijes, Komandanti i destrojerit amerikan USS“Donald Cook”, pas fluturimit të dy avionëve sulmues rus në Detin Balltik. Në vijim Komandant Charles Hampton, i shqetësuar nga dy avionët sulmues rusë në detin Balltik, theksoi se Marina Amerikane nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e hapësirës aero-detare të aleatëve në deti Balltik nga forcat ruse. Këto deklarata Ai i bëri në portin e Klaipedas, ku është bregëzuar Destrojeri amerikan USS“Donald Cook”. Reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me ngjarjen, nuk ka të bëjë me frikën, por me sigurinë dhe sjelljen profesionale ndërmjet forcave ushtarake ndërkombëtare në hapësirën aero-detare ndërkombëtare. Flota e SHBA do vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë aleatët e saj, dhe nuk do të heqë dorë për mbrojtjen e haësirës aero-detare në detin Balltik, vuri në dukje Komandant Charles Hampton, gjatë konferenës për shtyp. Gjithashtu Komandant Hampton sqaroi se, sic e keni parë në media, fluturimi ishte shumë i ulët, i shpejtë dhe i papajtueshëm me operacionet normale të ushtrive ndërkombëtare në ujërat ndërkombëtare dhe në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Kjo sjellje e avionëve rusë është e papajtueshme me sjelljen normale ndërmjet dy marinave në kohë paqe, sqaroi Komandanti i destrojerit USS“Donald Cook”. I pyetur për shqetësimin dhe zhurmën e avionëve rusë, të cilën analistët ushtarakë e përshkruajnë këtë ngjarje si “Strafing run”, {tip pikiate sic e njohim ne}, Komandant Hampton tha se avionët ishin shumë afër anijes. Sigurisht që destrojeri USS“Donald Cook” është multifunksional, për të kryer shumë misione luftarake. Itinerari i tij ishte i saktë, sipas skenarëve që ne përgatisim për trajnimin e ekuipazhit Anija ka parametrat e duhur operacionalë për të zbuluar objekte të tilla disa qindra milje larg. Kështu ne i ndoqëm avionët 100 milje larg dhe gjykuam e vlerësuam situatën shpejt. Në këtë rast kundërshtimi i SHBA-ve nuk ka të bëjë me frikën, por me sjellje të sigurt e profesionale, sipas legjislacionit ndërkombëtar. Destrojeri USS“Donald Cook” është i projektuar e ndërtuar teknologjikisht për këtë lloj kërcënimi, vijoi Komandant Hampton, gjithashtu dhe ekuipazhi i kësaj anije është tepër i aftë për këto raste. Në fund Komandanti i Destrojerit USS“Donald Cook” u shpreh se ekuipazhi i destrojerit është i kënaqur që ndodhet në Lituani dhe falenderoi popullin lituanez për mikpritjen e tyre të ngrohtë.
Sqarojmë lexuesit se Destrojeri “Donald Cook”, ka vizituar dy herë vendin tonë vitet e fundit.
*Nga Konferenca për shtyp e komandantit të destrojerit USS “Donald Cook”, mbajtur në Portin Lituanez të Klaipedas, data 14 prill 2016