Të premten mbasdite, 29 Mars 2019, Kryetari i Shoqatës”Skënderbej INC” z. Bashkim Shehu, ish zv/Ministër i Mbrojtjes për Financat në Qeverinë e parë Demokratike të Shqipërisë(Ministër i ndjeri Safet Zhulali) vizitoi Vatrën. Ai shoqërohej nga zv/Kryetari i Shoqatës, ish ushtaraku Mark Qehaja. Ata informuan se shoqata e tyre e regjistruar ne shtetin amerikan dhe se nuk merret me politike.
Ata u pritën nga editori i Diellit, i cili i njohu me historikun dhe përgatitjet që po bën Vatra me rastin e festimeve të 110 Vjetorit të Gazetës së saj”DIELLI).
Mysafirët dhuruan për Diellin$200.00.