• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEKLARATA REVOLTUESE E ISMAIL QEMALIT NDAJ ESAT PASHËS

January 13, 2017 by dgreca

DEKLARATA REVOLTUESE E ISMAIL QEMALIT NDAJ ESAT PASHËS NË REVISTËN FRANCEZE « LE TEMPS », PRILL 1913/

1 aurenc

Nga Aurenc Bebja, Francë/14 Janar 2017/

Ismail-QemaliDeklarata në vijim është botuar të martën e 29 prillit 1913 në faqen e gjashtë të gazetës franceze « Le Temps », me qendër në Paris.

200px-Essad_Pasha_ToptaniIsmail Qemali, asokohe kryeministër i përkohshëm i qeverisë shqiptare, gjendej në kryeqytetin francez dhe përfiton nga rasti t’i japë një deklaratë gazetarit me inicialet L.G. për të shprehur pakënaqësinë ndaj Esat Pashës dhe rrezikun në të cilin gjendej tashmë Shqipëria.

Ja deklarata në vijim :

image« Nëse ngjarjet e raportuara janë të sakta dhe fakti se Esat Pasha është larguar nga Shkodra me trupat, armët dhe pajisjet e tij, kjo mund të konfirmojë marrëveshjen e lidhur midis mbretit të Malit të Zi dhe atij. – Ka vetëm dy fjalë për të përshkruar këtë akt : kjo është tradhëti dhe çmenduri !Tradhëti, sepse ai i pret krahët Shqipërisë duke braktisur Shkodrën dhe për faktin se ai e bën praktikisht vendin tonë një zonë aneks të Malit të Zi dhe të Serbisë.Çmenduri, sepse ai na vë në pozitë të vështirë për të vazhduar negociatat me qëllim për të fiksuar kufijtë tanë pikërisht po në momentin e krijimit të pavarësisë sonë.Përveçse ai vë në lojë rrezikshëm pavarësinë, veprimi i tij bie ndesh me interesat dhe bindjet ndërkombëtare të Evropës, e cila është duke punuar në formimin e kombësisë sonë dhe se vullneti i saj i mirë mund të dekurajohet nga loja teatrale që sapo u realizua.Unë jam i sigurtë se popullata shqiptare, kur të kuptojë pasojat e qëndrimit të Esat Pashës, nuk do ta ndjekë atë.Sigurisht që Esat Pasha i përket një prej familjeve më të mira shqiptare, por ai nuk ka një ndikim të mjaftueshëm për të fituar. Sa për Xhavit Pashën, me të cilin (Esati) mund të ketë lidhje, ai nuk është shqiptar.Trupat e Esat Pashës nuk do t’i qëndrojnë besnike, vetëm një pjesë i përkushtohet atij personalisht, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet.Qeveria e përkohshme, që unë drejtoj dhe e cila proteston kundra këtij atentati ndaj pavarësisë sonë të sapolindur, do të mbështetet edhe nga kontigjentet e Beratit dhe Elbasanit.Sa për Evropën, ajo nuk mund të anojë në favor të gjendjes aktuale, sepse bie ndesh me interesat dhe konventat ndërkombëtare, të cilat ajo ka për mision ti ekuilibrojë. Pavarësia jonë përfshin integritetin e tokave shqiptare, të kërkuar edhe nga Austria, të cilës i jemi mirënjohës për ndërhyrjen e saj në favorin tonë, edhe pse ne nuk pranojmë të jemi në kujdestarinë e një shteti tjetër.Ne duam të shkojmë mirë me të gjithë, si me Evropën dhe me fqinjët tanë sllavë, me të cilët ne e kuptojmë nevojën për të formuar një bllok të fortë dhe të qëndrueshëm në interes të pavarësisë sonë. » Në përfundim të intervistës, Ismail Bej Qemali i ka thënë gazetarit L.G. se po nisej po atë ditë për në Londër me qëllim për të shprehur pikëpamjet e Qeverisë së përkohshme shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve.

* Kortezi: Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania :https://www.darsiani.com

Filed Under: Histori Tagged With: bebja Aurenc, DEKLARATA REVOLTUESE E ISMAIL QEMALIT, LE TEMPS, NDAJ ESAT PASHËS

LETËR GAZETËS “FIGARO” NGA PRINCI ALBERT GJIKA ME 12 DHJETOR 1912

October 13, 2016 by dgreca

 

1-letra

GAZETA PRESTIGJOZE FIGARO : LETRA E 12 DHJETORIT 1912 PËR SHQIPËRINË NGA PRINCI PATRIOT ALBERT GJIKA/

1 Aurenc BebjaNga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Tetor 2016

Gazeta prestigjoze franceze « Figaro » ka botuar në faqen e parë të saj, me 16 dhjetor të 1912, letrën e princit patriot me origjinë shqiptare, Albert Gjika. Shqipëria sapo kishte shpallur pavarësinë dhe marrëdhëniet me fqinjët ishin të tensionuara. I shqetësuar nga rreziku i përçarjeve të territoreve shqiptare nga sllavo – rusët, princi Gjika i drejtohet gazetës për të mbrojtur interesat tona kombëtare.

Letra e tij :/

« I nderuar Zoti Calmette,/

I ndodhur në Trieste, para se të nisem për Shqipëri, u hodha si një i uritur mbi gazetën e parë Figaro që më ra në dorë. Ju i njihni mendimet  e mia ndaj Francës tuaj të bukur, të cilës i detyrohem për shkollimin dhe trajnimin tim, dhe ky fakt shpjegon dëshirën time për të lexuar dhe gjithmonë lexuar gjuhën frënge.

Por, në numrin e gazetës tuaj të hënës së 9 dhjetorit, me titullin « Çfarë mendojnë në Rusi për çështjen e luftës », Zoti René Marchand publikon një intervistë të shkëlqesisë së tij, Gjeneralit Parensoff.

Kjo intervistë, e cila tregon qartë qellimet sllave, nuk mund të na përshtatet neve shqiptarëve, krenarë për origjinën dhe historinë tonë. Gjenerali Parensoff flet për Shqipërinë, të cilën ai nuk e njeh, me terma fare pak të sjellshme dhe shprehet kundra autonomisë së saj.

Sipas tij, « Shqipëria nuk ekziston ». Por atëherë, pse ai pranon se shqiptarët janë pasardhësit e Pellazgëve ? Pasardhësit e Pellazgëve janë të përhapur në Spanjë, Itali, madje në Britani dhe Irlandë, por një grup prej 3 milion shpirtrash gjenden në vilajetet e Shkodrës, Janinës, Manastirit dhe Shkupit. Kjo është provë se shqiptarët ekzistojnë dhe janë të vetëdijshëm për kombësinë e tyre…

Katolikët e Shqipërisë Veriore, të njohur ndryshe si Malësorët, kurrë nuk kanë kërkuar aneksimin e tyre nga Mali i Zi. Që prej tërheqjes së Malësorëve nga lufta dhe me kthimin në vatrat e tyre, sa fitore kanë korrur malazezët ? Arsyeja se këta malësorë të vrazhdë janë tërhequr është se ata e kanë kuptuar më në fund – dhe në kohë – rrezikun e premtimeve sllave gjithmonë të rreme.

Krijimi i mbretërisë së Shqipërisë siguron paqen në Ballkan. Akordimi i daljes në Adriatik për Serbinë shkakton përçarjen e një vendi dhe një populli, dhe i bie të ndërrohet një tiran me një tjetër.

Pra vendet ballkanike janë të ndara në bazë të parimit të kombësisë, dhe në qoftë se gjenerali Parensoff do e njihte më mirë historinë e vendit të tij, ai do të dinte se Katerina e Madhe (Catherine La Grande) kishte studiuar krijimin e një mbretërie shqiptare, ku djali i saj, Duka i madh, Konstandini, do të ishte sovrani.

Po, por ja që shqiptarët nuk duan të dëgjojnë të flitet për një princ sllav, dhe menjëherë thuhet se Shqipëria nuk ekziston…

…Unë nuk jam sllavofob. I dua të gjithë popujt që mbështesin kauza të cilat janë të drejta. Para luftës, kam publikuar disa artikuj që profetizojnë suksesin e aleatëve ballkanikë dhe shkatërrimin e Turqisë.

Por gjithçka e ka një kufi dhe zelli për shkatërrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve i ka kaluar të gjitha përmasat.Dhe ekziston prova se ka një Shqipëri, sepse ka një qëveri të përkohshme, e kryesuar nga Ismail Qemali, një nga diplomatët më të talentuar, i rrethuar nga patriotë të flaktë dhe të sinqertë. Prova se ka një Shqipëri tashmë të pavarur,  e dëshmon edhe flamuri kombëtar, i cili valvitet kudo dhe ne do të dimë ta mbrojmë atë kundra çdo armiku.

Trieste, 12 dhjetor 1912

Një ushtar i thjeshtë shqiptar

Princi Albert Gjika »

* Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Gjika, bebja Aurenc, Gazetes"Figaro", Lentar e Princ

Cfarë po ndodh me daljet publike të qeveritarëve shqiptarë?

November 13, 2015 by dgreca

Opinion Nga Aurenc Bebja/Francë, 13 Nëntor 2015/
Kohët e fundit, daljet publike të disa qeveritarëve (politikanëve – zyrtarëve të lartë), që do shohim në vazhdim, na bëjnë të reflektojmë mbi sjelljen tonë publike, dhe mbase do të na ndihmojnë në të ardhmen të përmirësojmë edhe stilin e komunikimit. Fjalët tona nuk analizohen dhe interpretohen një lloj kur flasim si një person i shoqërisë civile apo si një qeveritar – politikan. Natyrshëm, lind pyetja nëse disa qeveritarë nxitohen disi në mënyrën e tyre të të shprehurit në publik ? A po këshillohen si duhet ? A janë të ndërgjegjshëm për gafat që bëjnë apo është një metode komunikimi e tyre ?
Tre shembuj konkretë, të marrë në aktualitetin shqiptar (median televizive dhe të shkruar) dëshmojnë që daljet publike të zyrtarëve të lartë, mbase dhe të pa përgatitura, nuk janë gjithmonë profesionale :
Së pari, Ministri i Shëndetësisë deklaronte [1] para disa ditësh në emisionin Opinion se nëse sëmuresh nga zemra përgjatë fundjavës vdes. Për fat të mirë gjatë javës në vazhdim, ky problem do zgjidhej dhe nuk do të vdisnim më përsa i përket zemrës. Domethënë gjatë qeverisjes dy vjeçare të koalicionit « ASE » jo vetëm që shëndetësia nuk u bë falas, ashtu si u premtua gjatë fushatës elektorale, por zbulojmë se situata ishte më kritike. Mund të vdisnim gjatë ç’do fundjave në rastin e sëmundjeve të zemrës, sepse nuk kemi patur shërbim mjekësor (urgjencë) për të. Dhe diçka e vërtetuar nga vetë ministri rëndon akoma më shumë çështjen e shëndetësisë dhe ngre dyshime mbi nivelin mjekësor (njerëzor dhe logjistik) në Shqipëri.
Së dyti, Ministri aktual i Drejtësisë, po në emisionin Opinion (ende jo ministër), fyente [2] në mënyrën më banale kancelaren gjermane, Angela Merkel, gruan më të pushtetshme në botë, duke paragjykuar fizikun e saj : « Për fund s’është ajo. Ajo s’është e mirë për grua…duhet të pyesim burrin e saj…noj hallexhi duhet të jetë…nana e dreqit ». Në nivelin e tij politik dhe drejtues nuk është e këshillueshme të përdoret një fjalor i tillë në daljet publike, sidomos për një shtet si Shqipëria, kur pretendojmë të futemi në Bashkimin Europian, dhe ku influencën e Merkelit e njeh e gjithë Europa dhe Bota, ashtu si dhe Kryeministri i këtij ministri. Eshtë Merkeli, ajo që të kalon ose të ngel në klasën europiane, prandaj nevojitet kujdes kur e sulmojmë atë. Dhe le të imagjinojmë pak sikur Zonja Merkel të kishte thënë një gjë të tillë ndaj ministrit të sotëm të drejtësisë apo ndonjë politikani tjetër shqiptar, çfarë reagimi do kishim ?
Së treti dhe së fundmi, Kryeministri i Shqipërisë, qëllimisht ose jo, « sulmoj » publikisht [3] median shqiptare : « Media këtu ka të gjithë lirinë të thotë çfarë të dojë, ka lirinë të shpifë sa të dojë, ka të drejtën të akuzojë kë të dojë, ashtu sikundër unë besoj se media nuk mund të sillet si lulja mos më prek ». Mbase pas reagimëve të Kryetarit të Parlamentit [4] dhe të OSBE-së [5], ai u detyrua të tërhiqet [6] : « Asnjë lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jetë vepër penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit ! ». Të shpifësh, nuk është aspak profesionale dhe është e nevojshme të përmirësohemi në këtë fushë, por të shtypësh lirinë e fjalës, është diçka anti -demokratike dhe e pa tolerueshme për një vend si ne që aspirojmë të futemi në BE.
Si përfundim, ç’do dalje publike kërkon me siguri të plotë një përgatitje serioze në prapaskenë, sidomos në nivelin e zyrtarit të lartë, sepse fjalët që thuhen ose shkruhen, analizohen dhe interpretohen, dhe kanë efekt të shpejtë (pozitiv ose negativ) në opinionin publik.
Burimi : © DARS (KLOS), MAT – ALBANIA – OPINION
http://www.darsiani.com/mendim-opinion/
REFERENCAT :
[1] Lapsi.al, 28 Tetor 2015 : « Gafa e Beqajt: Nëse sëmuresh nga zemra në fundjavë, vdes sepse nuk ka mjek në spital. »
[2] Opinion – TV Klan, 26 Tetor 2015 : « Gra të bukura dhe të pushtetshme ! »
[3] Syri.net, 11 Nëntor 2015 : « Pas kërcënimit që i bëri medias dje, Rama rikthen shpifjen vepër penale. »
[4] Panorama, 12Nëntor 2015 : « Shpifja, Meta : Ka një keqkuptim, besoj se do të ketë reflektim. »
[5] Tema, 12 Nëntor 2015 : « OSBE : Parlamenti ta refuzojë nismën e qeverisë për shpifjen.»
[6] Shqiptarja.com, 12 Nëntor 2015 : « Shpifja, Rama : Ndjesë ! Dënimi për gazetarët ishte keqkuptim. »

Filed Under: Opinion Tagged With: bebja Aurenc, daljet publike, qeveritaret

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT