-Zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në takimin e Kartës së Adriatikut (A5),: Hyrjen e Kosovës në NATO nuk mund ta pengojë e as ta vonojë asnjë vend i rajonit/

-Takim me Matthew Palmer, Drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit/

-Që nga themelimi, A5 ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike/


PRISHTINË-SHKUP, 13 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ “Hyrjen e Kosovës në NATO nuk mund ta pengojë e as ta vonojë askush prej vendeve të rajonit”. Ky ka qenë njëri prej mesazheve kryesore të adresimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), që po i zhvillon punimet në Maqedoni dhe nën kryesimin e saj.
“Ju e dini rëndësinë absolute dhe relative të këtij forumi si paradhomë e NATO-s, për të gjithë ne individualisht dhe për Kosovën posaçërisht”, ka thënë Pacolli duke iu drejtuar pjesëmarrësve, ndërsa ka shtuar se e din se Bosnja është njëri nga shtetet, që po e pengon këtë anëtarësim.
“Pse ju nuk doni, që Kosova të përfshihet në këtë paradhomë të NATO-s…Pse e kërkon Serbia këtë?”, e ka pyetur para të pranishmëve homologun e Bosnjës.
“Më duket se jeni gabim. Dhe, ju nuk duhet të rrini pas Serbisë. Serbia me Kosovën ka marrëdhënie të një niveli të caktuar; bisedon në Bruksel, ka lëvizje të lirë të qytetarëve”, ka shtuar ministri Pacolli.
Aktualisht, Republika e Kosovës ka statusin e vendit vëzhgues të Kartës së Adriatikut dhe pjesëmarrja e saj është mbështetur në këtë status. Në fund të vitit 2016 në Deklaratën Ministrore të miratuar në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, është hapur mundësia e anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota.
Në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut në Shkup, kryediplomati kosovar Pacolli, u ka bërë një ftesë të gjithë vendeve pjesëmarrëse anëtare të NATO-s për mbështetje për anëtarësim të plotë në Kartën e Adriatikut.
“Do ju lutesha: kuptojeni rëndësinë simbolike, që ka lajmi i anëtarësimit në Kartën e Adriatikut për opinionin tonë publik. Të punojmë së bashku ta inkurajojmë opinionin publik të Kosovës, me lajmet që Kosova është pjesë e bashkësisë perëndimore të shteteve dhe këtë nuk e lëvizë dot askush”, është shprehur ai.
Zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm Pacolli, thekson njoftim dërguar nga zyra e tij, po qëndron për vizitë në Maqedoni për të marrë pjesë në takimin e radhës të vendeve të Kartës së Adriatikut. Dje në mbrëmje mori pjesë edhe në një darkë të përbashkët pune me përfaqësues të vendeve respektive, zhvilloi disa takime, mes të cilave me Matthew Palmer, Drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.Karta e Adriatikut është themeluar në 2 maj 2003, e nënshkruar në Tiranë, nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Colin Powell dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë.Kjo organizatë, aktualisht ka pesë shtete anëtare dhe dy vëzhgues, dhe statusin e fundit e mban edhe Kosova. Që nga themelimi, A5 ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike.
Uashington D.C., 30 Nëntor 2017 –Gazeta DIELLI/ Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z.Behgjet Pacolli, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në një takim të ndarë në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel, i cili shoqërohej edhe nga Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, z. Hoyt Yee.Në kuadër të këtij takimi është diskutuar mbi nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, duke përfshirë çështjet më prioritare, zhvillimet e gjithëmbarshme politike në rajon, si dhe nevojën e rritjes së angazhimit amerikan në këtë pjesë.“Zhvillova një takim shumë pozitiv me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Hoyt Yee.Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme dhe do të ketë angazhim më të madh të ShBA-ve në Kosovë dhe rajon.
Uashington D.C., 30 Nëntor 2017 – Gazeta DIELLI/ Shansi i vetëm efektiv për Ballkanin Perëndimor për të përmirësuar standardin jetësorë dhe vetëdijen e qytetarëve të saj është prosperiteti i shpejtë dhe bashkëpunimi ekonomik në mes vendeve të këtij rajoni.Kështu ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në adresimin e tij në Konferencën e Këshillit Atlantik në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?
