• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova drejt NATO-s, pa pengesa…

December 13, 2017 by dgreca

-Zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në takimin e Kartës së Adriatikut (A5),: Hyrjen e Kosovës në NATO nuk mund ta pengojë e as ta vonojë asnjë vend i rajonit/

 A5.2

-Takim me Matthew Palmer, Drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit/

A5 Foreign Minister Pacolli -- Matthew Palmer

 -Që nga themelimi,  A5 ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike/

A5A51

PRISHTINË-SHKUP, 13 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ “Hyrjen e Kosovës në NATO nuk mund ta pengojë e as ta vonojë askush prej vendeve të rajonit”. Ky ka qenë njëri prej mesazheve kryesore të adresimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), që po i zhvillon punimet në Maqedoni dhe nën kryesimin e saj.

“Ju e dini rëndësinë absolute dhe relative të këtij forumi si paradhomë e NATO-s, për të gjithë ne individualisht dhe për Kosovën posaçërisht”, ka thënë Pacolli duke iu drejtuar pjesëmarrësve, ndërsa ka shtuar se e din se Bosnja është njëri nga shtetet, që po e pengon këtë anëtarësim.

“Pse ju nuk doni, që Kosova të përfshihet në këtë paradhomë të NATO-s…Pse e kërkon Serbia këtë?”, e ka pyetur para të pranishmëve homologun e Bosnjës.

“Më duket se jeni gabim. Dhe, ju nuk duhet të rrini pas Serbisë. Serbia me Kosovën ka  marrëdhënie të një niveli të caktuar; bisedon në Bruksel, ka lëvizje të lirë të qytetarëve”, ka shtuar ministri Pacolli.

Aktualisht, Republika e Kosovës ka statusin e vendit vëzhgues të Kartës së Adriatikut dhe pjesëmarrja e saj është mbështetur në këtë status. Në fund të vitit 2016 në Deklaratën Ministrore të miratuar në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, është hapur mundësia e anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota.

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut në Shkup, kryediplomati kosovar Pacolli,  u ka bërë një ftesë të gjithë vendeve pjesëmarrëse anëtare të NATO-s për mbështetje për anëtarësim të plotë  në Kartën e Adriatikut.

“Do ju lutesha: kuptojeni rëndësinë simbolike, që ka lajmi i anëtarësimit në Kartën e Adriatikut për opinionin tonë publik. Të punojmë së bashku ta inkurajojmë opinionin publik të Kosovës, me lajmet që Kosova është pjesë e bashkësisë perëndimore të shteteve dhe këtë nuk e lëvizë dot askush”, është shprehur ai.

Zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm Pacolli, thekson njoftim dërguar nga zyra e tij, po qëndron për vizitë në Maqedoni për të marrë pjesë në takimin e radhës të vendeve të Kartës së Adriatikut.  Dje në mbrëmje  mori pjesë edhe në një darkë të përbashkët pune me përfaqësues të vendeve respektive, zhvilloi disa takime, mes të cilave me Matthew Palmer, Drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.Karta e Adriatikut është themeluar në 2 maj 2003, e nënshkruar në Tiranë, nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Colin Powell dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë.Kjo organizatë, aktualisht ka pesë shtete anëtare dhe dy vëzhgues, dhe statusin e fundit e mban edhe Kosova. Që nga themelimi,  A5 ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behget Pacolli, Kosova drejt NATO-s, pa pengesa

SHBA, angazhim më të madh në Kosovë dhe rajon

November 30, 2017 by dgreca

-Ministri Pacolli në në Departamentin Amerikan të Shtetit, ri-konfirmohet mbështetja dhe angazhimi amerikan/

–Ministri i Jashtëm Pacolli në Këshillin Atlantik: Vetëm zhvillimi ekonomik mund të zgjidh konfliktin ndër-etnik/

1 DASH1Uashington D.C., 30 Nëntor 2017 –Gazeta DIELLI/ Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z.Behgjet Pacolli, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në një takim të ndarë në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel, i cili shoqërohej edhe nga Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, z. Hoyt Yee.Në kuadër të këtij takimi është diskutuar mbi nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, duke përfshirë çështjet më prioritare, zhvillimet e gjithëmbarshme politike në rajon, si dhe nevojën e rritjes së angazhimit amerikan në këtë pjesë.“Zhvillova një takim shumë pozitiv me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Hoyt Yee.Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme dhe do të ketë angazhim më të madh të ShBA-ve në Kosovë dhe rajon.

Do të jemi në sintoni të plotë në çdo hap dhe veprim. Kalimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë – Serbi mbeten çështje kryesore. Partneriteti dhe aleanca jonë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel, pranoi detyrën e tij të re në tetor të këtij viti, ndërsa është përgjegjës për marrëdhëniet diplomatike me 50 vende të Europës dhe Euro-Azisë, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe OSBE-në. /b.j/

Ministri i Jashtëm Pacolli në Këshillin Atlantik: Vetëm zhvillimi ekonomik mund të zgjidh konfliktin ndër-etnik/

1 Atlantic Council 5Uashington D.C., 30 Nëntor 2017 – Gazeta DIELLI/ Shansi i vetëm efektiv për Ballkanin Perëndimor për të përmirësuar standardin jetësorë dhe vetëdijen e qytetarëve të saj është prosperiteti i shpejtë dhe bashkëpunimi ekonomik në mes vendeve të këtij rajoni.Kështu ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në adresimin e tij në Konferencën e Këshillit Atlantik në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?

“Unë, gjithëherë kam qenë i vetëdijshëm se vetëm zhvillimi ekonomik mund të zgjidh natyrshëm konfliktin ndër-etnik, duke përfshirë, gjithashtu atë në rajonin tonë”, është shprehur Ministri i Jashtëm Pacolli, duke theksuar edhe rëndësinë e krijimit të Zonave të Lira Ekonomike, që mund ta kenë në këtë drejtim.“Rajoni ka 20 milion njerëz, që kanë të hyra mesatare të ulëta për kokë banori, me pak se dhjetë mijë dollarë në vit. Siç e shihni, ne jemi rajoni më i varfër në Evropë.  Në anën tjetër, rajoni ka potencial për të ofruar mundësi më të mira jetësore për njerëzit e saj, me të ardhura më të larta, pasiqë ka burime njerëzore të kualifikuara, burime të shumta natyrore, një popullsi të re dhe dinamike, kushte të favorshme klimatike, vendndodhje të mirë gjeografike, qasje në tregun evropian…”, ka theksuar Ministri Pacolli.Në vazhdim të prezantimit , ai shpalosi edhe vizionin e tij, në lidhje me hapat dhe veprimet, që do të ndikonin në një zhvillim të qëndrueshëm dhe të shpejtë ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.“Softueri, apo kura ime biznesore për sëmundjet politike të Ballkanit, ndër të tjera parashikonte:prishje të status-kuosë në marrëdhëniet ekonomike midis vendeve tona dhe lojtarëve kryesorë të tij…;prishje të monopoleve: pozitave dominante të shteteve në bujqësi, energji, trafik ajror… z. Daqiq e di shumë mirë se Serbia është duke dominuar në vendin tonë me transport, bujqësi, energji, hapësirën ajrore…;injektim të praktikave më të mira organizative në kompanitë tona;Partneritete Publiko Private;ndryshim të modeleve të zhvillimit, duke liberalizuar ekonomitë tona;duke rritur peshën e shërbimeve;duke modernizuar industrinë e minierave nëpērmjet menaxhimit modern, akcesit në tregun e kapitaleve;duke fuqizuar infrastrukturën e të gjitha llojeve dhe duke shfrytëzuar më së miri burimet njerëzore dhe natyrore të vendeve të rajonit; duke bërë një integrim ekonomik rajonal dhe depolitizim të kompanive shtetërore në rajon të tilla si kompanitë e trafikut ajror, hekurudhat, sistemet e prodhimit të energjisë elektrike, sistemet e transmetimit të energjisë elektrike, menaxhimi i autostradave, minierave dhe fushave të tjera, të cilat duhet të integrohen në Holdingje ndërkombëtare ose rajonale me PPP efektive dhe t’u sigurojnë atyre menaxhimin profesional”, ka potencuar Ministri Pacolli.Tutje, ai i ftoi edhe kompanitë nga shteti pritës, që të rrisin prezencën dhe investimet e tyre në rajon dhe në Kosovë.“Ka vend për më shumë kompani amerikane dhe le të gjejnë nxitjet e duhura për t’u angazhuar në këtë sfidë të madhe zhvillimi. Ka shumë mundësi për këto kompani siç është qasja e lirë në tregun e BE-së…”, u shpreh ai.Në të njëjtin panel diskutimi me Zëvendës-Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm z. Pacolli ishte edhe homologu i tij nga shteti fqinj –Serbia, Ivica Daqiq. Në margjina të kësaj konference Ministri Pacolli u takua në një takim të përbashkët jo-formal me homologët e tij nga shtetet fiqnje, ato nga rajoni si dhe zyrtarë të lartë nga shteti pritës.

SHBA-Kosovë-Kryediplomati Pacolli në Shtëpinë e Bardhë/

 H.R.McMaster2 (1)

-Ministri i Jashtëm Pacolli takohet me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. McMaster/

 UASHINGTON D.C., 30 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Në ditën e tretë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, së bashku me Ministra të Jashtëm nga shtetet fqinje dhe ato të rajonit është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Amerikan, Gjeneralin H.R. McMaster.Takimi i përbashkët i Ministrave të Punëve të Jashtëm u zhvillua sot në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa u diskutuan zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor, zotimet e shteteve respektive për bashkëpunim të mëtejmë si dhe nevoja për rritjen e rolit, përkushtimit dhe prezencës  së ShBA-së në rajon. Veç takimit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit amerikan, Zëvendëskryeministri Pacolli zhvilloi takime të ndara edhe me znj Molly Montgomery, Këshilltare Speciale e Zëvendës-Presidentit të ShBA-së për Evropë dhe Rusi si dhe z. Brad Berkley, Drejtor për Çështje Evropiane për vendet e Baltikut, Ballkan, Evropë Qëndore dhe Detin e Zi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, institucion ky kryesor i politikëbërjes në Shtëpinë e Bardhë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behget Pacolli, Keshilli Atlantik, Rajonit, SHBA mbeshtetje Kosoves

Pacolli: Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë pajtimin e madh

October 6, 2017 by dgreca

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë në intervistë për DW, se Berlini zyrtar ka pasur një rol shumë konstruktiv dhe efektiv në formimin e qeverisë së Kosovës.

1 Pacolli2

DW: Zoti ministër, ditë me parë keni qenë së bashku me Presidentin e Kosovës në SHBA, ku takuat shumë udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës, nga këto takime a mund të presë Kosova ndonjë njohje të re të pavarësisë së saj?

Behxhet Pacolli: Takimet kanë qenë të shumta dhe takimet kanë pasur qëllimin e rihapjes së dyerve të Kosovës tek shtete të shumta të botës tek ato që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe për t}ua rikonfirmuar se Kosova është shtet partner i tyre dhe është i faktorizuar dhe Kosova është e interesuar të ketë marrëdhënie diplomatike dhe të rrafshit ekonomik me këto shtete. Kurse pjesa tjetër e takimeve karakterizohet me përpjekjet tona për njohje të reja dhe të kemi sa më tëpër miq.

Vazhdoni ta keni prioritet  arritjen e njohjeve për Kosovën, në të kaluarën disa herë jeni ankuar në mospunën sa duhet të  Ministrisë së Jashtme, por tash e udhëhiqni ju këtë dikaster?

Njohjet e Kosovës ngecen paksa dhe në mandatin e kaluar kanë ardhur vetëm dy njohje të Kosovës. Ne agjendën time kryesore e kam thellimin e marrëdhënieve diplomatike me të gjitha kontinentet dhe me shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Njohjet e Kosovës janë shumë me rëndësi dhe asnjehërë nuk do të ndalemi.

Z. Pacoli, është një çështje mjaft aktuale, referendumi për pavarësinë e Katalonjës, shumë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës po bëjnë krahasim të refendumit të Katalonjës me rastin e Kosoves, cili është qëndrimi i Kosovës në këtë rast?

Unë nuk shoh ndonjë ndërlidhje ndërmjet Katalonjës dhe Kosovës. Katalonja synon të ndahet prej një shteti të konsoliduar, një shteti demokratik, prej një shteti që ka investuar shumë në Katatonjë dhe standardi jetësor në këtë rajon ka qenë shumë më i lartë sesa në pjesët e tjera të Spanjës. Që mos të hy në problematikën e Spanjës me Katalonjën, Kosova ka pasur një pozitë krejtësisht tjetër, Kosova ka qenë praktikisht e okupuar nga Serbia, kështu që rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me atë të Katalonjës.

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, ka mbetur e pa zgjidhur, ju ishit për vizite në Mal të Zi dhe autoritet malazeze thanë se çështja e demarkacionit për ta ka përfunduar, ndërkohë që Kosova po kërkon rinegocim të marrëveshjes. Çfarë do t՗ bëhet tani?

Se çfarë ka ndodhur para ardhjes sime në këtë detyrë, nuk do të merrem, por realiteti është që kemi një problem që kërkon zgjidhje. Kemi një marrëveshje të nënshkruar me palën malazeze dhe ajo marrëveshje është ratifikuar në parlamentin e Malit të Zi, mbetet të ratifikohet edhe në parlamentin e Kosovës. Ajo marrëveshje tashmë ka marrë një karakter ndërkombëtar dhe është një marrëveshje që “de-jure” kërkon të respektohet. Unë nuk kam probleme që ajo marrëveshje nuk respektohet, sepse askush nuk ka bërë akoma asgjë, askush nuk ka shkuar ta spostojë kufirin me poshtë dhe ne nuk kemi konflikt me Malin e Zi. Por, ekziston edhe një fakt tjetër që në Kosovë opinioni është i ndarë sa i përket kësaj çështjeje dhe ky opinion shihet edhe në parlamentin e Kosovës. Për Malin e Zi çështja e demarkacionit është çështje e mbyllur, ne e kuptojmë atë dhe e respektojmë, por ne duhet ta shohim këtu brenda se ç}ka ndodhur. A ka baza reale që të dëshmohet se marrëveshja e nënshkruar nuk është e drejtë dhe vërtetë kemi humbur territor apo jo. Unë e di që Mali i Zi nuk është i interesuar që të marë territor të Kosovës, sikundër që Kosova nuk është e interesuar që të marë territor të Malit të Zi. Por, sidoqoftë është e drejtë e çdo qytetari të Kosovës që ta di se si qëndron puna. Tash është formuar një komision dhe ky komision duhet t’i sjell dëshmitë e vlefshme të përdorura ndërkombëtarisht që marrëveshja paraprake ka qenë e gabuar. Nëse nuk ka dëshmi ne do të kthehemi prap te marrëveshja e parë. Mali i Zi nuk ka asnjë arsye të ngutet dhe të kërkojë diçka nga ne të cilën ne sot nuk mund ta bëjmë, siç është ratifikimi tash i asaj marrëveshjeje.

Mali i Zi nuk ka arsye të ngutet, por Kosova po, sepse, mos-ratifikimi i demarkacionit në parlamentin e Kosovës e ka stopuar liberalizimin e vizave për Kosovën?

Po, tash është problem i yni, sesa jemi ne në gjendje që të kemi dëshmi dhe ta dëshmojmë, se është i nevojshëm një negocim tjetër, këtë akoma nuk e di. Unë personalisht mendoj se duhet të sillen faktet. Nëse nuk ka fakte, ne duhet t}u tregojmë qytetarëve që nuk ka fakte dhe marrëveshja është ajo që është. Por, gjatë vizitës sime që kisha në Bruksel, unë nuk kam dashur që ta bëjë ndërlidhjen e këtyre dy çështjeve, demarkacionit dhe liberalizimit të vizave. Demarkacioni është një kusht i imponuar për Kosovën padrejtësisht dhe këtë ua kam thënë të gjithë atyre, me të cilët kam biseduar dhe në fund kisha biseda konstruktive dhe me komisionerin Johanes Hahn, zonjën Mogherini dhe ua kam thënë këtë dhe unë besoj që kam hasur në mirëkuptim dhe pothuajse është vendosur që të formohen dy grupe, një nga Kosova dhe një nga Komisioni Evropian për të biseduar mënyrën sesi të lirohemi nga kushti i demarkacionit dhe procesi i integrimeve të mos jetë peng i kësaj pike, por të ecet përpara dhe në procesin e integrimeve të përfshihet liberalizmi i vizave.

Para se të emëroheni në postin e ministrit të Jashtëm ju kishit një vizitë në Berlin. Siç e dini Berlini zyrtar ka marrë një rol të rëndësishëm në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova. Tash atje ka një qeveri të re, mendoni se në të kaluarën Kosova nuk ju ka qasur sa duhet orientimeve të saj me Gjermaninë?

Unë konsideroj që ka qenë e drejtë që unë jam konsultuar me miqtë tanë gjerman, sepse Gjermania është një shtet që luan një rol thelbësor në BE. Hyrja ime në një koalicion parazgjedhor dhe pas zgjedhjeve hyrja në një koalicion tjetër ka pasur karakterin krejtësisht konstruktiv që Kosova të mos mbetet peng i bllokadës institucionale dhe Kosovës t’i ndihmohet që të ecë përpara dhe kjo është respektuar nga pala gjermane. Unë sot dua t’ju them që në programin qeveritar janë disa pika kyçe që janë diskutuar në Berlin dhe miratuar me kryeministrin e sotëm Ramush Haradinaj dhe sot janë pjesë e programit qeverisës. Unë ju them se Berlini zyrtar ka pasur një rol shumë konstruktiv dhe efektiv në formimin e kësaj qeverie.

Dialogu me Serbinë: është folur për një fazë të re të dialogut në kohën kur një sërë marrëveshjesh të arritura në të kaluarën me Serbinë nuk janë zbatuar nga pala serbe, siç thotë, Prishtina zyrtare. Kësaj radhe do të ketë Kosova vija të kuqe apo qasje tjetër në këtë dialog?

Mos të flasim për vija të kuqe, dialogu nuk duron vija të kuqe, dialogu bëhet që të amortizohen problemet, sfidat. Vija të kuqe ka dhuna, ka forca, lufta dhe dialogu nuk duhet të ketë vija të kuqe, por të gjejë rrugëdalje të problemeve të ndryshme që mund të ketë. Unë besoj, se dialogu i ardhshëm i Serbisë do të jetë një proces i cili synim ka zgjidhjet dhe jo të jetë për konsum publik. Proceset kanë marr kahje të duhur dhe e shoh se ka lëvizje pozitive nga Serbia. Iniciativa e Vuçiqit në këtë drejtim nuk duhet të kritikohet por duhet të merret si konstruktive dhe nga ajo pjesët interesante duhet të merren dhe të studiohen dhe të përdorën si bazë për biseda e mëtejshme. Një e di që Serbia e ka të qartë se një pajtim me shqiptarët do t’i kontribuonte shumë rajonit dhe Serbisë dhe edhe ne e kemi të qartë në Kosovë se realiteti është ky. Serbia është një shtet i konsoliduar ka një pjesë të madhe të vijës kufitare me Kosovën dhe Kosova sot paraqet një klient të rëndësishëm për mallrat e Serbisë dhe çka duhet të ndodhë këtu, duhet të ndodhë intensifikimi i punëve dhe ne sa më shpejtë të punojmë në temat ku mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe kapitalit, mallrave, ideve dhe këtë duhet ta mundësojmë dhe këto ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit jetësor. Serbia e di që dita e pajtimit me Kosovën do të vijë dhe do të përmblidhen në konkluzat e të gjitha përpjekjeve që janë bërë deri tash dhe këto konklzua do të mbyllen dhe do të ketë një titull, marrëveshja e pajtimit. Unë i gëzohem atij pajtimi, sepse përfiton Kosova, përfiton Serbia, përfiton rajoni dhe qeveria e Kosovës nuk do të ndalet në këtë drejtim. Ndoshta në hapjen e fazës përfundimtare të dialogut do të ketë një kufizim në kohë për tema të cilat konsiderohen si të nevojshme tash për tash. Unë e di që ne kemi bërë shumë lëshime dhe nuk janë lëshime që kanë ndodhur nga mosdija jonë apo se ne kemi qenë të paaftë, por janë lëshime që konsiderohen si një ndihmë për Serbinë për të arritur deri te pajtimi i madh dhe këtë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë dhe tërheqja jonë në prag të konfirmimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol ishte një gjest shumë i qartë se jemi duke i ndihmuar procesit të dialogut. Ne këto momente jemi seriozisht duke menduar që mos të aplikojmë edhe në UNESCO dhe këto janë sinjale të forta që ne i dërgojmë Serbisë, se ne jemi duke i ndihmuar procesit për arsye se pajtimi duhet të ketë edhe një substancë brenda dhe kjo substancë është që Serbia mos të bllokojë në të ardhmen iniciativat integruese nëpër organizatat rajonale evropiane dhe botërore. Unë them se ndoshta në këtë samit do të ishim anëtare të UNESCO-os. Nuk i kushton Kosovës shumë, po presim edhe pak dhe ta pasurojmë kontratën e pajtimit edhe me këto tema.(Bisedoi: Bekim Shehu)

Filed Under: Interviste Tagged With: Behget Pacolli, Kosove-Serbi, Pajtimi i madh

Artikujt e fundit

  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor
  • “Godita e SHBA ndaj bazave bërthamore të Iranit, ndëshkim shembullor ndaj diktatorëve gjakatarë dhe mëndjeve terrorise”
  • Shqipja Futet në Komunikimet Zyrtare të Shkollave Publike në Nju Jork – Një tjetër arritje historike për arsimin dhe familjet shqiptare në Diasporë
  • EROTIKA E VIOLINÇELËS NGA BALLKANI NË DOWN TOWN NË CHICAGO
  • Kosova – shtet i pavarur, por pjesë e pandashme e Shqipërisë kombëtare
  • Albanian Parade in New York City
  • “Të dëgjojmë zërat e tyre dhe të luftojmë për të drejtat e tyre”
  • EDHE NJЁ VEPЁR ME PESHЁ TЁ MADHE STUDIMORE PЁR EPOSIN E KRESHNIKЁVE
  • Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe kompromisi austro-rus në lindjen e shtetit shqiptar
  • Ambalazhet plastike ushqimore dhe siguria e shëndetit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT