• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Promovohet libri nga lufta, i autores Fetnete Ramosaj

September 13, 2019 by dgreca

-Promovohet libri i autores Fetnete Ramosaj “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit -Dokumente e raportime të luftës 1998-1999”/

-Kryeministri në detyrë Haradinaj:  Fetnete Ramosaj përmes veprave të saj ka faktuar një periudhë të lavdishme të jetës tonë/*

DEÇAN, 12 Shtator 2019-Gazeta DIELLI/ Në Deçan, në Sallën e Asamblesë Komunale, u bë sot  promovimi i  librit  të autores  Fetnete Ramosaj, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit -Dokumente e raportime të luftës 1998-1999”.

Në ketë promovim libri, që u bë nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, u tha: “Jemi këtu bashkë  në një datë të shënuar të 12 Shtatorit 2019 , ku po të ishte në mesin tonë Fetnete (Maxhun)  Ramosaj do të festonte ditëlindjen e sajë, por ja se ajo iku në amshim më 5 Prill të po këtij viti. Ajo iku vetëm fizikisht sepse la pas vetes shumë vlera, shumë gjurmë që do t’i shërbejnë gjeneratave në vazhdimësi”.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në promovimin e librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit”  të autores Fetnete Ramosaj, tha se, “Edhe në kohën e UÇK-së, femra ka qenë pjesë e luftës, duke dhënë pjesën e vet edhe në front, në familje, në zona të lira, edhe duke lidhur plagë. Pra të gjitha detyrat e luftës femra shqiptare, femra e Kosovës i ka kryer”.

Në këtë promovim, që përkon me ditëlindjen e Fetnetes, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se janë mbledhur për të shënuar një sukses, një të arritur të një vajze luftëtare, duke theksuar se në UÇK ka pasur edhe vajza, që kanë qenë në vijë të frontit, duke kryer detyra të ndryshme, si mjeke, kroniste, në informim, në menaxhim, deri në vijat e frontit.

Duke folur për autoren, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se te ajo shihet një ndjenjë, një dëshirë që koha mos me e ndalë kujtesën për periudhën e lavdishme të luftës.
“Veprat e saj, qofshin vepra që dëshmojnë krimet e forcave serbe, qofshin shkrime tjera, kronikë e kohës, apo dëshmi të tjera, janë edhe një luftë tjetër, që e vërteta e luftës, e vërteta e UÇK-së, e drejta jonë në atë luftë të mbijetojë për gjithë kohën”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se Fetnetja ka arritur që krahas veprave të saj në ditët e vështira të luftës tonë për liri, t’i jep Kosovës edhe suksese tjera, t’i jep dëshmi, materiale të cilat do t’i mbijetojnë kohës dhe do të jenë jo vetëm në përdorim të lexuesve, të atyre që janë të pasionuar dhe që ju intereson ajo kohë, por edhe të studiuesve, ngase aty ka faktografi, që ua mundëson studiuesve që t’i studiojnë dhe analizojnë nga pikëpamjet e ndryshme që i kërkon shkenca.
Më tej, kryeministri në detyrë Haradinaj, falënderoj autoren e librit dhe ata që iu kanë gjendur pranë për këtë sukses të arritur dhe këtë dhuratë që ia bënë Kosovës, duke faktuar një periudhë të lavdishme të jetës tonë.
“Fetnetja është e gjallë. Vepra e saj është e gjallë dhe do të jetoj me ne, dhe për këtë arsye familja e ka më lehtë ta përballojë dhembjen, mungesën e saj, por edhe bashkëluftëtarët dhe gjithë lexuesit do të jenë falënderues”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke falënderuar Fetneten për kontributin, veprën e saj e cila do të jetojë gjithmonë.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se nëse e marrin shembullin e Fetnetes, e cila një jetë iu kushtua kauzës për liri, të drejtës së shqiptarëve, atëherë është shumë lehtë për brezat e ri që ta ndjekin rrugën e saj.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ia dhuroi medaljen e kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu familjes së Fetnete Ramosaj, me motivacionin – shërbimi ndaj atdheut.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj,  tha se janë bërë bashkë sot për të promovuar një vepër unike të një autoreje unike për kohën tonë siç ishte Fetnete Ramosaj. Libri “ Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit” është një vepër unikate që paraqet lavdinë e luftës së UÇK-së. Ky libër është dëshmi që i shërben mbamendjen tonë historike, për të mos harruar kurrë rrugën kah kemi rënë”, tha kryetari Ramosaj.
Nga një fjalë rasti mbajtën edhe bashkëveprimtari i Fetnetes, Rasim Selmanaj, Gjeneral Kudusi Lame, profesor doktor Selim Daci, si dhe Faton Mehmetaj, recensent i librit./b.j/

*Per me shume fotografi nga Promovimi shkoni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari-Promovohet Libri- Fetnete Ramosaj

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT