• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova feston Krishtlindjen e 10-të shtet i pavarur

December 24, 2017 by dgreca

-Urime e vlerësime edhe për 2018-tën, Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut/

Kosove-Katedrale-Shen-Nena-Tereze-Prishtine-Ipeshkvi-Dode-Gjergji1 Prishtine pema.JPG

-Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji: I ftoj të gjithë ata që prijnë ose synojnë të prijnë, që ta marrin shembullin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të reflektimit, të guximit e të urtisë/

 PRISHTINË, 24 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kosova feston gëzuar Krishtlindjen e 19-të vend i lirë,  të 10-tën shtet i pavarur, me vlerë tradicionale themeltare tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, të ndërtuar e të kultivuar ndër shekuj, të theksuar edhe në urimet e drejtuesve institucionalë, politikë e fetarë.

Në Rezidencën e Ipeshkvisë pranë Katedrales Shën Nënë Tereza Prishtinë, të shuguruar këtë vit në 5 shtator, në njëvjetorin e shenjëtërimit të shenjtëreshës shqiptare, sot në mbrëmje organizohet pritja solemne nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili në porosinë për Krishtlindjen 2017 shprehet me vlerësime e urime edhe për 2018-tën,  Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

“Është mirë që, gjatë vitit 2018, do ta shënojmë 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, thekson Ipeshkvi Gjergji dhe për  kryeheroin shqiptar shprehet se, “lirisht mund të themi, që mbetet prijësi më i mirë i gjitha kohëve, që ka pasur populli ynë”.

“Me këtë rast, i ftoj të gjithë ata që prijnë ose synojnë të prijnë, që ta marrin shembullin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të reflektimit, të guximit e të urtisë. Për ta rikthyer besimin e humbur, për të siguruar paqen politike e drejtësinë sociale dhe bashkëjetesën ndërfetare. E të mos hezitojnë ta ripërtërijnë miqësinë me kombet dhe vëllazërinë mes vete. Kemi nevojë për shërimin tonë shpirtëror, kulturor, shoqëror dhe politik, nëpërmjet një besëlidhjeje të re, në emër të dashurisë, të lirisë dhe të paqes që e gëzojmë”, thekson Ipeshkvi i Kosovës.

Imzot Gjergji në porosinë e Krishtlindjes uron edhe Vitin e Ri.

“Uroj që paqja e Krishtit të depërtojë në zemrën e secilit prej jush, të mbretërojë në familjet tuaja dhe të lulëzojë gjithkund në vendin tonë, e kudo në botë.

Për shumë mot Krishtlindja! Bekime e begati në Vitin e Ri 2018!”, përmbyllë porosinë Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës. Në Katedralen Shën Nënë Tereza në mbrëmjen e sotme mbahet Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës, e nga mesnata Mesha solemne e Krishtlindjes, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Ipeshkvi i Kosovës nesër në mesditë do të kremtojë edhe meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në qytetin e Prizrenit. Në mesditën e nesërme mbahet mesha edhe në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, e po në kryeqytetin e Kosovës në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë  në mbrëmje mbahet mesha në gjuhën angleze e edhe një meshë tjetër në gjuhën shqipe.

Në Kosovë, mesha mbahen edhe në kishat tjera katolike, ndërsa tradicionlisht festimet për Krishtlindjen nisin në mëngjesin e 24 dhjetorit  dhe vazhdojnë në mbrëmje nëpër familje me ritet e Buzmit bujar, një feste të lashtë iliro-shqiptare që ruhet ende në shumë vise të vendit.

24.12.2017 - Kryeministri

Kryeministri Haradinaj uron besimtarët e krishterë

Prishtinë, 24 dhjetor 2017-Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i ka uruar qytetarët e Kosovës për Krishtlindje.

Në urim thuhet:

I nderuari Ipeshkv i Kosovës, të nderuar besimtarë katolik,

Ju uroj Ditën e Bardhë të Krishtlindjes, me lutjet që në familjet tuaja dhe të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë, si dhe të huaj që shërbejnë në Kosovë, me dëshirë që të kenë mirëqenie, dashuri e paqe. Kjo festë e faljes dhe solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve na bën bashkë si njerëz dhe si shqiptarë, na jep forcën që të ndihmojmë ata që janë në vështirësi e të përkujdesemi për të gjithë.

Kjo është Dita kur kujtojmë brezat që janë flijuar për të sotmen tonë duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më të mirëqenë dhe më progresive.

Gëzuar!

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 10 Vjet shtet, Behlul Jashari, Kosova kremton Krishtlindjen

Presidenti i Kosovës në 2017-tën dy vizita në Amerikë

December 24, 2017 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Thaçi: Vitin 2017 e fillova me vizitë në SHBA dhe takim me Zëvendëspresidentin e atëhershëm Biden, ndërsa e vazhdova me vizitën tjetër në SHBA në shtator, duke takuar Zëvendëspresidentin e tashëm Pence/

1 a ok Hashim

-Kosova në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë me 115 njohje nga shtetet anëtare të OKB-së.  2017-ta vit i suksesit për Kosovën, 2018-ta i lëvizjes më të shpejtë në perspektivën europiane e euroatlantike/

 -Adresime të fundvitit  të Presidentit të Republikës në Kuvendin e Kosovës, edhe në takim me median, ku ishte i ftuar korrespondenti i akredituar i Gazetës DIELLI – organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA/

–The President calls for political and civic unity during 2018/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

 PRISHTINË, 22 Dhjetor 2017/  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  në fjalimin e fundvitit në Kuvendin e Republikës së Kosovës tha se 2017-tën e nisi me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përsëri ishte në të dytën vizitë brenda një viti, në shtator.“Vitin 2017 e fillova me vizitë në SHBA dhe takim me Zëvendëspresidentin e atëhershëm Biden, ndërsa e vazhdova me vizitën tjetër në SHBA në shtator, duke takuar Zëvendëspresidentin e tashëm Pence”, theksoi Presidenti i Kosovës. Këto dy vizita, vijoi ai, kanë konfirmuar edhe një herë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin partner i Republikës së Kosovës dhe se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon.“Por, pjesë e këtij partneriteti është edhe përgjegjësia jonë që të sillemi si shoqëri dhe si shtet i pjekur politikisht, i gatshëm të luajë rol konstruktiv në rajon dhe më gjerë, duke ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit”, tha  Thaçi.

 Presidenti i Kosovës shtoi se gjatë këtij viti ka realizuar vizita bilaterale dhe ka marrë pjesë në forume dhe konferenca të ndryshme.“Me ketë rast, dua të veçoj edhe vizitat bilaterale në Kanada, Kroaci e Turqi.Kam takuar Presidentin e Bullgarisë në Sofje, Presidentin e Austrisë në Vjenë dhe Mbretin Abdullah në Aman.Jam nderuar me audiencë tek Ati i Shenjtë, Papa Françesku.Kam përfaqësuar Kosovën në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Jordani, në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax, në Forumin e Kroacisë dhe në Samitin Bërdo-Brione, etj.”, tha presidenti kosovar.Në këto forume, theksoio Thaçi, ndër të tjera me krenari kam prezantuar transformimin e Kosovës nga një konsumues i mekanizmave të paqes e sigurisë në një promovues dhe kontribuues të paqes dhe bashkëjetesës në mes të popujve.“Kjo ka forcuar bindjen në botë se pavarësia e Kosovës ka sjellë paqe të qëndrueshme në tërë Evropën Juglindore”, tha Thaçi.Ai vlerësoi se, viti 2017 ishte vit i të arriturave përkundër shumë sfidave. “Kemi kaluar dy palë zgjedhje, ato të përgjithshmet në qershor dhe ato për kuvende komunale e kryetarë komunash në tetor. Këto dy procese elektorale kanë dëshmuar edhe një herë pjekurinë e politikës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Kjo i ka hapur rrugë formimit të qeverisë së re, kuvendeve të reja komunale dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj të komunave të Kosovës. Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë treguar qartë se duan të shohin liderët e tyre të zgjedhur politikë të bashkuar në të gjitha çështjet e interesit nacional dhe shtetëror”, tha presidenti Thaçi.

Ai  ka paralajmëruar se edhe në të ardhmen do ta përcjellë me vëmendje punën e institucioneve shtetërore në përmbushjen e aspiratave dhe synimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës.“Prandaj, uroj që të na prijë e mbara në realizimin e qëllimeve tona të mira në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë. Le të jetë viti 2018, vit i unitetit politik e qytetar të Kosovës”, është shprehur presidenti i Republikës.Edhe në takimin me median, presidenti Hashim Thaçi vlerësoi se 2017-ta është vit i suksesit për Kosovën dhe shprehu besimin se 2018-ta e jubileut të 10 vjetorit të pavarësisë do jetë i lëvizjes më të shpejtë drejt perspektivës europiane e euroatlantike. Presidenti Thaçi në adresimet e fundvitit në mbrëmjen e djeshme kishte edhe një bashkëbisedim me gazetarët e ftuar-të akredituar, mes të cilëve korrespondenti i Gazetës DIELLI, ku  theksoi se Kosova e përmbyll këtë vit me arritjen në 115 të numrit të njohjeve të pavarësisë dhe me anëtarësime të reja në organizata ndërkombëtare.

“2017-ta është për t’u vlerësuar edhe si vit i vazhdimit të thellimit të reformave demokratike nga institucionet e vendit, në ekonomi, në politikë, edhe në legjislacion”, u shpreh ai, duke theksuar edhe rritjen ekonomike prej 4 për qind.Ky vit, vijoi presidenti i Kosovës, ishte i sukseshsëm edhe për organizimin e dy palë zgjedhjeve, të përgjithëshme dhe lokale, të lira dhe demkratike e në një proces transparent.“Kosova do hyjë edhe në vitin e ri 2018 me axhenda dhe proritete të qarta për konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit”, tha presidenti Thaçi duke theksuar edhe pritjen për liberalizim vizash, e më parë kalimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin.Një adresim fundviti presidenti Thaçi e kishte edhe në 5 dhjetor para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku ka theksuar se e ardhmja e vendit që po mbushë 10 vite pavarësi “është e natyrshme dhe e sigurt në kuadër të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe OKB-së”.“Qëllimi ynë mbetet i qartë, të ndërtojmë një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj”, është shprehur Thaçi.Presidenti ka theksuar se, “Republika e Kosovës si një vend i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm, me përcaktim evropian dhe euroatlantik, duhet të jetë e pakontestuar dhe e integruar në familjen e kombeve botërore”.Thaçi ka paralajmëruar  edhe se, “Kosova do të arrijë të përmbyllë me sukses periudhën e vuajtjeve dhe konfliktit me Serbinë, duke nënshkruar Traktatin e Paqes dhe Pajtimit”.Një nga mesazhet e presidentit ishte edhe se, “qytetarët e Republikës së Kosovës duan të shohin liderët e tyre të zgjedhur politikë të bashkuar në të gjitha çështjet e interesit nacional dhe shtetëror”.Në adresimin publik për qytetarë të bërë nga kazerma “Adem Jashari” e Forcës së Sigurisë së Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë edhe se “Forcat e Armatosura të Kosovës po bëhen në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët tanë”. “Ashtu siç krenohemi sot me Forcën e Sigurisë së Kosovës, ashtu do të krenohemi me të edhe si forcë shumetnike, profesionale dhe mbrojtëse”, është shprehur ai.Në 23 dhjetor 2016, në fjalimin fundvitit në Kuvendin e Kosovës, të parin si president Republike, Thaçi theksonte se, “këtë vit kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe kemi nisur dialogun politik me NATO-n” dhe se, “janë këto dy pika të përcaktuara si qëllimet tonat dhe për këtë kemi konsensus të plotë politik dhe shoqëror”.

“Do të dëshironim që udhëtimi ynë drejt NATO-s e BE-së të jetë më i shpejtë”, shprehej presidenti i Kosovës.Në Vitin e Ri 2018 Kosova feston jubileun e 10 vjetorit të Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008, kur Deklaratën në seancën solemne e të jashtëzakonshme të Kuvendit e lexoi atëherë kryeministri Hashim Thaçi.

Prej atëherë, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kosova është njohur nga 115 shtete anëtare të OKB-së, ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 88 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur gati 40 misione diplomatike dhe poste konsullore dhe ka të akredituar ambasadorë jo-rezidentë në rreth 60 shtete.

Presidenti bën thirrje për unitetit politik e qytetar në vitin 2018-të

Prishtinë, 22 dhjetor 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur fjalimin e fundvitit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Në fjalën e tij para deputetëve, presidenti Thaçi ka renditur sukseset dhe sfidat që kanë karakterizuar vitin 2017.Kreu i shtetit ka thënë se prioritet yni i përbashkët mbetet gjithmonë angazhimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.Ai ka thënë se qytetarët e Republikës së Kosovës kanë treguar qartë se duan të shohin liderët e tyre të zgjedhur politikë të bashkuar në të gjitha çështjet e interesit nacional dhe shtetëror.Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se edhe në të ardhmen do ta përcjellë me vëmendje punën e institucioneve shtetërore në përmbushjen e aspiratave dhe synimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

 Ky është fjalimi i plotë i presidentit Thaçi:

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës,

I nderuar Kryeministër dhe Ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare,

Të nderuara deputete, të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë Republikës së Kosovës,

Me lejoni që t’ju falënderoj juve të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që më keni dhënë këtë mundësi të raportoj përpara jush dhe qytetarëve tanë për punën time si President i Republikës së Kosovës, respektivisht për punën tonë të përbashkët në forcimin e shtetësisë së Kosovës.

 Sigurisht, prioritet i ynë i përbashkët mbetet gjithmonë angazhimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.Në kuadër të këtyre përpjekjeve, jam angazhuar për respektim dhe fuqizim të të drejtave të njeriut për secilin qytetar të Republikës së Kosovës.Duke filluar nga diskutimet për nevojën për përfaqësim të barabartë të gruas në të gjitha institucionet e deri te Parada e Nderit, e kam bërë të qartë se:Shteti i Kosovës, shoqëria kosovare, janë ndërtuar mbi parimet e lirisë dhe barazisë për secilin qytetar;

Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe të gjithë duhet t’i gëzojnë të drejtat e barabarta në përpjekje për të realizuar aspiratat e tyre.

 Kjo nënkupton, që ne duhet të sigurojmë prosperitet dhe dinjitet për secilin qytetar, qoftë për punëtorin, për pensionistin, mjekun, policin, ushtarin, për mësuesin, studentin apo nxënësit në shkolla.

 Ne e dimë se për ta rritur mirëqenien e qytetarëve tanë, ne duhet ta zhvillojmë ekonominë tonë dhe ta rrisim prodhimtarinë vendore.

 Në shërbim të këtij qëllimi, jam angazhuar në mënyrë aktive në promovimin e ekonomisë kosovare, të prodhimeve kosovare, në përfshirjen sa më të madhe të diasporës në investimet në Kosovë.Me konsolidimit e shtetit tonë, përkrahja e zhvillimit ekonomik të vendit ka filluar të marrë vend qendror në angazhimin tim si president, por edhe të institucioneve tjera të shtetit të Kosovës.Në koordinim me institucionet relevante, e kam përkrahur nënshkrimin e kontratës për projektin për Kosovën e Re, që sjellë investimin më të madh privat në historinë e Kosovës, me 1.3 miliardë euro investime e që do të hap mbi 10 mijë vende pune.

Përveç kësaj, unë vazhdoj të besoj se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është kusht i domosdoshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.Prandaj, kam përkrahur përfundimin e projekteve për autostrada që do të lidhin Kosovën me rajonin e më gjerë, duke u mundësuar lëvizje më të lirë njerëzve dhe mallrave.Sigurisht se sot ishte kënaqësi të inauguronim edhe segmentin e dytë të autostradës “Arbër Xhaferi”.

 Të nderuar deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se bazamenti kryesor i çdo shteti demokratik, duke përfshirë shtetin tonë, është sundimi i rendit dhe ligjit.

Asnjë fushë e shoqërisë sonë, nuk mund të jetë funksionale në rast se ne nuk e fuqizojmë sundimin e rendit e ligjit dhe në rast se ne dështojmë të garantojmë se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Me dekretimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga komunitetet jo-shumicë, shumica nga të cilët punojnë në pjesën veriore të Kosovës, kemi shtrirë rendin kushtetues e ligjor të Kosovës në çdo cep të shtetit tonë.Për këtë qëllim, kam punuar me të gjitha institucionet e drejtësisë që të vazhdojmë reformën dhe konsolidimin e gjyqësorit për të garantuar që jo vetëm të kemi ligje të shkruara mirë, por edhe implementim të plotë të këtyre ligjeve.Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit janë dhe duhet të mbeten prioritete.Kosova nuk do të dorëzohet në përballje me këto sfida dhe nuk do të lejojmë që vendi ynë të perceptohet si i korruptuar.Heronjtë e sotëm janë ata që rreshtohen në luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 Të nderuar deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Zonja dhe zotërinj,

Viti 2017 ishte vit i të arriturave përkundër shumë sfidave.Kemi kaluar dy palë zgjedhje, ato të përgjithshmet në qershor dhe ato për kuvende komunale e kryetarë komunash në tetor.Këto dy procese elektorale kanë dëshmuar edhe një herë pjekurinë e politikës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi.Kjo i ka hapur rrugë formimit të qeverisë së re, kuvendeve të reja komunale dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj të komunave të Kosovës.Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryetarët e zgjedhur të komunave, tani duhet të punojnë me përkushtim për realizimin e prioriteteve të përcaktuara dhe ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.Kur jemi tek zgjedhjet e lira, me lejoni të theksoj se unë nuk kam hequr dorë nga puna ime që të punojmë bashkërisht me partitë politike për të përfunduar me sukses procesin e reformës zgjedhore.

 Unë konsideroj se pjesa më e madhe e punës në këtë drejtim ka përfunduar dhe gjatë vitit në vijim ne duhet ta përfundojmë këtë proces.Përkundër faktit se zgjedhjet qendrore dhe lokale kanë konsumuar shumë kohë dhe energji, prapëseprapë, si president në koordinim me institucionet tjera, kam vazhduar punën në realizimin e prioriteteve të rëndësisë shtetërore.Ndër prioritet kryesore në këtë aspekt ka qenë vazhdimi i punës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.Ky është një proces shtetëror i natyrshëm dhe i domosdoshëm, i cili vjen edhe si rezultat i punës së pjesëtarëve të FSK-së, të cilët e kanë ngritur nivelin e përgatitjes dhe tani janë të gatshëm për detyra e kompetenca të reja.Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë shumetnike në të cilën mbi 10 % e pjesëtarëve të saj vijnë nga komunitetet jo-shumicë.Forcat e Armatosura të Kosovës, po ashtu do ta ruajnë dhe fuqizojnë karakterin shumetnik.Tani jemi pothuajse në fazën përfundimtare të përpjekjeve tona për të siguruar përkrahjen që procesi i themelimit të FAK-ut të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.Këtë jemi duke e bërë dhe do ta bëjmë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët e tjerë strategjikë.Unë sot ju siguroj se Kosova gjatë vitit 2018 do të ketë kapacitet e veta mbrojtëse, pra një ushtri moderne që do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë.Kur jemi te siguria e Kosovës, më lejoni të theksoj se jam krenar që shteti ynë është lider në rajon në luftimin e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit.Ky përkushtim i ynë ka marrë mirënjohje nga të gjithë liderët e botës së lirë e demokratike.E shfrytëzoj këtë rast që të falënderoj të gjithë mekanizmat e sigurisë kombëtare që kanë kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në Kosovë, por edhe në rajon.

 Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

E kaluara e jonë është e dhimbshme dhe kujtimet për vuajtjet tona ende mbeten të freskëta.Por, e kaluara e jonë është edhe ajo që na bën krenarë dhe na jep forcë për të shikuar me këmbëngulje nga e ardhmja.Për këtë qëllim, me përkushtim kam vazhduar punën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, që synon të ndihmojë përpjekjet e shoqërisë sonë për mbylljen e kapitullit të luftës, të armiqësive dhe arritjen e pajtimit të ndërsjellë.Prandaj jam i lumtur që pas një pune të madhe, kemi arritur të themelojmë ekipin përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.Jam i sigurt se puna e këtij komisioni do të japë rezultate konkrete gjatë vitit 2018 dhe më këtë rast, dua të falënderoj organizatat e familjeve të të pagjeturve, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre.Dialogu mbetet mekanizmi i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për zgjidhjen e problemeve brenda shtetit tonë, por edhe me shtetet tona fqinje.

Në kuadër të angazhimit tim për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në tërë Evropën Juglindore, është edhe përkushtimi i ynë i përbashkët në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.Tani jemi gati për të vazhduar fazën përfundimtare të këtij procesi, i cili do të vazhdojë të ndërmjetësohet nga BE-ja dhe të përkrahet fuqishëm nga SHBA-ja.Sigurisht se kjo fazë përmbyllëse nuk do të jetë aspak e lehtë.Për ketë qëllim, kam filluar konsultat formale dhe jo formale me partitë politike dhe shoqërinë civile, me qëllim që të themelojmë një Grup të Unitetit për të siguruar gjithëpërfshirje në këtë proces.Unë edhe sot ju bëj thirrje publike që të jemi të bashkuar në këtë proces dhe në çdo proces tjetër që është me interes shtetëror.Sa herë jemi bashkuar, Kosova ka fituar dhe qytetarët tanë na kanë mbështetur.Kështu duhet të jetë përsëri, sepse e ardhmja e jonë, integrimi i shtetit tonë në strukturat veriatlantike, varet në masë të theksuar nga ky proces.Në çdo rrethanë, unë ju siguroj juve të nderuar deputetë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, se procesi i dialogut do të jetë transparent dhe se çdo marrëveshje e arritur, do të ratifikohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

 Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

 Kredibiliteti ynë shtetëror në arenën ndërkombëtare dhe shpejtësia me të cilën i afrohemi anëtarësimit në BE dhe NATO, varet kryesisht nga serioziteti ynë në përmbushjen e obligimeve tona shtetërore.Në këtë aspekt, ne nuk mundemi që në vazhdimësi të drejtojmë gishtin nga BE-ja, NATO-ja apo bashkësia ndërkombëtare duke kërkuar që t’i mbajmë ata fajtorë të vetëm për ngecjet tona.Ne duhet t’i pranojmë lëshimet tona dhe t’i përmirësojmë ato sa më shpejt që mundemi, sepse vetëm kështu mund ta zëmë hapin me shtetet fqinje në procesin e integrimeve euroatlantike.Prandaj, duhet ta ratifikojmë pa humbur kohë marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

 Ratifikimi i kësaj marrëveshje i jep fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.Janë inkurajuese bisedat e fundit që janë duke u zhvilluar në kuadër të institucioneve të Kosovës, të përfshirë të gjithë, edhe Kuvendi, edhe Qeveria dhe gjithë njerëzit vullnetmirë, ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur, pra në javët e ardhshme.Duhet që pa humbur kohë të themelojmë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse BE-ja dhe shumë shtete tjera partnere janë të zhgënjyera me paaftësinë tonë për të zbatuar zotimet e marra përsipër.Sa më shpejt përmbushim detyrat tona, aq më shpejt do të mund të bëjmë hapa seriozë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.Si President i Republikës së Kosovës i kam bërë thirrje vazhdimisht BE-së për veprime jo vetëm teknike, por mbi të gjitha strategjike për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.Më vjen mirë që tani së fundmi edhe Bashkimi Evropian e thotë qartë se mënyra më e mirë për të siguruar paqen afatgjate në rajonin tonë është anëtarësimi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.Unë vazhdoj të besoj se mënyra më e mirë është që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë, pavarësisht faktit se disa shtete kanë bërë progres më të madh në përmbushjen e kritereve për anëtarësim.

 Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Një kohë të konsiderueshme të punës sime ia kam kushtuar edhe përpjekjeve për konsolidimin e shtetit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.Vitin 2017 e fillova me vizitë në SHBA dhe takim me Zëvendëspresidentin e atëhershëm Biden, ndërsa e vazhdova me vizitën tjetër në SHBA në shtator, duke takuar Zëvendëspresidentin e tashëm Pence.Këto dy vizita kanë konfirmuar edhe një herë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin partner i Republikës së Kosovës dhe se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon.Por, pjesë e këtij partneriteti është edhe përgjegjësia jonë që të sillemi si shoqëri dhe si shtet i pjekur politikisht, i gatshëm të luajë rol konstruktiv në rajon dhe më gjerë, duke ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit.Gjatë këtij viti kam realizuar vizita bilaterale dhe kam marrë pjesë në forume dhe konferenca të ndryshme.

Me ketë rast, dua të veçoj edhe vizitat bilaterale në Kanada, Kroaci e Turqi.Kam takuar Presidentin e Bullgarisë në Sofje, Presidentin e Austrisë në Vjenë dhe Mbretin Abdullah në Aman.Jam nderuar me audiencë tek Ati i Shenjtë, Papa Françesku.Kam përfaqësuar Kosovën në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Jordani, në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax, në Forumin e Kroacisë dhe në Samitin Bërdo-Brione, etj.Në këto forume, ndër të tjera me krenari kam prezantuar transformimin e Kosovës nga një konsumues i mekanizmave të paqes e sigurisë në një promovues dhe kontribuues të paqes dhe bashkëjetesës në mes të popujve.Kjo ka forcuar bindjen në botë se pavarësia e Kosovës ka sjellë paqe të qëndrueshme në tërë Evropën Juglindore.

 Të nderuar deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë treguar qartë se duan të shohin liderët e tyre të zgjedhur politikë të bashkuar në të gjitha çështjet e interesit nacional dhe shtetëror.Prandaj është detyra e imja, detyra e juaja si deputetë, detyrë e të gjithë neve, që të punojmë pa u ndaluar për të mirën tonë të përgjithshme.Si President i Republikës së Kosovës do ta përcjell me vëmendje punën e institucioneve shtetërore në përmbushjen e aspiratave dhe synimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës.Prandaj, uroj që të na prijë e mbara në realizimin e qëllimeve tona të mira në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë.Le të jetë viti 2018, vit i unitetit politik e qytetar të Kosovës.Në fund, pasi jemi në prag të festave të fundvitit, më lejoni t’ju uroj paqe, shëndet, gëzim e lumturi, juve dhe familjeve tuaja, çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Për shumë mot, urimet më të mira për Kërshëndellat dhe gëzuar Vitin e Ri!

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, konference fundviti, speciale, Thaci

KOSOVË-ISTOGU ZGJEDH KRYETARIN, FITON LDK

December 18, 2017 by dgreca

-Komuna e Istogut zgjedh kryetarin me rezultat të ngushtë afër barazimit-Në balotazhin e përsëritur për kryetar komune, fitues  kandidati i LDK Haki Rugova me 14 vota diferncë, një rezultat ky shumë afër barazimit/

Istog

-Ka ndërrim rezultati në favor të kandidatit të LDK-së për 75 vota: Haki Rugova i LDK-së ka marrë  9.901 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së  9. 826 vota, diferenca është  75 vota.

ISTOGU
2 kandidatet-Komuna e Istogut është vendlindja e themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Në Istog deri tani në të gjitha zgjedhjet lokale në liri fituese ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa fitorja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ishte e para/

1 zgjedhje 1

 -Cilat parti e cilët kandidatë të pavarur fituan në garën për kryetarët  në 38 komunat e Kosovës?/

Behlul Jashari

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

1 Harta e zgjedh KosPRISHTINË, 18 Dhjetor 2017/ Me rezultat të ngushtë afër barazimit do jetë fituesi në Istog, ku dje u votua në përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar komune, pas votimeve në zgjedhjet lokale në 22 tetor, kur asnjë kandidat nuk doli fitues me shumicën e nevojshme dhe balotazhit në 19 nëntor, kur sipas Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa pati parregullësi. Istogu dje votoi për herë të tretë në zgjedhjet lokale 2017 në Kosovë.Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 100% e vendvotimeve, në garën për kryetar komune në Istog kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka 10.241 vota -50.1%, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, 10.189 vota – 49.9%.

Diferenca është vetëm  52 vota, derisa votat me kusht dhe ato me postë ende nuk janë numëruar.

Meqenëse numri i fletëvotimeve me kusht është më i lartë se sa diferenca e votave në mes të dy kandidatëve, Demokracia në Veprim – vëzhguese e zgjedhjeve ftoi mbrëmë subjektet politike që të presin rezultatet zyrtare, të përmbahen nga festa deri në numërimin e të gjitha fletëvotimeve.

Për votimet e djeshëm në Istog, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës kishte çertifikuar listën përfundimtare të votuesve me 49.150 emra, për të cilët janë hapur 23 qendra me 63 vendvotime. Në votim kanë marrë pjesë 20.248  veta – 41.27% e qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote.

 Numri i votuesve nga jashtë Kosovës është 85, pasi vetëm këta gjatë periudhës së konfirmimit dhe verifikimit (2 dhjetor – 6 dhjetor) kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues. Kurse, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë janë kthyer si votues në listën votuese brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil. 

Në Istog, një nga 38 komunat aktuale të Kosovës,  deri tani në të gjitha zgjedhjet lokale në liri fituese ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa fitorja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ishte e para.

Komuna e Istogut është vendlindja e themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i lindur në fshatin Cercë para 73 viteve,  në 2 dhjetor 1944. Istogu historikisht është bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila u themelua në 23 dhjetor 1989 dhe më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

 Kosova ka votuar në zgjedhjet lokale 2017, të gjashtat në liri e të tretat në pavarësi, në raundin e parë në 22 tetor në të 38 komunat, ndërsa në raundin e dytë në 19 nëntor balotazhi u zhvillua në gjysmën e tyre – 19 komuna. Balotazhi u përsërit vetëm në Istog, ku partia fituese në garën për kryetar do bëhet edhe subjekti politik shqiptar me më së shumti komuna të fituara – 8, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dalë fituese në nga 7 komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës në: Pejë, Gjilan, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri dhe Viti.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në: Gjakovë, Deçan, Junik, Rahovec, Suharekë, Klinë dhe Obiliq.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në garën për kryetarët në 5 komuna – Drenas, Shtime, Ferizaj, Kaçanik dhe Dragash; Lëvizja Vetëvendosje në 3 komuna – Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë;  në 2 komuna kandidatët e pavarur – Bekim Jashari në Skënderaj dhe Rufki Suma në Han të Elezit;  në nga 1 komunë Nisma për Kosovën – në Malishevë  dhe Aleanca Kosova e Re – në Mitrovicën e Jugut.

Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe- Graçanicë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin-Potok, Zveçan, Shtërpcë dhe Novobërdë, ndërsa subjekti tjetër politik i minoriteteve – Partia Demokratike Turke e Kosovës në 1 – komunën e vetme të banuar me shumicë nga komuniteti turk, Mamushë.

Rezultatet përfundimtare të balotazhit të përsëritur dje në Istog pritet të shpallen këtë javë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, pasi të numërohen edhe votat me kusht dhe me postë.

LAJM I RI

KQZ i Kosovës njofton se sot, në 18 dhjetor, ora 15:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut. Janë gjithsej 415 vota me kusht, 68 vota të personave me nevoja të veçanta dhe 28 vota me postë.

Ndërkohë, nga votat e numëruara prej kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për zgjedhjet  e përsëritura dje për kryetar të komunës së Istogut, në 63 vendvotime, të cilat KQZ i ka publikuar, del që ka ndërrim rezultati në favor të kandidatit të LDK-së për 75 vota: Haki Rugova i LDK-së ka marrë  9.901 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së  9. 826 vota, diferenca është  75 vota.

Sipas rezultateve të mbrëmjes së djeshme të numërimit preliminar të KQZ, me 52 vota diferencë printe Dreshaj i AAK-së.

***

Kosovë-LDK fiton komunën e tetë-Istogun

-Në balotazhin e përsëritur për kryetar komune, fitues  kandidati i LDK Haki Rugova me 14 vota diferncë, një rezultat ky shumë afër barazimit/

 -Raport i mbrëmjes i Gazetës DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

Istog

PRISHTINË, 18 Dhjetor 2017/ Në garën për kryetar të komunës së Istogut fitues është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova me 14 vota diferncë, një rezultat ky shumë afër barazimit.Ai ka arritur gjithësej 10.033 vota, ndërsa Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 10.019 vota.Ky është rezultati i parë edhe në transmetime të drejpërdrejta të numërimit sot pasdite të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga votimi në balotazhin e përsëritur për kryetar të komunës së Istogut.Sipas rezultateve preliminare të mbrëmëshme të KQZ, të numërimit nga votimi i djeshëm nga të gjitha vendvotimet e hapura në Istog, me 52 vota diferencë printe Dreshaj i AAK-së.Ndërkohë, nga votat e numëruara prej kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për zgjedhjet  e përsëritura dje për kryetar të komunës së Istogut, në të 63 vendvotimet, të cilat KQZ i ka publikuar sot paradite, dilte që ka ndërrim rezultati në favor të kandidatit të LDK-së për 75 vota: Haki Rugova i LDK-së kishte marrë  9.901 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së  9. 826 vota, diferenca ishte  75 vota.Në Istog, një nga 38 komunat aktuale të Kosovës,  deri tani në të gjitha zgjedhjet lokale në liri fituese është Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa fitorja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ishte e para.

Komuna e Istogut është vendlindja e themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i lindur në fshatin Cercë para 73 viteve,  në 2 dhjetor 1944. Istogu historikisht është bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila u themelua në 23 dhjetor 1989 dhe më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

 Kosova ka votuar në zgjedhjet lokale 2017, të gjashtat në liri e të tretat në pavarësi, në raundin e parë në 22 tetor në të 38 komunat, ndërsa në raundin e dytë në 19 nëntor balotazhi u zhvillua në gjysmën e tyre – 19 komuna. Balotazhi u përsërit vetëm në Istog, ku partia fituese në garën për kryetar bëhet subjekti politik shqiptar në Kosovë me më së shumti komuna të fituara – gjithësej 8.

Në garën për kryetarë komunash Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar  në: Pejë, Gjilan, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri, Viti dhe e teta komunë është Istogu.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në 7 komuna: Gjakovë, Deçan, Junik, Rahovec, Suharekë, Klinë dhe Obiliq.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në garën për kryetarët në 5 komuna – Drenas, Shtime, Ferizaj, Kaçanik dhe Dragash; Lëvizja Vetëvendosje në 3 komuna – Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë;  në 2 komuna kandidatët e pavarur – Bekim Jashari në Skënderaj dhe Rufki Suma në Han të Elezit;  në nga 1 komunë Nisma për Kosovën – në Malishevë  dhe Aleanca Kosova e Re – në Mitrovicën e Jugut.

Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe- Graçanicë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin-Potok, Zveçan, Shtërpcë dhe Novobërdë, ndërsa subjekti tjetër politik i minoriteteve – Partia Demokratike Turke e Kosovës në 1 – komunën e vetme të banuar me shumicë nga komuniteti turk, Mamushë.

Rezultatet përfundimtare të balotazhit të përsëritur dje në Istog pritet të shpallen këtë javë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, pasi sot pasdite u numëruan edhe votat me kusht dhe me postë.

Në Istog dje u votua në përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar komune, pas votimeve në zgjedhjet lokale në 22 tetor, kur asnjë kandidat nuk doli fitues me shumicën e nevojshme dhe balotazhit në 19 nëntor, kur sipas Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa pati parregullësi. Istogu dje votoi për herë të tretë në zgjedhjet lokale 2017 në Kosovë.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, KOSOVË-ISTOGU, ZGJEDH KRYETARIN…

“KOSOVA E RE”, HAP I MADH ENERGJETIK

December 14, 2017 by dgreca

-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë: Kosova, një hap shumë të madh drejt sigurisë energjetike/

–U.S. Embassy Statement on the agreement between Kosovo Government and Contour Global/
1 Haradinaj-Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka punuar me Kosovën që nga viti 2003 që t’ia sigurojë asaj të ardhmen energjetike/

1 qeveria

 -Deklaratë e ambasadës së SHBA-ve për marrëveshjen mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global/1 Termocentrali-U.S. Embassy Statement on the agreement between Kosovo Government and Contour Global/1 Pema e vitit te Ri-Ndërtohet Termocentrali “Kosova e Re”. Marrëveshja për ndërtimin u arrit Në mbledhjen e Komitetit Drejtues, në prani të përfaqësuesit e Kompanisë amerikane Contour Global/

-Republika e Kosovës, në cilësinë e kryesueses,  është mikpritëse e takimit XV të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, ngjarjes më të rëndësishme rajonale të sektorit të energjisë, që nisi pasditën e sotme në Prishtinë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

 PRISHTINË, 14 Dhjetor 2017/ Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë deklaroi sot se mirëpresin marrëveshjen e djeshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global, e cila paraqet një hap shumë të madh drejt sigurisë energjetike në Kosovë. “Pasiguria energjetike është një nga pengesat më të mëdha të Kosovës për zhvillimin e saj ekonomik. USAID-i ka porositur  studime që kanë përllogaritur se humbjet ekonomike të Kosovës shkojnë në 300 milionë euro në vit për shkak të furnizimit të pasigurtë me energji elektrike”, thekson deklarata e dërguar. Qeveria e Shteteve të Bashkuara, shtohet me tej, ka punuar me Kosovën që nga viti 2003 që t’ia sigurojë asaj të ardhmen energjetike, dhe ka përkrahur përsëritje të ndryshme të këtij projekti që nga viti 2006.

“Projekti ‘Kosova e Re’ do të përmbushë standarde të rrepta evropiane për efektshmëri dhe emisione, dhe do të jetë në përputhshmëri me studimet e Bankës Botërore që tregojnë se thëngjilli është opsioni më i përballueshëm për Kosovën”, vlerëson ambasada e SHBA.

“Kosova e Re”, vijon deklarata, poashtu do të mundësojë që më shumë burime të energjisë së ripërtëritshme të integrohen në sektorin e energjisë në kuadër të përkushtimit të Kosovës për përdorim të 25% të energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2020, dhe për mbylljen përfundimtare të termocentralit “Kosova A”, dhe me këtë zvogëlimin e mëtutjeshëm të emisionit të karbonit në Kosovë.

“Kur të përfundohet, ‘Kosova e Re’ do të jetë investimi më i madh i huaj privat në historinë e Kosovës, përfundon deklarata e ambasadës së SHBA-ve për marrëveshjen mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mbajti dje mbledhjen e Komitetit Drejtues për Termocentralin “Kosova e Re”.Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kompanisë amerikane “Contour Global”, u arrit marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Marrëveshja komerciale pritet që të nënshkruhet ditët e ardhshme dhe me të në Kosovë do të investohen mbi 1 miliard euro, gjë që paraqet investimin më të madh në historinë e re të Kosovës.
Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës.Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.
Me komponentën e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës,

Arritja e marrëveshjes është rezultat i punës shumëvjeçare të qeverive të Kosovës, i shumë njerëzve, shumë ekspertëve, që në kushte të vështira arritën që t’i sigurojnë vendit të ardhme të sigurt energjetike dhe njëkohësisht kontratë që garanton arritjen e maksimumit për institucionet dhe popullin e Kosovës.
Termocentrali i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023, do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” është ngjarje historike për popullin e Kosovës sepse energjia është kushti i pashmangshëm për të ardhmen prosperuese ekonomike, politike dhe sociale.

 KOSOVA, MIKPRITËSE E TAKIMIT TË KËSHILLIT MINISTROR TË KOMUNITETIT TË ENERGJISË

 Sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e 15-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, në të cilin theksoi përkushtimin e qeverisë në hartimin e politikave për integrim në tregun rajonal të energjisë elektrike.Me këtë rast kryeministri tha se janë të angazhuar maksimalisht në përafrim të legjislacionit me direktivat e BE-së dhe për zbatimin në praktikë, duke kërkuar për këtë edhe mbështetjen e Komisionit Evropian.Kryeministri Haradinaj në këtë takim njoftoi të pranishmit edhe për arritjen e Marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin tha se vlera e këtij investimi është 1 miliard e 300 milionë euro, dhe me këtë do të sigurohet një situatë e qëndrueshme energjetike në Kosovë dhe avancim në krijimin e një energjie të pastër, sepse teknologjia e tanishme që përdoret është e vjetër dhe nuk është miqësore me ambientin.

 Republika e Kosovës, në cilësinë e kryesueses,  është mikpritëse e takimit XV të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, ngjarjes më të rëndësishme rajonale të sektorit të energjisë, që nisi pasditën e sotme në Prishtinë. Takimi i Këshillit kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe përfaqësuesi i Komisionin Evropian, Christofer Jones.

Këshilli i 15-të Ministror i Komunitetit të Energjisë mbledh ministrat përgjegjës për energji të nëntë Palëve Kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë: Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kosovës, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Ukrainës, si dhe Bashkimit Evropian.Takimi i Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë në këtë sesion ka në fokus zhvillimet e përgjithshme të politikave të energjisë, legjislacionin e ri evropian për energjinë, raportin vjetor për aktivitetet e tij dhe buxhetin për vitin 2018-2019. Në fund të takimit Këshilli do të dalë me konkluza. Me këtë rast, Kosova do të dorëzojë kryesimin te kryesuesja e radhës – Maqedonia.  Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që bashkon vendet nënshkruese te traktatit te komunitetit te energjisë  dhe  Komisionin Evropian  me qëllim  ndihmën në procesin e reformave në energji konform legjislacionit evropian dhe mbështetjen e procesit me synim të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal për energjinë, si dhe integrimin e tij në tregun pan-evropian të energjisë.

 14 December 2017 

U.S. Embassy Statement on the agreement between Kosovo Government and Contour Global

 We welcome yesterday’s agreement between the Government of Kosovo and Contour Global, which represents a huge step towards energy security in Kosovo. Energy insecurity is one of Kosovo’s greatest barriers to economic development. USAID has commissioned studies that put Kosovo’s economic losses at €300 million per year because of unreliable electricity supply.

 The United States Government has been working with Kosovo to secure its energy future since 2003 and has supported the various iterations of this project since 2006. The Kosova e Re project will meet stringent European standards for efficiency and emissions and will be in line with World Bank studies showing coal to be the most affordable option for Kosovo. Kosova e Re will also allow for more renewable energy sources to be integrated into the energy sector as part of Kosovo’s commitments to use 25% renewable energy by 2020, and for the eventual closing of Kosovo A, further reducing pollution and carbon emissions in Kosovo. Upon completion, Kosova e Re will be the largest private foreign investment in Kosovo’s history.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, ENERGJETIK, HAP I MADH, Kosova e Re

AMERIKA, DONATORE E MADHE E KOSOVËS

December 11, 2017 by dgreca

-Donatorët më të mëdhenjë  të Kosovës: BE, SHBA, Zvicra e Gjermania. Në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë mori pjesë edhe Greg Delawie – Ambasador i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë/

1 ambasad amerik Greg Delawer11 12 2017-ZKM (4)11 12 2017-ZKM (2)

-Ambasadori i SHBA në  Kosovë, Greg Delawie: Jemi këtu për të ndihmuar dhe përkrahur/

 PRISHTINË, 11 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Donatorët më të mëdhenjë të Kosovës janë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Gjermania, si dhe vende tjera. Kjo u bë e ditur sot në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë, të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, në të cilin u prezantua Raporti mbi aktivitetet e donatorëve në Kosovë gjatë vitit 2016.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  shprehu falënderimin për kontributin, përkrahjen, ndihmën dhe donacionet e dobishme që kanë dhënë qeveritë dhe donatorët e ndryshëm të vendeve mike të Kosovës.“Këto ndihma për Kosovën dhe popullin e saj, kanë ardhur në kohë të vështira dhe për këtë arsye janë të rëndësishme dhe të veçanta. Fal një përkrahje gjeneroze që ka ardhur në vazhdimësi, nga viti në vit, Kosova nuk është ndjerë e lënë vetëm”, u shpreh Kryeministri kosovar.

 Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, duke prezantuar Raportin Vjetor për Koordinimin e Donacioneve për vitin 2016 tha se janë alokuar 164 milionë euro donacione, në formë të asistencës.“Shumat e dedikuara sipas fushave janë: Qeverisja dhe shoqëria civile me mbi 57 milionë euro, Arsimi me 17.6 milionë, Përmirësimi i menaxhimit të ujërave dhe ujërave të zeza me 14 milionë, Investimet në përmirësimin e infrastrukturës 10 milionë, Mbështetje bizneseve 9.5 milionë”, theksoi ajo.Në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë morën pjesë edhe Natalya Apostolova – Përfaqësuese e Posaçme e BE/Shefe e zyrës së BE-së në Kosovë  dhe Greg Delawie – Ambasador i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, donatorë si dhe anëtarë të tjerë të qeverisë kosovare.Gjatë takimit, ministrat gjegjës të qeverisë së Kosovës paraqiten prioritetet në fushën e Sundimit të Ligjit, Edukimin, Shëndetësisë si dhe Ndërmarrësisë e Inovacionit.

 FJALA E AMBASADORITIT TË SHBA NË  KOSOVË, GREG DELAWIE, NË TAKIMIN E FORUMIT TË LARTË PËR DONATORË NË SEKTORËT E SUNDIMIT TË LIGJIT DHE ARSIMIT, 11 DHJETOR 2017

Mirëmëngjesi. Kryeministër Haradinaj, ambasadore Apostolova, ministra, kolegë nga trupa diplomatike dhe donatorë. Nëse shohim përreth kësaj salle është e qartë që Kosova ka shumë miq dhe partnerë që punojnë për të ndryshuar gjërat këtu. Partneriteti i SHBA-së me Kosovën mbetet i fortë dhe bashkëpunimi i donatorëve me qeverinë është po ashtu i rëndësishëm. Javën e shkuar pamë një shembull të shkëlqyeshëm të këtij bashkëpunimi me kontributet e reja të Suedisë dhe Gjermanisë për Fondin kosovar për garanci kreditore.

Kjo është kohë kritike për Kosovën dhe rreziqet e përfitimet e ndërlidhura kurrë nuk kanë qenë më të larta. Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe përkrahur qeverinë tuaj, por në fund të fundit, ky është vendi juaj dhe agjenda juaj. Bashkërenditja e njëmendtë dhe efektive e donatorëve është rrugë dykahëshe dhe kjo veçanërisht është e rëndësishme në Kosovë ku e kemi një hapësirë kaq të ngjeshur të zhvillimit.

Për këtë arsye, ky takim është kaq i rëndësishëm. E dimë se ka shumë prioritete për zhvillim në Kosovë, por sot do të përqendrohem në dy: sundimin e ligjit dhe arsimin.

Së pari do të flas për sundimin e ligjit dhe ju faleminderit të gjithëve që morët pjesë në veprimtaritë në kuadër të Javës kundër korrupsionit dhe për diskutimin e mirëfilltë të premten. Lufta kundër korrupsionit nuk përfundon vetëm sepse java ka përfunduar dhe çdo prioritet që do ta përmendi këtu varet nga ajo luftë. Nuk guxojmë ta humbasim përqendrimin. Jemi këtu që të kërkojmë llogari nga vetvetja dhe të tjerët për zotimet që i dhamë javën e kaluar.

Sa i përket prioriteteve të menjëhershme për sundimin e ligjit: së pari, e dimë se duhet të merren vendime të vështira për hapat e ardhshëm për reformën e ligjeve komerciale dhe të analizës së organeve kundër korrupsionit. Ju nxisim ta nisni rishikimin e sektorit të drejtësisë dhe t’i merrni vendimet për reforma sa më shpejt që është e mundur. Kjo nuk do të thotë që t’i ndërpresim përpjekjet që janë në vazhdim e sipër, por rishikimi duhet t’ju ndihmojë për t’i përkufizuar prioritetet më të larta dhe të përqendroheni se si do ta arrini cakun. Ne dhe donatorët e tjerë mund t’ju ofrojmë mbështetje, por ky proces duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës.

Së dyti, duhet ta adresojmë çështjen e agjendës legjislative. Kolegia ime i ceku disa ligje kryesore për agjendën për reformë evropiane. I mbështes të gjitha, por më lejoni ta theksoj sërish një veprim që besoj se është jashtëzakonisht i rëndësishëm: ka ardhur koha të miratohet Ligji i përditësuar për Prokurorin Disiplinor. Ky do të jetë hap thelbësor për të forcuar kontrollin e pushtetit dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Të sigurohemi që personeli i sektorit gjyqësor i përmbahet standardeve më të larta të disiplinës dhe llogaridhënies sepse ky aspekt është themelor në luftimin e korrupsionit, të përfundimit të kulturës së pandëshkueshmërisë dhe për ndërtimin e besimit të publikut në këto institucione. Sinqerisht, është vështirë të flitet për mundësitë për rritje ekonomike pa përparim të qartë të reformës për sundimin e ligjit.

Në fund, duhet të qëndrojmë të fokusuar në integrimin e gjyqësorit në veri të Kosovës. Kemi arritur diçka të jashtëzakonshme, por tash fillon puna e njëmendtë që gjykatat në veri të jenë plotësisht operacionale në 2018-tën. Kjo nënkupton përkthimin dhe harmonizimin e ligjeve në gjuhët shqipe dhe serbe, bartjen përkatëse të lëndëve, trajnimin e duhur të stafit dhe integrimin e vendimeve në strukturën ligjore të Kosovës.

Ngjashëm, Kosova duhet të ndërmarrë reformat në sektorin e arsimit tani për t’iu ndihmuar të rinjve ta marrin vendin e tyre të duhur në ekonominë e Kosovës.

E para dhe më e rëndësishmja, ka nevojë thelbësore për depolitizimin e punësimit të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe drejtorëve të drejtorive komunale për arsim. Para së gjithash duhet të merren parasysh meritat kur kemi të bëjmë me punësimin e të gjithëve që janë përgjegjës për arsimimin e rinisë kosovare. Çkado më pak se kaq i dëmton këta të rinj dhe do të vazhdojë ta rrezikojë të ardhmen e Kosovës.

Po ashtu, duhet të vazhdojnë reformat në arsimin e lartë për të siguruar që të diplomuarit i fitojnë shkathtësitë dhe njohuritë që kërkohen nga tregu i tashëm dhe i ardhshëm i punës. Reformat brenda sistemit universitar publik – në të cilat kemi investuar aq shumë të gjithë ne – duhet të shihen përmes përfundimit dhe të udhëhiqen nga vetë qeveria juaj.

Kjo nënkupton zbatimin e strategjisë së Kosovës për arsim dhe përfundimin e rishikimit tashmë të vonuar të Ligjit për arsimin e lartë. Me këtë do të përmirësohet integriteti akademik, cilësia dhe gjithëpërfshirja e arsimit të lartë në Kosovë dhe sistemi do të fillojë të radhitet në linjë me standardet ndërkombëtare.

Kam folur me qindra të diplomuar përmes programeve të studimeve master në SHBA dhe të gjithë ishin sfiduar nga rreptësia e universiteteve amerikane. Të rinjtë kosovarë janë po aq të zgjuar sa të rinjtë e çdo vendi tjetër dhe ata duhet të përgatiten në mënyrë të duhur, gjë që nuk po ndodh tani.

Duhet, po ashtu, të shohim zbatimin e plotë të Ligjit për arsimin parauniversitar për mbështetjen e reformave gjithëpërfshirëse në atë nivel. Mënjanimi i akraballëkut dhe paqartësisë nga praktikat për punësim dhe këmbëngulja në standarde rigoroze të mësimdhënies janë thelbësore.

Si për sundimin e ligjit, ashtu edhe arsimin, mbajtja e forumeve të nivelit të lartë si kjo janë të rëndësishme, por të gjithë e dimë se ekipet tona tashmë po vënë në zbatim këtë punë çdo ditë dhe ata duhet të mbajnë takime të rregullta pune për të qenë efikasë. E kuptoj se mbajtja e takimeve në vetvete nuk është zgjidhje, por nëse ekipet tona nuk takohen rregullisht që pastaj të na raportojnë për përparimin dhe pengesat, as ne nuk do të mund ta kryejmë punën.

Prioritetet që i ceka nuk janë asgjë më pak se çka meriton populli i Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare luan rolin e saj duke sygjeruar zgjidhje dhe duke shtyrë përpara për ndryshim, por ky është vendi juaj. Si gjithmonë, jemi krenarë që bashkëpunojmë me ju dhe shpresojmë të shohim gjithë atë punë të mirë që do të bëhet në të ardhmen. E dimë çka duhet të bëjmë, prandaj le ta bëjmë atë!

Filed Under: Ekonomi Tagged With: amerika, Behlul Jashari, DONATORE, E MADHE E KOSOVËS

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 93
  • 94
  • 95
  • 96
  • 97
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT