Nga Beqir SINA/
BRONX NEW YORK : Në kujtim të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të diplomatit, shtetarit, përkthyesit, priftit, poetit e historianit shqiptar të shquar, Fan S. Nolit, Federata PanShqiptare e Amerikës, mbajti, dje, një sesion përkujtimor në selinë e saj në Bronx, New York, për ta përkujtuar edhe si një nga themeluesit kryesorë të saj.
Më 13 Mars diten qe bëhen 50 vjet që kur Kryepeshkopi Theofan Stilian Noli, vdiq në Florida – SHBA, ishte Vatra, me komunetin shqiptar te Amerikës në përkujtim të 50 vjetorit të ditës, kur u nda nga jeta Noli, e kujtojë me nderim dhe respekt Imzot Nolin, themeluesin kryesor te saj – si një patriot të madh dhe klerik largpamës që bëri të mundur krijimin e Kishës Autoqefale Shqiptare, me bindjen se ne jemi të gjithë, pa dallim feje, motra dhe vëllezër Shqiptarë.
Sesionin përkujtimor e hapi Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, me një përshëndetje rasti. Përveç hymneve kombëtare, kumboi edhe Hymni i Vatrës, i cili u dhurua, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nga arkiva e shtetit në Shqipëri, nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Moderatori i këtij sesioni përkujtimor ishte editori i Diellit, Dalip Greca.
Pastor fr. Nathan Preston nga Kisha Ortodokse St. Nicholas bekoi takimin dhe lexoi mesazhin e Atë Arthur Liolin, Kryekancelarit të Kishës së Nolit, dërguar enkas për këtë rast. Më pas, u shfaq dokumentari ”Me Zërin e ngrohtë të Nolit”, nga Arkivi i Vatrës, i përgatitur nga “TV Albanian Culuture”.
Disa nga studiuesit e njohur të komunitetit shqiptar, erdhën në këtë sesion përkujtimor, me ligjëratat e tyre të shkurtra (mbasi të plota do të botohen në organin e Vatrës – “Dielli”): – Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu paraqiti kumtesën: “Pranimi i Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve dhe roli i Fan Nolit”; – Poeti, studiuesi, ish editor i Diellit- Anton Cefa: “Vatra”, Noli, Konica dhe Wilsoni”, – Gazetari dhe ish drejtori i Zërit të Amerikës për Europën dhe Azinë, Frank G. Shkreli “Noli dhe Gurakuqi, Role të mëdha në fatin e kombit” – Ish gazetari i TV të Prishtinës, ish kryeredaktor i gazetës “Illyria”, Sinan Kamberaj: “Noli në fushën e letrave, poet, përkthyes e historian” – Ish gazetari i “Zërit të Amerikës”, studuesi Idriz Lamaj “Noli, Konica, Mbreti Zog- përpjekjet për një Qeveri në mërgim – Letra origjinale” – Editori i Diellit, Dalip Greca “Vatra, Dielli dhe Përcejellja e Imzot Nolit 50 vite të shkuara nga Shqiptarët e Amerikës. Veprimtaria e poetesha Rita Saliu, përshëndeti me një pozi kushtuar Nolit.
Nepermjet kumtesave iu dha nje rendesi e vecante vendit qe kishte diaspora shqiptare në SHBA, sidomos Vatra dhe Noli për ate periudhë historike të kombit shqiptar.
Shoqata Ana e Malit – mësimdhënsit dhe nënat festojnë festat e tyre, 7-8 Marsin
Nga Beqir SINA New York/
STATEN ISLAND NY : Shoqata “Ana e Malit” që mban emrin e trevës autoktone shqiptare me të njëjtin emër të Komunës së Ulqinit dhe grumbullon rreth vehtes kryesisht bashkatdhetarë të ardhur në SHBA nga kjo trevë, me qendër në ishullin njujorkez Staten Island, në kuadrin e festave të 7 dhe 8 Marsit, organizojë, të dielën në mesdrekë një aktivitet kulturoro-argëtues, duke nderuar me këtë rast dy mësimdhënse të dalluara nga kjo trevë; znj. Rukije Lika – Shabaj, dhe znj. Syme Mehmedi – Kokaj, si dhe veprimtaret e dedikuara të komunitetit znj. Elsa Lulaj, Lindita Lole, dhe Edina Kovacevic.
Kjo shoqatë, e dalluar për aktivtete të tilla në komunitet, në lokalin Vanderbilt – qytetin Staten Island Nju Jork – mblodhi së bashku dhjetëra gra shqiptare, kryesishtë nga kjo trevë, shoqe, miq dhe dashimirë të këtyre grave, si dhe të ftuar nga autoritetet lokale, dy asamblesitët e Kuvendit të New Yorkut, Nicole Malliotakis, dhe Mark Gjonaj (me gjithë familje), si dhe Konsullën e Përgjithëshme të Kosovës në SHBA – Ambasadoren Vlora Çitaku, Dr. Shpresa Xhaklli – Ambasadorja e fëmijve me autizëm të Kosovës – nëpër botë,e cila është edhe pjesë e librit: “Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikan” me bashkëshortin e saj Rexh Xhaklli, për të festuar së bashku 7 Marsin – Dita e Mësuesit dhe 8 Marsin – Dita e Nënës.
Folësit nëpërmjet përshëndetjeve për 7 dhe 8 marsin, u a uruan të gjitha pjesëmarrësve ngrohtësisht dy prej festave më domethënëse për familjet shqiptare, kudo që ato punojnë, jetojnë e mësojne sot.
Ata, nëpërmjet përshëndetjeve të tyre theksuan se dita e 7 marsit, Festa e Mësuesve, dhe festa e 8 marsit, Festa e Nënës:” Nuk janë rastësi – festa janë njëra pas tjetrës: mbasi sipas folësve, nuk ka njerëz më të përkushtuar se sa mësuesit që bëjnë të pamundurën që nxënësit e tyre të trashëgojne atë dije të akumuluar që do t’u hapi dyer dhe horizonte të reja në jetë, dhe nuk ka dashuri më të madhe se sa dashuria dhe sakrifica e nënës për fëmijet e saj!” thanë folësit.
Kurse, udhëheqësja e këtij aktiviteti – zonjusha Etrita Ibroci, u shpreh se :” ‘Femra shqipëtare tani është besnike e vizitonit botëror mbi tolerancën, Arsyen, dashurinë, dhe drejtësinë. Ajo është edukatore e brezit e vet dhe bartëse e kulturës. Në këtë mënyrë ajo në çdo hapë materializon thënien e kahmotshme se pa femër të arsimuar nuk ka as komb të kulturuar.’ tha Ibroci duke hapur festën dhe uruar në emrin e shoqatës, anëtarëve të ketij komuniteti, të gjithë mësuesve dhe nënave shqiptare ditët e festave të tyre, Gëzuar!.
Me rastin e 7 – Marsit-Ditës së -Mësuesit, si dhe 8- Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ose siç e kemi festuar ne në Shqipëri, si Ditën mbarë kombëtare e Nënës, pati dhe fjalime përshëndetse, nga mysafirët. Përshëndetën, me rradhë dy asamblesitët e Kuvendit të New Yorkut, Nicole Malliotakis, dhe Mark Gjonaj, si dhe Konsullia e Përgjithëshme e Kosovës në SHBA – Ambasadoren Vlora Çitaku.
Ndërkohë, nëpërmjet mesazhit të dërguar, ( në munges të pjesmarrjes ), dy mësimdhënset e dalluara nga kjo trevë; Rukije Lika – Shabaj, dhe Syme Mehmedi – Kokaj, faleminderuan shoqatën Ana e Malit, për këtë nderim, që iu bë atyre, dhe uruan festat të gjitha grave dhe mësueseve të komunitetit. Gjithashtu, me përshëndetje, rasti, u prezantuan gjatë marrjes së mirënjohjeve – znj. Elsa Lulaj, Lindita Lole, dhe Edina Kovacevic.
Veprimtaria e njohur e komunitetit Shpresaj Xhaklli, duke përshëndetur këto dy festa të rëndësishme, ka treguar eksperiencën e saj si një nënë shëmbullore, dhe mësuese. Ajo tha se :”“Isha e vetmuar shumë, me dy fëmijë të vegjël dhe panjohuri se si t’i ndihmoj djalit! Kështu unë si nënë e fillova përkushtimin tim me autizëm, që t’i ndihmoj Arbenit tim. Ballafaqimi me një shoqëri dhe vend të huaj, sistemin shkollor të panjohur, për mua, pa asnjë shqiptar ose familje rreth, ishte shumë e vështirë. Nuk kisha mbështetje dhe askënd të më udhëzoj se çka të bëj. Këtu vjen ne shprehje ajo thënia ‘çka nuk të mbyt, të bën më të fortë”, dhe si një nënë, si një prindë .
Gjatë kësaj fjale impresionuese, dhe që u ndoq me vëmendje nga pjesmarrset, Xhaklli, tha se arritja më me rëndësi për mua, ishte hapja e qendrës së parë për fëmijë me autizëm, në Prishtinë, dhe organizimi i parë i mbrëmjes për mbledhje të fondeve për të mbështetur këtë qendër dhe hapur disa degë në disa qytete të Kosovës.
Ajo u shpreh se “Mjekësinë e kam zgjedhë nga dëshira të ndihmoj njerëzit, por, si duket, autizmi më përzgjodhi mua, si nënën e Arbenit, që të ndihmoj fëmijët e tjerë. Ëndrra ime është që në çdo shkollë fillore, të kemi nga një klasë për fëmijë me autizëm dhe një qendër Kombëtare, ku zhvillohen trajnimet e nivelit profesional”.
Më tej ajo tregojë fillimin e punës së saj në Kosovë në vitin 2009 e deri më tani që janë hapur edhe qendrat me fëmijë me autizëm, në: Prishtinë, Pejë, Prizren, Suharekë, Gjilan dhe Mitrovicë, dhe po provon në Gjakovë, ku janë bërë trajnime të shumta profesionale, projekte për donacione si dhe mbrëmje e koncerte bamirëse.
“Rrugëtimi im vazhdoi, Xhaklli, është inspirimi, është Arbeni, nëse krahu i djathtë, u shpreh ajo është bashkëshorti, veprimtari Rexh Xhakli”.
Në fund të fjalës së saj Shpresa Xhaklli, dha dhe një mesazhi për të gjitha gratë shqiptare, duke thënë: “Mos keni komplekse, keni pasion dhe sinqeritet. Me punë të gjitha arrihen. Në jetë jepen shumë mundësi, pyetja është se a do t’i përdorësh ato dhe si. Nëse humbni rrugën, bien, përdore atë moment të vështirë si shkallë për suksesin tënd. Kurrë mos u dorëzo, ajo është rruga më e lehtë” tha Xhaklli ndërsa uroi përzemërsisht 7 dhe 8 Marsin.
Fjala përshëndetëse, ose fjala kryesore, u mbajt prej kryetarit të SHAM-it, zotit Ismet Kurti. Kryetari i shoqatës, i cili e vlerësoi 7 dhe 8 marsin si një traditë mbarë kombëtare, tha se ne edhe këtë vit po shënojm ditën e mësuesit 7- Marsin si një ditë shumë të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare për arsim – duke respektuar këtë profession të shejtë. Dhe duke kujtuar këtë ditë ne po me vet-përgjegjësi themi se kush nderon këtë profession ka nderuar vetveten dhe kombin e tij. Prandaj, më lejoni të përshëndes në emrin e Shoqatës dhe tuaj të gjithë mësuesit në mbarë trojet shqiptare, dhe në Diasporë.
Kreu i anamalësve, zoti Kurti, më pasë duke folë për 8 – Marsin, ditën e Nënës, tha se ” Kjo aktivitet, përputhet edhe me festën e bukur dhe të dashur Ditën Ndërkombëtare te Gruas. Kështuqë, në emër të Shoqatës, dhe Tuaj, të gjitha – nënave, motrave dhe grave shqiptare, ju a urojmë gëzuar këtë ditë të dashur. Njëherëshit, tha ai më lejoni që te përshëndes ne emër Tuaj në emër të SHAM-it, dhe në emërin tim personal ato mësuese e gra që nderohen me një mirënjohje që ndan për çdo vit në këto festa Shoqata Ana e Malit.
Ibroçi me anë të një biografie prezantoi dy mesueset fituese të çmimit të festës, ndërkaq, Salihe Redzovic nga Baruch College (Macaulay honors program), ka prezantuar Elsa Lulaj, Lindita Lole, dhe Edina Kovacevic.
Kësaj rradhe Shoqata Ana e Malit në Staten Island në Nju Jork, me çmimin e mirenjohjes së festave të 7 marsit, Dita e Mësuesve, dhe festa e 8 marsit, Dita e Nënës : dy mësimdhënse të dalluara nga kjo trevë; znj. Rukije Lika – Shabaj, dhe znj. Syme Mehmedi – Kokaj, si mësuese të përkushtuara dhe veterane të arsimit në gjuhën shqipe gjithashtu, dhe veprimtarët e dedikuara të komunitetit znj. Elsa Lulaj, Lindita Lole, dhe Edina Kovacevic.
Vlenë të përmendet se pjesëmarrja ka qenë mjaft e kënaqëshme, dhe atmosfera ishte shumë festive, shoqëruar me një program të pasur artistiko – kulutror me këngë e valle nga të gjitha trevat. Soprano Lindita Mezini – Lolo dhe këngëtaria e talentuar Kristina Melo kënduan disa këngë për Nënën. Në fund u mbajt edhe lofa e fatit me dhuratat e përgatitur me rastin e festave.
Epopeja e lavdishme e UÇK-së – u shënua me homazh në Nju Jork
Beqir SINA New York/
Duke kujtuar këtë Epope të lavdishme ish ushtarët e Batalonit Atlantiku përulen me nder përpara kësaj vepre te madhe që u bë për, çlirimin, lirinë e pavarësinë e Kosovës
YONKERS NEW YORK : Ndërkohë, që Kosovë, me një koncert në Skenderaj dhe me ndezjen e zjarrit në Prekaz është përmbyllur manifestimi triditësh “Epopeja e UÇK-së që kishte filluar më 5 mars, sot më 7 Mars në Yonkers – Nju Jork, janë bër Homazhe tek varrezat e tre dëshmorëve të UÇK-së nga Batalioni Atlantiku vllëzërve Bytyqi me rastin e kremtimit të Epopesë së UÇK-së në Kosovë.
Manifestimi Epopeja e UÇK-së ka filluar të mbahet çdo vit duke përkujtuar me këtë rast rënien e komandantit legjendar Adem Jashari dhe 50 familjarëve të tij më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Në atë kohë gjatë kësaj beteje është vrarë Adem Jashari, vëllai i tij Hamza, babai Shabani dhe anëtarët e tjerë të familjes në mesin e tyre edhe gra dhe fëmijë. –
Në këtë veprimtari, morën pjesë anëtarët e Shoqatës së veteranëve të Batalionit Atlantiku të UÇK-së – ish luftëtarët shqiptarë nga Shtetet e Bashkauara të Amerikës, që shkuan e luftuan 17 vjetë më parë, në luftë për çlirimin e Kosovës – përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, Ambasadoria Vlora Çitaku – Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në SHBA, dhe Korab Mushkolaj konsull , dhe disa veprimtar të dalluar të komunitetit, Fluturim Rizvani, Haxhi dhe Xheladin Zeneli, Arben Krasniqi, Esat Ahmeti, Anton Raja, Gjergj Dedvukaj, Mustaf Qosja, e të tjerë.
Ceremonia u mbajtë tek varrezat në kompleksin e varrezave qytetare – “Holy Mount Cemtry Ofc” në Winter Hill Rd, Tuckahoe – në Yonkers – New York , aty ku prehen edhe tre dëshmorët shqiptar nga Amerika që dhanë jetën në Kosovë, për lirinë e saj : vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet të tre ish ushtarë të Batalionit Atlantiku.
Me këtë rast, Ambasadoria Çitaku, kryetari i shoqatës Atlantiku, bashkëluftëtarët e tre të rënëve dhe familja Bytyqi, babai i tre vëllezërve dëshmor Ahmet Bytyçi, vendosën kurora me lule të freskta pranë varreve të tyre.
Në këtë pelegrinazh të përvitshëm, në emër të ushtarëve shqiptarë, që shkuan për të luftuar për çlirimin e Kosovës, përshëndeti, ish komandanti i UÇK-së, kryetari i shoqatës Atlantiku Gani Shehu kurse, në emër të qeverisë së Kosovës, përshëndeti Ambasadoria Çitaku, dhe në emër të familjes Bytyçi, babai i tre vëllezërve dëshmorë, Ahmet Bytyqi – i cili falenderoi në emër të familjes.
Folësit thanë se :”Duke kujtuar këtë Epope të lavdishme ish ushtarët e Batalonit Atlantiku përulen me nder përpara kësaj vepre te madhe që u bë për, çlirimin, lirinë e pavarësinë e Kosovës”
Ceremonia u zhvillua në Yonkers, pranë hotelit Regency, aty ku për herë të parë u nisë për të luftuar në Kosovë, Batalioni Atlantiku nga SHBA. Kjo veprimtari e cila tashmë është bër e përvitshme i bashkohet manifestimeve të 5-7 Marsit që njihen si ”Epopeja e Lavdishme e UÇK-së”.
Kardinali Edward Egan shkoi…
Në përkujtim të Kardinalit Edward Egan, i dashur dhe i respektuar i shqiptarëve/
Nga Beqir SINA – New York/
Kardinali Edward Egan, ish-kryepeshkopi katolik i Nju Jorkut vdiq dje në moshën 82 vjeç
NEW YORK CITY : Kardinali Edward Egan, një ish-kryepeshkop katolik i Nju Jorkut, i cili u shqua për këshillat dhe mënyrën se si e trajtojë ai pas sulmeve të 11 shtatorit, qëndrimin e kishës dhe autoriteteve njujorkeze, ka qenë edhe njëri prej klerikëve, më të dashur dhe të respektuar të shqiptarëve në SHBA.
Ai vdiq të enjten në moshën 82 vjeç – njofton shtypi njujorkez.
Gazeta shqiptaro – amerikane Illyria ka botuar sot një shkrim me titull “Vdiq kardinali që organizoi meshën ndërfetare për Nënë Terezën në New York” me autor Ruben Avxhiun – duke përkujtuar në këtë mënyrë kryepeshkopin katolik të Nju Jorkut Kardinalin Edward Egan, i cili thotë Avxhiu :” Për shqiptarët, ai do të mbetet në kujtesë për meshën e jashtëzakonshme ndërfetare të mbajtur në Katedralen e famshme të Shën Patrikut në Manhattan kushtuar Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së murgeshës shqiptare”.
Gazeta Bota sot, risjell në përkujtim ngjarjen në reportazhin e saj në 28 nëntor 2008, ku shkruajti drejtëpërsëdrejti se aktiviteti me i madh ne SHBA-es, ne kuader te Dites se Flamurit – 95 – Vjetorin e Shpalljes se Pavaresie se Shqiperise, eshte kurorezuar me nje lutje nderfetare ne Katedralen San Patrik(St. Patrick’s Cathedral), ne Nju Jork.
Në të cilën morën pjesë disa qindra bashkatdhetare, ne mesin e tyre, edhe diplomat, udheheqes te komunitetit, veprimtare e aktiviste, paten rastin te percjellin kete ritual te rendesishem fetar, e cila deshmoi se edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, mergimtaret tane krenohen e jane dinjitoz se jane shqiptare. Ceremonia e kesaj feste tregoje, se sa te bashkuar jane shqiptaret rreth flamurit te tone, flamurit te kuq me shqiponjen e zeze dykrenare ne mes, dhe se bashkëjetesa fetare tek shqiptarët është simbol.
Kete, pikerishte, e ka deshmuar lutja nderfetare me rastin e Dites se Flamurit – 95 – Vjetorin e Shpalljes se Pavaresie se Shqiperise, qe u mbajte te merkuren pasdite( 28 Nëntor 2008), ne Katedralen San Patrik(St. Patrick’s Cathedral), ne Nju Jork. Ishte, lutja fetare, kjo, ku moren pjese edhe disa udheheqes fetar te, të tre besimeve. Ajo ishte konfirmimi i bashkëjetesës së shkëlqyer dhe harmonise fetare mes te krishtereve, muslimanve dhe ortodoksve shqiptar. Sherbesa fetare, e mbajtur ne Katedralen San Patrik(St. Patrick’s Cathedral), ne Nju Jork, ku moren pjese me qindra besmitare shqiptare e te huaj, iu kushtua edhe 10 vjetorit te vdekjes se nje nder figurave te ndritura boterore e shqiptare, te Lumes Nene Tereza, duke e nderthurua edhe me celebrimin e Dites se Flamurit – 95 – Vjetorin e Shpalljes se Pavaresie se Shqiperise, dhe nje lutje (atëhere)per pavaresine e Kosoves.
Në këtë ceremoni morën pjesë Kardinali, Edward Egan nga Nju-Jorku, Ipeshkev i Kosoves Imzot Dode Gjergji, Famullitari i Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” ne Nju Jork, Fr. Don Pjeter Popaj,Famullitari i Kishes katolike ne Binçe, Don Lush Gjergji, Raba i Sinagoges,”Emeritus Temple Israel” New Rochell – Nju Jork,Rabbi Amiel Wohl, Imami i Qendres Kultura Islamike, ne Staten Islland, Nju Jork, Imam Tahir Kuka, të cilët sipas riteve dhe zakoneve te tyre fetare bekuan Diten e Flamurit – 95 – Vjetorin e Shpalljes se Pavaresie se Shqiperise, dhe u luten per pavaresine e Kosoves, duke dhënë lutje të veçanta edhe për Nëna Terezen – nobelisten dhe bijën e madhe shqiptare.
Promotori i kesaj lutje fetare, ishte, ish kongresmeni republikan e i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, ai se bashku me bashkeshorten e tij znj. Shirli Cloyes – DioGuardi dhe Famullitarin e Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” ne Nju Jork, Don Pjeter Popaj – thuhet se e realizuan kete lutje te madhe dhe te paharrueshme. Ata me sa duket, kane mesuar t’i bashkojne te tre fete e shqiptareve per nje qellim, nga eksperienca e kaluar, kur me 3 prill 2007, u krye nje lutje e tille, e quajtur nderfetare mes te tre besimeve me te medha shqiptare, mbajtur po nga Qendra “Nena Tereze”, prane Kishes Katolike Shqiptare ne Amerike “Zoja Shkodres”.
Ne emer te besimit te tyre, Raba i Sinagoges,”Emeritus Temple Israel” New Rochell – Nju Jork,Rabbi Amiel Wohl, i u faleminderua me gjithe zemer shqiptareve, dhe shprehu mirenjohejen e tij te thelle, per ate çka shqiptaret bene, per te mbrojtur hebrejte gjate luftes se Dyte Boterore. Njehereshit, ai eshte lutur per pavaresine e Kosoves. Sipas zakoneve e riteve fetare muslimane, Imami i Qendres Kultura Islamike, ne Staten Islland, Nju Jork, Imam Tahir Kuka, nga foltorja e katedrales, tha se feja dhe kombi tek ne shqiptaret, kane qene te lidhura ngushte me njera tjetren. Ne i gezojme kesaj dite, tha ai ashtu siç po i gezojme edhe dites me fatlume, per te gjithe kombin shqiptare, pavaresine e Kosoves. Ipeshkev i Kosoves Imzot Dode Gjergji, i cili kreu ritualin e tij ne emer te besimit te krishter, tha se Jemi mbledhur te ndajme se bashku, katolik, musliman dhe ortodoks gezimin e kesaj feste te madhe, e cila na bashkon te gjitheve si vellezer e motra te nje gjaku. Jemi mbledhur te deshmoje se e duam paqen dhe lirine, ashtu siç e deshi edhe nena jone e madhe Nena Tereze. Ne shqipatret ka theksuar Imzot Dode Gjergji, jemi shembylltyra e harmonise, tolerances e bashkesjeteses fetare.
“Nuk eshte ndonje egazagjerim – kur them se shqiptaret jane shpetimatret. Jane njerezit e sakrifices , krenarise dhe dinjitetit njerezore” pohoje qe ne fillim te fjales se tij Kardinali, Edward Egan nga Nju-Jorku,. Ai tha se:” Eshte ne kenaqesine tone, te lutemi dhe te ndajme me ju gezimin e madh qe ka kjo feste per ju – pavaresia e Shqiperise. Shqiptaret, megjithese kaluan nje nga periudhat me te egra komuniste , se fundi jetojne te lire dhe ne paqe. Shqiptaret, kaluan nje tragjedi, tha ai. Por besimi i tyre ne Zot, i beri ata qe sot te jene te lire e sovrane ne vendin e tyre.” Mepastaj, Kardinali, Edward Egan nga Nju-Jorku, foli gjate per diktaturen komuniste, dhe tregoje historikun i kishes katolike shqiptare ne Amerike, prej don Nue Oroshit, don Rrok Mirdites e deri tek don Pjeter Popaj.”Shqiptaret, vertet vujaten , por ja qe nje dite edhe ata kane te drejte te jetojne si gjithe popujt e botes te lire e te pavarur. Kardinali, Edward Egan, u shpreh se edhe per Kosoven, po agon nje dite qe ajo te jete e lire, sovrane dhe e pavarur.
Ne fund te kesaj veprimtarie, ish kongresmeni republikan e i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, se bashku me bashkeshorten e tij znj. Shirli Cloyes – DioGuardi keshilltare e çeshtjeve Ballkanike, faleminderuan perzemersisht, Kardinalin, Edward Egan nga Nju-Jorku, Ipeshkev i Kosoves Imzot Dode Gjergji, Famullitari i Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” ne Nju Jork, Fr. Don Pjeter Popaj,Famullitari i Kishes katolike ne Binçe, Don Lush Gjergji, Raba i Sinagoges,”Emeritus Temple Israel” New Rochell – Nju Jork,Rabbi Amiel Wohl, Imami i Qendres Kultura Islamike, ne Staten Island, Nju Jork, Imam Tahir Kuka, duke uruar qe lutjen tjeter t’a bejme me bekimin e pavaresise se Kosoves.
Kardinali Edward Egan, ish-kryepeshkopi katolik i Nju Jorkut:
Egan, konsiderohet një ekspert në teologji dhe ligjit kanunor fetar, u deklarua i vdekur në oërn 14:20 , në qendrën spitalore “NYU Langone Medical Center”, ku ai ishte dërguar në spital me urgjencë nga rezidenca e tij, tha se kryepeshkopata në një deklaratë. Shkaku i vdekjes ishte ataku kardiak – heart attacks.
Si kryepeshkopi i New York-ut 2000-2009, Egan u vlerësua për rolin që luajti si udhëheqës shpirtëror i komunitetit katolik të qytetit sidomos pas ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit, 2001, sulme që shkatërruan e Qendrës Tregtare Botërore, dhe morën jetën e afro 2900 njerëzve të pafajshëm nga të gjitha besimet dhe kombësit e botës.
“Kardinali Egan ka përhapur dashuri dhe dituri, dhe e solli rehati të panumërta tek njujorkezët dhe të tjera besime fetare në të gjithë vendin dhe në botë, ai kërkoi me udhëzimin e tij dhe këshillët maturi dhe qetësi – veçanërisht pas 9/11,” tha Guvernatori i Nju Jorkut Bill de Blasio në një deklaratë .
I lindur në Oak Park, Illinois në 1932, Egan u shugurua prift në 1957 dhe shenjtëroi një peshkop në vitin 1985. Egan u emëruar nga Papa Gjon Pali II, në Kolegjin e Kardinalëve në 2001.
Në vitin 1988, ai u emërua peshkop i Dioqezës së Bridgeport, Connecticut.
Në New York u promovua Monografia e Shoqatës Humanitare Medvegja ;”30 Vjet në Shërbim të Kombit”
Beqir SINA-Bronx New York /
MONROE COLLEGE BRONX – NY : Shoqata Kosova Lindore dhe Federata Panshqiptare Vatra, promovojë ditën e dielë – në tepullin e dijes, kolegjin amerikan “Monroe College” në Bronx – New York, Monografinë e Shoqatës humanitare Medvegja, me seli në Fully të Zvicrës, – “30 Vjet në Shërbim të Kombit”, me bashkëautor, zotin Llukman Halili dhe z. Dashnim Hebibi.
Veprimtaria u zhvillua nën kujdesin e Shoqatës Kosova Lindore (Eastern Kosovo Association) dhe kryetarit të saj, Shaban Mehemti, si dhe te Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, e me mbështetjen e veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, nga Shoqata Humanitare “Medvegja”, me seli në Fully të Zvicrës, në përbërje të cilit ishin Zenel Neziri, kryetar, Fadil Selmani, sekretar, Ismet Selmani – ish kryetar, dhe professor Jonuz Fetahu .
Të pranishëm ishin dhjetëra vetë – mes tyre edhe dy autorët e monografisë, Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi, si dhe studentë, veprimtarë dhe lider të komunitetit, gazetar dhe biznesmen shqiptar, në zonën e Tri-Shtetshit –
Promovimin e hapi moderatori, i kësaj veprimtarie, zoti Llukman Halili, i cili ftojë të pranishmit, të nderojnë intonimin e dy hymneve kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë
Zoti Llukman Halili, u shpreh se :’Kjo shoqatë me seli në Fully të Zvicrës, për vite të tëra me aktivitetet e saj në periudha të ndryshme – kontriboj për çështjen kombëtare , me miliona Franga Zviceriane! “Monografia,” 30 vjet në Shërbim të Kombit”, tha ai, është si thirrje për sensibilizim të çështjes së gjendjes së rënd politike të Medvegjës, e cila nga 2000 banorë që kishte para disa viteve, ka ngelur me 500 banorë, sot. Largimi i shqiptarëve , simbas tij, është bërë nga presioni i politikës serbe në ato treva, duke i detyruar shqiptarët, që ti braktisin trevat e tyre, pra ikjen e mijra Shqiptarëve!
Ai bëri thirrje duke thënë :”Duhet të gjithë të kontribojmë, sot sepse nesër do të jetë vonë !”
Kurse, kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja”, zoti Zenel Neziri, e ka quajtur këtë monografi për Medvegjen si pasaportën e kësaj treve – në rrjedhën e ngjarjeve, të shkruar dhe përmbledhur me shumë kujdes nga dy autorët, të cilët ai i faleminderojë në mënyrë të veçantë, së bashku me bashkë organizatorët e këtij promovimi.
Duke folur për monografinë, ai tha ky libër, është një pasaportë, për punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë në Zvicër, për avancimin dhe mbrojtjen e çështjeve shqiptare, dhe kjo do t’i mbetet të rinjve dhe fëmijëve, që të njihen me punën e baballarëve te tyre, që ata të mos e harrojnë kontributin e tyre dhe gjuhën shqipe, për të cilën ne po ndihmojmë edhe arsimin në këtë trevë”, tha Neziri, duke përmendur edhe disa nga ndihmat që kan bërë, ata për tekstet shkollore dhe shkollën e mesme atje.
Kryetari i shoqatës nuk la pa përmend, me këtë rast, edhe ndihmat e bërë në vite nga kjo shoqatë, duke iu iu dhënë një mirënjohje edhe drejtuesve paraardhës, si edhe autoriteteve zvicerane, e popullit të saj, të cilët, tha ai kan dhënë një kontribut të çmuar me ndihmat që ia bërë në Luginën e Preshevës, nga Zvicera.
“Konkretishtë, tha ai me shoqatën kulturore artistike, ne kemi mundur të ruajm kulturën e traditën tonë në Zvicër, ndërsa me aktivitetin tonë, kemi arritur gjithashtu të mbajmë gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës – Ne kemi dy aktivitete të mëdha vjetore me nga dy mijë veta – si përvjetori i themelimit të shoqatës dhe një aktivitet kulturorë e sportivë, ku ne arrijmë të mbledhim ndihma për shkollat në Medvegjë”
Në cilësinë e mikëpritësit, të kësaj veprimtarie, kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj – tha se organizata që ai udhëheqë e ka për obligim që ta ndihmojë këtë promovim dhe punën e shoqatës Medvegja, në mënyrë që puna e tyre të jehojë edhe në SHBA – e jo vetëm në Medvegjë dhe Luginën e Preshevës, por edhe tek cdo shqiptarë .
Për, këtë, theksojë ai “Vatra, do të jetë e pakursyer në bashkëpunimin me të gjithë shqiptarët”
“Vatra, u shpreh kreu i vatranëve, e ka për nder të jetë pjesë e këtij promovimi të kësaj monografie, e cila është pjesë e historisë së shqiptarëve të asaj treve. Ne e kemi detyrë parësore – të bëmë gjithëçka, për interesin kombëtar – të ndihmojmë shqiptarët – në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në viset shqiptare, ashtu si kan vepruar prej themelimit të saj – me figurat më eminente të kombit”, tha Dr Buçaj.
Më pasë promovimin e kësaj Monografie, e ka përshëndetur edhe Fadil Selmani, sekretar i shoqatës, i cili tha ” Se jam i impresionuar për mikëpritjen tuaj – dhe organizimin e këtij promovimi – kaq të bukur, këtu në Nju Jork. Ndërsa , duke uruar që Medvegja kurr të mos mbetet e harruar, kërkojë që shqiptarët të vetëdijesohen, sepse u shpreh ai Medvegja – po kërcenohet nga zbrazsimi, prandaj duhet ndihmuar nga të gjithë ne dhe me të gjitha mjetet.”
Duke shtuar se edhe qëllimi i kryesisë së kësaj shoqate, e cila po qëndron këto ditë në New York, nuk është vetëm promovimi i kësaj monografie, por, simbas tij edhe lobimi për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve, që jetojnë në Luginë të Preshevës, tha sekretari i saj zoti Fadil Selmani.
Vëllai i tij – ish kryetari i kësaj shoqate humanitare – zoti Ismet Selamani, ndërsa foli për këtë monografi, tha se libri është përmbledhje e aktiviteteve dhe kontributit, që kjo shoqatë, ka dhënë për çështjen shqiptare në përgjithësi, në veçanti para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
“Kjo, monografi, simbas tij, të cilën shoqata humanitare Medvegja, e ka sposorizuar – përmbledh te gjitha aktivitetet e shoqatës për çështjen e Kosovës, në të gjithë Zvicrën, avancimin dhe afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës, dhe në përgjithësi për çështjen kombëtare”.
Në këtë promovim me fjalë rasti, erdhën edhe Shaban Mehmeti, kryetar i shoqatës Kosova Lindore, dhe Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Adnan Mehmeti, shkrimtari dhe poeti nga Presheva, që nga viti 1995 jeton në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë Lugina e Preshevës.
Ndërkaq- një përshëndetje për këtë promovim drejtojë edhe veprimtari i dalluar i çështjes çame, në Shtetet e Bashkuara, inxhinier Sali Bollati.
Në mbyllje të këtij aktivitetit e mori fjalën dhe bashkëautori, zoti Deshnim Habibi, i cili falenderoi ngrohtësisht auditorin për prezencën e tyre në promovimin e veprës monografike “30 Vjet në Shërbim të Kombit”, dhe vlerësoi lartë në mënyrë të veçantë kontributin e shqiptarëve të Amerikës.
Dhe së fundi pjesëmarrësit përgëzuan autorët dhe morën autografe, si dhe nga një libër falas ku biseda vazhdoi ndërmjet, pjesëmarrësve dhe mysafirëve të nderuar nga Zvicëra, me një fotografi të përbashkët.
Ky ishte një aktivitet mbreslënës dhe me vlera të mëdhaja, në sensabilizimin dhe promovimin, për herë të parë të Medvegjës edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- « Previous Page
- 1
- …
- 39
- 40
- 41
- 42
- 43
- …
- 96
- Next Page »