• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Elito Engel: Qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë për interesa të përbashkëta

February 8, 2014 by dgreca

Kongresisti Engel: Çmimi nga Shqipëria është një nder për mua. Ndjehem mire që e ndaj këtë çmim me të gjithë miqtë e mi Shqiptaro – Amerikanë, të cilët vazhdimisht dhe me sukses kanë luftuar për demokracinë në Shqipëri, lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Pa mbështetjen e tyre të palodhur , kontributin e shqiptarëve të Amerikës,  rrugët për në Europë për këto vende do të kishin qenë shumë më të vështira/

WASHINGTON DC: Në një intervistë me gazetarin Beqir Sina nga Uashingtoni,  Kongresmeni democrat i Nju Jorkut Eliot Engel – Bashkë-kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan foli për nderimin që i bëriPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.Presidenti i Shqipërisë dekoroi Grupin e Çështjeve Shqiptare me Medaljen e Flamurit Kombëtar, kurse Kongresmeni Robert Adelholt u nderua me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Siç dihet Grupi i Çështjeve Shqiptare, i kryesuar nga Kongresisti Eliot Engel është njëri prej disa organizimeve të tilla që funksionojnë në Kongresin amerikan dhe ka si qëllim të nxisë institucionet demokratike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, me besimin se një Ballkan i qëndrueshëm është në interes të të gjithëve. Grupi interesohet gjithashtu për përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kogresisti Engel foli në këtë intervistë edhe për integrimin evropian të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe ka vlerësuar si shumë të miramarrëdhëniet midis SHBA, Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një ceremoni që u mbajt dje pasdite në selinë e Kongresit, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel tha se:“Shqipëria ka qendruar përkrah Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe në çështje të tjera. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar përkrah Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe mezi pres ditën kur ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Puna që të gjithë ne kemi bërë së bashku ka ndihmuar për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona,”

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë me kongresistin Eliot Engel me gazetarin  Beqir Sina,

Beqir Sina: Zoti Engel si do ta vlerësoni ju pjesëmarrjen e shqiptarëve në takimin Mëngjesin Kombëtarë të Lutjeve ?

Engel : Unë jam gjithmonë i lumtur për të parë miqtë e mi shqiptarë nga i gjithë rajoni që kan ardhur në Uashington DC , për të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve . Shumë shqiptarë kanë qenë tradicionalisht pjesë e kësaj ngjarje dhe është një kënaqësi që për çdo vit miqt e mi shqiptarë t’i presë në zyrën time në Capitol Hill.
Beqir Sina:   Kongresmen gjatë karjerës suaj ju keni marrë disa çmime dhe nderime, por si vlerëson çmimin e marrë nga Shqipëria, çfarë do të thotë ky Çmim i dhënë nga Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani – për ju ?
Engel : Si Bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongres , unë jam i nderuar për të marrë çmimin e Presidentit Nishani në emër të Komitetit për Çështjet Shqiptare në Kongres. Unë jam një mik i vjetër i popullit shqiptar , dhe kam mbështetur pa u ndal çështjen shqiptare dhe kam qenë aty pranë komunitetit shqiptaro-amerikan , si me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, por dhe me çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe me ecurinë e çështjes shqiptare në të gjithë Ballkanin . Më vjen mirë kur shikojë kombin shqiptarë që ka prosperuar dhe i shikojë shqiptarët sot duke shkuar drejt një të ardhme më të mirë drejt Europës .

Beqir Sina: Nëse do t’ia kushtoje dikujt tjetër këtë çmim , kush do të jetë ai ?

Engel : Do të ishte një nder për mua për të ndarë këtë çmim me të gjithë miqtë e mi Shqiptaro – Amerikanë, të cilët vazhdimisht dhe me sukses kanë luftuar për demokarcinë në Shqipëri dhe lirinë, çlirimin e pavarësisë për Kosovën . Sepse edhe pa mbështetjen e tyre të palodhur , kontributin e shqiptarëve të Amerikës,  rrugët për ato çfarë sipërcitove për këto dy vende do të kishin qenë shumë më të vështira . Beqir Sina: Shqipëria dhe Kosova a janë duke marrë atë që ata meritojnë në rrugën e tyre për integrimin e tyre në BE ?

Engel : Unë besoj se të dy vendet janë duke shkuar në drejtimin e duhur , por unë do të doja të shoh se gjërat do të lëvizinin edhe më shpejt . Në një përpjekje për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian (BE) , në Shqipëri, unë i inkurajoj të dyja palët – qeverinë dhe opozitën për të punuar së bashku në çështjet që i bashkojnë të gjithë shqiptarët . Tani që Shqipëria, ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme , unë shpresoj se i është hapur një shteg për anëtarësimin e saj në BE, që do të jetë i shpejtë dhe i qartë . Për Kosovën , ka pasur progres , edhe pse i ngadalshëm . Kosova përballet me pengesa të ndryshme nga ndonjë prej fqinjëve të saj . Unë ndjehem i sigurt se është koha që Kosovës, duhet ofruar hyrja në NATO-s, Partneritet për Paqe ( PfP ) dhe besoj se edhe në BE-. Porse ajo duhet të përqendrohet më shumë, dhe të shpenzojë energji për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të saj me BE , si dhe liberalizimin e vizave . Të dyja janë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe të Evropës në përgjithësi . Beqir Sina:  A mendoni se edhe serbët e veriut të Kosovës do të integrohen me Kosovën drejt rrugës në BE-, apo do të qëndrojnë të ndarë, ashtu si po ndodh në veri të Kosovës, me Mitrovicën ?
Engel : Shumica e serbëve të Kosovës dihet se jetojnë në jug të lumit Ibër . Integrimi i tyre është tashmë në udhë të mbarë. Serbët, po shërbejnë sot në pozita të larta në qeverin e Kosovës . Ata janë duke drejtuar komunat e tyre dhe kanë marrë pjesë gjerësisht në zgjedhje . Ky është vetëm fillimi , por unë besoj se në të ardhmen , serbët në veri të Kosovës, do të ken më shumë avantazhe për një pjesëmarrje aktive në Kosovë dhe do të ndjekin shembullin e shumicës së serbëve që jetojnë në jug .
Beqir Sina: Kur ne flasim për integrimin evropian të shqiptarëve , ju edhe në dy termat e ish kryeministrit Berisha  keni përmendur shpesh se SHBA e kan ndihmuar Shqipërinë, për të marrë statusin e kandidatit për BE . Por në dhjetor edhe me ardhjen e qeverisë së re, Shqipërisë, nuk iu dha statusi i kandidatit të BE-së . Cili është komenti juaj ?

Engel : Unë jam duke parë se ka një përparim të pabesueshm që Shqipëria ka bërë në ndërtimin e një demokracie të fortë që nga rënia e komunizmit. Megjithatë, Shqipëria, ende përballet me sfida të mëdha që kërkojnë bashkëpunim dhe vëmendje nga të gjitha partitë në vend : “Qeveri, pozitë opozitë” . Për të dërguar një mesazh të qartë në BE-në, se Shqipëria, është gati për statusin e kandidatit , do të inkurajoja të gjithë shqiptarët që të punojnë së bashku për të përmirësuar klimën e tyre politike dhe ekonomike .

Beqir Sina: Së fundi , çfarë mesazhi do të donit të përcjellëni për gazetën tonë nga Uashingtoni ?

Engel : SHBA është dhe do të mbetet një mik i përjetshëm i popullit Shqipëtar në tërë Ballkanin , dhe unë dua t’ju siguroj se vendi ynë do të qëndrojë në mënyrë të vendosur me Shqipërinë dhe Kosovën në mënyrë që shqiptarët të vazhdojnë të zhvillojnë dhe të lulëzojnë si demokraci dhe më tej të integrohen në strukturat Euro-Atlantike .(Intervistoi:Beqir SINA)

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Interviste, Kongresisti Eliot Engel

Haradinaj : “Marrëdhënjet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, janë nga më të mirat në historinë e tyre!”

February 6, 2014 by dgreca

Intervistë me ish Kreyminsitrin e Kosovës dhe Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj

WASHINGTON D.C: Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Washington në një vizitë zyrtare, i ftuar nga një grup kongresitësh dhe senatorëve amerikan, tha në një intervistë për gazetën, Bota sot, me gazetarin tonë në SHBA, Beqir SINA, se ai po shfrytëzon këtë vizitë për të takuar kongresistë, senatorë dhe anëtarë të qeverisë amerikane, për të folur me ta për Kosovën .Ai theksojë se zgjedhjet për pushtetin lokal vitin e kaluar ishin nga më të mirat e mbajtura ndonjëherë, në Kosovë, dhe u shpreh mjaft optimist se edhe zgjedhjet e përgjithëshme në qershor, do të jenë edhe më të mirat. Haradinaj në këtë intervistë të posaçme nga Washingtoni, vlerësoi lartë me këtë rast lidhjet e mira mes Kosovës dhe SHBA, të cilat sipas tij, dekadat e fundit kan mbrritur në kulmin e tyre, duke shënuar vetëm rritje.

Më tej kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  foli edhe për protestat e studentëve të Prishtinës, integrimin Europian të Kosovës, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, debatet në Kosovë rreth figurave politike dhe përse Kosovës i duhet një Kryeministër si Ramush Hardinaj!

Kryetari Haradinaj, sot ka pasur takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë. Vizita e kryetarit Haradinaj në SHBA po përcillet me vëmendje dhe interesim nga mediat amerikane dhe shqiptare si dhe opinioni këtu në Washington.

 

Beqir Sina: Zoti Haradinaj, së pari me lëjo tju faleminderoi për kohën që po ju marrë me këtë intervistë : Çfarë tregon pjesmarrja e politikanëve shqiptarë të ftuar në Uashington nga kongresmen e senator në Mëngjesin e Lutjeve ?

Haradinaj : Ju faleminderit edhe ju !Kjo, është një dëshmi e madhe, e atyre lidhjeve të shkëlqyera, që janë krijuar mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ne Shqipëtarve, kudo si në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare. Një lidhje kjo, që i ka rrënjët e saj, shumë më heret prej nga Presidenti Uillson dhe ka vazhduar deri tek , liria jonë dhe pavarësia e Kosovës, me Presidentin Klinton, presidentin Gorge W. Bush dhe administratën e Presidentit Obama. Kjo, është një lidhje, që ka ardhur gjithmon duke u rritur, e cila mund të them se ka arritur në “zenitin” e saj dekadat e fundit . Pjesmarrja ime në “Mëngjesin e Lutjeve”, do të thoja se është një pervilegj dhe kënaqsi – mbasi jam i ftuar nga miqt tanë në Kongresin dhe Senatin Amerikan dhe kam rastin të takojë ata dhe shumë nga miqt tanë në kongres dhe senat, si edhe njerëz nga administrata amerikane departamentin e shtetit.

Beqir Sina: Ju sapo vini nga Kosova si e vlerësoni Ju – situatën e tanishme në Kosovë ?, të jem më i saktë në pyetjen time kemi disa ditë që po zhvillohet një protestë e studentëve të Universitetit të Prishtinës, apo jo!

Haradinaj : Po! Shumë e vërtet, është dhe e drejtë pyetja e juaj. Në Kosovë, ka shumë zhvillime të ndryshme dhe këto sipas situatave që krijohen ashtu si dhe rasti më i fundit që përmendet edhe ju : “Protesta e Studentëve të Universitet të Prishtinës”. Në Kosovë ka disa lëvizje qytetare kundra keqë-qeverisjes së vendit, të cilat kan qenë si rezultat i nji reagimi popullor ndaj asaj që populli e quan se “Qeveria, nuk u sherben atyre si duhet”. Pra sipas meje nga një qasje jo e mirë e deritashme e kësaj Qeverie, sikurse, është kjo e situatës në Universitetin e Prishtinës, e cila kërkon një zgjidhje urgjente që këtij Universiteti të i kthehet sa më parë normaliteti.

Beqir Sina: Vitin e kaluar Kosova e përmbylli  një proces zgjedhor,(zgjedhjet lokale) i cili është vlerësuar shumë herë si më i miri . A mendoni se me këto zgjedhje Kosova e kaloi një sprovë ? sidmos, tani kur ju keni edhe zgjedhjet e përgjithëshme ? në qershor

Haradinaj : Këto kan qenë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëher në Kosovës. Dhe ajo që do të quhej se ishte risi në këto zgjedhje, ishte ajo që pati një pjesëmarrje të madhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës , përfshirë edhe ato të pakicave, sidomos ato të komunitetit serb në vend. Zgjedhjet, sipas meje ishin të lira dhe të ndershme, çka tregon se Kosova do të avancoi edhe më shumë me këto standarte, që po tregon me zgjedhjete mbajtura Kosova. Dhe, për këtë unë jam shumë optimist se edhe zgjedhjet e ardhëshme do të jenë edhe më të mira se këto që janë mabjtur deri më tani.

Beqir Sina:  A mendon se po e dëmton procesin në të cilin ka hyrë Kosova, kur partitë opozitare, përdorin një “gjuhë” të ashpër ndaj njera tjetrës ? sidomos kundra maxhorancës, PDK-së dhe kualicionit të saj dhe Kryeministrit Thaqi ! 

Haradinaj : Unë jam kundër “gjuhës së ashpër”, në Kuvend. Por, duhet kuptuar se në fushata dhe kohë zgjedhore, gjithmon fillon e ashpërsohet “gjuha”, gjë që duhet të mos ndodh që çdo gjë të jetë brenda noramave demokratike. Pra, të tregojmë se ne dimë të bëjmë shtet dhe të qeverisim vendin. Pavarësisht, dinamikave, që përcjellinim me këto debate ndonjëher edhe brenda Parlamentit të Kosovës, ose si mund t’a quaj unë “acarim të situatës” gjithmon duhet pasur kujdes! Sidomos, tani kur mbarum një palë zgjedhje dhe jemi përpara një palë zgjedhjeve të tjera – Ne duhet të tregojmë se “si politikanët e Kosovës, kemi një ofert me votuesit tanë – për të treguar kulturë demokratike, në çdo prezantim tonin “. Për, çka ne si parti flasë me ketë rast AAK-në, duhet t’i japim Kosovës me çdo kusht atë imazhin që i meriton ajo, edhe, në opinion ndërkombëtar. Ne duhet të kemi një qeverisje që u siguron qytetarëve të saj, një liri ekonomike dhe një qeveri që i hap një prespektivë më të mirë qytetarëve të saj – sidomos për rrugën tonë në  integrimet Euro – Atlantike , në vend të “acarimit të situatës” ose si u shprehet ju “gjuhës së ashpër” të përdorur në Parlament.  Pra, gjithëçka, mendoj se duhet t’a bëjmë me shumë kujdes se jemi përpara një sprove të vështirë për Kosovën – për t’a çuar atë drejt Europës dhe integrimeve Euro Atlantike.

Beqir Sina: A mendoni ju se arrestimet e fundit janë si thonë në ndonjë rast analistët amerikanë, raste të tilla në vende të ndryshme të botës: “Janë  si një “Show – up !”

Haradinaj :  Në këtë pyetje për mua është shumë vështirë të flasë për këtë, sepse është heret me folë. Unë mendojë se duhet lënë në dorë të drejtësisë, që ajo të bëjë punën e saj. Mbasi, kuptohet se në Kosovë njëra prej sfidave të saj, janë rendi dhe sundimi ligjit, dhe kësaj duhet që të gjithë ne t’i ndihmojmë me vendosjen në çdo cep të Kosovës rendin dhe ligjin ku të gjithë të jemi të barabart, për çdo njerin që jeton dhe punon në Kosovë.

Beqir Sina: Ka pasur shumë interpretime kohët e fundit lidhur me dëshmitë për bashkëpuntorët me ish shërbimin sekret Jugosllav UDB-në, Si i komentoni ju këto dhe a jeni ju për hapjen e dosjeve pra Lustrimin e politikanëve në Kosovë ?

Haradinaj :  Këtu kam një përgjigje të veçantë, duke sugjeruar pikë së pari  se çdo gjë duhet të bëhet në bazë të mekanizamave profesionale dhe kompetente, për t’a bërë këtë gjë edhe më kredibile – pra më të besueshme, rreth  këtyre debateve që jan hapur në Kosovë, lidhur me bashkëpuntorët e UDB-ës, në kohën e ish Jugosllavisë, e cila nuk egzistonë më, por i ruan strukturat e saj në Beograd. Unë, nuk jam për debate të tilla, mbasi të dhënat janë të komprementuara, sipas mendimit tim – pra nuk janë të qëndrueshme, dhe nuk i takon shoqërsië kosovare, të kyçet në një debat duke mos pasur të dhëna të sakta.

A jeni ju për hapjen e dosjeve pra Lustrimin e politikanëve në Kosovë, e kisha fjalën?

Haradinaj : Do të ishte në interes të vetë shoqërisë së Kosovës, që të shihet e verteta posaqërisht për çdo politikan. Por, kjo e vërtet duhet vijë nga mekanizma të pa-anshëm dhe mekanizama që janë të besueshëm në popullin e Kosovës. Mbasi lidhur me këtë çështje jo vetëm në Kosovë, por edhe rreth saj – dihet se ka pasur shumë manipulime me dosjet dhe gjëra të tjera të kësaj natyre dhe kështu që e vërteta ka “rrezik të mos mësohet asnjëherë”.

Beqir Sina: Përse ju mendoni se zoti Haradinaj si Kryeministër mund të ndryshojë shumë Kosovën?   Ku është ndryshimi i juaj për qeverisje nga kjo e qeverisë Thaqi ? I cili, ka udhëhequr me qeverinë e tij më shumë se kushdo kryeministër në Kosovë deri tani, pra në dy mandate të plota !

Haradinaj : Unë mendojë se Kosova nuk mundet të vazhdojë më kështu – pra diçka duhet ndryshuar, sipas meje. Si e ceka edhe më lart ne jemi përpara sfidave të shumta, që e presin Kosovën në të ardhmen. Kosova, sot ka nevojë më së shumti për një qveri dhe kryetar qeverie që të marrë seriozisht qeverisjen e saj. Për këtë unë jam duke bërë përgatitje të vazhdueshme për të krijuar nesër një “Qeveri Haradinaj” – një qeveri, kjo, që do të jet në një qasje me të gjitha temat me të cilat ballafaqofet sot Kosova. Dhe, veçanërisht me ato që i përkasin, rendit dhe ligjit në të gjithë vendin, rritjes ekonomike dhe uljes së ndjeshme të papunisisë, e cila është në shkallën më të lart deri tani.

Beqir Sina: Zoti Haradinaj, kur jemi tek sfidat, që e presin Kosovën në të ardhmen dhe ato që po e ndjekin atë tash e sa vjet, të cilat pak a shumë ju dhe i perceptuat disa herë gjatë kësaj interviste, a mund të na thoni se: Cilat janë ato a mund pra të flisni pak më konkretisht ?

Haradinaj : Ato janë sfida të shumta, që ka Kosova sot, për të hyrë në familjen Europiane, pra integrimin e saj Europian dhe Eauro Atlantik, të cilat janë edhe synimet e Kosovës. Pra, ne jemi për zgjedhje të lira e të ndershme, përtëritjen e institucioneve kosovare, reformat e reja , ndryshimet ligjore, zgjidhja e çështjes së paunësisë dhe ajo më kryesorja, sot Kosovës i duhet një rritje e ekonomisë, dhe qeverisje e saj në të gjithë territorin e Kosovës. Dhe besojë meqenëse Kosova ka ardhur kaq afër suksesit duhet edhe t’ja arrijë qëllimit të saj. Pra do të gjejë edhe mënyrën për të arritur ato, së bashku me miqt tanë të përjetëshëm ata që na kan qëndruar gjithmonë pranë kur na ne kemi pasë nevojën e tyre si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo miqt tanë Europian dhe të tjerët.

Beqir Sina: Kryeminsitri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai Serbisë Ivica Daçiç dhe Baronesha Catherine Ashton, fillimisht  janë propozuar për Çmimin Nobel për Paqe, nga katër Kongresmen Amerikan, madje këta mund të them se janë edhe miq të dëshmuar të shqiptareve, por se fundi edhe nga Grupi i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, e cila i ka dërguar Komitetit të Nobelit një nominim të tillë. Si e komentoni ju këto emrime ?.

Haradinaj : Kosova ka shumë interes për momentin për njohje të mëtutjeshme ndërkombëtare, ka interes për promovimin e saj në botë, çka do t’i vyente në Asocimin dhe Stabilizimin Europian. Dhe, mendojë, që edhe kjo mënyrë e emrimit të tyre për çmimin Nobel për Paqe, ka për t’i shërbyer të ardhmes Europiane të Kosovës. Një nomimin i tillë mendojë se i ndihmonë Kosovës për një imazh më të mirë në arenën ndërkombëtare, pra të ardhmes së saj Europiane.

Beqir Sina:  Zoti Haradinaj, ju keni zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti(qershor). A jeni të përgatitur seriozisht dhe si do të dilini në këto zgjedhje ? me çfarë koalicionesh

Haradinaj :  Për, koalicione është heret të flitet. Por mund të them se ne po punojmë seriozisht dhe jemi të përgatitur për një fitore, e cila sipas meje nuk do të jetë një fitore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, apo kualicionit që ne do të bëjmë në ato zgjedhje, por ne po punojmë, që ajo të jetë një fitore e gjithë popullit të Kosovës, një fitore e Kosovës për të çuar atë në Europë, aty ku ne e ëndërrojmë së bashku me qytetarët tanë. Dhe jemi të bindur që Kosova, ka për t’ja arritur kësaj. Ne do të fitojmë vota por edhe besimin qytetarë, për të qenë një qeverisje e sukseshme.

Beqir Sina:  Cili është komenti i juaj për sa i përket integrimit të pakicave brenda territorit të Kosovës, posaçërisht ai i komunitetit serb dhe në veçanti si një problem kryesor ai i integrimit të pjesës veriore të Kosovës, ose si mund t’a quaja unë “çlirimit” të pjesës veriore të Mitrovicës ? Ndërkohë, që ju keni thënë në një intervistë të kaluar se do ta bënit këtë për tre muaj. Pra, si do ta bënit këtë?

Haradinaj : Këtu unë nuk mundet të mohojë, atë që është bërë deri tani për fillimin e një procesi të integrimit të pakicave serbe. Çka e treguan edhe zgjedhjet e fundit me pjesëmarrjen pothujase të të gjitha komuniteteve pakicë, përfshirë, edhe ato serbe, sidomos edhe në veri të Mitrovicës. Pra, ka disa të arritura, që kan ardhur nëpërmes dialogut të Prishtinës dhe Beogradit. Por, ne mendojmë  për t’i zhvilluar ato edhe më tutje, nëpërmjet bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, pra për rritur ato deri në kyçjen e plotë të qytetarëve të veriut të Kosovës, në integrimin e tyre të plotë me Kosovën. Unë mendojë se duhet edhe një qasje më serioze në mënyrë që ky integrim i nisur mund të vazhdojë….!

Beqir Sina:  Zoti Haradinaj, Kosova po mbushë gjashtë vjet që kur ka shpallur pavarësinë e saj dhe deri tash – është njohur nga 104 vende të botës. A është e mjaftueshme kjo njohje dhe cfarë mund të bëjë Prishtina më shumë për të shtuar numrin e këtyre njohjeve?

Haradinaj : Ne duhet të vazhdojmë dhe të punojmë më shumë, që të marrim sa më shumë njohje të tjera deri sa Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Dhe, për këtë unë jam duke shfrytëzuar në çdo rast shumë nga takimet e mija që po zhvillojë, edhe këto ditë në Uashington . Takimet në Capitol Hill – Kongresin dhe Senatin, Qeverinë amerikane, Departamentin e Shtetit, por, edhe takimet me personalitete e huaja, të cilat po marrin pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”, në Uashington, këto ditë. Unë po punojë dhe po kërkojë që t’ua bëjë të njohur të gjithëve se rritja e numërit të njohjeve të Kosovës, është edhe konsolidimi i brendëshëm i shtetit të Kosovës, që i shërben më së shumti stabilitetit, paqes dhe sigurisë, jo vetëm për Kosovën, por, edhe për Ballkanin dhe rajonin në përgjethësi.

Beqir Sina: Zoti Haradinaj së fundi çfarë mund të presë Kosova, nga Shqiptarët e Amerikës  dhe cila është porosia juaj për ta?

Haradinaj : Unë së pari mundet, që me anë të kësaj interviste t’i faleminderojë në mënyrë të veçantë për kontributin e madh që kan dhënë deri tani të gjithë shqiptarët e diasporës. Dhe, mund të them se gjithëçka, që është arritur deri tani ka edhe ndihmesën e kontributin e diasporës shqiptare në Amerikë. Por, do të thoja se Kosova ka edhe më shumë për tu bërë dhe andaj ashtu si kan punuar dhe kontribuar deri tani për Kosovën dhe çështjen shqiptare, kontributi i tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen – Kosova prêt shumë nga ju. Në këtë mynyrë shqiptarët e Amerikës, duhet të forcojnë sa më shumë lidhjet në mes ShBA dhe Kosovës, Shqipërisë, dhe të gjitha trevave shqiptare në Ballkan. Shqiptarët e Amerikës, kan kryer një mission shumë të vështirë, fisnik dhe të shenjtë për çështjen shqiptare, andaj ju lutem vazhdojeni sa më shumë këtë mison që keni nisur.(intervistoi:Beqir Sina)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, Interviste me Haradinaj

SHBA: Kërkohet dënimi me vdekje për vënjen e bombës në Maratonën e Bostonit

January 30, 2014 by dgreca

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, zoti Eric Holder : ” Pas shqyrtimit të fakteve përkatëse, ligjet në fuqi dhe pretendimeve të bëra nga avokatët e të pandehurit, unë kam vendosur se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dënimin me vdekje në këtë çështje. Natyra e të kryerit të aktit në fjalë dhe të deponimeve rezultante, janë të mjaftueshme për dhënjen e dëmit me vdekje në këtë vendim/

Nga BEQIR SINA, New York/

WASHINGTON D.C: Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se ka në plan të kërkojë dënimin me vdekje kundër Dzhokhar Tsarnaev , të pretenduar për vënjen e bombave në Maratonën e Bostonit.   Kështu të paktën thotë sot shtypi amerikan, kur permend se Tsarnaev , 20 vjeç, dhe vëllai më i madh i tij Tamerlan Tsarnaev janë akuzuar për vendosjen e bombave më 15 prill 2013, gjatë përfundimit të vrapimit në Maratonën e Bostonit. Ata të dy mendohet se vendosën dy bomba artizanale të mbushura me eksploziv në afërsi të vijë-finishit – vend përfundimin e maratonës Boston – që vrau tre persona dhe plagosi qindra të tjerë.Njeri prej vëllezërve Tamerlan Tsarnaev, ai më i madhi, u tha se vdiq gjatë një kërkimi nga policia disa ditë pas sulmit , i fshehur në një motrbarkë dhe vëllai i vogël që gjendet aktualisht pas hekuave Dzhokhar Tsarnaev u kap disa orë më vonë, i plagosur .

Ai ka qenë në paraburgim që nga dita e arrestimit , megjithëse kaloi disa javë në spital në kushte arresti dhe është në pritje të gjykimit për akuza , duke përfshirë përdorimin e një arme të shkatërrimit në masë që rezulton në vdekje , bombardimin e një vend të përdorimit publik që rezulton në vdekje , shkatërrim me qëllim të pronës private që rezulton në vdekje , dhe konspiracion , ai ështëakuzuar gjithashtu për vrasjen e një oficeri të policisë në kampusin e Massachusetts Institute of Technology – MIT, gjatë kohës që policia ishte vënë në ndjekje të tij .
Sipas një deklarate nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, zoti Eric Holder ” Pas shqyrtimit të fakteve përkatëse, ligjet në fuqi dhe pretendimeve të bëra nga avokatët e të pandehurit , unë kam vendosur se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dënimin me vdekje në këtë çështje . Natyra e të kryerit të aktit në fjalë dhe të deponimeve rezultante, janë të mjaftueshme për dhënjen e dëmit me vdekje në këtë vendim . ” ka deklaruar zoti Holder.
Gazeta më e madhe amerikane , njujorkezja The New York Times, shkruan sot se :”Po të dënohet , Tsarnaev, domosdoshmërisht do të dënohet me vdekje, mbasi ajo vëren se prokurorët federalë nuk do të tërheqin nga dënimin me vdekje, ashtu si dhe ka ndodhur edhe në rreth gjysmën e rasteve të tyre , zakonisht edhe në sajë të marrëveshjeve të pranimit të fajësisë .”

Shtypi thotë se Tsarnaev ka pranuar fajin për akuzat, por nuk janë të sigurtë sesa kjo do të ndikojë në marrjen e vendimit për dënimin me vdekje apo jo ? këtë nuk e di asnjeri deri në dhënjen e vendimit të Gjykatës Federale të SHBA .
Gazetarët amerikan kan mundur të kontaktojnë me nënën e dy fëmijëve që akuzohen për këtë akt, dhe thonë se  “Kur i than asaj se Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, zoti Eric Holder ka kërkuar  dënimin me vdekje , nëna e dy fëmijëve Tsarnaev  , Zubeidat Tsarnaeva , u tha gazetarëve , ” Se si mund të ndjehet një nënë për këtë ? Ndjehem një asgjë…. . ”
Shtypi amerikan thekson se deri tani “Nuk ka datë të caktuar të gjykimit “.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, bombevensit, e bostonit, Kerkohet denimi me vdekje

UN, përkujtohet 27 Janari – Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

January 29, 2014 by dgreca

Vlerësohet lart akti trimëror dhe i pashembëllt i shqiptarëve në mbrojtjen e herbenjve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore/

Nga BEQIR SINA, New York City/

OKB – NEW YORK : Misionii Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me B’nai B’rith International – mbajti në përkujtimin vjetor Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, 27 Janarin – me një panel përkujtimor për të vënë në pah edhe një her shëmbullin trimëror dhe të pashembullt të shqiptarëve në mbrojtjen që u bënë hebrenjëve – gjatë Luftës së Dytë Botërore.Të mirëpritur nga Allan J. Jacobs , Presidenti, B’nai B’rith International në panelin përkujtimor folën H.E. Ambasadori Ferit Hoxha , Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB, duke përfshirë në diskutim edhe folësit të ftuar Shirley Cloyes DioGuardi , Johanna Neumann , Majlinda Myrto dhe Melina Lito . Kjo ngjarje u moderuar nga Daniel S. Mariaschin , Vice President Ekzekutiv , B’nai B’rith International dhe u mbajt në sallën e Konferencave numër 3 në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara.

Ky panel në të cilën morë pjesë dhjetra vetë, madie edhe figura të njohura të komunitetit hebraik në SHBA, veprimtar shqiptarë, anëtarë të bordit të drejtorëve të lobit të vetëm dhe të parë shqiptarë në Amerikë, LQSHA, të udhëhequr nga Presidenti vullnetar – ish kongresititi i Nju Jorkut, Joe DioGuardi  u mbajtë me moton ” Një komb shpëtimtar : Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri ”

Një akt ky që u zbulua vetëm mbas rënjes së sundimit komunist në Shqipëri, dhe që ishte në kontrast të jashtëzakonshëm me shumë vende të Evropës , ku Shqipëri – megjithëse ishte një komb nën pushtimin gjatë Luftës së Dytë Botërore – megjithë rrezikun e madh të asaj kohe, e pushtuar nga nazismi, u bë një vend strehimi jo vetëm për gjithë popullsinë e saj hebreje , por edhe për të gjithë ata Hebrenjë, që ishin jashtë Shqipërisë, dhe të cilët me pashaportat shqiptare, kan mund për të hyrë në vend të tjera gjatë Holokaustit për të shpëtuar.

Nga të gjitha, dokumetat e regjistruara është shënuar se nga një numër i vogël ka rezultuar se mbas Luftës së Dytë Botërore, janë rreth 2,000 hebrenj që u shpëtuan në Shqipëri, në këtë vend të vogël të Ballkanit, nga gjenocidi nazist në atë që bota e njeh si Holokaustin dhe humbën jetën 6 milion hebrenjë.

Panelistë nëpërmjet fjalimeve të tyre, shpesh her nëpërmjet dëshmive dhe fakteve sollën para audiencës, historinë e jashtëzakonshme të mikpritjes, strehimit dhe mbrojtjes së disa familjejeve hebreje në Shqipëri dhe përmes tyre, historinë e një kombi që hapi dyert e shpëtoi nga shfarosja qindra familjeje hebreje, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalën e tij , Ambasadori i Shqipërisë në Misionin e Përherëshëm të OKB-së, permendi faktin se që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore , më shumë se 6000 libra janë shkruar dhe botuar çdo vit për Holokaustin, dokumentimin dhe vërtetësi për atë që hebrenjtë kanë kaluar nëpër atë dhe pjesa tjetër që bota bëri në lidhje me to , e mirë apo e keqe . “Ndërkëto, tha ai një numër shumë i vogël kanë shkruar për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri . Mbasi qe Komunizmi ai që e pat varrosur këtë histori për gati 5 dekada dhe na u desh të presin për fillim të viteve 90 që të mësonim aktin e shqiptarëve në shpëtimin dhe marrjen në mbrojtje të hebrenjve . Dëshmitë filluan të shohin dritë” u shpreh ambasadori Hoxha. .

Më tej tha ambasadori Hoxha, “Fatmirësisht, gjatë dy dekadave të fundit, gjërat kanë ndryshuar, Dokumentet  janë zbuluar , të shpëtuarit më në fund kanë sjellë në dritë “dokumentat” e tyre , dhe të mbijetuarit janë identifikuar . Prandaj, ne e dimë më tani dhe sot është një nga ata raste të cilat po hedhin dritë mbi kontributin tonë modest në këtë njerëzim – pra për atë që bëm ne shqiptarët”  .
Ambasdori Hoxha, duke përfituar nga ky rast, dhe nderuar këtë ngjarje ka falenderuar organizatën  B’nai Brith për bashkë – organizimin e kësaj ngjarje, duke nënvizura se B’nai, është një organizatë që është i njohur edhe përtej SHBA , përfshirë këtu në vendin tim , për punën e tij të pamëshirshëm në favor të paqes, bashkëpunimit dhe të kuptuarit njeritjetrin .
“Gjatë viteve, tha ai ne kemi krijuar një urë bashkëpunimi ,dhe takohemi shpesh në nivele të ndryshme dhe unë jam veçanërisht i kënaqur për të përfshirë sot në një tjetër ngjarje të rëndësishme, për të dhënat tona të frytshëm të bashkëpunimit . Ndjehem veçanërisht i privilegjuar që në këtë panel i folësit do të jenë në gjendje të thon disa fjalë për atë që ka bërë që të jetë e njohur , me vonesë , por bindshëm , pra, për një histori të jashtëzakonshme të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri – gjatë viteve të tmerrshme, e të errëta të Holokaustit “.
Ambasdori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Dr. Ferit Hoxha, u shpjegoi se:”Historia shqiptare është , e gjitha në tërësi , është një histori e guximit , e respektit dhe dashurisë për tjetrin , ajo është një histori e jetës dhe një shembull i pastër i njerëzimit .Disa janë përpjekur të shpjegojnë qëndrimin shqiptarë, si bazë të besimet  fetare dhe tradita . Të tjerët, tha ai e konsiderojnë atë si një sjellje frymëzuar nga rregullat nga prejardhja . Për ne , shqiptarët , theksojë ambasadori Hoxha, ajo shkonë më tej : Kjo është një ndjenjë e thellë e krenarisë dhe nderit , një gatishmëri për të u kujdesur  për tjetrin , një ndjenjë të thellë të mikpritjes për të mirëpritur , të nderuar dhe për të mbrojtur me çdo kusht një mysafir, ose kushdo që është në nevojë , një gatishmëri të përjetshëme për të ndihmuar me çdo kusht çdo gjë të vlefshme që shpjegon këtë sjellje . Dhe për të gjithë këtë ne kemi vetëm një fjalë : BESA – premtimi . Pra, ju jap fjalën , ju mbani fjalën , ju premtoj , nuk ju dorëzojë . Ajo ka qenë atëherë dhe kjo është tani , në qoftë se ju trokisini në një derë shqiptare , ju nuk jeni një i huaj më – por jeni thjesht një mysafir i nderuar dhe i respektuar . Dhe shqiptarët e dinë se si t’i trajtojnë mysafirët, e tyre “ ka përfunduar fjalën e tij Ambasdori i Shqipërisë në Misonin e Përherëshëm në Kombet e Bashkuara, Dr. Ferit Hoxha,.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit – 27 janar 2014, nga Kombet e Bashkuara, Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike, Shirley Colyes DioGuardi, mbajti një fjalim me titull :”Shpëtim Shqiptarë të Hebrenjve Europianë ”

Në fillim të fjalës së saj ajo tha se unë dua të falenderoj Misionin shqiptar në Kombet e Bashkuara ,  veçanërisht Ambasadorin Ferit Hoxha , dhe organizatën B’nai B’rith International. “Për të kuptuar shpëtimin shqiptar të hebrenjve evropianë , ceku në fjalën e saj Cloyes – DioGuardi, autore e disa shkrimeve mbi Holokasutin, unë besoj se është e nevojshme për të kuptuar historinë e gjatë të tolerancës fetare shqiptare dhe rezistencën e tyre kundër shtypjes që e bëri shpëtimin e mundur, dhe, gjithashtu se si erdhi reagimi shqiptar deri tek ajo e Holokaustit, do të shfaqet dhe vazhdon të ketë për të zbuluar . Ky është roli unikë që shqiptarët në Shqipëri, kan luajtur gjatë këtij akti ( dhe të cilën ne tani e dimë edhe për shqiptarët në Kosovë, gjithashtu kan bër të njëjtën gjë ) në shpëtimin e të gjithë hebrenjve, që ose jetonin në Shqipëri, ose kërkuan strehim atje është ende në proces për të zbuluar edhe më shumë “, ka nisur fjalën e saj Cloyes – DioGuardi

Këtë, zbulim të asaj që ka ndodhur gjatë holokaustit në Shqipëri, dhe në të gjithë ish- Bllokun Lindor, tha ajo do të përfshijë një llogari të shumë pritur të epokës komuniste, në këto vende . Sepse , sapo që vendet e Europës Lindore, dolën nga tmerret e papërshkrueshme të Naziismit , ata ishin vënë nën zgjedhën e komunizmit , e cila jo vetëm i ka shtypur këta popuj – por ka ndaluar çdo diskutim të Holokaustit dhe çdo shpërndarje të informacionit në lidhje me të . Kjo, ceku Cloyes -DioGuardi,  nuk do të ndryshonte deri në rënien e ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1990 , dhe rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri në vitin 1991 . Kjo është arsyeja pse roli i shqiptarëve, në shpëtimin e hebrenjve nuk u zbulua deri në vitin 1990 .

Për këtë arsye Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike, Shirley Colyes DioGuardi, gjatë fjalës së saj në këtë panel, ia kushtojë shumicën e diskutimit, punës për zbulimin nga i pari të kësaj çështje Joe DioGuardi, dhe i mbijetuari i Holokaustit ish kongresiti i ndjer Tom Lantosh, duke e zgjeruar diskutimin e saj edhe për disa nga temat e rëndësishme që kanë dalë prej këtyre studimeve dhe zbulimeve të saj .

Zbulimin në fjalën e saj zonja DioGuardi, e pa në tre zhvillime të rëndësishme historike , pa të cilat mendon ajo se edhe ne nuk mund të ishim këtu sot në këtë përkujtimore. “E para, u shpreh ajo ka ndodhur në maj 1990, kur i ndjeri Kongresisti Tom Lantos – një hebre hungarez, i cili, i shpëtoi Holokaustit dhe themeluesi i Komisionit të të Drejtave të Njeriut i Kongresit, udhëheqës i këtij Komisioni – dhe ish- kongresisti republikan i New Yorkut, Joe DioGuardi , i biri i një babai arbëreshë ( një shqiptar etnik nga Italia ) dhe një anëtar kyç i Komisionit të Drejtave të Njeriut të Kongresit(1995 -1998) , vendosi të bëjë një udhëtim në Shqipëri – Ata ishin zyrtarët e parë amerikanë, që të hyjnë në vend komunist i izoluar totalisht në 50 vjet “.

Zhvillimi i dytë historik, sipas saj ishte duke çuar dokumentat e Shqipërisë për shpëtimin e Hebrenjve dhe njohjen e saj nga muzeu Yad Vashem, në Izrael, ku janë mbledhur të gjitha dokumentat nga e gjithë bota, dhe natyrisht që kjo ishte në një udhë paralele, me zbulimin që ka ndodhur me Holokaustin pas Luftës së Dytë Botërore .

Sipas saj : “Arsyeja kryesore për shqiptarët për të shpëtuar hebrenjt, ishte historia e tyre e fetare dhe tolerancës ndëretnike në bazë të Kanunit , një sërë ligjesh zakonore, që kan rregulluar sjelljen shqiptare që nga paraardhësit e tyre ilirë, dhe arriti të mbijetoj në mijëra vjet në Gadishullin e Ballkanit . Me kodin e tij bazë moral të Besës , duke theksuar dhembshuri dhe tolerancë , Kanuni është transmetuar gojarisht dhe ka mundësuar shqiptarëve për të rezistuar dhe për të mbijetuar shekujt e persekutimit “.

Në këtë kontekst ajo tha se Besa lidh nderin personal për respektimin dhe barazi me të tjerët . Ai gjithashtu përfshin mbrojtjen pa kompromis e një mysafir edhe në pikën e konfiskimit të dikujt deri me jetën e vet .

Në fund të fjalës së saj Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike, Shirley Colyes DioGuardi, fjalimin me titull :”Shpëtim Shqiptarë të Hebrenjve Europianë ” , konkuldoi se :” Detyra e parandalimit të genocidit në kohën tonë do të ndihmohet duke e shqyrtuar pse shqiptarët iu përgjigjën ashtu siç bënë ndaj Holokaustit . Ne kemi bërë përparime të mëdha, tha ajo në avancimin teknologjik në shekullin e 21 , por ne jemi mjerisht prapa në përparimin moral . Kuptimi i shembullit shqiptarë mund të forcojë vendosmërinë e popujve kudo për t’i dhënë fund krimet masive , që unë besoj se është çështja më e rëndësishme e njeriut e të drejtave të njeriut të kohës sonë”.

Më pas foli edhe Majlinda Myrto dhe Melina Lito si dhe Joana Neumann, e cila është një nga të mbijetuarat e Holokaustit, e cila u ndihmua nga një familje shqiptare, Familja Pilku për ti shpëtuar terrorit nazist. Aktualisht Neumann është punonjëse në Muzeun e Holokaustit, duke u shndërruar në këtë mënyrë në një ambasadore të promovimit të  imazhit të Shqipërisë dhe të virtyteve të çmuara të shqiptarëve, besës dhe mikpritjes, të cilat u shpëtuan jetën rreth 2000 hebrenjve që u strehuan dhe u mbrojtën nga shumë familje të thjeshta shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet shqiptare në rajon.

Presidenti i Lobit të vetëm dhe të parë shqiptarë në Amerikë, LQSHA,- ish kongresititi republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, në një interferencë , mbasi faleminderoi të gjitha ato vende që ndihmuan në lirinë e pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë edhe Izraelin popullin Hebraik, tha se “Kosova deklaroi pavaresinë me 17 shkurt 2008. Dhe, deri tani 106 entitete sovrane, nga të cilët 104 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28); Anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATOs nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën. Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, njohën pavarësinë e Kosovës, Rusia e ka kundërshtuar dhe konsideruar ilegal aktin e pavarësisë, ndërsa Republika Popullore e Kinës, ka shprehur brengosjen e saj me këtë akt.”

Joe DioGuardi, në fund shtroi pyetjen se “Përse Izraeli nuk e njeh Kosovën zyrtarisht ashtu si e kan njohur edhe 104 shtete të tjera, kryq e tërthor botës!?”

Në fund të kësaj veprimtari ishte dhe një nga momentet mbresëlënëse të aktivitetetit. Ai kur zoti Sejdi Husenaj veprimtar i dalluar i komunitetit i dorëzon, të mbijetuarës së Holokaustit , zonjës Johan Nuamn, fotografinë në korrnizë, të saj me ish Kryeministrin Berisha. Një moment ky i fiksuar dy vjet më parë në Uashington – kur ish Kryeministri Berisha, i pat dorëzuar zonjës Neumann çmimin e mirënjohjes akorduar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me motivacionin: “Zonjës Neumann, në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e saj të çmuar në promovimin e virtyteve fisnike të Shqiptarëve si dhe të Besës Shqiptare për mbrojtjen dhe shpëtimin e jetëve të gjithë hebrenjve që jetuan në Shqipëri, ose kërkuan strehim në Shqipëri gjatë Holokaustit”.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Beqir Sina, dita e Holokaustit, perkujtohet 27 Janari, UN

NEW YORK : Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s.

January 23, 2014 by dgreca

* Ligjerues : Honorable Congressman Michael Grimm, (nuk arriti të mbërrij në kohë, por kishte konfirmuar prezencën e tij dhe ishte në listën ligjeruesve).Honorable Bekim Sejdiu Consul General of Republic of Kosova, Honorable Assemblyman Mark Gjonaj/ Bronx,Honorable Assemblyman Michael Cusick,Honorable/

* Profeti Muahmmed a.s. drejtësinë e lartësonte përherë, ndërsa shprehte bindjen e tij se nderi dhe respekti i njeriut mund të ruhet e mbrohet në një shoqëri ku sundon vetëm drejtësia/

Nga  BEQIR SINA, Staten Island – New York/

STATEN ISLAND NYC : Në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare / AICC, të premten më 17 janar 2014 është organizuar një celebrim ndërfetar me rastin e ditëlindjes së Prophet Muhammed a.s. me titullin ” Festojmë jetën e Profetit Muhammed a.s.”.

Kjo ditëlindje festua me moton e më të Dashurit shoqëruar me fjalime dhe me një program i cili nisi me rastin Javës Festive të Ditëlindjes së Shenjtë, që i kushtohet ditëlindjes së Prophet Muhammed a.s. .

Në kremtimin e lindjes së shenjtë morën pjesë edhe personalite të shquara njujorkeze, liderit fetar të besimeve të ndryshme, të krishter, ortodoks, Jews, veprimtar të organizatave jo qeveritare,  liderët lokal dhe politikë, disa nga udhëheqësit më të lart të qytetit të Nju Jorkut, dhe përfaqësues të Departmentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut, besimtarë të ishullit të Staten Island, ku ndodhet edhe xhamia më e madhe shqiptare, dhe, një ndër më të mëdhat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ligjerues : Honorable Congressman Michael Grimm, (nuk arriti të mbërrij në kohë, por kishte konfirmuar prezencën e tij dhe ishte në listën ligjeruesve).Honorable Bekim Sejdiu Consul General of Republic of Kosova, Honorable Assemblyman Mark Gjonaj/ Bronx,Honorable Assemblyman Michael Cusick,Honorable

(Pjesmarrës nga NYPD Officers: Honorable Thomas M. Chan,Chief  Community Affairs Bureau of NYPD,Chief Edward Delatorre, NYPD,Commanding Officer Staten Island/ Deputy Chief Michael Marino, Inspector James Klein, Commanding Officer Crime Prevention Section NYPD,Honorable Inspector John Sprague/ NYPD  120 Precinct, Captain Flamur Cani  NYPD, Lt. David Goodwin  Community Affair Staten Island, NYPD, Sergeant Raffet Awad,  NYPD  Community Affairs Division,  Detective Karim Zada, NYPD, Detective Ahmed Nasser NYPD, Detective Elton Shametaj NYPD,  Honorable Philip Banks III  Chief of NYPD, Honorable Raymond Kelly former  Police Commissioner of NYPD .

Imamët: Honorable Imam Dr. Rufat Halili, Honorable Imam Nexhat Abdovic, Honorable Imam Kemal Bekteshefic, Honorable Imam GulamRassul/ Pakistani Mosque, Honorable Imam Edin Gjoni, Honorable Imam Mehdija Demirovic,

Klerikët – Staten Island Clergy : Father Liam O’Doherty (OLGC), Mrs. Mona Zaloom Building Bridges Coordinator  Rev. Terry Troya Project Hospitality Dr. Ram Nair Hindu Temple.

Aktivistët : Mr.  Bobby Digi, SINSIBA Org. Mr. Gonzalo Mercado Director of El-Centro Immigrant Council of Staten Island Mr. Marko Kepi/ Albanian Roots,)

Në ditëlindjen e Profetit Muhamed a.s. u tha se ky celebrim ka për qëllim të sjell grupet e ndryshme ndërfetare në Staten Island të festojnë jetën e Pejgamberit Muhammed me komunitetin musliman e Shqiptar të Staten Island. Vlen të theksohet thanë ata se festime të tilla ndërfetare në Staten Island janë të respektuara shumë dhe kan një trajtim të veçant. Në këtë aspekt AICC është nji ndër qëndrat prijatare në këtë mjedis. Në Staten Island përndryshe nga komunat tjera të New Yorkut celebrohen se bashku edhe festat e tjera ndërfetare si : Kërshëndellat, Honekan, Sederet dhe Thanksgiving.

Këto festime ndërfetare, dikur nuk kan qenë as të imagjinuara në formën sikur ato organizohen tani në Staten Island, por fal lidershipit fetarë në Staten Island – kjo gjë është arrirë dhe është për t’u marrë shembull në të gjithë Nju Jorkun. Duhet cekur se në këtë drejtim janë dalluar dhe Imamët shqiptarë, të kësaj qëndre cilët janë edhe lidershipi i qëndrës Islamike – AICC , Imam Dr. Zurkani Vardar, Imam Ferid Bedrolli dhe dr. Tahir Kukaj, të cilët kan kontribuar në afrimin e komuniteteve të ndryshme ndërfetare. Sipas, tyre thuhet se AICC, është një ndër qendrat islame me aktive në New York.

Kjo qendër ka fituar disa mirënjohje dhe vlerësime nga lidershipi politik, i New Yorkut, nga ish Mayor Bloomberg, Police commissioner Raymond Kelli, Kongressmani Michael Grimm, Assemblymani Michael Cusick, Borough President James Molinaro si dhe nga institutet akademike si Wagner College dhe poashtu nga organizatat joqeveritare si Project Hospitality.

Pjesmarrja në këtë mbrëmje ishte impozante dhe masive. Këtë eveniment e përshëndetën edhe i nderuari  Thomas M. Chan Chief  Community Affairs Bureau of NYPD, i cili foli në emër të policisë së Nju Jorkut.

  Shefi i Çështjeve të Komuniteteve nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, Thomas M. Chan, tha se :”Falenderoj imamët e kësaj qëndre për rolin e tyre, në nivel të qytetit të New Yorkut, që kjo qëndër e cila është një prej qëndrave të para që kemi parasyshë në bashkpunimin dhe partneritetin me qëndrat fetare. Dr. Tahir Kukaj, është njëherit edhe antarë i këshillit musliman pran zyrës së Police Commissioner of New York, Ne tha ai me AICC kemi parneritet afër një dekadë, ku rinia e kësaj qëndre merr pjesë në aktivitetet sportive që organizohen nga NYPD si futbolli, basketbolli dhe kriket.

Ne së bashku me AICC kemi arganizuar kurse të Akademisë së policisë së New Yorkut, ku pjesmarrja e komunitetit ishte shumë e madhe dhe e vlerësuar. Ne si NYPD vlerësojmë shumë punën dhe lidershipin e kësaj qëndre dhe shikojmë që të kemi edhe më tutje partnership me AICC. Urime edhe njëherë ditëlindja e Profetit Muhammed.” ka përfunduar fjalën e tij shefi i policisë Thomas M. Chan,

Më pasë në emër të politikanëve përshëndeti Assemblymani Michael Cusick , nga Distrikti 63të Staten Island

I cili, pas urimit të rastit, iu drejtua masës që ishte mbledhur në sallë, duke u shprehur se kjo qëndër është nji qëndër që  me të vërtetë është në shërbim të gjithëanshëm të komunitetit në Staten Island. AICC , tha asamblesiti Cuisck, është një qëndër që shërben si shembull se si duhet organizatat dhe qendrat joqeveritare të funksionojnë dhe shërbejnë në qytetin e tyre. Propheti Muhammed a.s, tha ai “Ishte njeri modest, që shërbeu popullin e tij, dhe në këtë aspekt AICC, është duke zbatuar shëmbëlltyren e Prophetit Muhammed me aktivitetet e saja”.

Në emër të klerikëve të feve të tjera përshëndeti ditëlindjen e Profetit Muhamed I Përndershmi Liam O’Doherty (OLGC – Our Lady of Good Council)

Ai foli për rolin e AICC dhe se si kjo qëndër Islamike ishte pikërisht ajo që i hapi e para dyert e aktiviteteve të saj, pasiqë, ai kishte ardhur nga Bostoni të shërbente në Staten Island. Father Liam tregoj se si një nga qytetarët e Staten Island – kur e kishte takuar në rruge i kishte thënë atij, “të njoh ty, ti je ai prifti musliman,” dhe ky i drejtohet, kalimtarit se “ ne fakt jam prift katolik e jo musliman, por jam shok i muslimaneve dhe ndihem krenar që kam bashkëpunuar me qëndrën islame kulturore Shqiptare.” Father. Liam, tregoj se si AICC dhe OLGC realizuan vizitën e Kardinalit  Timothy Michael Dolan në qershorin e 2013. “Aktualisht, tha Father Liam, aktivitetet tona me rininë e dy qëndrave vazhdojnë, vetëm në muajin dhjetorë dhe janar, ne së bashku kemi përgatitur ushqime për të vorfrit në ishullin Staten Island,  ku rinia e AICC dhe OLGC kan bërë përgatitjen e ushqimeve dhe pakove, shpërndarjen e tyre nëpër shtëpia dhe qëndrat e të moshuarave. Ndërkaq, në emër të diplomatëve foli Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, ambasadori Bekim Sejdiu

Në fillim të fjalës së tij, Ambasadori Sejdiu, uroj AICC për këtë organizim ndërfetar kaq të mrekullueshëm si e quajti ai.”Ne populli shqiptar, tha ambasadori Sejdiu vlerësojmë shumë diversitetin fetar, nga që ne jemi popull që i përkasim tri feve qiellore dhe dua të theksoj se vëllazërimi fetar e kombëtar ndër shqiptarët është shembull për mbarë botën. Në, AICC, ne si diplomat kemi ardhur edhe disa herë tjera për celebrime të ndryshme, dhe jemi përherë krenar me të arriturat e kësaj qendre në fusha të ndryshme. Fjalët e mira që dëgjojmë, sot këtu nga liderët e ndryshëm të New Yorkut, na bejnë të ndihemi krenar me ju komunitetin shqiptar në Staten Island” theksojë Ambasadori Sejdiu – Konsull i Përgjithshëm i Kosovës Në New York.

Kurse, fjalimi  dr. Tahir Kukaj, Imam i kësaj qëndre, u përqëndrua rreth prezencës së të krishterëve dhe jahudive në jetën e Pejgamberit a.s.

Dr. Kukaj, potencoj se të krishterët i gjejmë si personalitete të rëndësishme në jetën e Pejgamberit a.s.  dhe të muslimaneve. Prifti Behira, tha ai ishte prift krishterë i cili ishte i pari që i tha axhës së Pejgamberit a.s. Abu Talibit, se ky djal ka një ardhmëri të shëndrritshme, ky duhet të jetë pejgamberi i fundit. Pastaj mbreti i drejtë i Etiopisë , mbreti i krishterë ishte ai mbreti, që ju ofroj muslimanëve strehim dhe mbrojtje.

Ndërkohë, duke folur posaqërisht për gazetën tonë, Dr. Tahir Kukaj, një ndër Imamët e kësaj qëndre, tha se :” Qëllimi ynë në organizimin e një celebrimi ndërfetar ishte që të paraqesim Pejgamberin a.s. edhe atyre që nuk e njohin për pejgamber, por që e njohin si figurë ndërkombëtare  me një influence të madhe madje edhe të pakrahasuar.”

Qëndra jonë shtoi ai është prej qëndrave fetare dhe kulturore prijatare në fushat të ndryshme të jetës fetare, sociale e shoqerore në New York. AICC, është themeluese e dy  organizatave ndërfetare në Staten Island në parteneritet me qendrat tjera në këtë qytet, ku bashkërisht shërbejmë në ishullin Staten Island dhe New Yorkun.

Më tej ai, shprehet se të pranishmëve u treguam se muslimanët në New York, janë saktësisht sikur çdo komunitet tjetër, ne jemi besnik këtij qyteti e shteti, pohon Imam Kukaj duke shtuar se figura jonë themelore e personalitetit tonë na mëson se nuk mund të jesh fetare i mirë, derisa njerëzit të besojnë me jetën, pasurin dhe nderin e tyre.

“ Muslimanët, sipas tij janë besnik dhe duan këtë vend, e në mënyre të veçant ne shqiptarët, ne i jemi shumë mirënjohës popullit Amerikan dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për atë që e kan ndihmuar në kohët më të vështira popullin shqiptar , ishin ata që ndihmuan popullin shqiptarë më shumë se kushdo nga e gjithë bota, sidomos në rastin e luftës së Kosovës, si dhe me rastin e formimit të shtetit të Kosovës.”

Duke folur me rastin e kësaj dite, ai përmendi rastin e studimit të jetës së Pejgamberit a.s. ku si shpejegon Dr Kukaj, duket qartë se jeta e tij ishte e lidhur me popullin e librit, sikur e thirrën të krishterët dhe jahudit. Andaj edhe mesimet e pejgamberit Muhammed a.s. janë po ato mësime që pejgamberët e tjerë para tij i sollën njerëzimit.

Andaj me këtë rast “Ne dëshirojmë, që ti njohim të tjerët ashtu sikur janë e po ashtu dëshirojmë, që të tjerët të na njohin ashtu si jemi, drejtë për së drejti e jo të na njohin përmes dikujt që në fakt nuk prezenton Islamin e as muslimanët. Ne kultivojmë vlerat fetare dhe kombëtare që janë në sherbim të qytetit dhe vendit ku frymojmë dhe veprojmë.” u shreh Dr. Tahir Kukaj – një ndër Imamët e qëndrës Islamike AICC, në Staten Island ku u mbajtë edhe kjo veprimtari ndërfetare kushtuar: Ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s.

   Nata përkujtimore, u ndoq me këndimin e Kuranit të Madhëruar dhe Ilahitë e interpretuara nga Kori i Muzikës djemëve dhe vajzave nga Shkolla islamike Miraj, e cila i bashkoi të gjithë besimtarët në frymën e Profetit Muhamed a.s..

Ky aktivitet përcolli mesazhe të rëndësishëme të natës festive të cilat edhe në fjalët përshëndetëse nxorën në pah drejtësinë e profetit. Ku ata  theksuan se Profeti Muahmmed a.s. drejtësinë e lartësonte përherë, ndërsa shprehte bindjen e tij se nderi dhe respekti i njeriut mund të ruhet e mbrohet në një shoqëri ku sundon drejtësia.

Në fund të festimit, nxenësat e MIS, shkollës islame Miraxh, prezentuan disa Ilahi në tri gjuhët, shqip, anglisht dhe arabisht. Pas këtij programi, musafirët u shërbyen me ëmbëlsira, kafe, çaj dhe lëngje të ndryshme frutash.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, Kremtohet ditelindja e profetit, Muhamet, New York

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • …
  • 96
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT