Të premten, më 20 janar, Donald Trump dhe Mike Pence, do të marrin pjesë në një traditë më shumë se 200-vjeçare tashmë: atë të betimit të Presidentit dhe zv/Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një gjë është e sigurtë, thotë zoti Trump, kur vjen fjala te dita e tij e madhe, do të jemi shumë, shumë, elegantë. Ajo ceremoni ka për të qenë diçka vërtet speciale dhe tepër e bukur. Kremtimet, megjithatë, do të nisin që përpara. Në 19 janar, ata që të dy, do të vendosin kurora me lule mbi varrin e ushtarit të panjohur, në Varrezën Kombëtare të Arlingtonit. Më vonë, do të ketë performanca bandash muzikore që do të pasohen nga një koncert në memorialin Lincoln. Si Presidenti i zgjedhur, ashtu edhe zëvendësi i tij, do të risjellin në kujtesën e publikut, me nga një fjalim të shkurtër, moton e fushatës “Ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri”, e cila është edhe tema e koncertit të mirëseardhjes. Në skenë do të ngjiten edhe këngëtari Tobey Keith, i cili ka shoqëruar marinsat amerikanë në cdo betejë,{Mjaft ushtarakë shqiptarë dëgjojnë muzikën e tij}, si dhe grupi “Three Doors Down”, ku do të përshëndesë edhe aktori John Voight. Në fund, pjesmarrësit do të shijojnë edhe një spektakël fishekzjarresh, ndërsa mëngjesin e së premtes, përpara betimit, zoterinjtëTrump, Pence dhe familjarët e tyre, do të marrin pjesë në shërbesën fetare në katedralen e Shën Gjonit, pranë Shtëpisë së Bardhë. Dy presidentët dorëzues dhe marës, zoti Barack Obama dhe z.Donald Trump, do të pinë së bashku një kafe apo çaj në shtëpinë më të famshme të botës, përpara se manjati të përgatitet për momentin e tij të shumëpritur.