• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Artistët dhe sportistët, ambasadorë të mirë të çdo vendi

October 23, 2016 by dgreca

2-mrika

Bisedë me regjisoren dhe biznesmenen e suksesshme Znj. Mrika Krasniqi, për nder të  së cilës është ngritë flamuri Amerikan në Kongresin Amerikan/

Bisedoi: Mimoza Dajçi/

-Përshëndetje Znj. Krasniqi!

-Përshëndetje Mimoza!

-Mirësekeni ardhur në faqet e shtypit shqiptar në diasporë!

– Kënaqësi të jem me ju dhe lexuesit e Diellit. Eshtë gjë e mrekullueshme që zëri shqip dëgjohet edhe në diasporën shqiptare. Kjo na bën të ndjehemi më afër atdheut dhe më afër njëri-tjetrit.

1-mirka

-Znj. Krasniqi për punën tuaj të suksesshme në fushën e artit dhe biznesit si në SHBA, Kosovë e më gjerë, ju jeni nderuar me shumë çmime e tituj të lartë nga vende të ndryshme të botës, së fundi edhe në Kongresin Amerikan është ngritur për ju Flamuri Amerikan, si jeni ndjerë për kvto arritje?

– Secili çmim apo vlerësim ka rëndësinë e vet. Kur puna që  bën vlerësoht, kjo të shtyn edhe më tej të vazhdozh tutje dhe të konfirmon se puna juaj ka vlerë, se njerëzit kanë nevojë për ty dhe prezencën tuaj në mesin ku operon, dhe mbi të gjitha të bën të ndjehesh e privilegjuar. Bashkë me privilegjin që të bën shoqëria vijnë edhe përgjegjësitë. Nuk mund të jesh e privilegjuar e të mos mbash përgjegjësi. Edhe çmimi i dhënë këtë vit nga Kongresi Amerikan më bëri të ndjehem e privilegjuar, por mbi të gjitha të mbaj përgjegjësi, që të punoj e kontriboj edhe më shumë, në mënyrë që punën time ta vë në shërbim të njerëzimit.

-Diçka mbi Festivalin e Filmit në New York, si një risi e re për artëdashësit, si ju lindi kjo ide?

–  Festivali nisi rrugëtimin e tij më 2012, pikërisht në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Ne posa kemi përfunduar edicionin e 5-të dhe po përgaditemi për edicionin e 6-të. Ndonjëherë duken thjesht numra, por në këto pesë vite ne kemi prezantuar mbi 200 filma të kinematografisë shqiptare dhe rreth 50 filma të kinematografisë internacionale. Kemi promovuar fushata senzibilizuese e humanitare. Kemi ngritur fonde e kemi zhvilluar aktivitete të shumta. Kemi krijuar ura bashkëpunimi e njohje ndërkombëtare. Të gjitha këto kanë ndodhur në kuadër të Festivalit Java e Filmit Shqiptar në NYC. Lindi si një ide me plot entuziasëm, dhe u shëndrrua në sukses me vlera reale, duke bërë kështu që filmi shqiptarë të ketë audiencën e tij pikërisht në kryeqendrën botërore të artit dhe kulturës.

-Ju vini në SHBA me një eksperiencë pune në fushën e filmave, qofshin edhe ato dokumentarë. A mund të njohim lexuesit tanë me karierën tuaj profesionale në fushën e artit dhe biznesit?

– Jam autore, regjisore dhe producente e shume projekteve filmike. Kam studiuar Akademinë e Arteve në Prishtine, kam krijuar biznesin tim në Kosovë….Me pas erdha në Amerikë për të ndjekur ëndrrën time. Më është dashur të punoj fort e fort për të arritur këtu ku jam. Por më duhet të bëj një përpjekje titanike për të notuar në këtë oqean kaq të madh. E kam thënë edhe më parë: Eshtë pak a shumë si historia e peshkut të madh dhe peshkut të vogël. Unë thjesht s’dua të përfundoj në barkun e ndonjë balene, prandaj po vazhdoj të punoj edhe më shumë, edhe më shumë….

-Si një nënë e mirë dhe e kujdesshme për fëmijën tuaj, ju Mrika keni treguar gjithashtu interes edhe për fëmijët me probleme shëndetësore ku keni realizuar filmin me titull: “You are not alone” kushtuar fëmijëve me sindromin down, çfarë ju shtyu në realizimin e këtij skenari?

– Të kujdesesh për të tjerët është dashuri. Duke treguar humanitet e përkushtim për të tjerët që janë më ndryshe se ti përjeton mirënjohjen që na bën të ndjehemi të dashur e të dobishëm. Fundja, ne të gjithë kemi nevojë për dashuri.

Le të kthehemi pak mbrapa në kohë, por jo në realizimin e dokumentarit tuaj shumë të shikuar “Goli Otok”, a mendoni së është një nga sukseset tuaja realizimi i tij, përsa i përket anës humane dhe vlerave historike?

– “Goli Otoku” është një histori e veçantë dhe një dramë njerëzore shumë e dhimbshme. Do të doja që ta bëja edhe pjesën e dytë, pjesën e tretë…për secilin personazh që keni parë në atë dokumentar unë mund të krijoj nga një ngjarje më vete. Për pos që dokumentari flet për pjesën historike të vuajtjeve e persekutimeve që pësuan shqiptarët e Kosovës në kohën e ish Jugosllavisë, mbi të gjitha janë fate të mijëra njerëzve. Këta njerëz akoma jetojnë me përjetimet që kaluan aty. Akoma askush nuk është dënuar për këtë padrejtësi, derisa njerëzit jetojnë nga të dyja palët…thjesht unë kurrë nuk jam pajtuar me ktë padrejtësi dhe akoma vazhdoj ti kujtoj ambientet e këtij burgu famëkeq. Jam në përfundim të një skenari për film të gjatë…mbase është e vetmja mënyrë për të rrëfyer çfarë ka ndodhur aty.

Ju gjithashtu njiheni për bamirësi, humanizëm, mbrojtjen kundër dhunës, kundër trafikimit të qënieve humane. A mund të ndalemi pak tek të gjitha këto fusha, ku ju keni operuar në ndihmë të njerëzimit?

– Unë kam përjetuar luftën e fundit të Kosovës dhe gjenocidin që kaluan bashkëkombasit e mi. Traumat që përjetuan femijet e Kosoves, eksodin…pothuajse te gjithe mbetem pa shtepi e pa ardhmeri. Pastaj perfundimi i luftes solli shume tranzicion te pakompromis. Per shume vite Kosova u be sinonim i nje vendit me krim te organizuar, prostitucion e korrpsion. Vend ku nuk sundonte ligji e me nje arsim te shkaterruar nga periudha  e sundimit serb.… Thjesht krijuam nje imazh shume te keq ne bote. Kudo qe shkoja neper festivale nderkombetare me trajtonin ndryshe. Ndjehesha keq per kete gje. Dhe atehere kuptova se kam  vetem dy zgjidhje: te pajtohesha me fatin duke u viktimizuar  e duke fajesuar te tjeret, apo te punoja shume per te zhdukur keto paragjykime  qe te isha nje pasqyre ndryshe per boten. Kjo ishte periudha vendimtare per mua qe me shtyu te perfshihem ne te gjitha keto fusha qe i permendet me lart.Shpresoj se kam bere sadopak qe te permiresohet ky imazh. E kane bere edhe te tjere artiste e sportiste. Jo me kot thuhet se artistet dhe sportistet jane ambasadoret e nje vendi.

Cilat jane projektet tuaja per te ardhmen?

-Kam shume projekte per te ardhmen qe planifikoj, por aktualisht jame ne implementim te nje projekti nderkombetar qe perfshine nje Kontest per skenare. Projekti menaxhohet nga kompania ime Nil Production Corporate ne New York, ku me kete rast do t’i ndajme $50.000.00 per 15 fituesit e ketij kontesti. Besoj qe kjo eshte nje mundesi e mire per tu vleresuar puna e nje skenaristi. Kam punuar shume per ta jetesuar kete projekt. Shpresoj se do t’ me jepet mundesia qe edhe ne te ardhmen te prezantoj projekte te ngjashme qe te jene mbi te gjitha ne sherbim te tjereve.

New York, Tetor 2016

Filed Under: Emigracion Tagged With: bisede me regjosren, Mimoza Dajci, Mrika Krasniqi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT