• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UNË E TAKOVA FILOZOFIN IUSUF LUZAJ

February 22, 2016 by dgreca

Bisedë me z. Sazan Bitraj/  Në përpjekje për të shkruar historikun e QKF-së së Durrësit, me rastin e 70-vjetorit të saj, natyrshëm m`u desh të takoj e bisëdoj me z. Sazan Bitraj drejtuesin e hershëm të kësaj njësie të veçantë kulturore–arsimore, të njohur me emrin “Shtëpia e Pionierit. Durrës”. Nuk çuditem që biseda rrodhi kaq natyrshëm, sepse mësuesit e gjejnë shpejt fjalën me njëri-tjetrin. Më pëlqeu në fjalë, se pavarësisht moshës, kishte kujtesë të fortë, bisedonte lirshëm dhe me një lloj nostalgjie për vitet e shkuara, kështu s`pata nevojë të ndërhyj me pyetje që ta bezdis. U gjallërua kur i kërkova të ndante nonjë ngjarje të veçantë që e dallonte nga rutina e zakonëshme e të përditshmeve.

– Çuditem, si është puna e jetës dhe e fatit. Mirë që ma kujtove. Unë kam takuar filozofin Iusuf Luzaj në viti 1989, një vit përpara se të përmbysej sistemi. Ngjarje që po më shoqëron gjatë gjithë jetës me mbresa të forta. Edhe sot më rrënqethet trupi, nga frika dhe kënaqësia. Në Prevezë të Greqisë zhvillohej një festival fëmijësh për këngë e valle. Ministria e Arsimt e asaj kohe vendosi që vendi ynë të përfaqësohet nga Shtëpia e Pionerit e Durrësit. Për ne ishte e para herë që po na jepej mundësia të dilnim jashtë shtetit. Nuk na mbante vendi. Kuptohet, ishte një punë me përgjegjësi për t`u paraqitur sa më mirë, veç anëve të tjera që shikoheshin si në vrimë të gjilpërës, jo vetëm ne si personel, por edhe biografitë e fëmijëve, pjestarë të ansamblit artistik. Në grupin shoqërues bënin pjesë, unë Sazan Bitraj drejtor i qendrës, Bajram Pela nënkryetar i Degës së Punëve të Brendëshme të Durrësit, një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Vaso Llapa shefi i muzikës, Gëzim Agolli instruktor i valleve. Me letra unë isha drejtues, ndërsa në fakt për çdo gjë duhej të pyetej e të vendoste përfaqësiesi i degës. Në Greqi na pritën shumë mirë. Dhamë disa koncerte në Prevezë e në Janinë. Na bënte përshtypje takimi me shumë arvanitas që vinin nga vise të largëta të Greqisë, kastile për të na takuar. Ishin shumë të përmalluar. Na përqafonin me lot në sy, sikur çmalleshin me njerëzit e tyre të dashur. Thashë na bënte përshtypje, se na afroheshin pa drojtje, pa frikë se po i shikonte kush, ndërsa ne druheshim se po takonim njerëz të panjohur, kishim frikë mos na shpëtonte ndonjë fjalë, dhe hajde gjeje ç`na priste kur të ktheheshim në Durrës. Deri në Janinë isha i qetë, duke u kujdesur për fëmijët që të mos na humbisnin nëpër qytet. Në një çast, kur do zoti të shpëtosh, përfaqësuesi i degës bashkë me disa fëmijë u shkëput nga grupi ynë. Shikoj se drejt meje po afrohej një burrë i gjatë dhe veshur shumë bukur, i moshuar rreth të tetëdhjetave, dukej i lodhur. Më pas mësova se kishte pësuar një atak në zemër. Më foli shqip, i ktheva përshëndetjen, ndërsa ai vazhdoi:

“Jam Iusuf Luzaj nga Kanina e Vlorës. Kam studjuar në Sorbonë në Paris, ku jam doktoruar në filozofi dhe letërsi. Kam punuar si professor në disa shkolla të mesme të asaj kohe, në Korçë, Elbasan, Vlorë. Kundërshtova pushtimin italian, ndaj më internuan e burgosën në Ventotene në Itali. Isha delegat i Ballit në bisedimet e Mukjes”. Në prag të çlirimit, profesori ishte larguar nga Shqipëria në Austri, pastaj në Itali, ku punoi disa vjet në bibliotekën e Vatikanit, e më pas si pedagog filozofie dhe letërsie në Universitetin e Buenos-Ajresit në Argjentinë. Deri këtu po e dëgjoja me kureshtje, por më tej, hapu dhe e të futem, kur më tha se ka qënë i kërkuar në gjyqin special në Tiranë, që në ditët e para të çlirimit. Ishte një ndër dhjetë eksponentët që u dënuan me pushkatim. Jusufi u dënua në mungesë. Nuk di si u bëra, u zverdha, më iku fytyra e mezi po qëndoja në këmbë. Zoti e di si u mbajta e thashë me vete: Nga na mbiu ky “reaksionar” këtu në Janinë? Nga erdhi e më gjeti mua të ziun? Ç`do të them në Durrës po u hap fjala? E mblodha toruan: Le të dalë ku të dalë, nuk duhet të turpërohem këtu.

Vizitori i paftuar vazhdoi me qetësi: “Kam botuar disa libra, bile që para luftës. Për shumë vite kam punuar edhe në disa universitete në SHBA, ku në vitin 1984, më është dhënë dekorata “Profesor i Amerikës”, nga vetë presidenti Regan me dorën e tij. Në fjalën time të rastit thashë: “I lutem zotit që të jetë e vërtetë ajo që mendoj, se kam mësuar më shumë unë nga ju se ju nga unë”. Mbaj mend se Presidenti u ngrit në këmbë, më përqafoi e tha: “Më vjen mirë që këto fjalë kaq të sinqerta i dëgjoj nga një intelektual shqiptar”. Kam shumë mall për të ardhur në Shqipëri dhe në vendlindje, në Kaninën time. I kam kërkuar Ramiz Alisë që të më lejojë të vizitoj vendin tim, por akoma s`më ka kthyer përgjigje”. E sjell nëpërmend atë takim dhe më vjen keq që, Profesori ynë i nderuar nuk e pa dot Kaninën dhe Vlorën. Nuk e lejuan, pavarësisht se ai i bën nder Shqipërisë dhe gjithë kombit . Ai meriton monument.

Këto që dëgjova e i thashë më lart, janë një pjesë e vogël e asaj që mësova më pas nga shtypi ynë, ku shkruhej:

“SHQIPTARI QË U DEKORUA NGA PRESIDENTI REGAN”.

Kalvari i ballistit që dha leksione në të gjitha universitetet e Amerikës. Aristotel Zoto. Gazeta “Shekulli”, datë 06. 11. 1998..

Duke diskutuar me z. Rrapi Toska, ish përgjegjës i sektorit shkencor në Shtëpinë e Pionierit në Durrës, njëkohësisht edhe mik i drejtor Sazanit, më tregon: Që ditën e parë, kur drejtori u kthye nga Greqia dhe u paraqit në punë, pas përshëndetjeve të zakonshme dhe pyetjeve të shumta, më tërhoqi mënjanë drejt drejtorisë. Dukej sikur s`po e mbante vendi pa më rrëfyer diçka të fshehtë. Sapo u futëm në zyrë, u kthye dhe mbylli derën me çelës. Mbeta pak i habitur nga ky veprim jo i zakonshëm. Pa u ulur më thotë:

– A e di se kë kam takuar në Janinë? – Unë ngrita supet!

– Kam takuar Filozofin Isuf Luzaj nga Kanina e Vlorës. – Të them të drejtën unë s`e kisha dëgjuar kurrë këtë emër. Veç në fytyrën e drejtor Sazanit, ndjeva një lloj frike (kuptohet për kohën që jetonim, ishte viti 1989), por edhe një krenari fisnikërie, se kishte takuar një mik të hershëm të babait të tij. Vetë drejtor Sazani është nga Tragjasi i Vlorës. Më vjen mirë që kjo ngjarje nuk u mor vesh nga organet e sigurimit. Mbase, ndoshta ishte pragu i ndryshimit të sistemit. Edhe tani që kanë kaluar kaq vjet, shpesh në biseda shokësh, Sazani e kujton me një lloj admirimi atë takim të rastësishëm, duke thënë me qetësinë e tij të zakonshme: “Sa e çuditëshme është jeta. Të përfshin e të sjell gjera që s’i ke shkuar kurrë nëpër mend. Po takimi me atdhetarin, luftëtarin, filozofin dhe poetin Iusuf Luzaj nga Kanina, mbetet një dhuratë e çmuar në jetë time.

Mos beso po deshe! Kur në rini ka shkruar këto vargje, ai sikur e ka parandjerë fatin e mërgimtarit që s`u kthye kurrë në vendlindje:

U, jam fakri i Qabesë

Kam ardhur që t’ju thërresë

“Të lufëtojmë për liri!”

Intervistoi

Kadri Tarelli

Durrës

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisede-Sazan Bitraj, filozofi Isuf Luzaj, Kadri Tarelli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT