-Kryeministri Mustafa mori pjesë në përurimin e urës që lidh dy komuna veriore të Kosovës/….OPENING CEREMONY OF THE NEW BRIDGE ON THE BISTRICA RIVER/
-Gjeneral Major Giovanni Fungo, komandant i KFOR-it: Ta transformojmë të gjithë së bashku këtë urë të re në një mundësi për të promovuar tutje paqen, prosperitetin dhe zhvillimin në Kosovë dhe për Kosovën/
-Serbët e veriut në një vend në Rudare bllokuan rrugën/
PRISHTINË, 2 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryeministri kosovar, Isa Mustafa ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të urës që lidh Zveçanin me Leposaviçin, dy komunat me shumicë serbe në veri të Republikës së Kosovës. Gjatë qëndrimit në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, kryeministri Mustafa shoqërohej nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Në ceremoni ishin të pranishëm komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, drejtues të lartë të KFOR-it si dhe përfaqësues të banorëve të zonës.Ura është ndërtuar nga NATO me një investim prej 400 mijë eurosh dhe lidh shumë vendbanime të dy komunave të vendit, thekson njoftimi i dërguar sonte nga Kryeministria e Kosovës.
Njoftimi dërguar nga forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, thekson se, në atë që është investimi më i madh i KFOR-it në Kosovë, një urë e re rrugore me vlerë prej 400.000 euro u përurua në lumin Bistricë ndërmjet Zveçanit dhe Leposaviçit në 2 dhjetor. Ura e cila zëvendësoi urën Mabey-Johnson shumë afër këtij lokacioni, është ndërtuar në bashkëpunim në mes të kompanive serbe dhe shqiptare nga Kosova. Në ceremoninë e hapjes, ku morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombëtare si atyre të EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së dhe Bashkimit Evropian, kryetarët e komunave dhe popullatës lokale, Gjeneral Major Giovanni Fungo, komandanti i KFOR-it, në fjalimin e tij tha: “kjo urë është projektuar nga një kompani serbe e Kosovës dhe ndërtuar nga një kompani shqiptare e Kosovës në një bashkëpunim shumë profesional” dhe pastaj theksoi: “ura e re është shembull konkret i përfitimit të bashkëpunimit të përbashkët në mes të NATO-s, institucioneve dhe të gjitha komuniteteve”. Në fund, komandanti i KFOR-it konkludoi: “Ta transformojmë të gjithë së bashku këtë urë të re në një mundësi për të promovuar tutje paqen, prosperitetin dhe zhvillimin në Kosovë dhe për Kosovën”. Ura e financuar nga shtetet e NATO-s, është ndërtuar në bazë të standardeve evropiane dhe do të ofrojë kushte më të mira të trafikut dhe sigurisë për automjetet dhe këmbësorët.Ura e re është funksionale për përmirësimin e ekonomisë vendore meqë do të shtojë një lidhje më të mirë të transportit, një vlerë të shtuar për ekonominë lokale. Vëmendja ndaj kësaj ngjarjeje tregon se KFOR po luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, thekson njoftimi i dërguar.Ndërsa, sipas burimeve mediale, serbët e veriut në një vend në Rudare kanë bllokuar rrugën kryesore Zveçan-Leposaviç, për të mos lejuar kalimin e kryeministrit Isa Mustafa dhe komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta, por ata kanë shkuar në ceremoninë e përurimit të urës nëpër një rrugë alternative.
***
OPENING CEREMONY OF THE NEW BRIDGE ON THE BISTRICA RIVER/
KOSOVO, December 2nd , 2016./In what is KFOR’s largest investment in Kosovo, a new road bridge costing 400.000 euros was inaugurated on the Bistrica river between Zvecan and Leposaviq on December 2. The bridge, that replaced a Mabey-Johnson bridge very near to this location, was built in collaboration between Serbian and Albanian companies from Kosovo.
In the opening ceremony, attended by Authorities of Kosovo’s Institutions, international organizations as EULEX, UNMIK, OSCE and European Union, Mayors and local population, Major General Giovanni Fungo, the Commander of KFOR said in his speech: “this bridge was designed by a Kosovo Serb company and constructed by a Kosovo Albanian company in a highly professional cooperation” and then, he underlined: “the new bridge is a concrete example of mutually beneficial cooperation between NATO, the Istitutions and all communities”. At the end, COMKFOR concluded: “Let us transform altogether this new bridge into an opportunity to further promote security, prosperity and development in Kosovo and for Kosovo”.
The bridge, funded by NATO nations, was constructed according to European standards and will provide better traffic and safety conditions for both vehicles and pedestrians.
The new bridge is functional to the improvement of the local economy as it will enhance a better transportation connectivity, an added value to the local economy. The attention to the event shows that KFOR is playing an important role in ensuring a Safe and Secure Environment and Freedom of Movement for all people in Kosovo.