• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BLERIMI SHPIRTËROR I IDAJET JAHAJ NËPËR GJËMIMET E HISTORISË SË LABËRISË

August 7, 2016 by dgreca

Prof.Dr.BARDHOSH GAÇE/
Në dekadat e fundit u shfaqën mjaft zëra të fuqishëm vlonjatë në fushën e historio-grafisë, siç është e dhe rasti i poetit e historianit Idajet Jahaj, i cili, me një varg artikujsh, studimesh e monografish, ka dritëzuar mjaft ngjarje e bëma të rëndësishme të kësaj treve zulmëmadhe të Labërisë. Punimeve të tij tashmë u referohen edhe studiues të ndryshëm në Tiranë, Prishtinë e në vise të tjera shqiptare.
Me një varg punimesh e gjurmimesh të tij, si ai për Pishtarët e Dritës, mësuesit e gjuhës shqipe në Vlorë e në Labëri; për heroin Zigur Lelo; për Gratë Vlonjate në Histori; për patriotët e Bregut të Detit (Himarës), etj. etj, shkrimtari Idajet Jahaj ka krijuar individualitetin e tij si një historiograf i kohëve moderne, që i flet kohës dhe njerëzve me mesazhe bashkëkohore.
Në vazhdën e kësaj përvoje krijuese, ai na vjen tani me një tjetër vepër historio-grafike si “FLAKADANË TË HISTORISË”, në faqet e së cilës oshëtijnë gjëmimet e historisë së Labërisë, duke portretizuar me mjeshtëri shumë figura, të cilat kanë qenë përhumbur në mjegullat e kohës.
Është meritë e jashtëzakonshme e këtij studiuesi, i cili, i mbështetur në një material të pasur të botuar, arkivor, të dëshmive të ndryshme dhe krijimtarisë gojore të popullit, u përcjell brezave të rinj figura të mëdha të historisë, përfaqësues të fshatarësisë e popullit tonë në luftërat dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Duke portretizuar figura të tilla të shquara si Zenel Gjoleka, Cane Miftar Smokthina, Lulo Abaz Tërbaçioti, Selam Hasan Velça, etj, autori na çon në kryengritjet e mëdha të shekullit XIX, në Besëlidhjet dhe Kuvendet Ndërkrahinore, ku nxjerrin krye një varg prijësash popullorë, armët dhe trimëria e të cilëve tronditën themelet e Portës së Lartë dhe kancelarive të Evropës, në kërkim të të drejtave të tyre kombëtare.
Portretet e këtyre luftëtarëve të shquar popullorë, si dhe mjaft bashkëluftëtarëve të tyre, autori na i ka dhënë me shumë sqimë, me veçoritë e tiparet e tyre, me individualitetin dhe rolin e tyre historik që ata kanë luajtur duke bashkëpunuar edhe me prijës të krahinave të tjera.
Ashtu si edhe në vepra të tjera, tek ky autor të bën përshtypje fakti se këto figura ai i jep në sfondin e përgjithshëm historik, të ngjarjeve e ndodhive, ku spikat më tepër roli i tyre. Detajet, ngjarjet e bëmat janë lidhur ngushtë edhe me personalitetin e secilit prej tyre. Të tillë, ata mbajnë mbi krahët e tyre edhe këngët e gojëdhënat e kohës, që autori i ka gjurmuar aq bukur në rrjedhë të kohës.
Një vëllim më vete në këtë libër zenë edhe kapedanët e shquar të Lumit të Vlorës si: Zaçe Xhelo, Zigur Lelo, Toto Hosi, Sali Vranishti, Memo Mete Brati, Ahmet Lepenica, etj.-figura këto që shkëlqyen në përmasa kombëtare si ushtarakë e prijësa të shquar popullorë, në kryengritjet e viteve 1911-1912, në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, mbrojtjen e trojeve shqiptare të jugut nga intervecioni shovinist, në luftën-epope të Vlorës-1920.
Çdo njeri prej tyre është një monument i gjallë kulturor e historik.
Këto figura historike, krahas pjesëmarrjes së tyre në betejat për çlirimin e Atdheut nga monarkitë ballkanike, na shfaqen edhe me një vizion tjetër-si mendimtarë e organizatorë të shoqërive atdhetare-kulturore e arsimore si: “Labëria”, “Lumi i Vlorës”, “Mbrojtja Shkollore”, “Shtizat e Qytetërimit”, “Mbrojtja Kombëtare”, etj, të cilat gjallëruan më tej lëvizjen patriotike të kohës, por edhe përhapën më tej gjuhën shqipe, duke ndriçuar ndërgjegjen kombëtare të Labërisë.
Është meritë e studiuesit të talentuar Idajet Jahaj, i cili, në këtë varg intelektualësh e atdhetarësh të fillimit të shekullit XX, vizaton me mjeshtëri edhe portretet e veprimtarëve të shkollave e të diturive shqipe, të publicistëve të rrallë si Hamit Lumi (Vërmiku) e Halim Xhelo Tërbaçi, të cilët, me përpjekjet e tyre titanike për zgjimin kombëtar të Labërisë, u bënë pishtarë të mëdhenj të rrymës Rilindase në popull. Veprimtaria e publicistit dhe demokratit të shquar Halim Xhelo shkëlqeu edhe më vonë, si në Kuvendin zakonor të Labërisë, për emancipimin shpirtëror të popullit.
Në tërësi libri i Idajet Jahaj “FLAKADANË TË HISTORISË”, në kompleksitetin e vet, përbën një enciklopedi të figurave të shquara të Lumit të Vlorës, aq të domosdoshme në kulturën bashkëkohore historike e të brezave të ardhshëm.
Ky libër bart vlera të shumta të kulturës sonë historike përgjatë një shekulli. Krahas portretizimeve, libri është i pajisur edhe me fotografi e dokumenta, që sjellin para syve të lexuesit-ringjalljen dhe madhështinë e kësaj tradite
 
                                                                                                            

Filed Under: ESSE Tagged With: BLERIMI SHPIRTËROR I IDAJET JAHAJ, Prof. Dr. Bardhosh Gace

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT