Nga Ilir Levonja/Florida/
Në shumë webe sociale ka një sondazh për kthimin apo jo të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Pra a duhet ta vazhdojë, apo ta ndërpresë bojkotin Pd. Të gjitha janë në favor të ndërprerjes. Dhe kjo është më se normale në frymën e kohës. Nga opinionet dhe statute të ndryshëm, këtu kam parasysh edhe personat brenda në Pd, prapë ka avantazh objektiviteti. Kthimi në Kuvend.
Mirëpo një rreth fare I vogël, rreth kryetarit të Pd duket se nuk kanë ndërmend të t’i binden kësaj …fryme. Kjo është një çështje që nëse do marri akoma kohë, ka për ta rrudhur akoma opozitën.
Gjithsesi, opsioni bojkot në politikën shqiptare tham se mori fund me rekordmenin Rama. Sot Kryeministri I Shqipërisë. Nuk e di, por nëse partia demkratike mendon se mund të fitojë në zgjedhjet e afërta locale, me strategjinë e bojkotit, së pari dhe së fundi I duhet thënë popullit shqiptar që tashmë ka ardhur koha të ndërronin formën e votimit. Kjo në kuptimin që u mërzitët me atë që është në pushtet, t’ia japim kësaj radhe opozitës. Kjo për një argument të thjesht, lëreni bojkotuesin në shënjetërinë e tij. Eshte njesoj si të paguash një person që nuk shkon në punë. Unë nëse nuk shkoj sot në punë, nuk marr rrogën. Ka vend edhe për këtë banalizim të thjeshtë. Në fund të fundit, me çfarë na shohin sytë, Kuvendi, nuk qënka vendi I shenjtërisë së rreme. Nga viti 2009 e deri qershorin e kaluar, Rama nuk bëri asgjë tjetër bojkotoi, dhe ju e sollët në pushtet. Prisheni këtë rit në zgjedhjet e ardhshme, sepse gjatë gjithë këtij numri ditësh record të liderit të bojkotit, Ramës, ne kalemxhinjtë çfarë nuk shkruajtëm! Rrënuam fjalorë, enciklopedi, histori të ngjajshme nga vendet e botës, nxorrën të metat dhe përfundimin se modeli I më dale boje në politikën bashkëkohore qe, bojkoti. Megjithatë Rama fitoi. Edhe pse nuk deshi ai, deshët ju. Ndofta kështu mendon edhe Basha, që Pd të dali fituese. Kjo ka domethënien e riciklimit të pavlerave, jo vlerës.
Jashtë këtyre fjalorëve, në atë shqiptarin, fjala bojkot ka kuptimin si vijon :
– kush nuk shkon në punë, merr rrogë të plotë,
– kush nuk shkon në zgjedhje, bëhet Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme,
– kush rrihet me policët, bëhet shefi I tyre,
– kush ulet në rrugë, bëhet Minister I komunikacionit,
– kush nuk shkon në punë dhe shan vendin e tij kafeneve të Europës, bëhet Minister I jashtëm.
– kush tallet me gjuhën, traditën, dialektet, bëhet Minister për Kulturë, Arsim dhe Shkencë,
– kush tallet me malet, nëntokën, pyjet, lumenjt, bëhet Minister Mbrojtje,
– kush tallet me emigrantët, bëhet Ministër i Ekonomisë
– etj.
Hiqeni bojkotin nga e përditshmja!