• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BOTIMET FRANCESKANE SJELLIN GJURMIME FILOLOGJIKE MBI LATINITETIN DHE SHKRIMET E VJETRA SHQIPE

May 18, 2021 by dgreca

Nga Sokol PAJA – DIELLI/

Prof.As.Dr Evalda Paci, studiuese pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në një rrëfim për Diellin e Vatrës New York dhënë gazetarit Sokol Paja, paraqet botimin e saj “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe”, Botime Franceskane, Shkodër, 2020,  duke sjellë për lexuesit dhe kërkuesit e fushës një kontribut shumë të rëndësishëm shkencor që u shërben katedrave të gjuhës shqipe në universitetet shqiptare dhe jashtë vendit, studiuesve dhe hulumtuesve të apasionuar mbi latinitetin dhe pasqyrimin e tij në shkollat shqiptare dhe qendrat e kërkimit shkencor shqiptar, katedrat e gjuhës shqipe në universitetet europiane e më gjerë. Sipas Prof.As.Dr Evalda Paci-t ky botim përmban në vetvete disa trajtesa mbi elementin latin dhe latino – roman në bashkëlidhje me të dhëna mbi historinë e gjuhës dhe letërsisë së shkruar shqipe. Në këtë vëllim përfshihen gjurmime mbi elemente tekstore me vlerë të madhe studimore në letërsinë e vjetër shqipe, duke marrë në shqyrtim të hollësishëm kontributin e etërve Françeskanë shqiptarë, të cilët e kanë përuruar dhe lëvruar mjeshtërisht këtë fushë studimesh specialistike. Qasja më e drejtpërdrejtë me gjuhën latine dhe latinishten e vonë është “Dictionarium latino-epiroticum” i Frang Bardhit (Romë, 1635). Një argument me rëndësi për t’u shqyrtuar janë edhe veprat e Marin Barletit, botime të 1500-s, që janë shkruar në gjuhën latine, por me një referencialitet të qartë ndaj arealit tonë, si kur flitet për “Rrethimin e Shkodës” (1504) dhe për “Historinë e Gjergj Kastriotit” (1508-1510) citon më tej studiuesja Paci. Një botim i kësaj natyre orienton ndaj pistash të reja hulumtimi në lidhje me latinitetin dhe ndikimin e tij në viset shqiptare dhe ato ballkanike. “Eneida” e Virgjilit është një vepër e rëndësishme e trajtuar në këtë botim dhe në vështrimin e shqipërimeve të realizuara në kohë nga klasicistët tanë më të mirë, ndër të cilët do të përmendnim Henrik Lacën, Frano Alkajn dhe Mark Demën. Sipas Prof.As.Dr Evalda Pacit, “Eneida” e Virgjilit është një kryevepër që angazhoi shqipëruesit tanë të botës klasike dhe përuroi regjistra të veçantë gjuhësorë që lidhen me romanitetin dhe periudhën e Augustit. është theksuar ndër të tjera dhe kontributi i Atë Justin Rrotës O.F.M. në lidhje me pjesë të veçanta të librit të Gjon Buzukut, sidomos me kolofonin, apo pasthënien, të cilit i kushtohet një trajtesë më vete në përbërje të këtij botimi. Në botimin “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” vjen i trajtuar mjeshtërisht historiku i përpilimit të gramatikave latine në gjuhën shqipe, ndër të cilat veçojmë gramatikat e etërve jezuitë, sintaksën latine të shqipëruar prej At Donat Kurtit O.F.M. dhe gramatikën e Schultz-it të shqipëruar prej Karl Gurakuqit. Pjesë shumë të rëndësishme të këtij botimi i kushtohet elementit latin në gjuhën shqipe, i cili është trajtuar në disa krerë të këtij studimi shkencor, së bashku me tipologjinë e tij përkatëse dhe praninë e tij në shfaqje që përafrojnë gjuhën shqipe me gjuhë të tjera në kontekstin ballkanik. “Meshari” i Gjon Buzukut nuk ka ndonjë largesë kohore të konsiderueshme nga Fjalori i Frang Bardhit, por përmban një terminologji që tregon qartë lidhjet me ritin latin. Latiniteti me tiparet e tij qenësore është i pranishëm gjerësisht në veprat e letërsisë së vjetër shqipe. Botimi  me titull “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” përmbledh shkrime të botuara në revista shkencore të ndryshme brenda dhe jashtë vendit por një vend të veçantë zënë botimet e realizuara në revistën “Hylli i Dritës” dhe në Buletinin shkencor të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Botimi “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” është një kontribut shumë i rëndësishëm shkencor që orienton ndaj studimesh të thelluara studiuesit e gjuhës e letërsisë, mësimdhënësit e gjuhës e të kulturës latine në universitetet shqiptare, në universitete në hapësirën shqipfolëse. Ky botim është i një rëndësie të veçantë për filologjinë si dije dhe si disiplinë që për vite me radhë u ka shërbyer studimeve historike krahasuese mbi shqipen dhe gjuhët e tjera. Ai i dedikohet në veçanti At Viktor Volajt O.F.M. si një filolog i shquar i cili njihte dhe  përdorte mirë gjuhët dhe filologjinë klasike. Një figurë e rëndësishme e përkujtuar në këtë botim është edhe gjuhëtari Eqrem Çabej, studimet e të cilit shoqërojnë dhe orientojnë vazhdimisht dhe vëzhgimet në fushë të historisë së letërsisë së vjetër shqipe dhe gjuhësisë historike, përfundon për Diellin e Vatrës New York, Prof. As.Dr Evalda Paci. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Botime franceskane, Prof.As.Dr Evalda Paci, Sokol Paja

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT